FOTOT/ Plas sherri mes vajzave të diktatorit: Kush do e marrë pushtetin?

24 Tetor 2013, 13:25Politika TEMA
FOTOT/ Plas sherri mes vajzave të diktatorit: Kush do e marrë

Gulnara Karimov

Prej thuajse çerek shekulli, Islam Karimov sundon Uzbekistanin.

Në vitin 1989, kur vendi ishte akoma pjesë e Bashkimit Sovjetik, ai u bë Sekretar i Parë i Partisë komuniste.

Një vit më vonë u bë President dhe në vitin 1991 e shpalli vendin e tij të pavarur nga Moska.

Por Uzbekistani nuk u bë kurrë një vend demokratik.

Karimov manipulon zgjedhjet dhe shtyp në mënyrë brutale kundërshtarët.

Për shembull, në vitin 2005, trupat e tij qëlluan mbi protestuesit në Andixhan në jug të vendit. Minimumi 500 njerëz gjetën vdekjen, por numri i saktë nuk do mësohet ndoshta kurrë.

Islam Karimov

Sipas të dhënave të OKB-së, njerëzit në burgjet e tij torturohen sistematikisht. Mijëra fëmijë detyrohen të punojnë në plantacionet e pambukut. Pambuku është malli i tretë më i rëndësishëm për eksport.

Dhuna dhe brutaliteti është në kontrast me shkëlqimin që rrethon regjimin.

Mbi të gjitha bëhet fjalë për vajzat e Karimov.

Gulnara, 41 vjeç, është dizajnere mode dhe këngëtare me raste. Ajo ka përgatitur edhe një video- klip muzikor me aktorin Gerard Depardieu, të titulluar “Excuse-moi”.

“Poete, mezo-soprano, dizajnere dhe një bukuroshe ekzotike,” kështu e përshkruan veten Gulnara në faqen e saj në internet. Por nuk është kaq i bukur portretizimi që i bëjnë diplomatët amerikanë.

Ata e quajnë atë ‘baronesha grabitqare’, në dokumentet e rrjedhura nga WikiLeaks.

Gulnara e ka prezantuar vendin e saj si një ambasadore, në Spanjë dhe më pas në Kombet e Bashkuara në Gjenevë.

Për shkak se atje ka grumbulluar eksperiencë diplomatike, në vendin e saj e shohin si pasuesen e mundshme të babait të saj. Ai është 75 vjeç dhe shëndeti i tij është përkeqësuar.

Gjithmonë e më shumë spekulojnë mediat për atake kardiake të diktatorit.

Por ylli i Gulnara-s është duke u shuar, kjo edhe për shkak të motrës së saj të vetme.

Lola Karimova, 35 vjeç, që prej mesit të këtij viti ka nisur një sulm ndaj motrës.

Në një intervistë për BBC, ajo thotë: “Ne kemi 12 vjet që nuk flasim me njëra- tjetrën. Nuk kemi as lidhje miqësore dhe as lidhje familjare”.

Lola Karimov

E pyetur nga BBC për shanset që ka motra e saj e urryer për t’u zgjedhur presidente, ajo thotë: “Nuk ka shumë shanse”.

Gulnara përgjigjet direkt në internet.

Duke përdorur pseudonimin e saj Googoosha, ajo paralajmëron në Instagram se motra e saj, Lola, është e varur nga magjia e zezë. “Një pjesë e familjes sime është e shqetësuar, pjesa tjetër është shkatërruar me ndihmën e magjistarëve”. Nënkuptohet Lolën.

Ndërkohë Perëndimi e ndjek me shqetësim betejën për pushtet në Uzbekistan.

Pavarësisht shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut, Perëndimi ka bërë një sy qorr për shkak se ky vend është shumë i rëndësishëm për Europën dhe SHBA-në.

Ai përdoret si një stacion për trupat ushtarake ndërkombëtare.

Qeveria gjermane e përdor këtë si një bazë transporti për trupat në Afganistan. Madje qeverisë uzbeke i paguhen 16 milion euro qira në vit.

Aferat korruptive kanë shkatërruar imazhin e të afërmve të Karimov.

Vajza, Gulnara, ndërsa organizon aktivitetet bamirësie, përfiton nga biznese të ndryshme.

Mes tyre edhe rasti Zeromax. Marrëveshje miliardash për gaz, naftë dhe pambuk, që lidhen me një firmë në qendër në Zvicër. Gulnara thotë se nuk ka lidhje me këtë firmë.

Zeromax falimentoi në vitin 2010. Por më përpara ajo kishte ndërtuar një pallat gjigand kongresesh prej mijëra metra katror, me mermer dhe gurë natyrorë. Vlera: plot 1 miliard dollarë.

Në këtë pallat kongresesh zhvilloheshin rregullisht paradat e modës të Gulnara-s.

Në Rusi, Gulnara dyshohet se qëndron pas flakjes nga vendi të operatorit celular MTS.

Mendohet se kompania suedeze TeliaSonera i dha 300 milion dollarë një gruaje pranë rrethit të Gulnara-s.

Në korrik u bë e ditur që edhe në Francë policia financiare kishte nisur një hetim për një firmë të lidhur me Karimovën. Bëhet fjalë për blerjen e apartamenteve me një vlerë prej 30 milion euro në Paris dhe për pastrim parash.

*SPIEGEL

10 komente në “FOTOT/ Plas sherri mes vajzave të diktatorit: Kush do e marrë pushtetin?”

  1. Haxhiu nga Selita says:

    Po Argites nuk ja kalon. Argita te vret dhe me pushke.

    1. aqifi says:

      Po ato pse zihen – njera te marre k…, tjetra te mare “movin”…

    2. tiger says:

      I paska kref 500 protestues ne demostrate ky kolegu i Saliut tone. Me siguri qe do kete qene ndonje puc i organizuar shteti – dhe ky mbrojti institucionet demokratike ?

  2. Pilo Lala says:

    Na vjen keq per popullin e Uzbekistanit, qe ka 25 vjet qe e rrjep dhe i pi gjakun nje diktator, si ky i yni ketu.
    Uzbekistanit i duhet nje Edi Rama ta permbysi.

  3. vironi i drites says:

    Po mos u zini moj te uruara, ka boll lloz per te dyja

    1. hipno says:

      sikur s’eshte dhe aq fjala per pune llozash me duket

  4. Santiliano says:

    O pilo, po kaq pilo ngele ore?
    ik e ha nej pilaf vlla

  5. Andon says:

    Une “votoj” per Lolen, qenka me e mire se Gulnara

  6. beso says:

    keto po grinden per mbiemrin apo per pronen

  7. Bazarhesap says:

    Sigurisht qe do ti quani Islamist te terbuar n.q.se populli Myslimane i Uzbekistanit do cohej ne revolte kundra nje ish sekretati te partise!!!
    Sic i quani ata ne Siri etj etj,disa njerezve ne kete forum vuajne nga Amnesia dhe hipokrizia kronike.

    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=681751621843596&set=a.273211182697644.72613.272328659452563&type=1&relevant_count=1&ref=nf

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje