Burri prokuror, gruaja gjyqtare/ Kërkuan 15 mijë euro ryshfet për lirimin e trafikantit, ja sa i dënon gjykata

24 Tetor 2013, 18:36Politika TEMA

Gjithmonë thuhet se drejtësia është e korruptuar.

Por nëse doni të dini se si gjykohet një rast korrupsioni në drejtësi, shihni se çfarë ka ndodhur në Gjykatën e Durrësit.

Kjo gjykatë vendosi që të dënojë me një vit burg me kusht ish- prokurorin Aleksandër Plepi, ndërkohë që shpalli të pafajshme gruan e tij gjyqtare, Marsela Balili.

Ish- prokurori akuzohej se kishte ndikuar pranë të shoqes, që punonte në Gjykatën e Krimeve të Rënda, për të dhënë një dënim të lehtë për Besnik Brakën, të akuzuar për trafik municionesh.

Sipas akuzës, ish- prokurori kishte negociuar një shumë prej 15 mijë eurosh për të lehtësuar dënimin ndaj Brakës, që gjykohej nga e shoqja.

Por gjykata në përfundim, nga 2 vite burg që kërkoi prokuroria, dha vetëm një vit burg me kusht për Aleksandër Plepin.

Kurse për të shoqen, prokuroria kishte kërkuar një vit burg, por ajo u shpall e pafajshëm.

Katër personat që kishin ndërhyrë pranë prokurorit, u dënuan dy me nga dy vjet burg dhe dy të tjerë me nga 1 vit e dy muaj burg./ep

26 komente në “Burri prokuror, gruaja gjyqtare/ Kërkuan 15 mijë euro ryshfet për lirimin e trafikantit, ja sa i dënon gjykata”

  1. elton says:

    Cohu nga varri Enver Hoxha dhe 1 here. Sa per te cuar ne tesemes ca monstra…

    1. Prec Ulaj says:

      Ne Amerike ky veprim denohet me minimum 15 vjet BURG.

    2. bimi says:

      E paskan patur doren te lehte! Zakonisht “dhuratat” per gjykatesit dhe prokuroret nisin nga 50,000 EURO e lart…

    3. ardi says:

      Te futet ne burg Gjyqtari dhe gjyqtaret qe e kane falur Prokurorin dhe Gjyqtaren e KORRUPTUAR.
      Te cohet ne gjykaten e apelit ai Aleksander Plepi(PLehu) bashke me ate Marsela Plehun dhe te denohen me burg se kane dashur te lirojne nje kriminel.
      Imagjinojeni se sa kriminele ka liruar ky Prokuror me duart e tij te ndyra.

  2. hydajeti says:

    lereni kete pazar jane ata qe jane dhe po ata qe kane qene.

  3. Theodor Drajzer says:

    shume e kan denuar, ekstra fare.
    ketu per nje krim te tille , ligji parashikon 17 vjet per prokurorin dhe perjashtim nga detyra per te shoqen. sa larg jeni me ameriken.

  4. panajoti says:

    Eshte nje plage nga me te dhimbshmet per shqiperine. Gjykatat jane te kompromentuara dhe te ndikuara jo vetem nga politika por edhe nga familjartiteti e, me shume, nga paraja si ryshfet. Ne se ka nje sfide serioze per qeverine rama dhe parlamentin shqiptar, sot, kjo eshte ngritja ne kembe e nje drejtesie (si sistem) te rrenuar nga korrupsioni.

  5. rising star says:

    une jam denu dy vjet ( me kusht) per nje aksident pa pasoja nga gjykata e durresit.ku i vetmi i demtuar isha une si pasoje e rrugeve te leshit.

  6. askushi says:

    Po Edi tha qe as kusheri nuk do lej te marrin rroge ne nje bordero.
    Te mbaj fjalen, se jo vetem burre e grua, po do futen me vella, me kusheri me mbiemra te tjere pra do futen me fis ne pune te shtetit, sic benin ne kohen e partis se punes, qe nje fis ne fshat ishte komunist kurse te tjeret shatin dhe punon ne arre.
    Pak qe jemi vend i vogel dhe keto na duhen, burre e grua ne nje vend pune sikur s ka te tjere Shqiperia.
    Te kontrollohen shkollat, ministrit dhe gjith zyrat e shtetit, se keta nuk cahen dot ne asnje menyre

  7. Shefqet Cela says:

    TRE PJEPRA TI JAPESH KADIUT RYSHFET,
    TRE ARA ME PJEPRA TI JEP ME SENET…
    Kjo poezi e SAADIUT u shkon per shtat plotesisht gjyqtareve tane me mendesi mesjetare.
    Duhet nje grusht i hekurt, per ti sjelle ne vete keta delenxhinj te demokracise Sali- Nishaniane, qe te mos un ngelet nishan ne politike.

  8. nina says:

    Nese qeveria Rama rregullon vetem 25% te gjyqtarit eshte qeveria me e mire. pushteti gjyqesor ketu eshte per faqe te zeze dhe eshte teresisht nepotik. Famije te tera jane teresisht nepunes te gjyqesorit.

  9. N Shabani says:

    Eshte e tmerrshme skemi per tu bere kurre shtet.

  10. Ish Pronari says:

    Prandaj thuhet se gjykatat dhe prokuroret janë kthyer ne ‘korporate” qe plotësojnë e fshehin korrupsionin e njeri tjetrit. Doni te dini me shume për këtë lloj korporate? Shihni vendimin e Fatmira Hajdarit, se si ajo nëpërmjet ‘kolegeve’ te vet gjyqtar zhvat truall publik poshtë varrezave te dëshmoreve dhe e Ben prone te saje. Sikur te mos mjaftonte kjo ne kohe rekord kryetari I gjykatës apelit Allahudin Mala jashtë radhe cakton për gjykim me 30 tetor , brenda 1 muaji (te tjerët presin një vit ne atë gjykate) ceshtjen e Fatmira Hajdarit, qe si ka mjaftuar ajo qe ka zhvat ne gjykatën e rrethit por Allahudini qe do ta gjykoje vete ceshtjen e saje do ti shtoje edhe po aq toke ne gjykatën e apelit. Keta te dy – anëtarë korporate, para disa ditësh u akuzuan nga një fatkeq , I dënuar I Gërdecit ( tani azilkërkues ne Franca) se kane marre 500 mije euro nga disa te akuzuar te Gërdecit për zbutjen e dënimit dhe se I kan kërkuar atij vete 100 mije euro për t’ja heq dënimin prej 1 viti.
    Shiheni vendimin e gjykatës tirane për pronën e fatmirës e gjykoni vete.
    NR. AKTI 1821 NR. VENDIMI 8841

    VENDIM
    “NË EMËR TË REPUBLIKËS”

    Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e përberë nga

    Gjyqtar – Julian HAXHIU

    me asistencen e sekretares gjyqësore Fioralba ZENELI, sot më datë 30.07.2013, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore me dyer të hapura cështjen civile me Nr. 7515/1821 Regj. Themeltar, që u përket palëve:
    PADITËS: Kirjald Hajdari, i biri i Azemit dhe i Fatmires, i datelindjes 25.05.1984, perfaqesuar me Prokure të Posacme nga Av.Irena Reso,
    Rudina Hajdari, e bija e Azemit dhe e Fatmires, e datelindjes 15.08.1987, perfaqesuar me Prokure të Posacme nga Av.Irena Reso,
    Azem Hajdari, i biri i Azemit dhe i Fatmires, i datelindjes 02.12.1998, perfaqesuar me Prokurë të Posacme nga Av.Irena Reso,
    Fatmira Hajdari, e bija e Ibrahimit, e datelindjes 03.06.1964, përfaqësuar me Prokure të Posacme nga Av.Irena Reso,

    I PADITUR: Zyra e Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, përfaqësuar nga Shadije Shehu,

    OBJEKTI: Anullimin e Shkresës 2729/1 Nr.523 date 19.05.2011 te Zyres Vendore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Tirane.

    Detyrimin e pales se paditur ZVRPP Tirane te regjistroje në emër të palës paditëse pasurinë e paluajtshme, tokë me sipërfaqe 390 metër katrorë ndodhur në Tiranë, Zona Kadastrale 8190, të lituar nga largimi i rrjedhës së ujit.

    BAZA LIGJORE: Nenet 324 e vijues të Kodit të Procedurës Civile, neni 179, 192 të Kodit Civil, Ligji Nr. 7843/1994 “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme”, Ligji 10279/2010 “Per kundravajtjet administrative”,

    Gjykata konstatoi se ceshtja është në juridiksionin gjyqësor dhe në kompetencë të kësaj gjykate, degjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, të cilat kërkuan:

    Pala paditëse kërkoi pranimin e padisë,
    Pala e paditur ZVRPP kerkoi rrëzimin e padisë,
    Avokatura e Shtetit kërkoi rrëzimin e padisë,

    dhe, pasi shqyrtoi provat dhe e bisedoi cështjen në tërësi,

    VËREN:.

    Paditësit janë banues në Qytetin e Tiranës. Ato janë bashkëpronarë të pasurisë truall dhe ndërtesë ndodhur në Zonën Kadastrale 8190, me sipërfaqe 595.3 metër katrorë ndodhur në Rrugën “ Tre Vëllezërit Kondi” ish Vilat Gjermane Nr.5 Tiranë. Pala paditëse ka kërkuar dhe pretenduar pronësinë e një sipërfaqe trualli prej 390 metër katrorë që ndodhet pranë pasurisë së tyre pasi ato prej disa vitesh e posedojnë atë. Kjo sipërfaqe është liruar nga tharja e natyrshme e rrëkesë së përroit.

    Me anë të Shkresës Nr.2729/1 date 19.05.2011 te Zyres Vendore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Tirane është refuzuar kërkesa e palës paditëse për regjistrimin e këtij trualli në emër të palës paditëse. ZVRPP i është përgjigjur palës paditëse se objekt i kësaj zyre është regjistrimi i titujve të pronësisë dhe të drejtave reale mbi pasuritë e paluajtshme në bazë të dokumenteve ligjore që vërtetojnë pronësinë mbi pasuritë e paluajtshme.

    Paditësit duke mos qenë dakort me këtë akt administrativ, kanë kerkuar anullimin e Shkresës Nr.2729/1 date 19.05.2011 te Zyres Vendore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Tirane dhe detyrimin e pales se paditur ZVRPP Tirane te regjistroje në emër të palës paditëse pasurinë e paluajtshme, tokë me sipërfaqe 390 metër katrorë ndodhur në Tiranë, Zona Kadastrale 8190, të lituar nga largimi i rrjedhës së ujit.

    Pala paditëse ka pretenduar se pala e paditur ka nxjerrë një urdhër haptazi të paligjshëm dhe në kundërshtim të hapur me aktet që është mbështetuar pronësia e paditësve. Sipas paditësit pala e paditur nuk mund të kufizojë të drejtën e pronësisë se shtetasve vetëm për faktin se prona objekt gjykimi është e fituar në mënyrë origjinale. Sipas palës paditëse ato kanë më shumë se 15 vite që e posedojnë sipërfaqen prej 390 metër katrorë e ndodhur përbri pronës së tyre. Kjo sipërfaqe toke është krijuar nga tharja e rrekesë së ujit që vite më parë ka kaluar aty. Pala paditëse ka dhënë sqarime të plota se kjo rrëke uji është tharë në mënyre natyrale dhe pa aasnjë ndëhyrje njerzore. Duke qenë në këto kushte pala paditëse ka pretneduar se janë plotësuar kushte e nenit 179 të Kodit Civil. Sipas palës paditëse kjo mënyrë fitimi pronësie është është e parashikuar nga Kodi Civil dhe ZVRPP nuk mund të kundërshtojë këtë ligj të rëndësishëm duke iu referuar Ligjit 7843/1994 Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme.

    Pala e paditur ZVRPP Tiranë dhe Avokatura e Shtetit kanë pretenduar se Shkresa Nr. 2729/1 date 19.05.2011 e Zyres Vendore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Tirane është një shkresë në përputhje me aktet normative. Sipas palës së paditur, ZVRPP i është përgjigjur palës paditëse se objekt i këtij institucioni është regjistrimi i titujve të pronësisë dhe të drejtave reale mbi pasuritë e paluajtshme në bazë të dokumenteve ligjore që vërtetojnë pronësinë mbi pasuritë e paluajtshme. Kjo mënyrë fitimi pronësie mund të fitohet duke u regjistruar në ZVRPP pasi pala paditëse të sjellë të gjithë dokumentacion ligjor sipas Ligjit 7843/1994 Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme.

    Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, në nenin 42 të saj, parashikon se:

    “Kushdo për mbrojtjen e të drejtave, të lirive dhe interesave të tij kushtetuese dhe ligjore, ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj”.

    Ky parashikim kushtetues është në të njëjtën linjë me neni 6 të Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore:

    “Cdo person ka të drejtë që cështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e cdo akuze të natyrës penale që i është drejtuar”.

    Ndërkohë, gjykatat detyrohen edhe nga neni 44 i Kushtetutës, sipas të cilit:

    “Kushdo ka të drejtë të rehabilitohet dhe/ose të zhdëmtohet në përputhje me ligjin, në rast se është dëmtuar për shkak të një akti, veprimi ose mosveprimi të paligjshëm të organeve shtetërore.

    Për sa më sipër, vendimi objekt shqyrtimi do të trajtohet nga gjykata si cdo akt administrativ. Në nenin 325 të Kodit të Procedurës Civile parashikohet, ndër të tjera, se:

    “Padia, sipas nenit 324 të këtij Kodi, mund të ngrihet kur paditësi argumenton se akti administrativ është i paligjshëm dhe se atij i cënohen interesat dhe të drejtat e tij në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose tërthorazi, individualisht ose në mënyrë kolektive…”

    Nga Vërtetimi Hipotekor Nr.15 Regjistri datë 15.02.2002 i ZVRPP Tiranë rezulton se paditësit janë bashkëpronarë të pasurisë Nr.8/812, truall dhe ndërtesë ndodhur në Zonën Kadastrale 8190, me sipërfaqe 595.3 metër katrorë ndodhur në Rrugën “ Tre Vëllezërit Kondi” ish Vilat Gjermane Nr.5 Tiranë

    Me Shkresa Nr.2729/1 date 19.05.2011 te Zyres Vendore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Tirane është refuzuar kërkesa e palës paditëse për regjistrimin e këtij trualli në emër të palës paditëse. ZVRPP i është përgjigjur palës paditëse se objekt i kësaj zyre është regjistrimi i titujve të pronësisë dhe të drejtave reale mbi pasuritë e paluajtshme në bazë të dokumenteve ligjore që vërtetojnë pronësinë mbi pasuritë e paluajtshme.

    Gjykata për të sqaruar dhe për të marrë një informacion më të plotë të specializuar në lidhje me vendodhjen e pronës së pretenduar objekt gjykimi ka vendosur të caktojë nje ekspert topograf mbi këtë cështje. Nga Akt Ekspertiza Teknike Topografike punuar nga eksperti Topo Gjeodet Elvira Lame rezulton se rrjedha e ujit në pronën objekt gjykimi në vitin 2004 ka qenë e larguar. Në azhornimin e realizuar në terren, për shkak të ndërtimeve të shumta, transformimit të zonës urbane, nuk mund të identifikohet ku fillonte dhe ku mbaronte rrjedhja e ujit apo nëse ka patur ndonjeherë ujë. Pas verifikimeve të bëra nga ekspertja rezulton se nuk ka largim të rrjedhës së ujit si rezultat i ndonjë devijimi të rrjedhës së ujit nga pala paditëse. Ky largim ka ardhur si rezultat i zhvillimit urban të zonës. Nga akti i ekspertimit konkludohet se në këtë pronë të poseduar prej vitesh nga pala paditëse tashmë ndërtuar një rruge e re publike me trotuare. Sipas ekspertes pjesa e mbetur në posedim të palës paditëse nga e gjithë toka e përfituar nga largimi i rrjedhës së ujit është 142 metër katrorë.

    Në nenin 38 i ligjit 7843/1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”

    Regjistrimi i kalimit të pronësisë me anë të ligjit, me vendim të gjykatës apo të një akti administrative

    Në rastet kur shteti, personi fizik ose juridik ka fituar të drejtën e pronësisë mbi një pasurie të paluajtshme, ka lidhur një kontratë qiraje ose ka vënë hipotekë në bazë të ligjit, vendimit të gjykatës apo të aktit të një organi administrativ,regjistruesi mbështetur në këto akte që personi i interesuar j a paraqet, bën regjistrimin duke shënuar pronar shtetin, personin fizik ose juridik që i ka kaluar e drejta e pronësisë.

    Mënyra e ndjekur nga pala e paditur është e paligjshme dhe cënon rëndë parimin e sigurisë juridike te drejtave të shtetasve, duke i vënë para nje pasigurie të rëndë të drejtat e shtetasve në lidhje me pasuritë e paluajtshme. Pala e paditur nuk ka respektuar procedurat ligjore në lidhje me regjistrimin e pasurisë së paluajtshme. Pala paditëse kërkuar të regjistrojë pasurinë e saj të paluajtshme mbi bazën e dokumentave shkresore ligjore që ajo ka paraqitur pranë ZRPP Tiranë.

    Shkresa Nr.2729/1 date 19.05.2011 te Zyres Vendore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Tirane nuk është e mbështetur ne faktet dhe provat shkresore që ka paraqitur pala paditëse. Paditësit kanë paraqitur një dosje të plotë në lidhje me pasurinë e tyre të paluajtshme si dhe lidhjen fizike me këtë pasuri objekt gjykimi. Këto pasuri kanë një dokumentacion të plotë origjine. Mirëpo pala e paditur ka rrëzuar kërkesën e paditësit duke mos hetuar në mënyrë administrative të gjithë dokumentacionin përkatës. Pala e paditur ZVRPP Tiranë ka refezuar kërkesën e palës paditëse me pretendimin se objekt i kësaj zyre është regjistrimi i titujve të pronësisë dhe të drejtave reale mbi pasuritë e paluajtshme në bazë të dokumenteve ligjore që vërtetojnë pronësinë mbi pasuritë e paluajtshme.

    Në nenin 178 të Kodit Civil parashikohet se

    Bashkimet e tokave nga aluvionet

    Mbushjet me dhe të tokave e shtesat e tokës që formohen në mënyrë të natyrshme gjatë brigjeve të lumenjve a të përrenjve, i përkasin pronarit të tokës, përveç kur parashikohet ndryshe me ligj.

    Në nenin 179 të Kodit Civil parashikohet se

    Tokat e liruara nga rrjedhat e ujit

    Toka që lirohet nga një rrjedhë uji, e cila tërhiqet në mënyrë të natyrshme nga njëri breg dhe shkon në bregun tjetër, i përket pronarit të tokës nga e cila është larguar rrjedh

    Pala e paditur nuk mund te nxjerrë akte të tilla admnistrative duke krijuar konfuzion dhe dukë cënuar të drejtën e pronësisë. Nuk mund të rrëzohet një kërkesë për regjistrim të pasurisë së paluajtshme kur pala paditëse ka përfituar cdo të drejtë pronësie në përputhje me dispozitat ligjore.

    Gjykata për të vërtetuar pretendimet e paditësit dhe të paditurit analizon nenet 178 dhe 179 të Kodit Civil në mënyrë të plotë dhe sistematike. Ky nen përmban disa elemente të cilat duhet të përmbushen, për të fituar pronësinë me anë të parashkrimit fitues. Kjo mënyrë fitimi pronësie kërkon verifikimin dhe plotësimin e disa kushteve faktike dhe juridike, pa të cilat kjo mënyrë fitmi pronësie nuk mund të plotësohet.

    Së pari lidhur me aluvion. Mbi bazën e pretendimeve të palës paditëse dhe aktit te ekspertimit topografik rezulton se rrjedha e ujit është larguar nga prona objekt gjykimi. Në azhornimin e realizuar në terren, për shkak të ndërtimeve të shumta, transformimit të zonës urbane, nuk mund të identifikohet ku fillonte dhe ku mbaronte rrjedhja e ujit apo nëse ka patur ndonjeherë ujë. Pas verifikimeve të bëra nga ekspertja rezulton se nuk ka largim të rrjedhës së ujit si rezultat i ndonjë devijimi të rrjedhës së ujit nga pala paditëse. Ky largim ka ardhur si rezultat i zhvillimit urban të zonës. Nga akti i ekspertimit konkludohet se në këtë pronë të poseduar prej vitesh nga pala paditëse tashmë ndërtuar një rruge e re publike me trotuare. Sipas ekspertes topografe pjesa e mbetur në posedim të palës paditëse nga e gjithë toka e përfituar nga largimi i rrjedhës së ujit është 142 metër katrorë. Nga hetimi gjyqësor rezulton se pala paditëse është pronare bregut të përroit apo lumit i cili është thraë apo larguar. Gjykata ka krijuar bindje se pala paditëse nuk ka kryer asnjë veprim të vullnetshëm apo me qëllim për të larguar apo për të tharë ujn që ka rrjedhur mbi tokën objekt gjykimi.

    Së dyti posedimi (possession). Fituesit i sendit duhet t’a posedojnë sendin në mënyrë të vazhdueshme dhe të sillet me të si pronar gjatë afatit të caktuar. Ky posedim për paditësit ka qenë i pandërprerë. Në kuptimin juridik mbi posedimin, paditësit gjatë kësaj kohe kanë ushtruar të dy elementët bazë të posedimit. Ato kanë ushtruar elementin corpus pasi ka vendosur pushtetin fizik mbi këto pasuri të paluajtshme që nga 1995 e në vazhdim. Paditësi gjithashtu ka ushtruar edhe elementin animus domethënë shpirtëror. Paditësit që ditën që kanë vendosur posedimin mbi këtë pasuri dhe në vazhdim kanë menduar dhe pretenduar se mbi këtë pasuri kanë fituar të drejtën reale të pronësisë. Pra paditësit kanë pasur vullnetin qe sendin t’a mbajne per vete duke u sjellur në cdo cast si pronar i tij.

    Së treti në lidhje me mirebesimin (Bona fides) gjykata krijon bindje se paditësit e kanë poseduar këtë pronë si pronë të përfituar nga rrjedha e ujit të larguar. Pala paditëse është fqinje e këësaj rrjedhe uji. Ky fakt ka rezultuar edhe me dokumentat e pronësisë mbi këtë sipërfaqe toke të administruara në procecin gjyqësor. Kjo palë ka pranuar pasojat e këtij posedimi. Të gjitha veprimet e paditësit në lidhje me këtë pronë janë kryer në mirëbesim.

    Së katërti vazhdimesia dhe qetësia. Paditësit duke u sjellë si pronarë e kanë poseduar këtë pasuri të paluajtshme që nga viti 1995 dhe vazhdojnë ta posedojnë atë. Gjatë këtij procesi gjyqësor pala paditëse ka provuar para gjykatës se ky posedim ka qenë një posedim i qetë dhe i vazhdueshëm. Gjithashtu ky posedim është njohur nga të gjitha institucionet vendore si dhe nga banorët e zonës ku ndodhet kjo sipërfaqe pronësie. Ky fakt është pohuar dhe pranuar edhe nga pala e paditur. Përgjatë gjithë kësaj kohe të posedimit nuk ka rezultuar që pala paditëse paditësi të ketë pasur ndonjë process gjyqësor, administrative apo penal në lidhje me këtë pronë. Paditësit e kanë poseduar këtë sipërfaqe toke qetësisht. Nga hetimi gjyqësor ka rezultuar se ndonëse paditësi nuk e ka regjistruar këtë sipërfaqe toke, ato e kanë konsideruar këtë pronë të tyre për shkak se ajo posedohet si tokë e përfituar nga aluvioni prej shumë vitesh dhe nuk ka ka pasur asnjë shqetësim në këtë posedim.

    Për këto arsye Shkresës Nr.2729/1 date 19.05.2011 te Zyres Vendore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Tirane është në kundërshtim me Ligjin 7843/1994 “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme” dhe për këtë arsye ai duhet anulluar. Duke qenë se toka që lirohet nga një rrjedhë uji, e cila tërhiqet në mënyrë të natyrshme nga njëri breg dhe shkon në bregun tjetër, ajo i përket pronarit të tokës nga e cila është larguar rrjedha apo pornarëve të tokës fqinjë. Duke qenë se pala paditëseështë pronare e pronës fqinjë me bregun e lumit të tharë, ateherë pala paditëse fiton pronësinë mbi sipërfaqen e krijuar nga tharja e lumit. Pala e paditur ZVRPP Tirane duhet te regjistroje në emër të palës paditëse pasurinë e paluajtshme, tokë me sipërfaqe 142 metër katrorë ndodhur në Tiranë, Zona Kadastrale 8190, pjesë e pasurisë 8/2 (Sipas aktit të Ekspertimit Topografik të ekspertes Elvira Lame bashkangjitur këtij vendimi).

    Nga hetimi gjyqësor ka rezultuar se në këtë pronë të poseduar prej vitesh nga pala paditëse tashmë është ndërtuar një rruge e re publike me trotuare. Duke qenë se kjo sipërfaqe e kësaj pronë përdoret për qëllime publike tashmë ajo nuk mund të regjistrohet në emër të palës paditëse pasi nuk plotëson kushtet dhe kriteret e fitimit të pronësisë që parashikojnë nenet 178 dhe 179 të Kodit Civil. Për këto arsye gjykata e rrëzon këtë pjesë të padisë që i përket sipërfaqes në të cilën është ndërtuar rrugë publike pasi ajo është e pambështetur në prova dhe në ligj.

    Sa me siper, gjykata krijoi bindjen se kërkesa padia e paditësve është pjesërisht e mbështetur në ligj dhe ne prova dhe, si rrjedhojë e kësaj mbështetjeje të plotë, ajo duhet pranuar pjesërisht.

    PËR KETO ARSYE
    Gjykata, mbështetur në nenin 126 të Kodit të Procedurës Civile,

    VENDOSI:

    – Pranimin pjesërisht të padise.

    – Anullimin e Shkresës Nr.2729/1 date 19.05.2011 te Zyres Vendore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Tirane.

    – Detyrimin e pales se paditur ZVRPP Tirane te regjistroje në emër të palës paditëse pasurinë e paluajtshme, tokë me sipërfaqe 142 metër katrorë ndodhur në Tiranë, Zona Kadastrale 8190, pjesë e pasurisë 8/2 (Sipas aktit të Ekspertimit Topografik të ekspertes Elvira Lame bashkangjitur këtij vendimi).

    Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen pales se paditur.

    Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 ditëve në Gjykatën e Apelit Tiranë, duke filluar nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

    U shpall në Tiranë, më 30 Korrik 2013.

    Sekretare Gjyqtar

    Fioralba ZENELI Julian HAXHIU

    1. SOKOLI says:

      Modeli standart maloko-tropojan:zapto toka dhe behu pronar me gjykatat qe i kemi zaptuar po ne.

    2. dinamoviti says:

      Hahaha, kjo eshte drejtesi,…..
      E shikoni si fitohet pronesia mbi token, nepermjet terheqjes e lumit aty ku ai nuk ka qene asnjehere…………………..Hahahaha…………….
      Ky eshte vendim, keshtu iu iken prona Tironsave, ua merr lumi………
      Tuuuuuuuuuuuuuuuuurppppppppppppppppppppppp, per kete gjykate e kete drejtesi

    3. rising star says:

      iken uji bohesh me tok!vetem ne shqiperi ndodh kjo.

  11. bruno says:

    a behet me keta drejtesia mor president se i dole ne mbrojte gjygjtareve por kur keta kane ne krye nje idiot me mustaqe si puna jote nuk do kete drejtesi

  12. galaktika says:

    Me qe ra fjala nga behet ky president? Ka ca kohe qe s’ia kemi ndigjuar zerin.

    1. LORA says:

      Mbase e ka rregulluar i plotfuqishmi,sakatin moral-mendor-fizik,”bujari ju degjon”.Amin.

  13. adela says:

    Gjykatat jane kthyer ne organizata kriminale, dhe si te tilla nje gje e kane te shenjte SOLIDARITETIN prandaj nuk do te ndodhe qe disa te korruptuar te denojne disa te korruptuar te tjere.

    Nje sugjerim per temen hapni nje rubrike ku njerezit te denoncojne skandalet dhe cudirat qe degjohen perdite nga keta soj gjyqtaresh apo ku njerezit te tregojne per pasurite marramendese te tyre, ndoshta e frenon paksa kete padrejtesi qe po i behet drejtesise

  14. Dike Mullai thote- says:

    Or Shefqet! A din gja? Jooo! Keshtu,keshtu,keshtu… Allah,Allah!!!

  15. arjanita says:

    Ka gjykates ka dhe mafioze te veshur me pushtetin
    qe te jep toga e zeze.
    Gjykatat tona jane te mbushura me keto te fundit.
    Turp.Skandal.
    Prandaj ky vend eshte mbyshur me kriminele gjithfaresh.
    Dhe me te rrezikshmit jane ne kete mender drejtesine
    shqiptare.

  16. ylmiu says:

    T u verifikohet nje here pasuria ketij prokurorit ne fjale dhe zjonjes gjykatese, sespe edhe pse kane nja kater vjet si te papune sapo kane blere nje shtepi super te madhe, zoti President duhet te kete kujdes me kete korrupsion kaq te madh,

  17. Demokrati says:

    Marsela Balili me ka denuar dhe mua per nje ceshtje qesharake dhe te pabaze,kot.Gjate ceshtjes gjyqesore ka qene nje cope mish pa karakter e drejtuar nga prokuroret Erviola Stoja dhe Anton Martini,si kryetare seance u kthye ne nje lolo.Ceshtja ime ndodhet ne Strasburg ne rradhe per gjykim,ne ankimimin tim jane bashkangjitur dhe fotokopjet e ciftit Plepi per korupsion.Mereni me mend cfare njerezish na gjykojne dhe na drejtojne,eshte per te vene KUJEN.

  18. genci. says:

    ngrihu o enver dhe veru shpenderen ketyre maskarenjve!shikoni si u katandis ky vend nga laro te tipit nishani,bendo,

  19. tani says:

    Turp i madh kur mendon se keto njerez na japin drejtesi. Turp per Presidentin qe nuk vepron, Turp, turp, turp. Dhe te mendosh qe qytetaret e Tiranes i hapen dyert, keto te perdhunojne ne emer te heroit te demokracise. Kur do fillojme te flasim sic duhet?????????? dhe te veprojme sic duhet???????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje