Policia në Gjirokastër ka kapur 328.8 kg drogë dhe ka ndaluar shtetasin Kudret Hoxhaj. Po ashtu është sekuestruar edhe automjeti.
Policia e Gjirokastrës, pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative, ka organizuar dhe realizuar operacionin antidrogë me emrin e koduar “Fillimi”, gjatë të cilit u bllokua një kamionçinë e mbyllur që po transportonte një sasi të konsiderueshme lënde narkotike mariuanë me destinacion Fierin e më pas Italinë.
Operacioni është zhvilluar rreth orës 12:00 të ditës së mërkurë dhe bllokimi i mjetit është bërë në segmentin Kordhocë-Gjirokastër.
“Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër kanë marrë një informacion se nga fshati Lazarat ishte nisur një automjet tip “Benz” kamionçinë, e cila po udhëtonte drejt Tepelenës. Policia është vënë në ndjekje të automjetit dhe në hyrje të qytetit të Gjirokastrës kanë ndërhyrë duke bërë bllokimin e automjetit me targa “AA 748 BB”. Mjeti së bashku me drejtuesin e tij, Kudret Hoxhaj, i datëlindjes 1968, lindur e banues në Fier, janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë Gjirokastër ku është bërë edhe kontrolli i imtësishëm i mjetit,” thuhet në një njoftim.
“Nga kontrolli ka rezultuar se në brendësi të kamionçinës ishin ngarkuar profile metalike, ndërsa në dyshemenë e saj ishte krijuar një dhomë në të gjithë gjatësinë e dyshemesë e salduar me profile metalike. Pas hapjes me mjete prerëse, u evidentuan në brendësi të kësaj hapësire 274 pako të mbështjella me natriban, brenda të cilave kishte lëndë narkotike mariuanë. Secila pako peshonte 1.2 kilogramë dhe në total e gjithë sasia ishte 328.8 kilogramë”.
Makina që transportonte drogën
e lini te lire sepse eshte shoku i rucit
Po ku e shesin dot drogen keta rrjepacuket e lazaratit pa fieraket…po e keqja esht se ky eshte burr sh i mire dhe esht socialist.
Po kur e ke kaluar rinine ne burgun komunist per sherre me thika me keto do merresh tani.
Ky eshte vetem fillimi.
Ka njerez qe do kakarisin per Rilindjen? Ka ndonjeri problem me kete lajm???
Me kujtohet nje Film interesant me Giuliano Gemma dhe Claudia Cardinale,(Il prefetto di ferro me regji nga Pasquale Squitieri).Nuk e di sepse ka nje paralele me historine e Lazaratit.Jo sepse regjizori sjelle ne loje personazhe shqiptare,por sepse drama me duket po e njejte.
Do te ishte gabim fatal dhe i pafalshem nese nderhyhet ne menyre brutale ne Lazarat.Dikujt i leverdis nje situate e papergjegjshme ne Lazarat qe kurresesi nuk duhet te zgjidhet me dhune,kur behet fjale se ke te besh me nje komunitet dhe jo me disa persona.Shume vende e kan legalizuar tashme Canabisin.
Prandaj larg duart nga Lazarati qe ne luften per mbijetese ndoshta edhe sakrifikon deri ne konfrontim me arme.
Servilizmi i Berishes qe lejoi helikopteret italiane te kontrollojn territorin shqiptare esht i paprecedent.Italianet mund te ndihmojn teknikisht por jo me te drejte informacioni qe natyrisht perhapin dezionformim kur thone qe vlera e droges se Lazaratit esht mbi kater miliard Euro.Dhe kush pa,Italia qe esht vendi i Mafies.
Qeveria e re duhet te mendoje per fshatin Lazarat. Nuk keshte zgjidhje qe te denohen njerez qe punojne apo bejne transportin e prodhimit te Lazaratit. Fundi i fundit punojne per te jetuar, keto qe kapen. Drejtuesit e kesaj tregtie nuk kapen, jo se jane te pakapshem por demtohet ekonomia e vendit. Qendrimi i qeverise se re ne drejtim te Lazaratit po me pelqen. Cdo nderhyrje behet kur te piqen kushtet, pa u dememtuar asnje pale.
Kudret,do rrjepin mire kolaqet ,si ka mundesi qe u katandise shofer kur ti je milioner!!Kur behesh tamaqar e peson.
Mos, ky eshte shok me Bujar Leskajn ?
Ky eshte Kudret Hoxha, ai i famshmi nga Zhup….???Po eshte ai del shpejt nga burgu se i ka bankat plot me prova te forta per gjykatesit tane te ndershem.
Po ju a perseris qe po ngaterroni person !
Eshte mire qe mos te komentoni per njerez qe nuk jane publik se u bene padrejtesi.
bobo si do beje shoku Gramoz tani qe i arrestuan Kundretin shokun e ngushte, se kane qene dhe duke ndare postet e Fierit keto dite !!!
Po sikur ka dale, se edhe here e pare qe i gjeten droge ne shpi, doli njeri nga Lushnja dhe tha qe e fsheva une ke shpia e Kudretit, te shohim kete here cfare do shpiket qe te dale shoku i ngushte i udheqeheqesit legjendar Gramoz?
Vetem nje gje ngelet enigme, cne policia e Sajmirit, i beri gropen Kundretit, kur te dy kane te njejtin shok te ngushte!??
Nuk eshte e drejte myzeqari na ndermenasi qe duke u feshehur mbas nje pseudonimi te pergojoni njerez jo publik qe per faje te informacionit te cunguar te nje gazete ku ngaterrohen emrat. Kudert Hoxha njohe une te pakten 3 persona ne fier.
Per nje qytetar te rregullt eshte e pavend te thuhet, mos nderhyni se ka nga ata qe punojne per egzistence dhe per buke.
Nuk eshte fshati i Lazaratit me i varfri ne Shqiperi. Fshatrat nje gjendje kane anembane, mos themi se ka nga ato zona qe jane shume here me keq se Lazarati.
E c’duhet te beje pjesa tjeter? Te bejne te njejten gje si lazaratasit? Te mbusheet Shqiperia me parcela droge? Te behet Kolumbi, ku ca padrone droge te kontrolljne rajone te tera dhe te mbizoteroje ligji i xhungles ne vend? Te behet anarki ku te favorizohen vetem ata qe kane lidhje me pronaret e parcelave? Te behet lufte klanesh? Te legjitimizohet mafia?
Ju shterpen lopet, edhe pulat lazaratesve, apo ju eshte thare toka?-Po po tu ishte thare toka, hashashin prej nga e prodhojne?
Ata zgjedhin rrugen e shkurter per te bere lek, e cila eshte njekohesisht e gabuara dhe e paligjshmja. SA me heret te ndalohet ky aktivitet aq me mire do ishte per Shqiperine. Per nje te mire te pergjithshme te qytetareve Shqiptar, Lazarati duhet te pushoj se ushtruari kete lloj aktiviteti demprures.
Ne te vertete te gjithe vendet qe kane neglizhuar ne luftimin e kondrabandes te droges kane patur trauma ne zhvillimin ekonomik,shoqerore e politik. Jane joshur fillimisht me disa zhvillime spontane por ne te vertete kane hapur plage te medhaja ne shoqeri. Shumica e vendeve latine po vuajne kete semundje dhe jane akome ne kaos se ligjin e bejne bosat e droges dhe shteti eshte i paralizuar.
Une i sugjeroj kesaj qeverie qe te beje investigation and te veproje me zgjuarsi per ta eleminuar plotesisht fenomenin e Lazartit. Shpresojme te degjojme se shpejti lajme te mira per kete ceshtje.Asgje e mire vjen nga droga.
Kudret , mos u merzit vella, na bej edhe ne ndonje vend gati se me kete fukarallek ku jemi katandisur drejt burgut jemi te gjithe .Bej kurajo .
Keni ngaterruar person o njerez!
o fieri , ku pret shqiptari me u sqaruar emrat. te gjith jan kompetent dhe te gjith vetem llap llap para kompjuterit. dhe po e kapen ket rrobin,te pakten ai perpiqej te bente ndonje lek, shume here me mire se kta te tjeret para kompjuterit gjith diten. legalizoni hashashin dhe zgjidhet problemi. pse budallenj jane ne Holland qe e legalizojn apo dhe ne disa vende arabe si Jordania apo Libani. pi hashash rrugeve se run trapin njeri
Keta policet lodhen kot me leva duke shqyer makinen Merrini ndonje lek vete dhe lirojeni sesa tja marri gjykatesi ulur ne kolltuk. ah idiote a idiot, te kishit tru ju nuk beheshit police.
JANE ME MIJRA PUNETORET QE PUNOJNE SOT NE LAZARAT QE SOT NXJERIN BUKEN E GOJES PO DHE MIJERA TE TE TJERE QE PUNOJNE NE FRONTE TE TJERA PUNE TE CILAT I KANE TE ARDHURAT NGA TREGETIA E HASHASHIT, MENDONI PAK SA NJEREZ SOT MBAJNE FRYMEN GJALL ME KETE <> E CILA QEVERI DO TE KISHTE HAPUR KAQ FRONTE PUNE E LE TE JAPE PUNE QEVERIA NJERZVE E PASTAJ TE FLASIM NE QOFTE SE DUHET APO JO TE KULTIVOHET HASHASHI NE LAZARAT. DO TE ISHA I MENDIMIT QE TE MBILLEJ NE GJITHE SHQIPERINE E SHQIPETARET TE NDANIN TE ARDHURAT NE MENYRE TE BARABARTE E TE GJITHE TE PERFITONIN NGA KJO DHURATE E NATYRES. E PO U DUHET TE FITOJNE VETEM DISA MAFIOZA POLITIKAN E DISA PROKURORE QE KONTROLLOJNE KETE TREGETI. POSHTE MAFIOZET! POSHTE POLITIKANET! RROFTE POPULLI FUKARA RRON E DO TE ROJE VEPRA E SHOKUT ENVER!
qe ta dini te gjithe shoku i gramozit eshte dhe mbyllni hohen..shum shpejt ka per te dale
Ore pse flisni kot kudret hoxha nga zhup… Esht tjeter dhe ky esht tjeter, mos flisni shum nga pas kompjuterit ju se po i ngaterroni kot njerezit