Saimir Tahiri: 90 përqind e kompjuterëve të lojërave të fatit janë të paligjshëm

22 Tetor 2013, 09:42Politika TEMA

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, duke folur në emisionin “Opinion”, tha se 90 përqind e kompjuterëve të lojërave të fatit janë të paligjshëm.

Ai tha se “për t’u garantuar qytetarët nga këto fole që shkatërruar buxhetet familjeve, ne vetëm përmbushëm angazhimin tonë programor. Po vazhdojmë për të ndërmarrë një iniciativë për një ligj të ri për lojërat e fatit. Kemi një periudhë tranzitore që do mbahen në kontroll të rreptë. Kemi pasur takim bashkë me përfaqësues të Tatimeve të Ministrisë së Financave, me operatorët e ndryshëm që e kanë mirëkuptuar qëllimin tonë për të vënë rregull në këtë sektor. Janë 2200 kompjutera të ligjshëm nga 22 mijë që vlerësohen të jenë në total, pra pjesa tjetër, 98 për qind, janë të paligjshëm. Unë besoj që policia ka pasur në drejtim njerëz që nuk kanë përmbushur misionin, që e kanë tradhtuar misionin, që kanë qenë të përfshirë dhe për këto shkaqe ka dalë nga misioni dhe ka dalë nga çdo lidhje me realitetin. Si për shembull, lojërat e fatit, ku dje luanin edhe vetë efektivët. Në informacionin që ish-ministri i Brendshëm ka marrë thuhet se të gjithë personat e arrestuar janë klientë të lojërave të fatit”.

Ndërkohë është zbuluar në Tiranë një magazinë e dytë me kompjuterë kazinosh.

Sipas Panoramës, qepenat e magazinës janë hapur me forcë dhe janë zbuluar mbi 600 kompjuterë “Apex” dhe “Admiral”.

Të shtunën u zbulua një magazinë në Laprakë me 209 kompjuterë./ep

24 komente në “Saimir Tahiri: 90 përqind e kompjuterëve të lojërave të fatit janë të paligjshëm”

  1. beni says:

    Sa per sqarim sepse shifrat nuk perputhen. 2200/22000 = 10 % qe dmth 90% dhe jo 98% jane te paligjshem…..

    Nje dite te mbare per te gjithe ju….

    1. Eri says:

      Shyqyr o Beno, se thashe mos isha vetem une qe i vija re kto mosperputhje.

  2. nona says:

    Atehere,nonen ku t’a kene, tu boft nona, na morren fmijt ne qafe me keq se piramidat e 97-es. Une do i digjja ne mes te sheshit kompjuterat dhe at qe i kan pi gjakun njerzve.

  3. henri says:

    Bravo ju qofte, qe demaskoni keta derra ish police. E di, se kjo do jete nje lufte e veshtire dhe e gjate, por mendoj, se kjo ja vlen. Mendoj, se burimi i kesaj murtaje socjale eshe papunesia. Shpresaj shume, qe qeveria te beje dicka, m.gj.s. shume e veshtire, qe ta beje interesant Shqiperine nga ana ekonomike, qe te vine investoret e huaj.Mendoj, se hapja e vendeve te reja te punes do te jete ilaci me i mire qe ka nevoje, per momentin, shoqeria shqiptare.

    1. Argita_B says:

      Adidkioni per lojrat eshte diçka qe mund te krahasohet me drogen, pra njerez qe luajne ne lojrat e fatit kane nevoje per tu ndjekur psikollogjikisht dhe njihet si patologji. Keta mund te jene dhe polica.
      Sigurisht ne vendet ku papunesia eshte e madhe fatkeqesisht shpresa e vetme per te dale nga mizerja mbetet fati, po ky “fat” ne pjesen derrmuese te rasteve te shkaterron totalisht.
      Ligji duhet ripare i teri dhe nuk mund te lejohen te hapen lojra fati si te hapen dyqane buke!
      Ne pergjithesi ne perendim kazinote ndertohen jashte qyteteve, ka organizma qe i kontrollojne ne menyre strikte, ka organizma te cilet nepermjet nje kerkese mund te ndalojne te hyjne ne kazino te gjithe ata persona qe e kane te pamundur te frenojne veten per te luajtur.
      Pra ky problem eshte problem shoqeror.
      Lojrat e fatit ne Shqiperi kane lidhje me pastrimin e parave ne nje pjese te mire te rasteve, dhe shpesh ka tendenca qe mafia kerkon ti beje prone te saje.
      Qe parate do te pastrohen ne Shqiperi kjo nuk do shum mendt, po te pakten te pastrohen ne fusha ku krijojne me te vertete vende pune, zhvillim, deri sa te arrijme ne nje faze ku pastrimi i parase dhe evazioni fiskal ti afrohet normave te perendimit, perndryshe do te kemi vetem ekonomi informale.

    2. elinor says:

      @henri; i demaskojne?? Demaskimin e benin kur ishin ne opozite keta. Tani nuk kalohet me klasa vetem me nje demaskim!

  4. Albania says:

    Pse nuk i hetoni si kane hyre ne territorin shqiptar keto ko0mpjterat , si kane kryer procedurat doganore dhe me pas çfare eshte bere me to sepse eshte Ministria e Finacave qe kontrollon dhe Doganat dhe Tatimet. A duhet te pergjigjet dikush per gjithe kete dem qe i ka shkaktuar vendit dhe familjeve shqiptare . Shkoini deri ne fund , ndryshe gjitheshka eshte shou .

  5. kompjuteri says:

    2200 te 22 mije bejne 10%, keshtu qe pjesa tjeter i bie 90%

    1. gjergji says:

      Merruni me thelbin jo me ndreqje gabimesh.

      1. Eri says:

        Ajo “ndreqja e gabime” i dashur gjergji, mund te lere ose fuse ndonje njeri ne burg.. Spo flasim ketu per kokrra lajthish

        1. elinor says:

          @Eri; ne fakt, kjo qe shkruajme ne ketu do perdoret ne gjyq per te futur ndonje ne burg!!!
          Mire qe e dime te pakten qe deri tek aritmetika e klases se 5te nuk jemi dhe aq keq!

  6. zombi says:

    Urime per kete iniciative.

    Po me fal qe ta them, po perpara se te lexosh ate qe vartesit te kane pergatitur, kontrolloi shifrat. 2200 te 22000 kompjterave, jane 10 %.

    Pra nese 10% te kompjuterave jane legal, i bie qe vetem 90 % jane jo legal, dhe 98% nuk qendron. Nje konstatim jo kushedi se cfare ne lidhje me punen e madhe qe keni bere, gjithsesi kush ka pak llogjike matematike e ve re dhe duket jo serioze.

    Realisht duhet te behet nje ligj i ri, ku shteti mos behet pale e vjedhjes me menyrat absurde te taksimit. Dhe aspekti i kontrollit dhe gjobvenies te jete me i ashper per ata qe abuzojne.

    Dhe tu lere hapesira me te medha atyre qe respektojne ligjin.

    Deri tani kishte nje absurditet ne ligj ku ata qe paguanin su dilte te benin kete biznes, pasi shteti u kishte vene kritere absurde dhe filloi rrjedhja, te gjithe pa taksa.

    shteti biznesin e lojrave ta fatit sduhet ta shikoje si nje xhep ekstera per te mbushur arken sa me mire, se keshtu i bie qe leket qe humben si merr biznesi por shteti, pra shteti deri diku behet “MARREZIA”

    Takse duhet, dhe e larte, por jo pa nje analize te qarte. Te taksohet fitimi dhe jo qarkullimi. Te veprohet me sisteme online, ku cdo gje te regjistrohet. Te vendosen standarte, te certifikohen jo vetem makinat, fizikisht, por edhe nga ana e programit qe ata perdorin.

    Dhe mos behet thjesht nje loje e ndyre, ku shteti thjeshte nderron bizneset per ti marre dikush tjeter. Kjo do jete shenja e pare e kalbjes se shpejte, dhe nisja e nje MARREZIE tjeter akoma me te rende.

  7. Kritiku says:

    Tani per te kuptuar dicka. Ose Tahiri nuk di te beje llogaritje matematikore, ose ne shtyp eshte bere nje gabim me afishimin e shifrave. 2200 kompjutera perbejne 10% te shumes totale dhe jo 2%. Edhe sikur te jete afishuar gabim ne vend te 220 jane shkruar 220, prape 220 eshte 1% dhe 2%. Cila eshte e verteta e shifrave te sakta= Sa per ate qe shumica e pajisjeve elektronike kane qene “ne te zeze” ate nuk e veme aspak ne dyshim. Qeveria qe ikur me punen e saj rrumpalle qe vetem te mbushte xhepat e vet mendoi, krijoji nje fushe shume te pershtatshme per lulezimin dhe mosndeshkimin e krimit financiar.

  8. EURO MALOKU says:

    SALIU KA BLERE NGA GJENERALI KLARK…(nuk e dij si shkruhet emri por eshte nje nga gjeralet e NATO)PRA KA BLERE NGA GJENERALI KLARK NJE PROGRAM PER LODRAT E FATIT TE SHQIPTAREVE DISA MILJONA DOLLARS…
    NUK E DIJ KA RENE NE GJURMET E KETIJ PROGRAMI TE HATASHEM MINISTRIA E BRENDESHME APO NDONJE GAZETE APO GAZETAR.
    KY PROGRAM KA QENE NJE FITORE E MADHE E QEVERISE SE SALIUT PER POPULLIN “BUDALL”SHKIPETARE!!!!
    KERKONI GJENERALI KLARK DHE PROGRAMI I TIJ!…MUND TE KETE TE DHENA XENI APO ARGI…

    1. Kapteri i NATO-s says:

      Ja ca te dhena per bisnesin e kumarit te Gjeneralit Clark dhe jo Klark:
      Pas takimit në Tiranë me biznesmenin serbo-boshnjak, Damir Fazllic gjenerali suprem i NATO-s, Wesley Clark është pritur pasditen e sotme nga kreu i qeverisë Sali Berisha. Takimi u zhvillua në kuadër të vizitës në Shqipëri të Clark, si përfaqësues biznesi.

      Ish-gjenerali i NATO-s gjatë kohës së bombardimit të Serbisë ka shprehur interes për biznesin e lojërave të fatit në Shqipëri. Ai i prezantoi kryeministrit Berisha një sistem elektronik kontrolli dhe menaxhimi të lojërave të fatit.
      etj.etj.çudira e marrezira se bashku…!!

  9. i drejti says:

    Bravo dhe tani te filloni me llotot e sportit sepse lart ne lishenca e kane vetem per lloto dhe jo per kafenio dhe te shikojme pak dit te bardhe se kane hequr trurin me te bertiturat e tyre.Yrime per fillimin e mbare qe keni bere zoti TAHIRI.

  10. Nje ze says:

    Ne emisionin opinion ishte shtuar dhe nje analeiste me integritet klanor,nuk mjaftonte ish bashkepuntori i sigurimit te shtetit Artan Hoxha .O klani jeni bere per tu meshiruar.Nuk mbrohen kriminelet dhe varrhmihesit e kombit me keto dy pushke te plasura.Pas qafe e keni drejtesine dhe ju.

  11. luli says:

    e kuptoni sa popull cinik qe jemi? merremi me nr e perqindjes se gabuar dhe jo me fenomenin. jo europe qe nuk meritojme, por as afrike.

  12. anonim says:

    Shume mire i ka te tera keto ky Tahiri por me habit pse nuk ka mbyllur asnje prej pikave te Nard Kokes ne Durres. Po ai ka status special zoti Minister?

  13. Shkembi says:

    Kete informacion te rendesishem institucionalisht duhet dhene detyrimisht nga Ministria e Financave.(Ne mbeshtetje te zbatimit te kontrolleve jane efektivat e Ministrise se Brendeshme)Prandaj ne daljet ne media Ministrat perkates duhet te keshillohen apo te pyesin Kryeministrin e tyre.Gjithesesi masat e marra per kete problem duhen inkurajuar e pergezuar se tepermi. Profi.

  14. astrit says:

    Z. SAJMIR MBESHTETU TEK POPULLI AI DI SHUME,KERKOI NDIHME,SE NDRYSHE NUK JA DEL DOTE I VETEM,KUJDES ME REKLAMAT E PALIGJESHME NE RUGET E SHQIPERISE,DETYROJE KOMPANITE ME LIGJ TI HEQIN VETE.

  15. Njeri says:

    Nje Ze ! shume mire asnje presje nuk heq kesaj qe thoni Ju, mire beri qe nderhyri Vangjeli ( me ate nxanesen )-ata skan vesh ta ndegjojne ………

  16. Idriz Gjembi says:

    Respekt per punen e Ministrise se Rendit… “Bixhozi” kjo Plage e rende e shoqerise Shqiptare eshte ne duart e mjekut…

  17. "BALASHI" says:

    Bravo Ministrise se brendshme qe po mundohet qe nga nje shtet informal saliçe ta ktheje ne nje shtet te vertete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje