Prokuroria pranon: Isa Çopa u ekzekutua për shkak të detyrës

24 Tetor 2013, 09:16Politika TEMA

Sot bëhen dy vjet nga vrasja e ish-nëndrejtorit të SHISH-it në Durrës, Isa Çopa, por ngjarja ka mbetur në kufijtë e misterit. Me gjithë hetimet e bëra nga policia dhe prokuroria, ende nuk është bërë i mundur identifikimi dhe vënia në pranga e autorëve të krimit.

Ndonëse 49-vjeçari, që u gjet i djegur brenda në makinën e tij, ishte drejtues i Shërbimit Informativ, ende dhe sot e kësaj dite askush nuk di të thotë se çfarë ndodhi në orët e para të mëngjesit të 24 tetorit të vitit 2011 në Currila.

E “reja” e vetme e dosjes “Çopa” është se më në fund prokuroria është “bindur” se ish-shefi i kundërzbulimit në SHISH nuk është vetëvrarë, por është ekzekutuar për shkak të detyrës.

Burime zyrtare nga organi hetimor bëjnë me dije për “GSH:-në se është zhvilluar një mbledhje midis titullarëve të Prokurorisë së Durrësit, prokurorëve të Krimeve të Rënda dhe dy hetuesve të çështjes, Sokol Nishanit dhe Enkelejda Xhengos para se dosja t’i kalonte për hetim Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë.

Në konkluzionet e hetuesve të Durrësit përcaktohet se vrasja mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës, i cili është edhe dyshimi më i arsyeshëm, duke parë të gjitha rrethanat dhe skenën e krimit.

“Hetimi ka qenë i plotë, dyshimet e ngritura janë paraqitur me prova shkencore, por duhet të themi që ka pasur mjaft vështirësi. Kjo për faktin se dosjet e SHISH janë sekrete dhe nuk u janë dorëzuar hetuesve”, shprehen burimet e mësipërme.

Ndërkohë, mësohet se hetuesit e çështjes kanë kërkuar që të evidentoheshin të gjitha armët e llojit pistoletë “Makarov”, për të parë mundësinë e një krahasimi me gëzhojën e gjetur brenda në automjetin ku u gjet i vrarë Isa Çopa.

Kjo kërkesë e hetuesve të Durrësit për të verifikuar të gjitha armët e këtij lloji që kanë me leje punonjësit e agjencive ligjzbatuese në vend, përfshirë SHISH, polici, prokurori, etj. do bëhet nga Krimet e Rënda.

Armë me leje të këtij lloji mund të kenë shumë persona, në rangje të larta institucionesh dhe për prokurorët e Durrësit ishte tejet e vështirë të kërkonin hetim ndaj tyre, për të kryer ekspertizë balistike.

Po të njëjtat burime konfirmojnë se është vënë re nëpërmjet kamerave të sigurisë në zonën “Bërryl”, “Currila”, Kallm, lëvizja e automjetit tip “Opel Corsa”.

Megjithatë, burimet tregohen të rezervuara nëse ish-shefi i kundërzbulimit ka qenë apo jo i shoqëruar nga persona të tjerë në automjet.

Një tjetër kërkesë e organit hetimor, drejtuar kompanisë celulare është verifikimi i numrave celularë që kanë qenë pranë ish-agjentit të SHISH-it. Në zonën e Kallmit, ku u gjet trupi i tij i djegur brenda në automjet, gjendet antena celulare. Hetuesit janë të bindur se analizimi i të dhënave dhe verifikimi i tyre do të tregojë edhe numrin e celularit të personit, i cili ka qenë në këtë zonë më pranë tij, gjatë orëve që ka ndodhur krimi.

10 komente në “Prokuroria pranon: Isa Çopa u ekzekutua për shkak të detyrës”

  1. tanino says:

    me ne fund eshte bindur qe nuk eshte vetvrare??? hajde shtet hajde, hajde prokurori hajde.zoterinj qeveritare qe ketu fillon shteti, regulli , drejtesia, dhe besimi i nje populli tek qeveria e vet.jemi te lodhur me derdellitje dhe konstatime,filloni ti ktheni besimin e humbur popullit

    1. Pilo Lala says:

      Vrasja e ka autorin, dhe kete e dine te gjithe, Argita Berisha.
      Argita hodhi ne ere Gjyqtarin Konomi, dhe SHISH po hetonte kete plan . Ky djali kishte dokumenta qe implikonin Argita Berishen ne vrasje.
      Bodyguardet Tropojane ja gjeten edhe ketij vendin menjehere, per zonjen e “Zeze”.

  2. XHAXHI BEHARI me CIZME DHE QELLOTA says:

    NUK ESHTE SHUME E VESHTIRE TE GJENDET VRASESI ,,,, HETONI LIDHJET E KRIMINELIT SALI BERISHA ME BANDEN E TIJE DHE BODES ,,, BASHKE ME ISH DREJTUESIT E POLICISE SE (SALIUT ) KETA ISHIN TE INTERESUAR. PER TE MBULUAR VRASJET DHE VJEDHJET E BOSIT TE KRIMIT ME FAMILJEN E TIJE SALI BERISHES ,,, I RREZIKOHEJ MONOPOLI ,,,,SKA ARSYE TJETER. ,,,, N.Q.SE DONI SHIKONI VRASJET ME RRADHE ,,, JANE TE NJEJTIT ,,,,TE VRISNIN NATEN DHE TE QANIN DITEN ,,,, MBAS VRASJEVE I PRISHNIN SHTEPITE NGA THEMELET , ME VONE SHKATERRONIN DHE VARRET QE DHE PUSHTUESIT I RESPECTONIN ATO ,,,,,, KETA JANE BARBARET E PA DENUAR ACOMA …. KJO ESHTE FARA E KEQE QE MBOLLI KY KRIMINEL

  3. Meno says:

    Ky hetim eshte nje turp i madh. Sherbimi Informativ shqiptar si duket merret me trasportim droge dhe nuk kryen asnje detyre ne sherbim te qytetareve qe e paguajne. Per mendimin tim, perderi sa ky sherbimm nuk eshte ne gjendje te zbuloje vrasjen e nje funksionari te tij nuk duhet te ekzistoje fare. Ne cilin vend te botes mund te vritet nje funksionar i sherbimit informativ dhe te mos zbulohet? Kjo ka vetem nje spjegim: Ate e klane vrare shoket e vet. Si ka mundesi qe te kerkohen tabulatet telefonuike mbas dy vjeteve? Sido qe te jete, sektoret perkates te zbulimit te krimit duhet te shkrihen.

  4. Aleks says:

    Normale qe eshte seri vrasjesh dhe eleminimesh . Edhe ish shefin e tij, Eduard Dake e detyruan te jepte doreheqjen me shtator 2011 dhe me pas e qelluan ne shtator te 2012, rastesi edhe kjo??? Aty implikohen drejtues te tjere te SHISH dhe politikane te PD dhe sherbimet e huaja. Eshte histori e madhe po u zbulua, por nuk ka vullnet per tu zbuluar se jane bere pis shume institucione dhe komandohen akoma nga Mafia ish dhe eshte…..

  5. dajti says:

    O Meno! Merru me rastin dhe jo me sherbimin. Ka shume sherbime ne bote qe ju vriten agjentet dhe nuk i kane zbuluar autoret. Eshte pjese e punes dhe rretahanave. Rasti “Copa” eshte nje rast i dhimbshem dhe shume me i thelle nga sa paraqitet. Shpresojme qe me kohe te zbulohet e verteta.

  6. Banija 01 says:

    Aleks…

    Mund te jesh durrsak dhe i di ngjarjet ne ate qytet,dhe ke te drejte te dyshosh se nuk ka vullnet per tu zbardhur.

    Nga tre kater fakte qe sjell shkrimi del qarte se nuk ka vullnet te zbardhet krimi.

    Tallja qe bejne hetuesit kur thone :” Hetimi ka qene i plote, dyshimet e ngritura jane paraqitur me prova shkencore ,por duhet te themi qe ka pasur mjafte veshtiresi. Kjo per faktin se dosjet e SHISH jane sekrete dhe nuk u jane dorezuar hetuesve”.

    Kjo eshte tallje ,kur hetimi eshte i plote ,pse ka gjithe keto mangesira ne hetim,se me urdher te Prokurorit hapet çdo gje.

    E dyta ,ka dy vjete qe nuk jane hapur tabulatet dhe vend ndodhja e personave ,kur kompanite celulare detyrohen ti mbajne 6-te muaj ,ku do ti gjejne pas dy vjetesh nje zot e di.

    E treta jane shume personat qe mbajne pistolet “Makarov” dhe nuk mund ti verifikojne te gjitha.
    Po te kishte vullnet per tu zbardhur ,para dy vjeresh nga kompania celulare mireshin poseduesit e celulareve me te cilet kishte komunikuar viktima dhe cilet persona kane qene ne afersi te vendit te krimit dhe behej balistika e atyre pistoletave qe do kishin kata persona .

    Hetuesit kur thone se hetimi ke qene i plote do kene parasysh vetem kqyrjen e vendit te krimit dhe fotografi se gje tjeter nuk eshte bere.

    Ka qene shume e thjesht ,por hetuesit e nderlikojne vet me kohezgjatjen dhe pas dy vjetesh vetem dolen ne konkluzion se eshte vrasje per shkak te detyres.
    Vetem per te aritur ne nje konkluzion u deshen dy vjet ,per ta zbardhur çeshtjen do duhen 50 vjete.

  7. LORA says:

    Qysh naten qe u vra e me pas u shkrumbua punonjesi i SHISH,zoti Isa Copa,kam qene e sigurt qe nuk ishte vetevrasje,sic pohonin kronikat televizive por ishte nje vrasje makabre jo vetem e Isa Copes por e kujtdo qe do te guxonte te kryente detyren,si Ai.
    Nuk mund te harroj kurre prononcimin e po asaj nate te nje kolegu te Copes (emrin nuk e mbaj mend,por kujtoj qe e beri me dije “Gazeta Shqiptare”) qe sipas tij,-” z.Isa Copa duhej te kishte probleme familjare dhe frike se mos e hiqnin nga puna”.
    Nje dite me pas doli se Copa kishte nje familje solide dhe ishte oficer karriere dhe nuk kishte hic frike per humbjen e vendit te punes.
    O prekurori,te dhjefsha rracen,mberthejeni kete kolegun per te shfilluar prej tij lemshin e krimit.
    Sa per komentuesin “dajti” ne cdo shtet serioz zhdukja e nje oficeri karriere te sherbimit inteligjent do te kishte shkaktuar nje termet te vertete,kurse ne shtetin e brekedhjerit te historise dhe te komentuesit “dajti” na qenka nje ngjarje e zakonte.
    Nuk dua te besoj kurre qe i gjithe stafi i SHISH ka perfunduar,me dashje ne breket e dhjera te dr.krimit.Ata qe nuk jane tredhur ende e kane per detyre,ndaj kolegut te tyre por edhe ndaj sigurise se metejshme te jetes se tyre,t’i kerrejne binane ketij procesi.Ne te kundert vafshin ne ferr me zi se fati i tmerrshem i zotit Isa Copa.

  8. Mario says:

    shqiperia eshte vend i frikshem

  9. SHQIPTARE DHE KRENARE says:

    Bashkekombas kjo qe ndodhi ne Atdhe nuk eshte as e para as e fundit edhe pse deshiroj te jete keshtu
    Kush ka dieni per sherbimin informativ ta amerikes , anglis, apo izraelit e di shume mire se sa pastrime jane bere dhe behen por pa e paragjykuar me nji ndryshim se atje ne ato vende pastrimi behet per shtet kurse ke ne dihet- per personin
    Paste drite ne qofte se ka punuar per Atdheun
    Drejtesia vonon por nuk harron

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje