Banka Botërore ka pranuar për herë të parë se ata mbështesin vendosjen e taksës progresive në Shqipëri.
Drejtoresha e BB për Ballkanin Perëndimor, Elen Goldstein, tha se vendosja e kësaj takse i është rekomanduar qeverisë shqiptare.
“Në diskutimet me qeverinë kemi theksuar katër ide të dobishme në lidhje me atë që duhet bërë. Njëra është që cdo masë e marrë të jetë neutrale në buxhet. Pra nëse ul taksat për dikë, duhet ta kompensosh duke rritur për dikë tjetër. Së dyti, mund të jetë shumë e dobishme të rritej progresiviteti i sistemit të taksave me qëllim që ata që kanë më shumë të ardhura të paguajnë më shumë se ata që kanë më pak. Së treti do të ishte ulja e evazionit dhe zgjerimi i bazës së tatim-paguesve, ndërsa masa e fundit është ruajtja e mekanizmave socialë për të mbrojtur njerëzit më të varfër”, citohet Goldstein nga Top Channel.
Zyrtarja e BB ka konfirmuar se Banka Botërore do të mbështesë qeverinë me hua për të shlyer detyrimet e prapambetura ndaj biznesit.
“Në lidhje me madhësinë e huasë mund t’ju them vetëm se do të jetë mjaftueshëm e madhe sa për të mbuluar hendekun e buxhetit sapo të jetë përcaktuar kuadri fiskal. Pra pasi të bihet dakord për masat në kahun e të ardhurave, atë të shpenzimeve do të mbetet një deficit që do të financohet nga burime të ndryshme dhe Banka Botërore do të hyjë në lojë si huadhënës i dorës së fundit për të mbyllur këtë deficit”, u shpreh zonja Goldstein.
Bravo Edi!
Respekt…
@Optimisti; me shume respekt per ty qe do ta paguash ate borxh, pak e nga pak, dhe me nje doze supostash qe te mos ndjesh shume dhimbje!!
Shko gjej borxh ne kete treg..Edhe dhi e zgjebosur edhe bishtin perpjet..
C do me thene kjo bravo???te Lumte????pse po e ka thene ajo e ka thene perendia???????Nuk ka ligj te keq …po ka ligj qe zbatohet dhe ligj qe nuk zbatohet…….ka 40 dite qe eshte vene drejtoresh e re e tatimeve dhe gjithmone ditet e para jane ato dite qe ndikojne per mire ne funksionimin e gjerave…….por per fat te keq nuk po e shikojme kete ndyshim te taksat………….perseri cdo ne cdo lloji dyqani dhe lokali..bile edhe ato qe ta shesin kafen 2000 leke te sherbejne pa fature tatimore……..kete duhet te ndyshojme …pastaj si me takse progresive si me te vjetren jam i sigurte se gjerat do ndyshojne per mire per ndyshe …………….
si cdo vend qe ben pjese ne nato edhe ne jemi bere skllever te bankes boterore
PSE BB NUK E SHEH TAKSEN PROGRESIVE SI ILACIN CUDIBERES TE EKONOMISE?
Por sipas deklaratave zyrtare vetem si nje ekuiliber kompensimi i ZERIMEVE fiskale te Edi Rames per nje pjese te biznesit barktharre ne kurriz te biznesit te barkderrave pasanike shqyptare dhe te huaj. Ketu lind nje pyetje thelbesore per nje fakt te komplikuar qe zonja famoze Goldstein mesiguri nuk e di dhe nuk e ka haberin fare, sepse ASKUSH nga trimat e Edi Rames nga PS-ja, as palikaret akoma me trima te Ilir Metes nga LSI-ja nuk ja kane treguar kesaj zonje famoze qe kerkon te ndihmoje me perkushtrim vendin tone nga zullumet e Sali Berishes dhe Ridvan Bodes. Prandaj po deshi le te degjoje nastradinin qe te mesoje se barkderrat e biznesit albanez ka kohe qe jane strukur si URRITHE ne brimat e miut dhe nuk deklarojne ASNJE te ardhur ne shtet dhe aktualisht ASGJE e hajrit nuk prodhohet ne trojet shqyptare qe te mund te tatohet me pas me taksen progresive famoze dhe shpetimtare si ilaci cudiberes per ekonomine shqyptare te Edi Rames. Keshtu qe teoria “kush fiton me shume duhet te paguaje me shume” eshte vetem nje enderr socialiste e nje nate vere sesa nje realitet shpresdhenes per buxhetin brimashpuar te shtetit, gje e cila do te prishe qe ne fillim ekuilibrin fiskal te zonjes famoze Goldstein dhe do te trishtoje mjaft BB ne qellimet humanitare per qeverine shqyptare.
Ne gjithe Europen perendimore sistemi taksor eshte ai progresiv, dhe mbas 50 vjetesh qe aplikohet duken rezultatet, “jane ne prag te falimentimit”. Nje nga shtetet e pakta europjane me takse te sheshte eshte Svizzera, qe eshte shteti me i begate gati ne bote!
Edi Rama kete prisja nga ty Taksen Progresive sepse gjate fushates qe ti beje anembane Shqiperise une e beja ne vendin ku punoj duke u mburrur se kur te vije Edi Rama ne pushtet do ta shikoni sa do tju shkoje rroga ne baze te takses progresive BRAVO BRAVO BRAVO
Bizneset e medha qe gjoja do te taksoje Edi Rama “nuk ekzistojne” Paraja ne Shqiperi eshte bere nepermjet perqindjeve te korrupsionit dhe eshte zbardhur permes bizneseve fantazme te vete qeveritareve. Si do te mbahet buxheti i shtetit duke taksuar kompani qe “nuk ekzistojne” ?
Te gjithe eksponentet me te larte te PS, LSI dhe PD qarkullojne me makina mbi 60 mije euro dhe te gjithe rezultojne me biznese “pa fitim”
Taksa progresive do te shkoje te godase perfundimisht ata qe duhej ti mbronte; biznesin e vogel te ndershem dhe te deklaruar. Shtresa me e diskriminuar ne Shqiperi eshte ajo qe nuk eshte regjistruar ne asnje parti… Te tjeret e kane gjetur te gjithe vrimen e miut.
Ne parim duhet te zbatohet taksa progresive.
Problemi eshte sa eshte e pergatitur dhe
e perkushtuar administrata tatimore
ne punen e saj per ta vjelur ate?
Mbetet per t’u pare.
PSE TELLALLET E QEVERISE MESOJNE BANKEN BOTERORE CFARE TE THOTE?
Sepse te krijohet pershtypja sikur ja kane nxjerre me dare nga dhembet pohimin per taksen PROGRESIVE te Edi Rames. Po ta analizosh pergjigjen e BB duket sikur permes dhembeve thone: “Kujt i plas per taksen tuaj PROGRESIVE, mjafton qe te mos preket grumbullimi i te ardhurave ne buxhet!” Nderkohe qe edhe kalamajte e rruges e dine qe sistemi me i mire fiskal per mbledhjen e taksave eshte ai qe fut ne thesin e buxhetit te shtet me shume LEKA. Ketu lind pyetja: A do te fuse me shume LEKA ne thesin e buxhetit taksa famoze PROGRESIVE e Edi Rames? Ne nje kohe qe krahas kesaj takse famoze per pasaniket barkderra te Biznesit te Madh Edi Rama dhe mjeshterit e tij te financave te Kohes se Qepes te Enver Hoxhes deklarojne me ngulm se duan te ZEROJNE taksat per barktharret e Biznesit te Vogel me shume bamiresi alla enveriste me shendetesi falas, ilace dhe mallra te tjera pa TVSH. Prandaj edhe eshte mjaft llogjike te bejme pyetjen elementare: A mbulojne fitimet ne buxhet nga taksa PROGRESIVE humbjet qe vijne nga ZERIMET nga heqja totale e taksave dhe tatimeve plus bamiresite e tjera enveriste te Edi Rames dhe Koalicionit Fitimtar te 23 qershorit? Banka Boterore deklaron se eshte dakord me gjysem zeri me taksen famoze PROGRESIVE te Edi Meshiruesit dhe Edi Bamiresit, por me ze te plote qe efekti per buxhetin e shtetit duhet te jete NEUTRAL qe ndryshe i thote qeverise shqyptare: Eksperimento sa te duash po deshe, por te ardhurat ne buxhet i duam te paprekura. Pergjigja ketu eshte kategorike. Mire Banka Boterore po shqyptaret cfare thone ne kete mesele alla albance? Ma merr mendja e nastradinit qe nuk ka shqyptar esell me dy gram tru ne koke qe te pranoje tezen qesharake se taksa PROGRESIVE do te sheroje ekonomine e falimentuar kombetare dhe do te sjelle me shume te ardhura ne buxhet kur Edi Rama dhe qeveria e tij do te fillojne te godasin te ardhurat me SEPATEN e ZERIMEVE per taksat dhe tatimet per jesen me te madhe te popullates. Akoma me absurde duket implementimi i takses PROGRESIVE me parrullen “Kush fiton me shume duhet te paguaje me shume!” Po kush jane keta pasanike barkderra te Biznesit te Madh qe vullnetarisht do te dalin nga brimat e miut ku jane fshehur si URRITHE dhe do te dalin me zemer te hapur qe te deklarojne si patriote te vertete te ardhurat e tyre famoze qe Edi Rama t’i tatoje me pas me taksen e tij famoze PROGRESIVE? Ku jane keta trima shqyptare? Se nastradini nuk i shiqon sot me sy te thjeshte? Mbase taksidaret e Edi Rames do te shkojne t’i kerkojne me lupa dhe mikroskope famoze ne brimat e miut ku jane fshehur, por ka pak gjasa qe te kompensojne dhe te mbushin buxhetin e shtetit me LEKA reale. Sepse o milet Banka Boterore nuk e di, sepse INSTAT-i i Saliu nuk ja ka bere te ditur qe Biznesi i Madh ne Shqypni nuk ekziston faktikisht dhe eshte vetem nje shprehje imagjinare gjuhesore, sepse ASGJE me TVSH te hajrit nuk prodhohet ne trojet shqyptare qe nga Koha e Qepes e Enverit.
Futuni dhe ju ne bandvagon e shfrytzimit te pakices se sukseshme per shumicen dembele. Europa ja pa hajrin po ashtu dhe amerika..2%e njerzve paguajn 90%te taksave..socializem i ricikluar..dhe kur ai 2%ju iken si neu dhe nusa zhytuni ne batakun fiskal qe gatuat
Ne nje kohe te shkurter u hodhen themele te thella per nje Projekt kaq te Madh… Respekt