Pas 40 ditësh si Kryeminister, Edi Rama në “Tonight IlvaTare” dha përgjigje për ecurine e deritanishme, aksionet e ndërmarra nga qeveria, por dhe ato që priten të merren. I mbërritur në studio fill pasi kaloi me 79 vota aktin normativ për buxhetin Rama, premtoi likujdim të borxheve për të gjithë biznesin.
Hera e parë që vinë në këtë studio si Kryeministër, çdo të thotë të jesh Kryeministër i Shqipërisë?
Kryeministri është privilegji i madh që njërëzit i bëjnë për t’i shërbyer vendit të vet. Kur bëhesh Kryeministër me një votë plebishitare, përgjegjësia është më e madhe. Qasja jonë është agresive kundër një krize ekonomike dhe financiare me pasoja brenda sociale, nuk mund të kurohet me fjalë dhe receta të vjetra, kërkon ballafaqim me receta të reja.
Veprimet fillestare janë më shumë simbolike, mos po i jepni më shumë rëndësi formës se përmbajtjes?
Nuk besoj se operacioni me 6000 forca policie në terren kundër lojërave të paligjshme të fatit është operacion simbolik, por radikal dhe është vetëm një prejt tyre që do të godasë krimin ekonomik. Ndërkohë që lufta me korrupsionin do jetë e përditshme. Unë nuk shoh asnjë arsye për të mos hequr gardhin dhe as lyer godinën. Nuk është një projekt i financuar nga buxheti i shtetit, ndaj procesi është i ngadaltë për të pasur një godinë dinjitoze, kjo edhe për rëndësinë e vlerave kulturore që përmban. Të jeni e sigurt se nuk do të shoqërohet me asnjë mungesë transparencë.
Çfarë do bëni me marrjen e borxhit?
Borxhi është ende i papërcaktuar plotësisht, vazhdojmë të marrim të dhëna të reja. Më e fundit e një kompanie të shërbimit të telefonisë celulare që qeveria i ka lënë një faturë të majme pa paguar. Ky borxh, që është shuma e detyrimeve të papaguara të qeverisë për shërbime të kryera apo TVSH e parimbursuar, është një borxh që do shlyhet i gjithi dhe në mënyrë transparente.
Keni premtuar që do riktheni disa koncesione, kur do ta bëni?
Ne kemi kthyer rreth 90% të koncesioneve të bëra në fushën e energjisë tpas 23 qershorit.
Kur do ketë akuza konkrete ndaj ish- ministrave të qeverisë Berisha?
Ne kemi vetëm 40 ditë në qeveri dhe janë shumë pak për të bërë transparencën për gjithë atë zullum që kemi gjetur në vijën e shtetit. Ne nuk do tërhiqemi nga asnjë zotim i marrë në 23 qershor. Unë skam premtuar ndonjëherë pranga se nuk kam konkurruar as për Prokuror të Përgjithshëm dhe as gjykatës, kam bërë një garë me kolegët e mi për të marrë të drejtën e qeverisjes së këtij vendi. Nuk kam premtuar se do ndëshkoj ligjërisht njerëz, ne do t’u referojmë fakte drejtësisë për të gjithë aktivitetet kriminale dhe kjo është ajo që po bëjmë.
Gjuha që keni përdorur ndaj opozitës, mendoni se është pak e ashpër?
Gjuha ime ka qenë dhe do jetë gjuha e një njeriu që merret me politikë në Europë. Ju sfidoj të përktheni në gjuhë e Europës të gjithë fjalimet e mia. Ajo që kam thënë se do paguani më shumë, ka qenë për taksat.
Duhet të përgatiten bizneset për muajt e parë të vitit?
Taksim progresiv në kuptimin klasik të fjalës nuk do ketë për bizneset. Do ketë dy nivele taksimi, biznesi i vogël do paguajë shumë më pak se ç’paguan sot. Nga ana tjetër unë si Kryeministër do paguaj më shumë taksa sesa një mësuese apo infermiere. Progresionin e kemi bërë të qartë që në fushatë, paketa fiskale do ta rikonfirmojë.
A është shkrirja e njësisë së krimit ekonomik një shenjë hakmarrje për përgjimet?
Unë jam në dijeni të përgjimeve, por jo nga kjo njësi. Kjo është shkrirë për aktivitet të paligjshëm me lojërat e fatit.
Pse nuk i dhatë një shans opozitës për të mos prishur konsensusin për nëpunësin civil?
Ne e riprovuam. Kanë qenë 4 anëtarë të qeverisë që janë ngarkuar për të negociuar me opozitën. Opozita ishte dhe do jetë gjithmonë e ftuar të japë opinionin e saj përmes dialogut, nëse ajo jep zgjidhje më të mirë sesa ne jemi të gatshëm ta përqafojmë pa asnjë hezitim. Unë nuk mbaj mend asnjëherë gjatë rrugës opozitare që të na kenë kërkuar për të biseduar, apo Kryeministri të na ketë ftuar publikisht për të votuar për një çështje që ka pasur votat. Ne jemi zgjedhur për të drejtuar vendin duke respektuar dhe opozitën.
Çfarë marrëdhëniesh keni me ish- Kryeministrin e vendit?
Asnjë marrëdhënie. I kam bërë një ftesë për takim, është refuzuar.
Berisha deklaroi se është ende në politikë, ju e keni konsideruar thjesht deputet?
Për mua është thjesht deputet.
Përse i konsideroni shuplaka votat e shqiptarëve?
Në rast se unë do të isha njeriu që do kisha udhëhequr një parti për të fituar zgjedhje dhe do kisha marrë mbrapsht një rezultat të tillë, do kisha kurajon të tregoja me gisht fitimtarët.
Çfarë bëtë në tre muaj tranzicion?
Koha ikën shumë shpejt dhe unë tik-takun e kohës e kam shumë shpejt, për mua ajo kohë është shumë larg. Nuk ia vlen të humbasim kohë duke kujtuar se cfarë kemi bërë në tranzicion.
Si i përgjigjeni akuzave që thonë se po veproni në paligshmëri të plotë?
Kam pasur kohë të flas përmes fjalës tani flas përmes punës. Kemi filluar të punojmë që askush të mos shkelë ligjin. Arbitrariteti nuk ka standarde, ne po veprojmë me standarde, jo arbitraritet. Të gjitha ato që kemi bërë janë ligjore.
Drejtoret e reja, drejtuesit e rinj, çfarë kriteresh keni ndjekur në këto emërime?
Unë jam shumë krenar edhe nga zgjedhja, edhe nga puna e përgjithshme. Kriteret janë terësisht profesionale, njëra ka studiuar me rezultate të shkëlqyera në universitete prestigjioze në botë, tjera ishte drejtore në një bankë këtu në Tiranë. Ishin në rrugën e profesionit dhe kanë ambicien për të marrë përsipër këtë sfidë shumë të madhe.
Gabuat kur thatë se i zgjodhët se janë të pamartuara?
Është një abuzim sa provincial, sa skandaloz për ata që kanë deformuar fjalët e mia. Unë e di sa të afta janë gratë që kanë edhe fëmijë, të cilat gjenden në rolin e ministrave.
Emërimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, opozita akuzon se e keni bërë në paligjshmëri për tre arsye?
E pres me padurim interpelancën për të tre këto tema që përcakton opozita.
Emërimi i drejtorit të Albetrol?
E vërteta është që personi i emëruar ka punuar pranë deputetit Koço Kokëdhima. Por të thuash që emërimi është bërë nën presion, është gënjeshtër, madje e kundërta është e vërtetë. Deputeti nuk ka qenë në dijeni të këtij emërimi, madje ka qenë i palumtur. Të jeni e sigurt se shumë shpejt rezultatet do të flasin nëse ka qenë i goditur apo jo. Për mua me rëndësi është që njerëzit të flasin me gjuhën e rezultateteve, edhe kritikat të ballafaqohen me rezultatet, pastaj opinionet janë të ndryshme.
A do ketë klientë të rinj qeveria juaj, apo do ketë raprezalje për ata të Berishës?
Nuk kemi mandat për të bërë raprezalje ndaj askujt, kemi mandat për të mos falur asnjë që shkel ligjin. Ne do jemi të fokusuar në përpjekjen për të garantuar konkurrencën e lirë dhe meritën.
Qëndrimi juaj joeuforik për rekomandimin e dhënies së statusit pati shumë interpretime, pse nuk ishit?
Nuk kam qenë asnjëherë euforik për këto gjëra. Asnjë vend nuk ka bërë festa qeveritare dhe as një qeveri s’i ka rënë daulleve si në këtë vend në një proces që të gjithë kanë pasur ambicie dhe ata prandaj janë atje ku janë dhe ne jemi këtu ku jemi sot.
Fotografia juaj me Erdogan, e kanë quajtur të rrezikshme?
Këta janë idiotë. Turqia është një anëtar i NATO-s. Kryeministri turk është një mbështetës i shqiptarëve, ka bërë dhe vazhdon të bëjë për Kosovën atë, që këta që vazhdojnë të flasin, nuk do ta bëjnë edhe po të kishin 7 jetë. Është Kryeministri që lobon sot e gjithë ditën për njohje të reja për Kosovën. Në lidhje me fotografinë jam i lumtur që kam qenë i ftuar në shtëpinë e një miku të rinisë së këtij Kryeministri. Ne e kemi shpallur ne programin tonë me kohë Turqine si partnere strategjike. Kryeministri Erdogan është partner dhe aleat i SHBA dhe vendeve më të fuqishme të BE, në funksion të asaj që Turqia përfaqëson. Kjo është një miqësi që ne shqiptaret jemi të interesuar ta ushqejme se jo vetëm nuk kemi parë keq, por kemi parë mirë.
Marrëdhënia me Presidentin Nishani?
Eshtë krejt normale, s’ka asnjë problem.
Po afron dimri, do merrni masa për Shkodrën?
Ne do bëjmë ç’ështe e mundur të mos ketë permbytje për shkak të qeverisë.
Çfarë do të bëni me televizionin publik shqiptar?
Do ta bejmë televizion të publikut shqiptar.
PLEHRE E ARDHUR NGA URAT E SENES!
MJERE SHQIPERIA SE SHQIPTARET VETE E KERKUAN!
@Paparazzi!
Per deri sa je vete nje PLEHRE,nuk mund te cilesosh te tjeret si te tille!!!
Plehrat si ty e kane vendin tek KOSHAT ose ne SHARRE per perpunim!!!
Kesaj i thone “NGRIHEN KEMBET T’I BIEN KOKES”!!!
Mos u shqeteso shume,o Paparazzi,se NUK E ZGJODHE TI Edi Ramen,por ne 1 MILION te tjeret!!!
Eshte e rende per mendimin tim qe kryeministri I nji vendi ti quaje idiot shtetasit e vendit te tij nqs ata mendojne ndryshe nga ai. Sado te pakte qofshin ata. Tregon mungese kulture dhe tolerance.
Rama i paska festu te 40-tat tek Ilva ?
Ku jane islamofobet, anti-turqit, ata qe kur komentojne, komentojne si kooperativiste qe nuk marrin ere nga politika.
Edhe marrke ti erë nga politika. Shiko bustin e Skënderbeut në qendër të Tiranës dhe kthjellohu ca. Turk
Mashtrues thjesht nje mashtrues
jo vetem mashtrues por edhe psikopat i degjeneruar,fuck kristaq(E)ram sal
quajti idiot olldashin o zoteri, kur nuk e degjove mbreme mos ja mbyt kot. Ilva e pyeti per komentin e olldashit dhe Rama tha ai eshte thjesht idiot.
nje udheheqes shteti s’mund te quaj idiot dike qe s’ka te njejtin mendim. i njejti mendim i olldashit ndahet nga shume te tjere, sot edhe nga kadareje. edi eshte naiv dhe s’mer ere nga politika perderisa nuk permbahet ne ato qe thote. pavaresisht se olldashi eshte vertete idiot, kryeministri me ka share edhe mua njekohesisht qe jam kunder pranise turke ne shqiperi ! votat e mia t’i harroje me kete arrogance qe tregon duke mos degjuar mendimin edhe te te tjereve. do te beje me koken e vete se i duket me zgjuara ? ok ! shume shpejt do te shkoje per lesh !
Nje udheheqes shteti duhet te thote te verteten dhe ne kete rast e verteta eshte se Olldashi eshte IDIOT.
40 dite te suksesshme…
Zoti kryeminister, ka ardhur koha qe rraca e ndyre berishiane, te shkoje ne hale, dihet qe kjo rrace e qelbur eshte e mbushur me dosjet e ish sigurimit, por gjithashtu eshe mbushur edhe me dosjet e krimit neper bote, shumica nga kjo rrace jane kriminele qe kane kryer vepra penale, kudo qe kane qene neper bote, ka ardhur koha te hapesh dosjet dhe te shofin shqiptaret, fytyren e vertete te Sali Berishes dhe rraces se tij te qelbur.
Ka ardhur koha qe viktimat e rregjimit komunist, te dine emra, spiunet qe i shkaterruan te persekutuarit e vertete te diktatures.
Sali Berisha me rracen e tij te qelbur, rikrijoi grupin e dyte te ish te persekutuarve, qe gjithashtu kane te drejten e shperblimit.
Ka ardhur koha qe me ligj te njihet qeverisja e Sali Berishes si qeveri e diktatures qe me urdher te ish sigurimit te shtetit, mori persiper vuajtjen e metejshme te viktimave te diktatures se pare.
Ka ardhur koha e drejtesise.
Shuplaka e zgjedhjeve? Interesante. Fjala Shuplake ben pjese ne akuzat ndaj Rames si mjet i perdorur edhe ne publik ndaj vajzave. Apo gabohem?
-Kam shume besim te Rama.
Me trego ju o komentues , se kure e keni degjuar ate ismailin e famshen,te flasi dhe te lavderoje kombin shqiptare. Per sa i perket turqise ,tregojeni te bardhen si te bardhe, dhe te zezen si te zeze.tegojeni te verteeten se po mos te ishte per turqine ne nuk do te egzistonim si komb.Ismail Kadare flet dhe ka folur gjithmone ,vetem per interesa personale dhe jo kombtare.
Kritiket kundër Meje: Pra proserbët & progrekët jane IDIOTË.
KOSOVARET jane vellezerit dhe motrat tona, jane gjaku yne.
USA duhet te jete Aleati Yne i Madh Strategjik.
ITALIA,TURQIA duhet te jene Partner Strategjik.
GREQIA duhet te njohe shtetin shqiptar te KOSOVES.
GREQIA duhet te njohe gjenocidin etnik te ÇAMERISE.
GREQIA duhet te zgjidhe problemet e shumta me SHQIPTARET.
http://www.index.al/index.php/dossier/37249-ne-99-serbia-sulmoi-kuksin-turqia-e-vetme-beri-gati-ushtrine-per-te-luftuar-krah-shqiperise Si do reagonte kryeministri.
ilir, une nuk shikoj gunen, por punen. kadareje s’me intereson si njeri, por si shkrimtar dhe mendimtar. maradona s’me intereson se ç’ben ne shtepi te vete por si luan futboll ne fushe. mos u merr me llafe kafenesh. sa per turqine do t’ia shohesh hajrin shume shpejt. mos harro se nje pjese te taksave dhe parave te tua i shkojne kurumit, portit te durresit, bechtelit qe ta ndertoi rrugen me 10 here me shtrenjte, bankes tregtare bkt dhe se shpejti korentin do t’ia paguash turkut nga hidrocentralet e tua. nderkohe turqia nuk njeh minoritetin shqiptar ne turqi dhe ndalon shkollat dhe emrat shqip ne territorin e saj ! nese ti je bir skllavi, vazhdo te mbetesh skllav ! puna jote.
Zoti Rama ,mos shkel etiken me fjalen idiot, eshte standart qe doni ta vendosni vete.
Se pari ,ky fjalor fyes i nje kryeministri eshte per qdo kritike dhe i turpshem,duke i munguar pergaditja e duhur politike,i friguar nga sfidat dhe pergjegjesite,qe ka para vete,dhe i zene ngushte nga vizita,per interes personale dhe aspak shteterore,i fyen ne radhe te pare votuesit e vete,dhe ne anen tjeter,qdo shqipetare qe mendon ndryshe nga ai,atehere shtrohet pytja eshte vertete kjo nje rilindje demokratike,apo,rilindja diktatoriale,ne kete raste nuk munde te kete emer tjeter perveqe kesaje te dytes.ndersa sa i perket Ismail Kadares,eshte turp per qdo shqipetare qe nje shkrimtari i madh ,dhe i njohur ne tere boten I.S, te fyhet nga kryeministri i vendit te tije.Rilindja deshtoj qe ne muajt e pare,mendimi im.mbes me shprese se do te kerkoj falje publike.klm.
llalla cfare por ben me prongat – a po e kontrolloni apo me duket se do tja veje vetes ?
Nje fjalor i verfer naiv dhe i rruges i padenje per nje kryeminister. Mbi te gjitha tregon se K/ministri nuk di cte beje me pushtetin qe ka.Varferia ne Shqiperi fillon nga varferia mendore e politikaneve shqiptare. E sigurte edhe ky eshte nje i deshtuar fitoi pasi populli nuk kishte me alternative, marrezia e berishes u be e padurueshme. Ky kryeminister qe kujton se fitoi se eshte i zgjuar gabon sepse cdo handikapat opozitar i rregjimit te Berishes do te ishte votuar mbase me me shume vota. Madje ky njeri eshte po aq bashkfajtor per ate humnere ku ndodhet vendi. Po te ishte nje tjeter me pak me shume mend marreziase se Berishes do i kishte ardhur fundi qe ne vitin e pare. Leri llafet dhe Real tv show e shtroju punes. Pozicioni i kryeministrit nuk eshte privilegj ne ate vend te shkaterruar eshte vetem pergjegjesi e madhe dhe kerkon sakrifice per ta nxjerre ate vend nga mesjeta. Nese vazhdon ta shohesh karrigen si privilegj mjere ai popull i pashprese dhe pa alternativa….
Turp , ky fjalor per nje kryeminister ! Iku koha e mbylljes se gojes . Te gjithe e dime kontributin e Turqise per Shqiperine,dje dhe sot.Pas 1990 Turqia na hapi dyert pa viza ,per tregeti etj….. Ne nuk jemi popull mosmirenjohes. Si do te shpreheni ne takimet me grekerit ?!…..Para takimeve te rendesishme ,duhet marre mendimi i atyre , qe kane me pervoje se sa Ju dhe D. Bushati… Te mencur ka plot, majtas e djathtas…..
Usamd, po çfare pune ka ditur te beje ne jeten e tij Zoti Rama? A do te ishte ne ate pozite nese Zoti Ruçi nuk do te kish derguar Nanon ne PAris per ta marre ne sherbim te nje Shqiperie me te ardhur te ndritur? Ku do te ishte sot e kesaj dite? Do te vazhdonte te jepte shuplaka sa andej kendej duke i quajtur te gjithe “idjoter”?
Helenaset mire e dine qe Grekoshqipetart ishin ata qe e krijuan shtetin “Grek-Helen”.Ne luften e pare B.islamistet (talebanet) Shqipetare nga Dardanija-maqedonija. shkuan ne turqi per tju ndimuar vllezerve islam ne luften kunder Grekeve.Ata vullnetar talebanesh ne emer te allahut-islamizmit,Masakeruan gra e femij.Gjer ne luften e pare B.Greqija ishte anti sllave.Fale talebanve tan,Greket u vellezeruan me sllav.Dhe pse feja ortodokse Shqipetaro-Greko-Rumune dallon nga feja sllave.Feja ortodokse SH-GR-RU. me shume i bashkon me fet protestane-evangelishet-katoliket se sa me sllave (pervosllave).neve Shqipetarve sna ka mbete tjeter rruge dalje.Dashte e pa dashte ne tataret doi thrasim “VELLEZER”.Po nje shembell duheta ta marim nga Greket-helenaset,gjer sote skemi asnje helenas qe eshte shkerir-konvertua ne serb.Barem ket rrug te helenasve ta ndjekim dhe ne.
SHKURT HISTORI LESHI
SEPSE BASHKON TE VERTETA DHE TE PAVERTETA.
Boah, fjala idiot hyn ne listen e zeze te fjaleve qe nuk duhen perdorur ne asnje menyre jo vetem nga personalitete te larta te shtetit, por edhe nga intelektuale te thjeshte me poste drejtuese. Mungesa profesionalizmit ne te shprehur vjen shpesh nga mospjesemarrja ne kurset e trajnimit gjuhesor te avancuar.
Por me e rendesishme se interpretimi i thenies se kesaj fjale tipike percmuese mendoj se eshte pergjigja e prere e te intervistuarit pyetjes se kur do ketë akuza konkrete ndaj ish-ministrave te qeverise se mundur. Me kete pergjigje ai i vuri edhe nje here vizen pretendieve apo shpresave te njerit apo tjetrit komentues, se ai ka ndermend te merret personalisht me zgjidhjen e kesaj ceshtje.
SQARIM PËR IDIOTËT:
E kam shumë të qartë që nuk do t´iu pëlqejë shumë.
IDIOTË janë vetëm pro/serbo dhe pro/greko maskarenjtë.
IDIOTË janë vetëm ata që po kritikojnë takimin me Erdoganin.
Nuk je i pari ne histori, z. edi, qe justifikon qenrimin tend ne lidhje me osmanet. E kane bere edhe shume te tjere para teje ne shekuj. Ti zoteri u ule pertok ne shtepine tende ne evrope (sipas ritualeve mongole dhe arabe) per te pritur 1 kryetar shteti dhe nuk u ule ne shtepine e tij, per te respektuar te zotin e shtepise. I the me kete xhest qe ketu ne jetojme si ju, “te paret tane”. Kete ja the edhe hapur qe jemi vllezer. Vellezer arianet me mongolet ??!! Ne aspektin human kuptohet qe jemi vellezer. Ti ndoshta kerkon mbeshtetje por nuk mund te kerkosh mbeshtetje nga “prapambetja dhe llumi i historise” per te dal ne siperfaqe. Dhe mos u hap shume si ne kete drejtim dhe drejtimin per ti bere “karshi” evropianeve sepse Edushi “kur ti the rrush, evropianet kishin ngrene 1 kosh te tere”!!
Te gjithe ata qe kritikojne Edi Ramen, shikoni se ju flet me fjalor me te bukur Saliu. Lereni tjetrin te beje punen qe i ka dale per zot e mjaft me kritika.
Me te vertete qe jemi popull i pa gdhendur, dhe dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete. Nuk e shihni ku kemi perfunduar si komb, na perbuzin te gjithe kur e marrin vesh e je shqiptar. Eshte per te adhur keq…
MAY GOD BE WITH US!