Igli Toska, Çlirim Gjata dhe Sinan Tafaj në garë drejt Gjykatës së Lartë

21 Tetor 2013, 20:27Politika TEMA

Nga Muhamed Veliu

Top Channel

 

Ora 13:00 e së hënës ishte afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave në Presidencë për dy vendet vakante në Gjykatën e Lartë.

Një burim në Presidencë i tha Top Channel se deri në këtë afat të datës 21 tetor, kandidaturat e paraqitura nuk duket se janë të shumta, siç ka ndodhur herët e tjera.

Këto burime, në kushtet e anonimatit, deklarojnë se bie në sy të kenë paraqitur dosjet më pak se 10 kandidatë, ndër të cilët figurojnë:

Igli Toska, ish-ministër i Rendit deri në vitin 2005, por edhe anëtar i KQZ, apo edhe gjyqtar më parë. Prej vitit 2005 zoti Toska nuk është i përfshirë në politikë, por ka punuar si avokat. Gjatë 8 viteve të fundit ai është specializuar në SHBA për luftën ndaj krimit të organizuar dhe në qendrën Marshall në Gjermani për çështje të sigurisë dhe terrorizmit.

Çlirim Gjata, ish-kryetar i KQZ-së dhe gjyqtar më parë, sot doktor i shkencave dhe dekan i Departamentit të Drejtësisë në një universitet privat, është një tjetër kandidaturë.

Gjithashtu, kandidaturën për anëtar të Gjykatës së Lartë e ka paraqitur Sinan Tafaj, president i Shoqatës së të Verbërve, me profesion jurist, i vetmi që deri më tani e ka deklaruar publikisht ambicien për të qenë pjesë e këtij institucioni.

Një prej kushteve për të plotësuar kriterin e anëtarit të këtij institucioni është mospërfshirja në veprimtari politike apo anëtarësi në forumet drejtuese të partive politike 7 vitet e fundit. Ky kusht plotësohet prej tre aplikantëve të mësuar deri më tani.

Presidenca, e kontaktuar nga Top Channel, nuk ka preferuar t’i bëjë publikë emrat e të gjithë të interesuarve që kanë aplikuar. Pavarësisht se institucioni i Presidencës nuk e ka detyrim ligjor bërjen publike të emrave të aplikantëve, njoftimi publikut me emrat e tyre do të ishte një element në shërbim të transparencës nga ky institucion.

Gjithsesi i mbetet presidentit të dekretojë dhe parlamentit t’i aprovojë. Çështja qëndron në faktin se, a do të kthehet kjo në një provë force mes Parlamentit dhe presidentit, siç ndodhi në legjislaturën e kaluar me presidentin Bamir Topi dhe mazhorancën e djathtë?

Kjo mbetet ta shohim. Por përse janë krijuar dy vende vakante në Gjykatën e Lartë? Më datë 1 tetor hyri në fuqi ligji për disa ndryshime në Gjykatën e Lartë, i cili parashikon edhe hapjen e dy vendeve të reja për anëtarë të kësaj gjykate.

Pra, nga 17 anëtarë kjo gjykate nga data 1 tetor 2013 bëhet me 19 anëtarë. Për këtë zyra e presidentit të Republikës prej datës 10 tetor shpalli nisjen e procedurës për plotësimin e dy vendeve vakante. Kriteret mbeten ato që kanë qenë për anëtarët e Gjykatës së Lartë pa u ndryshuar.

22 komente në “Igli Toska, Çlirim Gjata dhe Sinan Tafaj në garë drejt Gjykatës së Lartë”

  1. opozitari i perjetshem says:

    po pse nuk e beri Igli tosken minister te rendit!!

    1. antiboshnjaku says:

      sepse duke qene minister rendi nuk qe i zoti te fitonte deputetllekun ne tirane kombinat kunder mustaqemiut qe eshte tani president. edhe kombinati eshte shume i majte

  2. Ripjellje says:

    Dhe fitues shpallet ……………………………. SINAN HOXHA!

  3. kico says:

    Igli Toska nuk eshte per gjykaten e larte, po per burg te sigurise se larte. I dyti eshte me shume njeri politik sesa i te drejtes. Me mire ky i treti qe osht ene Sinon, ene Tafaj.

  4. Treviso says:

    Presidenti, mistaqe miu, a ja gjeti vendin e punes zonjes Ina Rama? A mos pret te burgoset krimineli sali dhe pastaj ta emeroi ne gjykaten e larte. Nje gje duhet te kete parasyshe presidenti Bujar Nishani: Nese denohet krimineli sali, ai do ta terheqi kemben zvarre dhe nuk eshte çudi qe te terheqi dhe ty. Nje shtet qe ka nje qeveri serjoze dhe punon per popullin , presidenti nuk eshte shume i nevojshem. Munde te rrije ne detyre si puna e juaj per te ngrohur kolltukun se kapacitet dhe seriozitet per president nuk ke.

  5. Pena says:

    Clirim Gjata,ashtu si dhe i jati,Rustemi jane njerez te politizuar deri te thonjte e kembeve.Njerez kaq te semure nga politizimi,edhe kur jane njohes te mire te profesionit te tyre,behen te rrezikshem ne sektorin e drejtesise,vecanerisht ne instanca te larta.Ata i lexojne dhe interpretojne me mjeshteri ligjet seprapi,ashtu si e kerkon tesera e partise qe mbajne apo adhurojne.Une personalisht frikesohem e nuk kam fare besim te keta njerez,qe jane bere lovace te Saliut.Te jini te sigurte se nuk ndryshojne aspak nga prostitutat qe betohen se nuk kurverojne me.

  6. Banija01 says:

    Mendoj se duhet te zgjidhet Sinan Tafaj.
    Ne nje interviste qe e degjova u shprehe qarte se nuk kerkon “meshire” si invalide,po mendon se do ta beje detyren me devotshmeri.

    Kurse Çlirim Gjata ne sa diskutime televizive ka dale gjithmone ka anuar nga Qeveria Berisha ,nuk ka qene i sinqerte as me veten e tija.

    Sa per Igli Toska nga sv. besoje se do jete nje kandidat i denje.

    Sipas thenieve te K/Ministrit Gjykata e Larte do te shkrihet me Gjykaten Kushtetuese ne Gjykaten Federale,prandaj nuk ka shume kandidatura per mos tu konsumuar.

  7. Luli says:

    Marre nga inbox i av.Altin GOXHAJ:

    TURP!!!
    Nese doni C’emerimin dhe Emerimin me te Turpshem te te gjithe Rilindjes ne keto 40 dite eshte ky me poshte!
    A e dini kush u pushua sot? Nevila Nika!!! A e dini kush eshte Nevila Nika??? ARKIVISTJA me e shkelqyer dhe me e zonja e 100 viteve te Shtetit Shqiptar! A e dini se kush eshte Nevila Nikaj???
    Mbesa e Hoxhe Kadri Prishtines ( http://sq.wikipedia.org/wiki/Kadri_Prishtina ) ish Kryetar i Komitetit Shqiptar per Mbrojtjen e Kosoves dhe mbesa e Patritotit te njohur Is…met Totos! Nevila eshte nje nder njerezit me te pergatitur dhe me te kualifikuar ne Shqiperi, e mirenjohur ne nivel nderkombetar dhe personalitet i inteligjences shqiptare!

    Dhe a e dini kush e zevenedeson? Nje ish polic!!! Kryetar i nje particke nga ato te listes se koalicionit!!!

    Njerez mos harroni!
    Ne krye te institucioneve qeveritare te Rilindjes nuk do te gjeni ansje pinjoll familjes patriotike sepse ky eshte standardi Enverist i urrejtjes ndaj parise intelektuale qe themeloi Shqiperine 100 vjet me pare!!! Do te gjeni vetem femije te anetareve te Byrose Politike te PPSH dhe ministrave komunist!!!

    Turp!!! Dhe me shume turp per ty o rilindas facebooku qe ste vjen turp dhe me vjen ketu dhe na ben bla bla bla jo po lere qeverine te punoje, jo o Sala, jo po ti ku ishe e bla bla bla ….

  8. berti says:

    vereni vereni Igli Tosken ne gjykate te larte qe tja veri dinamitin edhe drejtesise sic ja vuri rendit dhe puneve te tjera. Me kete element do shkojme ne Rilindje ne? Kush e propozojti kete njeri Rama? E pamundur pasi e dine te tere se sa e do Ramen ay. E di Rama se si gajaseshin keta bashke me Nanon kur ndodhi vrasja tek Bulevardi. E propozon Nishani? Mundet pasi ay e di corben qe Igli Toska ka pire gjate ketyre 8 viteve bashke me ca te tjere qe sot hiqen socialiste. Kete njeri Rama e ka kundershtar. Me mire Z.Tafaj si njeri i ndershem dhe qe do i bente ndere cdo institucioni ne kete shprese per Rilindje pasi me gjith veshtiresite fizike qw nuk varen nga ay te pakten eshte i ndershem dhe perfaqeson nje komunitet te neperkembur. Mos i a zini frymen Rilindjes

  9. System32 says:

    Cimi Gjata duket se do te jete fituesi, per sa kohe xhaxhi Enver do ti kete rrenjet akoma ne politike.
    Ky palaco qe s’ka lene pantallona pa thithur, ka aq shume miq sa qe s’mendoj se do t’ia kaloje njeri.
    Presim vleresimin e Parlamentit…

  10. daneja says:

    mero pse e hoqet komentin tim

  11. Julie- Canada says:

    Nuk i njoh te tjere kandidatura por do te ishte fantastike zgjedhja e Sinan Tafaj pasi eshte i zoti, i perkushtushem, i paashem dhe kopetent. le ta meritoj me i miri per te miren e ketij vendi.

  12. adela says:

    Igli Toska ne Gjykate te Larte???? Nese eshte i vertete si lajm do te ishte nje zhgenjim shume i madh. Nuk mund te behet drejtesia dhe te luftohet korrupsioni duke zevendesuar hajdutet e Saliut me hajdutet e te korruptuarit e Nanos.

    Nese qeveria e re e ka seriozisht deshiren per te ecur perpara nuk duhet te ricikloje te tille personazhe te zhytur deri ne gryke ne pisllekun e krimit dhe te korrupsionit.

  13. Eshte ne nderin e Presidentit te dekretoje ish kundershtarin e vet politik ne 2005, i cili tregoj tolerance, maturi dhe dinjitet karshi tij. Duke qene nje nga rastet unikale te maxhorances se asaj kohe, per vullnetin e treguar per rotacionin paqesor te pushtetit.

  14. Nake says:

    Njerez si igli toska jane te ralle.ai permbush cdo lloj kriteri madje i tejkalon ato.ne te tilla vende duhen njerez me guxim dhe ai e ka treguar qe eshte i tille kur ishte minister i brendshem.goditja qe ju be krimit ne ate kohe ishte gjigande duke arestuar police te koruptuar edhe drejtora policie.

  15. Gesi says:

    Nga tre kandidatet une mendoj se Z.Igli Tosta eshte njeriu me i pershtacem per ate post. Sic shihet dhe nga CV eshte njeriu me i specializuar gje qe i nevojitet gjykatave tona.

  16. Hasan Hyseni says:

    Nuk kam ndonje koment per te shtuar, pervecse mund te them qe ish ministri nuk do ish keq si kandidat, pasi te pakten ne keto vite jashte politike ka treguar qe ka njefare intergriteti si person dhe nuk eshte perzier me debatin shterpe te kesaj politike percarese dhe te mjere ne ide.

  17. Mirashi says:

    Igli Toska ne Gjykaten e Larte? Hapu dhe te futemi. Nje medioker, nje bixhosci qe karieren e beri ne saj te gruas qe eshta e bija e mikut te ngushte te Fatos Nanos, Bashkim Zeneli, qe qenka specializuar ne garmish ku jep mesim gruaja e vet. Ku jane gjyqtaret e nderuar, ndal ketyre servileve truthare.

  18. Juristi says:

    Do te ishte shume mire per te gjithe ne qe Igli Toska te ishte anetar i ardhshem i Gjykates te Larte.
    Pasi eshte njeri me integritet dhe profesionist nga me te miret qe ndodhen sot ne Shqiperi.

  19. Ornela says:

    Eshte kenaqesi kur degjon qe mazhoranca e re ka propozuar per ne gjykaten e larte me emra dinjitoze si Igli Toska, e vleresoj Edi Ramen ne menyren e perzgjedhjes se kandidatit. Jam e bindur qe emra te tille do te kene mundesi te sjellin rilindjen e aq deshiruar edhe ne drejtesine shqiptare.

  20. Erion says:

    Paanshmeria, profesionaliteti dhe bindja ne te drejten e ka karakterizuar gjithmone punen e Gjyqtarit z.Igli Toska.
    Pergezoj PS dhe Edi Ramen per kanditaturen e ish ministrit dhe gjyqtarit Toska.
    Suksese brezit te ri.

  21. sandi says:

    Muhamed Veliu i ka renditur sic duhet.
    I pari Igli Toska

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje