Perikli Shqevi: Nuk mbaj dot shkrepëse ose çakmak, më kanë prerë edhe dritat

22 Tetor 2013, 10:46Politika TEMA

Ish- i përndjekuri politik, Perikli Shqevi, i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 3.9 vite burg, të konvertuar në shërbim prove, thotë se nuk i lejojnë që të mbajë në xhepa shkrepëse ose çakmak.

Duke folur për Shqiptarja.com, Shqevi thotë: “Unë jam arrestuar disa herë për rastin e Gjergj Ndrecës. Lidhur me këtë ngjarje, kam dalë në gjykatë dhe si përfundim jam dënuar nga Gjykata e Tiranës, me masën 3.6 vite burg. Por më pas ky vendim më është hequr dhe është vendosur lirimi im me kusht. Kushte më kanë vënë të ndryshme, ku më ndalohet që të shoqërohem me persona me rrezikshmëri të lartë në shoqëri dhe me persona që janë dënuar nga sistemi i drejtësisë. Të paktën kështu është deklaruar në vendimin e gjykatës, por që tani më thanë në gjykatë dhe në shërbim prove se s’duhet të mbash asnjë send zjarrvënës me vete, duke filluar që nga çakmaku dhe shkrepësja”.

Ai ankohet edhe se i kanë prerë dritat në shtëpi.

“Në shtëpi mua më kanë prerë dritat. Një veprim i tillë është marrë kohët e fundit, dhe se dyshoj se është pjesë e masave që siç duket më kanë vënë në shërbim prove. S’kam ku të gatuaj, vete ushqehem jashtë dhe çfarë më sjellin miq e shokë”./ep

6 komente në “Perikli Shqevi: Nuk mbaj dot shkrepëse ose çakmak, më kanë prerë edhe dritat”

  1. gjergji says:

    Eshte per te ardhur keq qe ende vazhdon kalvari i vuajtjeve per kete shtrese.

    1. Pilo Lala says:

      Ka filluar pune ky “djaloshi”?
      Sepse nje nga vleresimet qe ben Gjykata kur te denon me kusht, eshte nese punon apo jo.
      Leri shkrepset dhe cakmaket, se na emocionove, por shko ne pune.

  2. me treqind petrita komunista lule , shqiperise flaken ja vure ,rrofte sistemi komunist…. alias demokratik

  3. AOS says:

    Ne Belgjike te shoku…atje se ketu do vdesesh rrugeve.
    Ik….

  4. Treviso says:

    Zoti Perikli, je me biografi te keqe ne Demokraci. Ish qeveria e kriminelit i denonte njerzit me biografi te keqe, ndersa kriminelat e vertete benin darsem, duke vrare dhe duke vjedhur.

  5. Sume Gruda says:

    Kjo eshte dmokracia e Sales ske nevoje te kerkosh “Komunizem” se Sala eshte Stalinisti i pare dhe nuk ia leshon kuj at rruge per diktator dhe stalinist te kulluar.
    Aq shume keni vuajtur ne burgjet “Gulag” dhe keni dalur qe gati e perbyset diktatorin me kurregje fare te gjithe ju tradhetuen dhe shtepia e kapidaneve Gjo Marka Gjonit prej Mirdite. Por keni heronje tjere te gjalle dhe te vdekur! Nuk keni nevoje per tradhetar si kryetarin e vume prej stalinistit si psh. Mirakaj edhe ai do ta haje fort e shpejt vetem prite qe do ngrihet per te share!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje