Partia Socialiste, e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka harxhuar për realizimin e fushatës zgjedhore të 23 qershorit, 187 milionë lekë, ose 1.87 milionë dollarë.
Lëvizja Socialiste për Integrim e Ilir Metës ka harxhuar për fushatën elektorale rreth 47 milionë lekë të rinj, ose 470 mijë USD.
Këto janë gjetjet e auditëve të pavarur, të cilët kanë verifikuar shpenzimet financiare të të gjitha partive që morën pjesë në zgjedhjet e qershorit.
Në KQZ nuk është dorëzuar ende raporti i auditimit financiar të Partisë Demokratike dhe Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.
Partia Republikane, e kryesuar nga Fatmir Mediu, ka shpenzuar 19 milionë lekë, ose 190 mijë USD.
Fryma e Re Demokratike e Bamir Topit ka shpenzuar rreth 40 mijë euro, të cilat janë siguruar nga donacione private, pasi nga buxheti i shtetit nuk mori asnjë fond, shkruhet në gazetën Panorama.
Kurse Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut e Vangjel Dules ka shpenzuar në këto zgjedhje 66 mijë dollarë ose 6.8 milionë lekë të rinj të ardhura, të cilat i ka siguruar nga fonde vjetore të buxhetit të shtetit.
Cfare do te paraqisi PD-ja? Asaj pervec shifrave qe i ka shpenzuar si parti duhet tiu shtohen edhe shifrat financiare te buxhetit te shtetit. Ajo si Parti-Shtet qe po mundohej te krijonte, i shpenzonte per vete financat publike. Ky abuzim i financave publike duhet ti shtohet akuzave qe duhet ti behen edhe PD-se si parti. Duhet hapur edhe nje akuze ndaj PD-se si parti qe te denohet per krimet financiare qe ka bere. Shteti Shqiptar duhet te ngreje padi ndaj PD-se!
PD duhet te nxirret jasht ligjit per abuzimet e plackitjen e pasurise se popullit shqiptar,per vrasjet e gra
bitjet e bera gjate 23 vjeteve , ndersa kupola e gjithe ne burg !
Duhet te themelohet nje parti e re me emrin PD !!
Shihni fytyre/mimiken prej imbecili te Sales.