Skandali në ILDKP/ Inspektori: Nuk e kërcënova Xhukën, i’u drejtova me ton

23 Tetor 2013, 09:13Politika TEMA

Pas akuzave për dhunë fizike dhe verbale të kryeinspektores Zana Xhuka, ka reaguar edhe inspektori i lartë i ILDKP, Shkëlqim Ganaj.

Në një intervistë për gazetën Panorama, ai tregon se përse 34 nga 40 punonjës që ka ky institucion, kanë bërë kallëzim penal ndaj titullares së ILDKP-së.

“Të gjitha dosjet e vitit 2012 dhe 2013 janë jashtë afatet dhe nuk janë bërë kontrollet siç përcakton ligji. ILDKP ngarkohet të bëjë disa kontrolle, si kontrolli paraprak, kontrolli i plotë, hetimi administrativ dhe konflikti i interesit. Të gjitha dosjet që kemi propozuar ne për gjoba dhe konflikt interesi, ajo i ka djegur jashtë afatit. Ne kemi një afat tremujor dhe ai është djegur. Janë 400 dosje që janë djegur për shkak se janë jashtë afateve. Shorti për 4% të zyrtarëve që kontrollohen duhej të hidhej që në prill dhe është hedhur shumë vonë. Nga shorti janë  196 dosje që duhet të hetohen dhe aty jemi me vonesë. Aq rëndë është puna, saqë unë nuk di si t’ua shpjegoj njerëzve. Aty, gjithçka në çdo fushë, është zero”.

Për sa i’u përket pretendimeve të Xhukës për kërcënime, Ganaj thekson: “Shyqyr që kemi kamera në çdo kat dhe mjafton të verifikohen kamerat ku duket qartë që 22 veta që ishim të pranishëm në mbledhje jemi futur në zyrat tona. Më pas ka bërë edhe njoftim për shtyp. Ndoshta ngaqë iu drejtova edhe me pak ton, pretendon se e kam kërcënuar. Aty ishin 22 veta të pranishëm dhe janë të gjithë dëshmitarë”.

Ganaj sqaron se 34 inspektorë të lartë kanë firmosur kallëzimin ndaj Xhukës dhe vetëm shoferi dhe sekretarja e saj nuk kanë firmosur.

17 komente në “Skandali në ILDKP/ Inspektori: Nuk e kërcënova Xhukën, i’u drejtova me ton”

  1. Era says:

    Bishti me i rende se sopata. Ku ishin keta “bukurosh” dje, qe sot reagojne. E dyta. Si eshte e mundur qe nje inspektor te dal publikitsht dhe te fyej “te madhin”, sikur te ishte top lecke. Titulli i institucionit nuk largohet duke bere fletrrufe apo kallezime penale. Keto ndodhin vetem ne Shqiperi.

    1. henri says:

      Era,
      Cfare jane keto shprehje servilash : Bishti me i rende se sopata. Kujtohu, se ne demokraci ligji eshte i barabarte per te gjithe dhe nuk njef bishta dhe sopata dhe “te madhin”. Punonjesit atje nuk kane bere flete rufe por nje padije te rregullt dhe sipas ligjit, prane prokurorise.

      1. ramizi says:

        Kjo e ka emrin era apo erla, sepse nje germe i mungon. Era ti je mesuar qe te te rrafin me mbushe uje me bucele ke burimi,keshtu qe ka bere vend shprehja qe ti perdor por sojin tend te dhjere.Demokracine e keni kuptuar vetem per veten tuaj dhe jo per te tjeret qe kur ju kerkojne llogari ju duket vetja se u ngriten kembet ti bijen kokes.

      2. tiger says:

        Po cmeresh akoma me fanatiket e ish-pushtetit. Keta edhe sikur punjesit e Bashkise se Kamzes te kallcojne Xhelalin – ne mbrojtje do i dalin Xhelalit jo punonjesve (qe me bindje te tyret jane prape – se vete i kane zgjedhur).

        34 nga 40 – Me nje fjale nuk ka firmosur vetem pastrusja, roja dhe natyrisht Drejtori IT-se ai qe mori nga Kryeministria ?

    2. fatmiri says:

      era, edhe ti bie erë e e keqe. Titullari ne demokraci, eshte i barabarte me te tjeret. Ate e dallon detyra, por jo veprimet e tjera antiligjore. Kur ta kuptosh ti, atehere duket se po fryn era e demokracise. keni ngele mbrapa shume

    3. Argita_B says:

      Era,

      Nese 34 nga 40 punonjes kallzojne penalisht drejtorin e tyre dhe kane fakte, kjo eshte pune e prokurorise te ndjeki çeshtjen.
      Per sa i perket faktit se e kane kallzuar tani, dhe jo ne kohen e ish qeverise se me parshme, kjo eshte diçka pozitive pasi perpara nuk besonin te drejtesia, prokuroria, qeveria se mund te vinte drejtesine ne vend, ndersa sot, besojne.
      Pra njerzit po çlitohen pak nga pak nga diktati qe u peshonte mbi supe, dhe kjo eshte pozitive per mendimin tim.
      Nuk njoh dosjen ne brendesi dhe nuk e gjykoj dot ne thelb, po ne forme, nuk ka asnje gje shokuese.

  2. Nino says:

    Te lumte Cimi. Mire ja ke bere gorilles.. E meriton te shkoje ne burg ajo!!!

  3. toto u kurtu says:

    HIQENI SA ME SHPEJT KETE XHOREN E PA AFTE

  4. shvejk says:

    Per Eren
    Ne rradhe te pare meso te shkruash sakte ‘titulli” apo titullarja e institucionit, ne rradhe te dyte xhaxhi Saliu nuk te linte te beje gek e jo me te denoncoje nje tip si kjo Xhuka.Prandaj u katandis me 40 deputete se popullit , perfshi ketu edhe punonjesit e administrates, ju kishte ardhur ne maje te hundes nga arroganca e pushtetit.Do te vije shume shpejt dita qe edhe ketu ne Shqiperi, nese titullari nuk gezon respektin e vartesve , te hiqet per paaftesi komunikimi dhe pune ne grup me vartesit.Arrogances dhe prepotences se pushtetit duhet ti vije fundi, ndryshe nuk rreshtohemi dot ne Europe, prane familjes ku duam te behemi pjese e te integrohemi.

  5. XHAXHI BEHARI me CIZME DHE QELLOTA says:

    NE SHTETET EUROPIANE SIKUR NJE TE ACUZOJE DREJTUESIN … JO 34 QE KANE FIRMOSUR DOREHEQJEN E KESAJ. ….. (ZONJE) AUTOMATIKISHT DREJTUESI BEN DOREHEQJEN ,,, PARALEL DREJTESIA BEN HETIM TE MENJEHERSHEM ,,,,,, VETEM NE SHQIPERI. JO VETEM NUK DOREHIQEN NGA POSTET QE MBAJNE POR I BEJNE PRESION PUNONJESVE TE KETIJ INSTITUCIONI TE RENDESISHEM ,,,, TE GJITHE E DINE DHE JANE SHUME TE QARTE SE KETE ZONJE E KANE VENE KRIMINELET DHE HAJDUTET E SHQIPERISE TE MOS DENONCOJE MILIARDAT E VJEDHURA. TE SHQIPETAREVE DHE PRONAT E KRIMINELEVE QE I VUNE NE KURRIZ TE SHQIPETAREVE ,,,, VETE KETA HAJDUTE U PASURUAN DHE POPULLI NUK KA BUKE TE HAJE ,,, PRANDAJ GJITHE DIFECTI ESHTE TEK DREJTESIA ,,,, NGA PRESIDENTI QE BEN SEHIR DHE VAXHDON ACOMA ME LOJRA POLITIKE ,,,, SE DHE AI ESHTE I PERFSHIRE NE KETO AFERA CORRUPTIVE ,,,,DERI TEK GJUKATAT E KORRUPTUARA BASHKE ME PROKURORINE E PERGJITHSHEM ,,,, THUA NE KETE VEND JANE TE GJITHA NE RREGULL DHE SKA AGJE PER TU HETUAR DHE DENUAR NGA DREJTESIA ,,,,KJO ESHTE FARA E FELLIQUR E KRYEKRIMINELIT SALI BERISHA QE DUHEN ZHDUKUR JO NGA PUNA VETEM POR DUHEN DENUAR PER KETO KRIME ,,, DERI SA KOHE DO VAZHDOJNE TE BEJNE TE PADITURIN ,,,, GJENDJA ESHTE ALARMANTE ,,,

  6. Demokrati says:

    PO nuk futi ne burg dhe tju bllokojne te gjitha pasurite qe disponojne.Edi Rama me Ilir Meten nuk bejne shtet.

  7. Arusha says:

    Zanaaaaaaaa edhe ti me te tjeret…..Je me shume se nje militante e verber ……Ke qene avokate e atij sistemi te mallkuar…..por edhe perfituse e madhe…para ligjit edhe ti bashk me burin xhoz dhe mafiozen majlinda…

    1. Amerikan says:

      Tamam prapaskena te neveritshme…..Do desha te shihja ndonje komentues objektiv por ne kete faqe me duket se mbizoterojne ekspremistet e njerit apo tjetrit krah..
      Kush mund te jape pergjigje
      Pse 34 punonjes paskerkan firmosur ne unanimitet per titullaren kur kushdo e merr me mend se sa jane lepire shumica e tyre kur ajo ka ardhur ne detyre per te ruajtur vendin e punes…
      Ku mund ti kete nxitur dhe me cfare premtimi apo kercenimi neqs nuk firmosin..
      Kete titullare nuk e vendosin punonjesit por parlamenti dhe ne kete kendveshtrim cdo punonjes te kryej detyren dhe moskryerja e saj prej tyre ka pergjegjesi individuale dhe nuk shkarohet direkt tek titullari .
      Mos valle dikush ju ka premtuar atyre se me frmosjen ata do jene perseri ne detyre.. madje duke u bere anetare te ndonje partie qe pretendon te marre kete institucion…Okay por nuk eshte gjetur rruga e duhur pasi votat ne parlament jane dhe heqja nuk eshte ndonje problempor me vjen keq per te gjithe keta punonjes pasi jam i sigurt se 70% e tyre nuk do jene me aty dhe ju rrofte firma, hipokrizia .. shitja e dinjitetit te tyre pwer hiq gje.. e tjer Jam i sigurt se nje dite ata do ti thone edhe Zanes “Na fal u genjyem…. ashtu na thane ashtu beme…” por cudi si transformohen njerezit per interesa te ngushta …. Mos harroni LSI eshte ne revansh por nuk ma do mendja se do vazhdoje gjate keshtu … nuk ka vdekur idealizmi edhe pse pragmatizmi eshte ulur kembekryq kudo…

  8. Saimir says:

    Akt i shume i rende dhe vandal. Inspektori qe e ka bere kete veprim ka shprehur nje revansh te ulet. Duhet shkarkuar menjeher dhe duhet te japi sqarime ne polici per kete veprim.

  9. Saimir says:

    ILDKP eshte institucion i pavarur dhe kjo tentative per ti bere presion vjen nga maxhoranca e genjeshtert. Ky institucion i ka nxjerre te palarat te majteve dhe nuk do ti lere te bejne korrupsion rehat , pa u demaskuar para publikut. Eshte shenje egersie dhe revanshi ndaj institucioneve. Opozita duhet ti beje te gjitha perpjekjet per ti mbrojtur institucionet e pavarura dhe titullaret e tyre.

  10. Ela says:

    Ketu nuk shoh asnje prapaskene … punonjesit kane bere nje kallzim per titullaren dhe nuk ka ndonje gje per tu cuditur…Pyesni pak pse zj.Zana Xhuka i dergonte ne mbledhje ne pallatin e kongreseve me liste punonjesit? Pyesni pak pse zj.Xhuka shkarkoi 3 punonjesit me nivele te larta te statusit ne nepunesit civil? Pyesni pak pse ben presion per shkarkim nga detyra te punonjesve re tjere? Pyeni pak pse ka dhene rreth 16 verejtje me paralajmerim per pushim nga puna nepunsve civil te institucionit? Pyesni pak sa jane quajtur te padrejta nga KSHC? .. Po emerimet qe ka bere ? .. sa ka te tjera e te tjera… keshtu qe meqenese kjo pune ka vajtur deri ne prokurori atehere ti lihet asaj te merret me zbardhjen e ceshtjes…

  11. vini says:

    Perpara pergjegjesise penale keta pushtues. Nuk e kuptoj ku eshte Prokurori i Pergjithshem qe ka per detyre te verifikoj urgjent kete kallezim penal. Ouuu harrova eshte akoma duke u mendu. Sic i thone asaj fjales, “dhalle o dhalle une hidh uje e ti prap e bardhe”…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje