Ndryshohen shefat e komisariateve të Policisë së Tiranës

24 Tetor 2013, 14:31Politika TEMA

Ndryshimet në Policinë e Shtetit kanë vijuar ditën e sotme me shefat e komisariateve të Tiranës, ku janë ndryshuar 6 drejtues, nga 7 që ka në strukturë ky qark.

Kështu, reforma ka prekur shefat e komisariateve 1,2,3,4,6, por edhe komisariatin e qytetit të Kavajës.

Kështu, Nazmi Shuli, shef i komisariatit 1, është larguar nga detyra dhe në vend të tij ka ardhur Artjon Duka.

Dritan Dorda zëvendësohet në detyrën e shefit të komisariatit numër 2 nga Ilir Proda.

Alfred Njumani ikën nga komisariati 3 dhe pozicionin e tij e merr Landi Laska.

Ndërkaq, nga detyra është larguar edhe Gazment Hamitaj, drejtues i komisariatit 4 dhe vendin e tij e zë Alban Ahmetaj.

I vetmi komisariat që ka mbetur pa u prekur është ai numër 5, ku detyrën e shefit të tij vazhdon ta mbajë Fatmir Lleshi.

Ndërsa në komisariatin numër 6 emërohet Altin Shehu, duke zëvendësuar Sejfulla Metkon.

Shef i komisariatit të Kavajës vendoset Besmir Qebini, ndërsa nga ky funksion largohet Urim Rexhepi.

Ndryshimet kanë prekur edhe disa komisariate në rrethe.

Është larguar shefi i komisariatit të Lezhës, Blerim Berbati dhe në vend të tij është emëruar Elton Alushi.

Në Gjirokastër është larguar shefi i komisariatit, Xhemil Biraçi, dhe është emëruar Alfred Çepe.

Është larguar nga detyra edhe shefi i sektorit kundër krimit financiar në Policinë e Tiranës, Arjan Hoxha.

19 komente në “Ndryshohen shefat e komisariateve të Policisë së Tiranës”

  1. llazi says:

    Te lumte arTan didi. largo edhe sheFaT e sektoreve, oficereT qe u moren me FushaT qe ju ndalonte ligji.disa denocoi per ndjekje penale sidomos shefi i krimeve i 2 qe na pergjonte neve gjaTe fushaTes, ka lejuar ndertime pa leje dhe ruante me police Firmen e ndertimiT qe ka bere pallate ne mes te rruges sh. TMusaraj.

    1. AGRON K. says:

      s’KENI TURP. PO LARGONI NGA pOLICIA TAN INTELIGJENCEN DHE PO FUSNI TE KORRUPTUMIT.
      nA KENA FAKTE DHE DO I DENONCOJM PRAN GJYKATS.

      http://bit.ly/19Ay1LF

      1. ardian says:

        po te jene intelektuale si ty qe nuk di as te shkruash sakte shqipen letrare duhet futur ne burg ai qe i ka emeruar,bajraktar Sala

      2. komandate myslym peza says:

        mire ja bone mer jahu po kujdes me kllufet e rinjdune vazeline here mas here se e hapinsumen po i hype direktduke njit shkallet nga 4 e 5

  2. ... i Sakte says:

    Shume mire … si mund te mbash ata qe kane bere deme dhe shkelur ligjet.

  3. Ilir Arberi says:

    Patjeter duheshin nderruar nuk mund te behet reforme me shefat koti te Saliut dhe atij prej Kuksi qe e bon minister Naim a si e kishte emrin.

  4. "BALASHI" says:

    Ne rast se kane bere fushate kane shkelur ligjin dhe statusin e ushtarakut per depolitizimin e departitizmin. E meritojne.

  5. robert says:

    Levizjet jane te nevojshme, por jo ne mase! Me vjen keq per shefin e komisariatit nr.4 pasi ishte teper i perkushtuar per detyren, profesionist i vertete dhe i pa angazhuar me partite! Rrokadat e perhershme nuk i sherbejne stabilitetit te policise, te rendit dhe qetesise! Qofshin per hajer!

    1. stile says:

      Ai qe thua ti ishte militant ashtu si Brecani, them keshtu sepse e njoh dhe e di cka bere ai gjate fushates

  6. TASO says:

    PO kane qene partiake nuk eshte keq ti futesh dhe ne burge.

  7. ramy says:

    Ahmetaj zevendeson hamitaj.
    Porda zevendeson dorda.
    Cudi??????

  8. Liri says:

    Ilir Proda eshte nje oficer policie shume profesional dhe njeri i vertete pozitiv. Me ne fund po shohim ne polici drejtues qe jane njerez te hajrit.

  9. Bushi says:

    Po Ivzi qen Bushatit te Shkodres kur i vjen rradha, se boll me borxh e ka ba deri tani ….!!

  10. SOCIALISTI says:

    Turp turp turp Oficera qe skane as nga 6 vjet ne polici. QIBINI djali Babi Islamit, proda cun i mire Po sploteson kushtet. Turp turp ka njerez qe e meritojne me shume se keta.

  11. dhimiter says:

    Po mire te gjithe po Besmir Qebini shef komisariati me çudit fare…5 vjet pune dhe direkt shef…Normal se ka qene inspektori krimesh ne Kombinat dhe ka ndihmuar Sajmirin.. pastaj eshte edhe nga Tepelena…Bravo Minister Tahiri…Kjo eshte RINGJALLJA-LINDJA..Kjo eshte meritokracia..

  12. arjanita says:

    Qofte per hajer.
    Pergjegjesine per gjendjen e rendit publik
    ne vend e kane ata qe u shkarkuan.
    Puna e shefave te rinj mbetet per t’u pare.
    Te presim.
    Por rendi vendoset vetem atehere kur populli
    te kete besim te policia.Uroj qe kjo te ndodhe sa me
    pare.

  13. Ada says:

    Partiake jane edhe ata qe po ikin dhe ata qe po vijne.Mjere ata qe sjane me asnje parti sepse jane njerezit me te drejte dhe vetem te drejten spo gjejne!!!

  14. Ada says:

    Partiake jane edhe ata qe po ikin dhe ata qe po vijne.Mjere ata qe nuk jane me asnje sepse jane njerezit me te drejte dhe vetem te drejten spo gjejne!!!

  15. kola says:

    BESMIR QIBINI TE MBAJTEM PER QEN POR NA DOLE ZAGAR FARE NA DOLE KOKRRA E HAJDUTIT KE SJELLLE EDHE CA KRYE HAJDUTE NGA TIRANA QE VETEM USHTARAKE NUK JANE NUK BEHET KARIERE DUKE VJEDHUR MOS U FSHIH SI STRUCI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje