Ish– kryetari i Shoqatës Kombëtare të ish- të Përndjekurve, tashmë kryetar i partisë “Rruga e Lirisë’, Kurt Kola, mendon se Katovica ka ekzistuar dhe është zbatuar në mënyrë fanatike nga dy të përzgjedhurit e Ramiz Alisë në krye të PS-së dhe PD-së, Fatos Nano dhe Sali Berisha.
Në rrëfimin e tij për gazetën Dita, Kurt Kola tregon se si erdhi zhgënjimi i shtresës së përndjekurve nga Sali Berisha, deri në distancimin përfundimtar.
“Unë kam pasur qysh në fillim bindjen se Katovica ekziston, platforma e saj ekziston dhe është zbatuar pikë për pikë në Shqipëri. Ka disa që e mohojnë, thonë se nuk ka ekzistuar një platformë e tillë. Këta janë ramizistët e fundit, quani po të doni berishistë apo nanoistë. Nga të gjitha shkrimet, intervistat dhe analizat e ditëve të fundit, më ka pëlqyer në mënyrë të veçantë njëra ku argumentohej se ç’rëndësi ka ekziston apo jo një dokument i tillë autentik, rëndësi ka që platforma e Katovicës është zbatuar me përpikmëri për më shumë se 23 vjet dhe këtë e tregon gjendja aktuale e ish- të përndjekurve dhe ish- pronarëve. Sidoqoftë, unë vazhdoj të këmbëngul se Katovica ekziston edhe si dokument. Dokumenti që tregoi Servet Pëllumbi për mua prezanton një të vërtetë,” shprehet ai.
Sipas Kolës, një diplomat i ka pohuar se: “Juve ish- të përndjekurve dhe ish- pronarëve po ju mashtrojnë shumë keq dhe do të vazhdojnë t’ju mashtrojnë dhe kurrë nuk do t’i fitoni të drejtat tuaja. Nuk do t’ju lënë të ngrini kokën”.
“Ky njeri që më tha këto fjalë, më tha se ishte diplomat, nuk ma tha emrin, por pa dashje më qartësoi për atë që më vonë do të quhej platforma e Katovicës. Më është kujtuar shpesh ky episod dhe më vjen keq që këtij njeriu nuk ia mësova dot emrin”.
Kola shprehet se nuk sheh asnjë dallim midis Nanos dhe Berishës, meqë për Nanon nuk ka pasur iluzion as në fillim, ndërsa sipas tij “poshtërsia e Sali Berishës qëndron në faktin se ai e vazhdoi luftën e klasave në kushte të reja. Ai u tall dhe nëpërkëmbi ish-të përndjekurit politikë, ish-pronarët pasi mori votat e tyre dhe mori pushtetin”.
Kola pohon se dyshimi parë për Sali Berishën i ka lindur shumë herët.
“Unë kam qenë në sallën e mbledhjes kur u përjashtuan nga Partia Demokratike mocionistët e gushtit të vitit 1992. Jam rrëqethur. Ata i shanë, i fyen, i pështynë dhe mua m’u kujtua gjyqi i “sabotatorëve” të Kënetës së Maliqit në vitin 1946. Ja, kjo ishte Partia Demokratike e drejtuar nga komunisti Sali Berisha!”, shprehet Kola.
JE TEPER I VONUAR NE KETE PERFUNDIN,I NDERUAR ZOTI KOLA !?
Mbaji per vete keto mbrockulla,qe thua,o Kurt Kola!!!
Sali Berisha NUK KA QENE KOMUNIST,POR VETEM ANTAR PARTIE,ndersa pas vitit 1976 AI KA QENE AGJENT I UDB-se Jugosllave!!!
Pas vitit 1990-te SALI BERISHA KA QENE EDHE ESHTE VETEM FASHIST,ARMIK I BETUAR I POPULLIT SHQIPTAR!!!
Te ishte komunist,ai nuk do te SHKATERRONTE EKONOMINE KOMBETARE,NUK DO TE VIDHTE PASURITE E SHQIPTAREVE DHE NUK DO T’I SHISTE DETIN JON Greqise!!!
Ju te perndjekurit politike ,jeni treguar BUDALLENJ ose ANTI SHQIPTARE njelloj si ai,se keni mbeshtetur nje KRIMINEL NE KRYE TE SHQIPERISE!!!
Tani nuk u ngelet gje tjeter vecse te mbeshtetni Edi Ramen,qe te SHEROHEN PLAGET E GJAKOSURA TE KRIJUARA NGA BANDA KRIMINALE E Berishes!!!
Kola eshte batakciu qe tregon tamam fytyren e vertete te ketyre ish te perndjekruve
Ec mer trangull!
Mendova se po na tregon ndonje gje te re per Saliun mor Kole,analiza qe
ben ti e dine e gjithe SHqiperia dmth i njohim rrèje e dhembèbadhe thote
njè shprehje Popullore,nuk do ishte me mire tè flisje para disa vitesh
qè dikush te n’digjonte apo plehrat nzjerrin koken kur varka-anija eshte
fundosur…
o ben chicago dhembe e dhembadhe shkruhet mor filoserb i paisur me nenshtetesi shqiptari ….
HHHAAAAA ooo gjetç belane nga Perendia mor Toni prej karboni,kjo
shpreja eshte njè imagjinate pasi rrejet dhe dhembadhet nuk shihen
me nje pamje te jashtme kuse dhembet shikohen(si ata dhembet e tu
te prishura)o koke trashe,sa per ate filo-Serb une jetoj ne njè QYTET 3-e mije vjeçare(kaluar) dhe jo si puna jote 100-ind vjeçare
dhe kerkoni tu jepni mend te tjerve(meshkuj pa koqe……..)
e perseris shprehja eshte “te njohe rreje e dhemballe” shqipria E
mesme, DYRRAHU.!!!!!!!! psh ti mua nuk me njeh ?kurse mikun,shokun,
te aferm i njeh,prandaj thuhet kjo shprehja per ato qe njeh sh..m..
toni,
kur je bylmez vete mos korigjo tjeter,shkruhet dhemballe o trongull.
Po ti je kryespiun o Kurt Kola!
Norrmal se mos ke nder e ftyre ti!
Ti je njeri nder ata qe fitove per te bere lojen e piste te Katovices!?!
NJE ZHELAN I POLITIKES KREATIVE
Ky zheluc me nje kembe drejt varrit, nuk kujton kush ishte dipllomati? Nuk kujton as edhe ne cilen gjuhe i foli?
Dokumenti apo platform e “Katowices” e kam shkruar tek Dita ekziston dhe eshte propozuar nga Poup-i Polak (Partia e Rinovimit Polak) qe ne fillimin e nendorit te 1987-se.
Ramiz Alia pas shume viteve e ka kopjuar duke shtuar idete e tija dhe e ka servirur per te kamufluar te verteten e hidhur qe I kercenuar u detyrua te zbatoje.
Ky zheluc shpifor eshte e mira as te mos intervistohet me se historine nuk mund ta manipuloje sipas deshires e interest te tij.
Nje nga amanetet e Zogut I-re ka qene:”Me dal ne pazar e mos me u shite e mos me ble”Matiani Kurt,te na thote sa here ka shkelur kete parim te bashkepatriotit te tij,pasi ne publik ka lene shijen e nje personi qe mezi pret te shitet,sipas nje prej parimeve kryesore te Katovices shqiptare,qe eshte :”Krijoni dosjet e korrupsionit moralo-financiare per personat qe duhan te merren me politike”.Faji historik i te perndjekurve dhe pronarve,ne keto vite eshte i krahasueshem,me fajin e te djathtes historike(Legaliste,Balliste..etj)te cilet i krijuan kushte ortodokseve sllavo-greko komuniste,per te instaluar komunizmin ne Shqiperi.
Kurt Kola,ky i burgosur politik, sot ka gjetur strehe dhe lufton komunizmin nen frymezimin e ZERIT TE POPULLIT.Duhet besuar.Aty ka edheHEKURAN ISAIN,SULE BUSHATIN GJELIL GJONIN, GRAMOZ RUCIN,NAMIK DOKLEN e te gjithe aty i ka.Edhe godina e PARTISE po e XHELIL GJONIT eshte.Eh sa ka vujte ky njer prej komunistave,po aty se aty gjen sherim.Ndjese per te
Sala, tarallaku me i zgjuar i tarallakeve shqiptare.
DOLI NE SKENE PERSERI BEN CIKAGUA I BATHORRES ,POR ME NJE ROL TE RI. SIGURISHT NE ROLIN E QENIT ,PO SI DUKET DO LEHI PER TE MAJTET SE E DJATHTA NUK KA C’TI HEDHI ME. Po te pakten behuni nje tufe qe te degjoheni me mire! Mos harro ate KELMENDASIN se ka kohe qe nuk eshte degjuar,Safetin po e po, Ramyun e zjarrte, ka qen he nje k linte artikull pa komentuar,,, SHKRUANI ,SHKRUANI SE U NDIHMON ME FORMULEN E TIJ Kaco ISLAMI,QE NJE patrioti tij thoshte : mos e zini ne goje, se te vdekurit nga anet toa nuk i permendim,sidomos ata qe na turperojne.
NJE ZHELAN I POLITIKES KREATIVE
Dy fjale Xhevdetit: sado te perpiqesh te mbrosh teorine e “Katowices” ramizaliste, nuk mund te ndryshosh fakte historike te publikuara ne ditendodhjen e ngjarjeve. “Carta canta” thone italianet – letrat kendojne, flasin me shume se çdo harrese e mjegulluar ne “nuk di emrin, nuk me kujtohet, me tha e me ka ngelur ne mendje”.
Ne Katowice siç e kam komentuar edhe dje eshte mbledhur Poup-i polak qe doli me nje dokument “platforme” qe qelbesira Ramiz Alia per te fshehur ate qe realisht i ndodhi, per te maskuar falimentimin e tij te kercenuar edhe me nderhyrje ushtarake te flotes se gjashte amerikane, me pehlivanllekun e tij kodoshian apo mundet edhe me nje “sygjerim” te shume kerkuar nga ai vete, krijoi kete teori monstruoze e sharlatane te vetequajtur “Katowica”.
Ja si e komenton kete dokument te polakeve gazetari italian Romolo Caccavale:
…i quotidiani hanno pubblicalo la scorsa settimana le decisioni adottate dall’ufficio politico del Poup che saranno discusse dal Comitato centrale a partire da domani 25 novembre (1987).
Essendo stato diffuso quattro giorni dopo l’annuncio della ‘Stangata» economica, il testo politico-ideologico del partito ha suscitato minore teresse.
Eppure si tratta di un documento ricco di novità che, tra l’altro, lascia intravedere quale spazio consente la linea di Gorbaciov ai dirigenti » del paesi alleati. In esso, come «l’Unità» ha già reso noto, si annunciano importanti riforme istituzionali e cioè
– decentramento delle decisioni politiche a favore dei organi locali di governo,
– revisione del sistema elettorale per impedire manipolazioni nelle liste,
– possibilità di un secondo ramo del Parlamento per controbilanciare il peso
della DIETA (parlamento polaco) dominata dal comunisti
– ampliamento dei diritti civili e delle libertà politiche come la libertà di parola
e di associazione», pur senza giungere al recupero di Solidarnosc le cui strutture continuano a essere considerate illegali e istituzionali a parte, di rilievo sono anche i principi che animano il documento.
Esso afferma a chiare lettere che il rinnovamento del socialismo «non è collocabile
nel modello staliniano ormai superato e dei cui postumi dobbiamo liberarci una volta per sempre», e che per svolgere il suo «ruolo dirigente» il partito deve prima dimostrare ta sua propria capacità di rinnovamento….
Pra dokumenti polak i Katowices ekziston dhe eshte platforma e tyre (polakeve) qe Ramiz Alia pas shume viteve dhe pas rrjedhjes se shume ngjarjeve e beri te veten, duke shtuar edhe idete e tij brilante.
Per ta bere kete dokument me te besuar theriti ne ndihme Xhevdetin, Grecen, Kolen, Lesin, Islamin (Berdri), Pellumbin e kush e di sa te tjere do degjojme e shohim ne te ardhmen ne mbeshtetje te kesaj teorie.
Dua ti kujtoj autorit te intervistes per te patur nje ide te bazuar ne dokumenta te shkruara le te kerkoje organin zyrtar te “American Freedom Society” te quajtur “The spot light” ku jane intervistuar ne vitin 1993 Tony Blair i Edi Kristaq Anife Rames e ne vitin 1995 Emma Bonino gjithnje e Edi Rames.
Ne se ke qene i vemendeshem ne takimin Rama-Bonino e para pyetje qe Bonino i beri Rames ishte: “Si te shkuan punet ne amerike…
Jo vetem qe nuk ka bere asgje kunder Sali kriminelit por me ka cuditur me 1997 kur ky njeri (Kurt Kola) u reshtua me “IDENTIKUN” Sali Berisha qe quhet Fatos Nano.
Nuk do “te diskutoja” persekutimin e Koles por edhe nuk mund te quhet i ripersekutuar keto 23 vjet sikurse ka ndodhur me ne ish te persekutuaret e tjere.
Jemi me qindra e me qindra qe jemi endur neper Europe tamam si shkak i zbatimit 100% e Katovices por edhe e kemi “demaskuar” ne formen qe na eshte dhene mundesia.
Qe nga Milano i kam derguar ne fillim te 2002-shit Romano Prodit (paraardhesit te Barrosos se sotem) ne Bruksel nje leter prej 30 faqesh ne italisht shoqeruar me dokumenta nga Shqiperia ku ishte dhe Katovica brenda. Ja dergova qellimisht sepse ne shkurt te 2002-it do te ishte atje ne Bruksel Nano komunisti. Me dhjetra fotokopje kam shperndar ketu ne Milano etj. etera. Z.Kola ka pasur mundesira te pafundme per ta diskredituar dyshen Nano-Berisha per detyren qe ka patur por si duket i jane dukur “me te embla” privilegjet!..
Po cfar komunisti qe su be kurre – anarshist thuaj …….
Kush akuzon me fjalen Komunist per mua eshte nje plehre e vertete ,sepse nuk ka ndonje te keqe te kesh qene apo te jesh komunist dhe ai popull ne shqiperi nuk ka qene ndonjehere komunist por hoxhist.Oj del cdo lloj lyrashi dhe permend fjalen komunist ,po te kishte komunizem te vertete ne shqiperi tipa si puna e ketij do i kishte zhdukur me kuc e me mac .
O Ben Chikago sa mire qe ti I dikerke te gjitha punet afyz.vertet ti jeton ne nje qytet 3000 vjecar po ai qytet ka dhe mocale dhe plehera dhe ti mendoje se je shume I vjeter sa pleherat.Qysh mendon ti mban me mire te zone fshatari I reckosur qehajane apo Qehajaj ne fshatar.Ejjj o benke meru me mbjelljen e grurit se po te iken koha he vella mos u mer me pune te renda.nuk jane per ty keto pune .Po te theme une troc,fatosi,miku jote dhe komshiu prej 3000 vjetesh Bye….bye…. Chikago
Dy rrumullake toso, dy rrumullake!!!!
Sali Berisha nuk ka pasur nevoje per “Katovicen” se i ka dijtur te gjitha se ka qene “Sekretar Partie” qe do te thote nje mjeshter i madhe plus lidhja si thote edhe Antonio lidhja me jugosllavet me vjen keq qe vigjilenca e “Partise se Punes” ra ne at shkalle me e trdhetuar nje nga Tropoja. Ku jane shqipetaret aq poshte kan ra sa nuk ta merr mendja, nese jane shqipetaret aq te semur qe ti heqin nga hunda nje Tropojan atehera Kurt Kola paska bere gjith at burg per kote me te tjeret pak dite me pare te penrdjekur ishi dhe ata qe “ndertuan pa leje 5 kateshin” ijshin Gjon Marka Gjonaj prej Mirdite.
Kur te doli gjumi ku ishe o Kurt?
Ne ’94 ju rrahu si gomari ne duhan dhe ty
te denoi me arrest shtepie.
Ti prape me Salen se te hidhte ndonje
kocke.
Vazhdove gjithe jeten te shpresoje
tek antishqiptari Berishe megjithese e
njohe shpejt.Thjesht per interesat tuaja
dhe jo te shoqates.
Ishe ti sebepi qe shoqata e te perndjekurve
u per¢a.
Kurt je vone shume.Shume.
Katovica ka egzistuar dhe egziston. Me bekimin e perendimit. Kjo ishte mareveshja
Alia_ shtraus.
Cfare do beje edi eshte pyetja. Pse nuk I integron ne qeverine e tij, por e kthehu qeverine ne mbremje mature me cuperlina.
O Kole, me vjen keq por te vjen era Berishe nga koka deri tek kembet. Ti i ke tradhetuar shoket e burgut dhe duhet te mbajshe distance prej tyre.
spiun ka qene ne burg ,dhe spiun do te ngelet tere jeten.