Presidenti amerikan, Barack Obama ndihmoi një grua shtatzënë që nisi të humbiste ekuilibrin gjatë një fjalimi që Obama po mbante për reformën shëndetësore.
Obama bëri edhe shaka me këtë moment: “Ja çfarë ndodh kur flas shumë gjatë”.
Obama po mbante një fjalim në Kopshtin e Trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë dhe Karmel Allison ishte një prej atyre që do përfitojnë nga paketa e re shëndetësore që ofron Obama.
Ndërsa konferenca për shtyp zgjati, Allison nisi të kishte probleme dhe humbi ndërgjegjen.
Në këtë moment, Obama u kthye dhe e kapi atë.
Allison ishte ftuar në Shtëpinë e Bardhë pasi vuan nga tipi 1 i diabetit që kur ka qenë 9 vjet, por ka pasur të njëjtin nivel sigurimi, pavarësisht kostove në rritje për mjekimin.
Reforma shëndetësore është një nga betejat më të mëdha të presidentit Obama. Ai thotë se do shtojë mundësitë e amerikanëve për të qenë të siguruar sa i përket shëndetit./ep
Boo si qenka zverdh zonja ne foto.
@Tiku
MOS SHIKO SE SI ESHTE ZVERDHUR GRUAJA, POR SHIKO THJESHTESINE DHE GJESTIN HUMAN TE NJE NJERIUT TE MADHE SI OBAMA.
KY ESHTE LIDERI, I NJE SUPERFUQIE….
(TE ISHIN KETA LIDERAT E TANE, AS NUK DO ISHIN KTHYER, E JO ME TA NDIHMONI).
Mos u merzit Tiku, do skuqet shpejt. Eshte e sigurume tani.
E paska bere si Sala!
bohhh… e mjera… edhe ata plerat nuk duan t aprovojn mjekim falas pastaj -.-
e mire e mire, cfare te ben politika, te bo me pjell ne kembe!!!
Nuk është rastësisht Presidenti i SHBA (USA)!
Per mua ky njeri eshte njeriu me i madh i ketij shekulli, qe i dhuroi popullit amerikan reformen shendetesore njerezore, qe nuk ishin ne gjendje ta fusnin ne shoqerine amerikane shume presidente te tjere demokrate.Obama eshte nje Mesia i vertete.
President!! Ne kuptimin e plote te fjales!
Amerikanet jane te papare per efekte vizuale. Eshte me te vertet per tu habitur gazetaria shqiptare se si i riprodhon efektet vizuale qe nuk jane gje tjeter vecse fushate per te mbrojtur Obama Care.
Paska vepruar si Sala.