“Për disa minuta me radhë në rrugë ka qëndruar motorri, mbi të cilin qëndronin dy persona. Ata mbanin skafandër në kokë dhe kishin veshur xhupa të zinj. Ai që qëlloi, poshtë xhupit mbante automatikun, që e panë të gjithë dhe asnjë qytetar nuk kalonte në krahun e rrugës ku ishte motori. Në momentin që makina e zezë mori kthesën, motori u ndez dhe u nis pas tyre. Makina ndaloi për një moment dhe motori iu afrua nga dera e shoferit dhe autori nxori automatikun. Në këtë moment shoferi i makinës e kuptoi dhe tentoi që ta rrëzonte motorin me derën e makinës, por nuk mundi dhe në këtë moment u dëgjua breshëria e automatikut. Më pas dëgjuam britmat e djalit tjetër që thërriste: “Ndihmë, po na vrasin!”. Motori më pas u largua në drejtim të stadiumit “Dinamo” dhe pas kësaj, djali doli nga makina dhe ra në tokë”.
Kjo ka qenë dëshmia e vajzës me iniciale I.M. për atentatin e ndodhur dy ditë më parë rreth orës 22.30 minuta në hyrje të Komunës së Parisit, ku mbetën të plagosur kushërinjtë Elvis dhe Ali Doçi, raporton GSH.
Një natë më vonë Elvis Doçi ka humbur jetën në Spitalin Ushtarak për shkak të plagëve të shumta, ndërkohë që në gjendje kritike për jetën është edhe 18- vjeçari Ali Doçi.
Policia ka ngritur një grup hetimor në përbërje të të cilit janë ekspertë kriminalistë dhe të Krimeve të Rënda, duke ngritur edhe pistat e para.
Sipas gazetës Panorama, tri janë pistat kryesore ku janë përqendruar hetimet.
E para lidhet me një plagosje që biznesmeni Elvis Doçi, bashkë me vëllain e tij, Arjanin, dyshohet të kenë kryer në afërsi të shkollës “Vasil Shanto”, pas një sherri në një prej lokaleve në pronësi të Doçit.
Hetuesit thanë se po verifikohen edhe dy pista të tjera që kanë lidhje të drejtpërdrejta me bizneset e viktimës.
Burime të rezervuara thanë se Elvis Doçi së fundi kishte hyrë në garë për një tender të rëndësishëm për karroatrecët e Tiranës, ku kishte shumë konkurrentë.
Pista e tretë lidhet me rrjetin e kazinove, që ai kishte në pronësi dhe që ka pasur vazhdimisht konflikte me një kompani rivale.
Mësohet se në muajin gusht ai ia shiti pjesën më të madhe të aksioneve të tij përfaqësuesit të një kompanie tjetër që merrej me lokalet e lojërave të fatit.
po ti a i telefonove policise? po sikur te ishin per ty ata aty? me duket pak si deshmimtare e paguar kjo.
Mire jua bejne. Me te tjere si keta nga pas! Do jetojme rehat ne kete vend pastaj pa qelbesira me BMW-ra dhe xhama te zinj verdalle. Na kishin mbytur plehrat. Pushka top!
Keta me x-6 dhe pronare kazinosh jane ata qe shajne dhe ofendojne, shtypin dhe shtyjne makina e qytetare, shkelin rregullat dhe shajne policet cdo dite neper rruget e Tiranes dhe Shqiperise. A nuk eshte lajmi i mire qe po qerohen?
o legena e pedera ju se keni iden ca njeriu ishte elvisi m ropsha. si guxoni e thoni mir ja ben? ju jeni serb e grek se shqiptar jo
Nuk e di se cfare tipash ishin ata qe u vrane, por vrases te tille duhen kapur sa me shpejt e duke u dhene denim maksimal!!
Besoj dhe policia kur e ka pare ka dal nga ana tjeter e tretuarit.Ec aty Rilindje
Si ka mundesi ashtu te armatosur!!po polica te veshur civil ka ky vend? Qe ndoshta te nderhyne ne raste te tilla.
Ti sheh shume filma shoku, ik e bej ndonje lek e ha buke se per te tjerat ka kush mendon.
Kur vrasesit jane me pagese e veshtire tu shpetosh bresheris se automatikut ,kane qene nen kontrollin e kriminelave per çdo levizje dhe
eshte gjetur momenti per eleminimin fizik.
Krim i tmerrshem!! ku ne ditet e sotme, mbetet nje ??? e madhe ku Policia mund te zbardhe diçka!?
Me pak fjale urdheri jepet nga kapot mafijoze, kriminale ku dikush
jep urdherin me pagese per eleminimit fizik te kundershtarit .
Pak a shume jemi si Amerika ne vitet 1905-1935 ku LEKU i PISET dmth
droge,prostitucjon,arme etj hane koken e njeri-tjetrit(jo rasti i atentatit pasi mbetet njè ?).
Te keni besim tek policia e sotme me siguri s’do e gjej autorin.
Njeri kot nuk te vret. Po ju fute ksaj rruge nuk e ke te gjate.
Mos bej sugjerime kur sti kerkon njeri.
daku, po pate halle mos leviz me GL por maskohu me makina leshi, te vogla por te shpejta dhe me antiplumb sic bente baca sali,
po deshe me levize me GL beje tamam dhe merre te blinduar…
KY QE VATE ME TE SHUMTIT ISHTE SPONSORI I SAJME SUMCES NE FUSHATE, DHE PRANDAJ I KISHTE HYRE TENDERIT TE KARROATRECAVE, PO E HENGRI TE GJATIN!
PALACO MINISTER TE BRENDSHEM QE KEMI ME KEQ SE NUL MOKA!
AI TE PAKTEN DIHEJ QE ISHTE INJORANT PO KY ESHTE SKUTH I KEQ DHE BEN ME SHUME DEME SE AI MALOKU PALLE NGA KUKSI!