Qëlloi pas shpine të fejuarën 19- vjeçare/ Autori i krimit: Isha xheloz

22 Tetor 2013, 10:04Politika TEMA

Ngjarja e rëndë e shënuar në rrethin e Peshkopisë, ku mbeti e vrarë 19- vjeçarja Mbaresa Torba, ka mbetur enigmë edhe për familjarët, edhe për policinë.

Ajo që pohohet nga banorët e fshatit Çipurë është se çifti i fejuar, që bashkëjetonte prej gjashtë muajsh, kishin dalë nga shtëpia e vajzës, por më pas ishin drejtuar- duke u zënë mes  tyre- për nga shtëpia e 24- vjeçarit Arbër Dedja, autor i krimit.

Krismat e armës kanë alarmuar banorët e fshatit, të cilët kanë mbërritur shumë shpejt në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur Mbaresa Torbën të pajetë.

Sakaq ata kanë parë gjithashtu 24- vjeçarin Dedja teksa largohej në drejtim të lagjes Kamen.

Burime për gazetën Panorama kanë pohuar se Dedja ishte person me precedent penal dhe rezultonte i shpallur në kërkim për veprën penale të vjedhjes në bashkëpunim, ngjarje kjo e ndodhur në rrethin e Kukësit.

Në orën 21:00, efektivët e policisë kanë lajmëruar se kanë prangosur Arbër Dedjen në një stallë bagëtish të braktisur.

“Ishte dyllë i verdhë dhe nuk bëri rezistencë. Me vete nuk kishte asgjë, as armë dhe asgjë tjetër të ndaluar”, ka bërë me dije policia.

I riu është marrë në pyetje nga efektivët blu dhe ka pohuar vetëm faktin se ishte xheloz, duke mos specifikuar nëse xhelozia kishte ardhur për shkak se e reja kishte nisur studimet e larta në Peshkopi./A.XH

9 komente në “Qëlloi pas shpine të fejuarën 19- vjeçare/ Autori i krimit: Isha xheloz”

  1. po po says:

    Hajde besoji lajmeve dje thoshte qe djali ishte 28vjec dhe vajza 18 vjece ..ndersa sot djali 24 vjec vajza 19 vjece… duket serioziteti ketyre ….

    1. Kristi Pinderi says:

      Hapi syte o “Po Po” (e di ca do te thote po po)
      Vajza e shkrete a ka pas emrin Mbaresa, prinderit qe ne lindje e kane damkosur ?

      http://goo.gl/u5Gr4F

      1. kriza says:

        kristi, mos gjykoni pa ditur gjerat, ishte vajza e 4 ( ne mos gabohem) dhe donin nje djale….besoj e kuptove edhe qellimin e te quajtures mbaresa….

  2. Kritiku says:

    Lajmi thote qe personi ne fjale ishte person i shpallur ne kerkim, por ai bashkejetonte me vajzen. Perse nuk e paska gjetur me pare policia kete tip, por pasi mori jeten e dikujt e gjeti menjehere? Sa here degjojme qe filani vrau dike, por ky i pari ishte ne kerkim per nje krim te bere me pare. Vetem vitet e fundit po degjojme te tilla gjepura nga policia. Para viteve ’90, nuk kishte gjera te tilla qe dikush te fshihej per nje kohe te gjate nga policia.

  3. Apaketac says:

    U. Prefte ne paqe ajo vajza.
    Problemi kryesor i Shqiptareve: Meshkujt Inpotent…Femrat me furre shume te nxehte.
    Meshkujt e mbulojne me dhune dhe dembelizem,femrat me veshje lluksoze dhe jete arrogante.

    1. xhohny says:

      Ku ndodhesh te te jap 1 kafe per kete koment! :)))

  4. Dibrani says:

    O nuk ua ka fain femra por mendja e kokes.Or edhe sikur te ishte kurva e botes nuk i merret jeta tjetrit.Vajza nuk eshte prone e askujt dhe ju qe jeni te martuar nuk eshte prone e juaja.Jetene ja ka dhene Zoti dhe ka rrit baba e nena e vet me mundime.Dhe ketu ne kete rast ,personi ne fjale eshte nje kriminel asgje tjeter vec nje barbar i pashpirt.Pse nuk e vrau veten dhe ai po te ishte xheloz ,po i eshte dhimsur vetja . Ketu ka njerez qe thone femra vishet probokuse e tjera qe nuk i mbaj mend .Keto lloj njerzish nuk dine se si te sillen me partnerin,nuk eshte nevoja per dhune apo presion thjesht duhet te komunikoni si dy te rritur jo si adolishent,cdo problem zgjodhet me mirkuptim.Po te ishte me kembe ne toke jo me imagjinata xhelozia,ajo do ishte gjalle dhe vete do ishte i lire.Dua te them cfar humbje jete e pakuptimt

  5. BESA says:

    ALLAHU TE SHPERBLEFT DIBRAN,KOMENT I QELLAR NGUSHLLIME FAMILJES…

  6. BESA says:

    ALLAHU TE SHPERBLEFT DIBRAN,KOMENT I QELLUAR NGUSHLLIME FAMILJES…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje