LETRA/ S’mund të flitet në emër të krimit, kur je duke prishur një biznes të ligjshëm!

22 Tetor 2013, 18:32Politika TEMA

Janë bërë të njohura mediatikisht për publikun e gjerë iniciativat dhe aksionet e ndërmarra nga institucione të ndryshme të administratës shtetërore, të kryesuara në çdo rast nga Policia e Shtetit, për vendosjen e ligjshmërisë në aspekte të ndryshme si p.sh. kundër ndërtimeve pa leje, kundër lojërave të fatit, kundër vendosjes së paligjshme të reklamave etj, etj.

Është e natyrshme qe këto iniciativa janë mirëpritur dhe përshëndetur me shumë të drejtë nga publiku.

Duke mos vënë në dyshim në asnjë rast pozitivitetin dhe qëllimin e mirë të këtyre aksioneve, po ndeshet përditë e më shumë fakti se kryerja e tyre nuk shoqërohet me zbatimin medoemos të një procedure standarde ligjore për konstatimin, evidentimin dhe konkludimin për shkeljet, për rrjedhoje të së cilës:

1. Veprimet në interes e ligjit mbeten vetëm ne kuadër të aksionit e jo të vendosjes së një standardi për veprimtarinë e mëtejshme të administratës.

2. Për shkak të moszbatimit të procedurës standarde administrative të konstatimit, evidentimit dhe ndëshkimit të shkeljeve, është e pritshme që këto veprime të goditen gjyqësisht nga shkelësit e vërtetë të ligjit, vetëm për arsye procedurale dhe për këtë shkak mund të konsiderohen të pavlefshme (ndonëse nuk ka të dhëna të konsoliduara, shumica e gjyqeve me palë shtetin, humben prej këtij të fundit jo thjesht me justifikimin shabllon se gjyqtarët janë të korruptuar, por për shkak se nga paaftësia apo neglizhenca, administrate kryen veprime në shkelje te procedurave ligjore, pavarësisht se ne thelb veprimi i marre është i drejtë).

3. Për shkak te moszbatimit të procedurës, po ndodhin edhe veprime arbitrare; pra në kuadër të frymës së aksionit, aksionistet ndodh që “nuk shikojnë e nuk dëgjojnë” shpjegime dhe dokumente, por ekzekutojnë ne kapërcim të kompetencave vendimet e marra jashtë procedure, duke bërë që ‘të digjet i njomi me të thatin’.

Kjo çështja e fundit është në fakt edhe problem që na rëndon drejtpërdrejti ne letërshkruesve.

Gjykojmë se janë të gjitha mundësitë që pa ulur aspak intensitetin e punës kundër kunderligjshmërisë masive që vijon në vendin tonë, grupet e kontrollit, verifikimit dhe eliminimit të kundravajtjeve të tregojnë qetësi (pa ulur vrullin) dhe profesionalizëm që gjatë punës të sqarojnë në detaje subjektet e kontrollit, të dëgjojnë në maksimumin e mundshëm shpjegimet e tyre dhe pasi të shqyrtojnë ato në harmoni me faktet e gjetura, të veprojnë jo me politikën e ‘faktit të kryer’, por sipas afateve dhe procedurave ligjore. Pra, siç parashikon parimi i ligjshmërisë së punës së administratës shtetërore, veprimtaria e saj duhet të udhëhiqet nga principi për të maksimizuar të drejtat e shtetasve në funksion të eliminimit në maksimum të ndërmarrjes së veprimeve të padrejta dhe sidomos në eliminimin 100% të veprimeve arbitrare të administratës shtetërore.

Sa me sipër parashtruam, nuk është qëndrim opozitar, por qëndrim i qytetarëve, të cilët edhe pse vijojnë të inkurajojnë qeverinë në luftë kundër çdo shkelje, në fakt janë përballur me veprime konkrete të administratës në dëm të tyre, por për të cilat nuk kanë as edhe një copë letër shpjeguese për shkaqet, gjetjet dhe vendimin e marrë.

Duke shpresuar për mirëkuptim dhe duke theksuar sërish se nuk janë shtytjet opozitare për këtë qëndrim që po shprehim, theksojmë se nëse këto veprime bëhen për analogji të rastit kur zoti Rama në cilësinë e kryetarit të Bashkisë mori sëpatën dhe preu një shtyllë, atëherë analogjia nuk qëndron dhe veprimet e udhëhequra prej këtij veprimi simbolik dhe të drejtë të zotit Rama, janë thjesht imitim!

Pa u zgjatur për të shpjeguar këtë arsyetim, duhet të theksojmë se zoti Rama e ka shpjeguar për publikun e gjerë në atë kohë se: Bashkia i ishte drejtuar disa herë pronarit të shtyllave (Telekomit) për nevojën e heqjes, në përputhje me detyrimet kontraktore, të shtyllës në mes të rrugës dhe në këto kushte në mungesë të reagimit, atëherë me shumë të drejtë e ka eliminuar vetë kundravajtjen.

As më shumë, as më pak, edhe ne kërkojmë që kundërligjshmëria të verifikohet sipas procedurave administrative e më tej të veprohet sipas kompetencave duke u shoqëruar çdo veprim me aktin përkatës që duhet t’i behet për dijeni shkelësit (i cili sipas rastit e gjykimit të tij të ketë mundësi për të vijuar ankimin në rrugë administrative apo gjyqësore).

Pas një shou mediatik nga institucionet shtetërore hapen me dhunë salla kazinoje. Thirren media për filmime jashtë çdo procedure ligjore, kjo bëhet me qëllim jo të mirë për të mbivlerësuar punën e institucioneve duke dëmtuar biznesin. Bëhet shou mediatik që gjoja punohet nga institucionet, por çdo veprim i kryer prej tyre është në kundërshtim me ligjin dhe nuk kanë të qartë asgjë se çfarë bëjnë, kur gjatë programit të qeverisë është folur për bashkëpunim me biznesin dhe jo për dhunë dhe për shkatërrimin e tij.

Flitet në emër të krimit pa ditur që ky është një biznes i ligjshëm!

Një grup biznesmenësh të lojërave të fatit

40 komente në “LETRA/ S’mund të flitet në emër të krimit, kur je duke prishur një biznes të ligjshëm!”

  1. tironss says:

    Mentaliteti i qeverisjes nshqiperi ka ngel akoma ne 1946..denim kolektiv..digjet i njomi me te thatin dhe turma e injoranteve qe bejne tifozllek..vijne te djathtet godasin te majtet..vijn kto tjeret godasin ato qe ishin..nuk do dalim asnjiher nga ky rreth vicioz i urrejtjes gjer ne kocke per kundershtarin “politik”.

    1. galaktika says:

      Sikur te behej me paralajmerim te gjithe do ia kishin gjet anen per te shpetuar.Une s’besoj se nje loje bixhozi duhet quajtur e ligjeshme,ne mase.

      1. adi_köln says:

        MOS…Na thyet zemren ju bisnesmenet e lojrave te fatit qe nuk prodhoni asgje per te miren e komunitetit.Vetem shisni rrymen elektrike me cmim te 100 fishuar duke perfituar nga nevojat e njerezve hallexhinj dhe injorante qe i mbeshtesin shpresat e tyre te bixhozi….
        I lutem kryeministrit ti djegi fare ato kompjuter te mallkuar.
        Shkoni punoni si gjithe dynjaja dhe mos hapni cazino dhe pika basti…Plehra

        1. hajduti says:

          ne fakt eshte e paimagjinueshme se si HAJDUTI SALI dhe BODE e lane vendin ku cdo pallat u pajis me kazino dhe lloto live…ne asnje vend te botes nuk ndosh nje gje e tille. shkaterrohen adoleshentet dhe familjet duke i tunduar per te provuar fatin…me jepni nje shtet tjeter qe ka bere kete masaker popullit te tij si ky i saliut…

        2. Anna says:

          Pikerisht, kujt i sherbejne kto lojtar e fatit qe jane bere ne c do 3 dyqane, nje kazino? Se marr vesh si mbahen se njerezit ankohen qe s kane leke?

    2. bledi says:

      Sakte !!! Kjo duket si pune bipartizane,sikur per te bere zhurme. Rregulli vendoset duke zbatuar ligjin dhe ju duke marre fadromen dhe shembur cte dale perpara.

    3. Gingi says:

      Perpjekja per te fisnikeruar kete aktivitet te peshtire, qe i tille eshte edhe po te organizihet nga shteti…eshte qe nga emri:BIZNES.
      E quajne biznes, bile te ndershem… Qe nga Las Vegas, deri ne Najrobi, quhen Bizhoze, Kumare, dhe krimi e mafia jane ne shtepine e tyre.
      Duhet, ishte e domosdoshme, nje kthese , rrenjesore. E dhimshme por e drejte dhe e domosdoshme.Ne Shqiperi absurdi ishte bere norme.
      Ta vere prostaten ne pause kush ndjehet i prekur.Deklaratat histerike ishin pjese e ATIJ realiteti absurd. Game over!

  2. 1 000 000 shqiptare. says:

    e lini shtetin te punoje dhe boll me letra si flete rufete e dikurshme.

    qe te behet shtet do te kete edhe dhimbje per te paligjshmit.

    1. EDI Katund - Sicili says:

      Ahahahaha propagande e ndyre komuniste kjo. E l;ini te punoje. LE te punoje or jahu, posi, por ama te zbatoje ligjin e jo partizance, si ne te 45-ten, me urdher nga komiteti. Apo s’u ngopem me kete mendesi or derezi.

    2. Theofan says:

      Shteti po te doje te punoje, nuk e pengon kerkush. Por shteti mos te beje deklarata fallco,p.sh. Dje u deklaruar se u gjobiten 350 motocokliste; duket e pabesueshme sepse sot vazhdonte e njejta gjendje. Historia jone tregon se shqiptaret nuk aq trima sa te sfidojne shtetin (policine.

  3. Eri says:

    Mbahuni. Fatkeqesia qe ju ra mbi koke eshte se jetojme ne nje vend ku vetem demokraci e rrespekt per pronen private nuk ka. Kemi nje qeveri qe zbaton metoda komuniste. Qe shkel ligjin me te dyja kembet dhe si gjithmone duke e bere “ne emer te ligjit” ?

    Nje njeri i tille si ai qe kryeson qeverine sot vetem keshtu mund te vepronte. Te shpresojme qe ata qe ka prane do te arrijne mos e lejojne te behet Stalini i Ballkanit, ashtu sic ne te vertete aspiron

  4. zarari says:

    flisni kot ju! saimiri beson ne ate qe mendon ai se do populli dhe kjo pune ka marre fund (me ca perjashtime…). kush pjerdh per ligj e procedura ligjore ketu?!
    ne emer te popullit jeni te ndaluar, bllokuar sekuestruar, gjobitur, shoqeruar e me pas konfiskuar, denuar dhe ne fund do marrim ca nga komentuesit si vijon per tju gjuajtur me gure ne shesh! ju mos u ndjeni se e dime ne cfare duhet bere!
    do ta bejme shqiperine vetem me nja dy a tre nga ju qe kemi shoke e qeflinj kazinosh te medha ne emer te moralit dhe te vitit 0 qe sapo ka filluar!

    dhe ju te tjeret mos shkruani letra publike me kete ton kaq te bute e gjysem-nota lamenti se do ta hani me keq! qente e ndjejne eren e frikes…

  5. Liri says:

    Ketu kane te drejte, duhen nxjerre fare jashte ligjit te gjitha lojerat e fatit, e te mos ja shohim me faren ketij biznesi te ndyre qe shkaterron ekonomine dhe jeten brezave te tere te te rinjve.

  6. Kapteri i NATO-s says:

    HAJDE BISNESMENE HAJDE…SHFRYTEZOJNE SHQIPTARTE BUDALLENJ E TE MARROSUR “BRENDA LIGJIT”.POPULLI DUHET TE KUPTOI SE BIZNESI JUAJ ESHTE BISNESI ME I NDYRE PER KOMBIN DHE SHTETIN TONE…AI POSHTERON DHE RJEP SHQIPTARET ..
    MADJE EDHE GJENERALI CLARK I NATOS ERDHI DHE I SHITI SALIUT NJE CD GJASME NJE PROGRAM TE HATASHEM PER TE RJEPUR SHQIPOT..DUKE REALIZUAR NE KETE MENYRE PASTRIMIN E PARAVE TE FELLIQURA…Ja ç’shkruante shtypi

    Pas takimit në Tiranë me biznesmenin serbo-boshnjak, Damir Fazllic gjenerali suprem i NATO-s, Wesley Clark është pritur pasditen e sotme nga kreu i qeverisë Sali Berisha. Takimi u zhvillua në kuadër të vizitës në Shqipëri të Clark, si përfaqësues biznesi.
    Ish-gjenerali i NATO-s gjatë kohës së bombardimit të Serbisë ka shprehur interes për biznesin e lojërave të fatit në Shqipëri. Ai i prezantoi kryeministrit Berisha një sistem elektronik kontrolli dhe menaxhimi të lojërave të fatit.
    Sipas lajmit të bërë publik në faqen e kryeministrisë, sistemi garanton transparencë dhe eficencë në procesin e funksionimit të lojërave të fatit, elektronike, si dhe vjeljen reale të taksave nga ky lloj biznesi.
    A NUK TALLIN TRAPIN MAFIOZET DHE JU KERKONI QIQRA NE HELL…!

  7. Anton Nepravishta says:

    Keni shume te drejte zoteri, por behuni gati per nje lume tifozash tani qe do ju shajne se me demek i keni marre ne qafe me ato lojrat tuaja djallezore.

    1. andi says:

      Lojrat e fatit ne Shqiperi i kane njerezit Mafjoze e te familjes se Kriminelit Sali Berisha me budigardet e afert te kesaj familje. Ato qe jane ne rregull me ligjin nuk kane pse shqetsohen, edhe po pati ndonje keqkuptim ai do zgjidhet, por njerezit hajdute e hileqare te bandes se ish pushtetit duhet te dine e kuptojne se mashtrimi,hajnija e batakcilleku permes korrupsionit ka marre fund me vdekjen e kriminelit Sali. Ato qe nuk jane ne perputhje me ligjin duhen ndeshku, e banda e Saliut e kompani jane prezent aty.

  8. No Partiak - No Party. says:

    Veprimet e para te qeverise Rama te kujtojne aksionet revolucionare qe te kujtojne vitet 46′. Dhe s’kemi pare gje akoma…

  9. antonio says:

    Edhe juve,mafia e LOJRAVE te FATIT nuk keni pyetur ndonjehere se biznesi i juaj NUK ESHTE LOJE FATI,POR KRIM I MIREFILLTE NDAJ QYTETAREVE LOJTARE!!!

  10. xhemal says:

    per mua lojrat e fatit duhet te mbyllen ,nuk i sjellin asnje te mire shoqerise pervecse mbjellin vuajtje ,pse jo dhe krime.te flasesh per ndershmeri ne lojrat e fatit eshte te ngaterrosh diten e naten .bisnesi i lojrave te fatit eshte bisnesi i pertacve atyre qe duan te fitojne pa pune

  11. razo says:

    Ju qe nuk ndjete dhimbje per njerezit qe moren ne qafe edhe femijet e tyre ne emer te “lojrave te fatit” nuk keni me moral te kerkoni drejtesi.

    Nese vertet kerkoni drejtesi nxirrni emrin e vertet ne letren tuaj dhe emrin e biznesit qe drejtoni.

    Si mund te kerkohet drejtesi ne menyre anonime?

  12. Vladimir says:

    Ka shume aspekte ligjore mbi te cilat duhet reflektuar, pare nga kendi i administratoreve te Lojrave te Fatit tatimpagues e serioze. Por ne teresi, duke lene menjane interesat e nje grupi te caktuar, relativisht te vogel, te cilet ne nje kohe e dyte mund te kompesohen per demin e shkaktuar, veprimet e Qeverise, te Policia se Shtetit ne radhe te pare, jane shume te drejta dhe kane me vete tere opinionin e shendoshe te atyre qe duan shtet e ligj, pavaresisht bindjeve politike.
    Dua te sjell ne vemendje te letershkruesve situaten e Tiranes 2000 e cila per hir te se vertetes duhet thene qe ngjan ne shume aspekte me te sotmen. Ligjerisht Bashkia e Tiranes duhet te padiste zaptuesit harbute e te pacipe te gjithe hapsirave publike per “lirime e dorezim sendi”, te perfundonte gjykimin ne shkalle te pare, ne shkalle te dyte, ne shkalle te trete… dhe sot do vazhdonin gjyqet e ne nuk do ta kishim ende Unazen e Tiranes, Rrugen e Kavajes, te Durresit, parqet e tj.
    Situata te renda si keto ku ndodhemi, kerkojne masa drastike e te pameshirshme. Kane nje jete te tere qe neperkembin shqiptaret sikur te jemei Zulu ne Afrike, na zene pronat publike, na zene rrugen per ne shtepi, na ndertojne grataciela ngjitur me dritaren tone, na neperkembin pse jemi qytetare e respektojme ligjin.
    Endra e shqiptareve eshte qe si ne filmat e Hollivudit te zbresin ne fushe mbinjeres qe te perballen me bishat qe kane zaptuar lirite e te drejtat e tyre.
    E keni pare nje grataçiel te Vodafoni qe u ngrit ne dy muaj. Veç gjith jashteligjesive te ketij ndertimi, doja te nenvizoja nje fakt te veçante pse duhet hedhur ne shesh. Ai pallat ka zene dritaren e Intelektualit tone, Ismail Kadare. Dikujt, qe eshte mesuar te flas politikisht mund ti duket jashte vendit argumenti. Por duke konsideruar se kemi pak apo aspak intelektuale te kalibrit te tij, duke marre ne konsiderate faktin qe ne krenohemi me te, qe ne situatat si ajo e Kosoves, Burrat e medhenj te Perendimit komunikonin veç me te, duke marre ne konsiderate qe ky njeri i madh na ka dhene shume si komb me gjenine e tij dhe nuk na kerkuar kurgje veç te mos ja zeme dritaren nga Dajti, atehere them qe pa u menduar shume kjo padrejtesi duhet korigjuar shpejt.
    Ne fund pronareve korekt te lojrave te fatit doje t’ju thosha se kostot e operacionit rendojne mbi shtetin dhe policine, fitimi do te jete vetem i tyre se do te menjanohet konkurenca e pandershme.

  13. korcari says:

    E keqja me e madhe qe i ka ardhur popullit bashke me demokracine jane lojrat e fatit dhe droga prandaj ju ”biznesmene”te ndyre mbylleni halen se i keni bere nje dem aq te madh ketij populli sa asnje pushtues tjeter.Dita me e lumtur e familjeve shqiptare do jete kur te merret vendimi per ndalimin e lojrave te fatit te cilat p[o e shkaterrojne rinin dita dites

  14. NjeQytetarOptimist says:

    Po ju o grup “biznesmenesh”, a u ankuat ndonjehere per keto biznese “te paligjshme”, apo mos ishin ne gjysem te zeze…?!?! Ahhhhh….

  15. pal says:

    Nuk e kuptoj pse”digjet me te thatin edh i njomi”.Lojrat e fatit jane nje bisnes i ligjeruar sic eshte edhe nje bar,nje restorant,nje lloto etj etj.Policia ben kontroll,nqs je konform ligjit,vazhdo punen,ne te kundert do te perballesh me ligjin.Demi qe u sjell”lojtareve te semure” eshte problem tjeter qe ska te beje me kudravajtje ligjore per bisnesmenin.

  16. lodra says:

    kush mund te kundershtoje se te lojrat e fatit te pakten 80 prqind e veprimtarise behej e pa deklaruar!!

    Kush ka marre kupon tatimor nga pagesat qe behen te lojrat e fatit???

    Ka ndodhur jo pak here qe te lojrat e fatit jane luajtur gjithe paret e shtepise. Kjo ka krijuar sherre, deri ne vrasje brenda familjes. Ne problemin social te krijuar, femije pa prinder, apo familje pa para, kush i pergjigjet??

    Kur nje firme importon ambalazhe plastike, paguan per plastiken qe ndot ambjentin, po kazinoja qe krijon probleme sociale a paguan per kete???
    Mos me thoni qe ne keto lojra, nuk keni pare femije nen 18 vjec. Ka plot dhe kjo eshte fatkeqesi.
    A duhen mbyllur lojrat e fatit ne qendra te banuara? PO dhe vetem PO!

  17. shvejk says:

    Per te miturit naive qe kane lene parate dhe shpirtin ne lojrat tuaja pa fat, cdo denim eshte shume pak per ju.

  18. tik says:

    Nga njëra anë nuk më vjen keq edhe sikur të mbyllen gjithë lojërat e fatit që kanë mbirë si kërpudha pas shiut.
    Por nga ana tjetër Tahiri ka bërë një gafë diletantësh duke vajtur e mbyllur të gjithë këto biznese pa ndjekur formalisht procedurat. Në fund të fundit aksioni nuk vendos as drejtësi dhe as ligjshmëri për sa kohë nuk është krijuar një precedent juridik që të aplikohet në gjithë rastet e ngashme.

    Fatkeqësisht këta kanë të drejtë, sepse fundja janë biznes i ligjshëm.

  19. qytetari vlore says:

    e quani veten dhe biznesmen pale. sa familje keni prishur? sa shpi keni lene pa buke? sa kane perfunduar rrugve te cmendur? sa kane vrare veten? ajde biznes ajde. keni punuar jeni majmur aq shume e pa ju gacmuar kush saqe as vete se besoni qe ishit te paligjshem. po ju jap nje shembull me skafistat e vlores kur u sekuestruan skafet protestuan e moren peng drejtorin e policise kerkonin te drejtat e tyre te punonin te qete. aq te etur per para sa nuk kishin kohe te mendonin se ishte kriminale cfare benin, edhe ata ashtu thoshin i kemi skafet me dokumenta e dogane. keta benin vrasje masive ju mbollet mjerim vuajtje depresion te njerzit. me kujtohet nje miku im ctha nje dite ne kazino. MERE DHE KETE DYMILEKSHEN E FUNDIT QUMESHT DO BLIJA: JENI TRAGJEDIA E KETIJ VENDI.

  20. kastrioti says:

    Shteti nuk duhet te thyhet para presioneve edhe nqse eshte bere ndonje gabim a mund e duhet te korigjohet.por duhet te shembet e keqja e madhe qe ka pushtuar si hije e zeze vebdin tone e ato jane kazinote e ne nje mase te caktuar bastet sportive.
    mgjithse u moren tere ato masa akoma edhe sot qe eshte dt 22.10.2013 pra 10 dit nga fillimi i operacioni veprojne pika bastesh sportive pa licensuara sidomos mbasdite e ne darke duke e sfiduar balleperballe ligjin.Pse kjo mefteshi e ulje te tempit pse edhe ne kete fushe nuk merren masa njelloj si per luften kunder droges.Pse inspektoret e policise ne lagje e qendrat e banuara dhe kryepleqt nuk ngarkohen me detyra konkrete edhe per kete fenomen.Ata duhet te jene pergjegjes per ushtrimin e veprimtarise se paligjeshme ne juridiksionin qe mbulojne sepse shpesh here jane bere ortak ne mos bashkpuintore te ngushte te tyre.
    Populli i thjeshte i pershendet masat e marra por ai do operacione te shkpejta e frutdhenese.
    Anje nuk ka te drejte te qahet dhe te ngroh xhepin me hallet e popullit por edhe me vjedhjen e shtetit duke mos paguar tatimet e taksat qe i takojne.Te gjithe duhet te jene ne kembe e vecanarisht strukturat qe mbahen me taksat e popullit

  21. Thika says:

    Te nderuar blogiste.

    Pa dashur te paragjykoj asnje televizion apo program televiziv, por fakti se Telebingoja Shqiptare ze nje pjese te madhe te kohes sone te lire, atehere nga semundja e bingos nuk jane kapur vetem ata qe lene leket neper lojrat e fatit, por gjithe ata qe shpenzojne kohen para televizorit me bilet telebingoje ne dore.

    I vihet shume rendesi ketyre lloj aktiviteteve, te cilat vihen ne qender te vemendje, cdo te diel atehere kur te gjithe mblidhen ne shtepi, rrine me zemer te ngrire me kap bingo. Akoma sot ne 2013 njesoj si kur u hap ne fillim ne 90.

    Nganjehere mendoj se te njejtin mentalitet kane ne Shqiperi te gjithe per lojrat e fatit, me ndryshimin se keto kazinot qe u mbyllen nuk ishin ambjent “familjar”.

    Shajme lojrat e fatit se gjendja e tyre ishte me alarmante, por fenomeni I bixhozit rri kembekryq brenda familjeve tona, cdo te diele.

  22. Socialist says:

    Cdo dite e me shume do te shihet fare qarte qe nuk eshte ne pyetje zbatimi i ligjit por perfitimi sa me i madh i grupit te Edi Rames-Koco Kokedhimes.

    Mos harroni, ne socialistet qe jemi munduar me vite te tera nuk do te perfitojme, do te perfitojne grupet e hienave qe jane perreth Edi Rames.

  23. Sume Gruda says:

    Bizhozi nuk eshte per tu lejuar nuk eshte i pajtueshem as ne Kishe as ne Xhami as ne nje familje te rregullt e te ndershme as ne nje shtet dinjitoz demokratik ve tem ne “Lazarat” dhe lojrat e fatit qe i mbylli si duhet. Ata u sollen si gangster dhe ajo tregeti nuk ka simpotizan por “kumrxhi” te varfer se i vjelin personet bere gangster. A e dini qe ne cdo familje te rregullt u flitet femijve kunder “bixhozit”
    kunder trafiqeve kunder krimeve kunder korrupcionit kunder vjedhjeve
    kunder mashtrimit! Ai qe nuk e praktikon ket sistem nuk ka familje as femija nuk duhen gje vetem se rriten ne nje mjerim dhe rriten pa dije qe te dergon kurrekun tjeter vetem ne krime.

  24. TORI says:

    ah rob te trashe …kur ju qan zemra edhe per kto “biznese” te ndyra dhe te degjeneruara-ju qofshit….edhe piramidat e 97, biznese ishin per ju,prandaj eshte kaq tragjik ky popull=injorance pa kufi !!!! ishalla hapen prap dhe paci fat dhe beheni te pasur brenda nates !!!!

  25. Shkembi says:

    Ky biznes ne vende te zhvilluara si Kanadaja zhvillohet e kontollohet vetem nga shteti.Cdo veprimtari e kesaj natyre e ushtruar privatisht kosiderohet e denueshme dhe e jashteligjshme. Profi.

  26. Arli says:

    Ky eshte kulmi I poshtersise. Bejne edhe si te indinjuar se u eshte prishur biznesi !!! Biznes me lojra fati. Beni para duke mashtruar dhe genjyer ata qe kane vese kumari. Perse nuk investoni ne prodhim, se paraja nxjer parane. Arsyeja eshte se nuk keni tru. Lojrat tuaja te fatit duhet te nxiren jashte ligjit, sepse asgje e mire nuk vjen nga ato. Perkundrazi, jane burimi i shume te keqijave.

  27. Emigranti says:

    Kur behet hataja,ata pritet gjithmone.Hatane e beri Sali Berisha per 23 vjet ,qe e solli vendin ne kete kadegori.Populli eshte I pergatitur se kjo hata 23 vjecare ,nuk largohet me te lutur.Ajo sjell hata qe populli duhet ta duroje,jo per te keq,por disa gjera nuk mund te shkojne fare.

  28. vasil says:

    NE JETOJME NE NJE VEND DEMOKRATIK.E si mundet te ndodhe ne kete menyre me bastisje te bisnesit te ligjshem.Pse u dashka te mbyllen si FURRAT E BUKES per faktin se perdornin qese plastike,ose buka nuk lejohet te pritet nga materiali i thikave.Nuk terorizohet bisnezi ne kete forme,si ne kohen e PPSH.KONTROLLO lishencat kush e ka te regullt te vazhdoje kush nuk ka paguar detyrimin fiskal jam dakort qe te mbyllet.Ne votuam per ndryshim dhe e pame ndryshimin si ne komedine e banakierit me kafene ku kerkohen 5 kafe te ndryshme dhe u bene te gjitha nje lloj.MOS velle jemi ne fajtori qe punojme ne keto bisneze,dhe tani te beje sejcili Buken vete ne shtepi.KISH njerez qe loznin por jo i gjithe populli.Ka 100 menyra per te luajtur bixhoz dhe shteti do ta ndaloje dot.Kjo eshte si puna e njerezve qe kane humbur jeten ne qarkullimin rrugor hate here le te mos i lejoje dhe qarkullimin e makinave qe te mos kete me vdekje,dhe makinat te sekuestrohen,kjo eshte demokraci apo diktaturee shume aspekte te tjera…

  29. arjanita says:

    Keshile qeverise “nxitoni ngadale”
    Eshte normale qe per te luftuar sa me pare
    informalitetin te behet edhe ndonje gabim.
    E perseris.Gabim.Jo faj.
    Sa i takon biznesit te ” lojrave te fatit” une
    hyj ne kayegorine e atyre njerezve qe do t’i
    mbyllja te gjitha.

  30. KASOLLE says:

    Per mendimin tim dhe me ckam pare jashte,keto lojrat e fatit sic i quajn duhet te mbyllen me ligj.Nuk duhet te egzistoj asnje e tille brenda qendrave te banuara.Qendra te tilla duhet te krijohen dhe te kontrollohen rreptesisht nga shteti shume larg qendrave te banuara sic i ka bota dhe jo si kerpudhat ne cdo 100m.

  31. Fanolist says:

    …fjala te nxitohet sikur nuk pranohet; por ne i kerkojme shtetit te pershpejtoi punen per normalizim e ndeshkim….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje