(E PERDITESUAR)- Kryeministri Edi Rama ka ngushëlluar familjet e katër adoleshentëve që humbën jetën nga përplasja e makinës së tyre me një kamion në orët e para të mëngjesit në Shkodër.
Rama thotë se janë të vendosur për të marrë të gjithë masat për të parandaluar tmerre të tilla.
“Janë rrokullisur drejt së përtejmes, shumë më shpejt se vrapi i makinave që i sosi frymën, jetët e katër djemve të rinj nga Shkodra, që zhytet në zi me vuajtjen e katër familjeve, të cilat nuk ka fjalë t’i ngushëllosh. Por, unë dua të shpreh, në radhë të parë, si prind hidhërimin tim tejet të thellë për tragjedinë, që mori katër jetë të reja. Si përfaqësues i shtetit shqiptar, dua të shpreh vendosmërinë për të marrë në vijimësi të gjithë masat e nevojshme, që do të parandalonin, deri aty ku është e mundur, tmerre të tilla dhe aksidentet rrugore, që vazhdojnë të jenë kërcënimi më i madh për jetët e qytetarëve tanë. Durim e forcë paçi, dua t’u them si bashkëqytetar katër familjeve. Qoftë i ndritur vendi e kujtimi i djemve tuaj,” shkruan Rama në Facebook.
Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
“Lajmi për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të Raevlit, Xhenit, Ledios dhe Orlendit më ka tronditur pa masë. Nuk ka fjalë as ngushëllim që mund të lehtësojë dhimbjen e familjarëve të katër të rinjve që u ndanë tragjikisht nga jeta. Jam sot pranë jush në dhimbjen dhe zinë që ka pllakosur familjet tuaja.
Zoti u dhëntë force dhe kurajo për të përballuar këtë dhimbje te madhe,” thuhet në mesazhin e Bashës./ep
po ku ke kohe ti per FATIN E te tjereve. Je duke u marre me lojrat e FATIT, me ndezje fitilash, shkarkime, emerime cupelinash etj. Mos u lodh he te keqen vellai edhe me vrasjet dhe aksidentet se na duhesh per aksionet e tjera. P.S. shkrije policine e SHKODRES se eshte e gjitha me SALIUN!!!!!!!
mauro te ka ngel hatri se je mesuar me ngushellime si :jam shum i lumtun qe marr pjes ne hidhrimin tuj.ske faj
Ju faleminderit zoti kryeminster qe tregoheni teper i vemendshem ndaj problemeve kaq shqetesuese te shoqerise. Reagimi juaj i menjehershem dhe premtimi per te bere c’ka eshte e mundur per te parandaluar tragjedi te tilla deshmojne dhe nje here karakterin dhe vendosmerine tuaj per t’ju gjendur sa me prane njerezve edhe ne ditet e veshtira. Ju uroj suksese te metejshme juve dhe skuadres qe drejtoni.
Nuk e kuptoj cfare i duhen Rames keto premtime boshe?
Nuk jane premtime boshe.
Eshte normale.
Eshte civile.
Eshte menyra e reagimit te nje njeriu
te edukuar e te kulturuar.
( mos te te duket hic e cuditeshme )
Kur vdesin 4 djem te rinje ne aksidente
Gjithesesi eshte pak faji edhe i ministrit
apo i kryeministrt. Politikishte i takon te
flase pikerishte ne ate menyre.
Ne rastin tone flet babai,vellai,djali,miku
e politikani.
E mos harro kurre:
Ed Rama nuk premton kot.