Policia nuk hyn dot në Lazarat, madje nuk ndalon dot as furgonët me punëtorë që shkojnë dhe punojnë për korrjen dhe përpunimin e hashashit.
Emisioni “Fiks Fare” solli historinë e një nënë nga fshati Gramsh i Lushnjës, Ruzhdie Dalipit, e cila pas lirimit nga burgu kërkon prej dy vjetësh të rimarrë kujdestarinë e vajzës së saj 17- vjeçare, e cila sipas saj, shfrytëzohet nga ish-kunata për të punuar në Lazarat.
E zhgënjyer nga punonjësit e policisë, të cilët e sorollatin dyerve të komisariateve të Lushnjës dhe Gjirokastrës, Ruzhdia vendosi t’i drejtohej emisionit “Fiks Fare”.
Bashkë me gazetarët e “Fiks Farë”, Ruzhdia gjeti të bijën 17- vjeçare, e cila banonte në një çadër plastmasi në lagjen “Zinxhira” në Gjirokastër.
Çdo mëngjes, 17- vjeçarja e shoqëruar nga halla e saj dhe banorë të tjerë romë të kësaj lagjeje, nisen në orën 07.00 në karrocerinë e një kamionçine për në Lazarat, ku punojnë deri në orën 16.00 të mbasdites.
Banorët e lagjes “Zinxhira” tregojnë se vajza 17- vjeçare dhe halla e saj punojnë në përpunimin e hashashit në Lazarat, atje ku punojnë pothuajse të gjithë banorët e kësaj lagjeje dhe banorët e fshatrave përreth Lazaratit.
Ndërsa paga ditore e punëtorëve që janë të punësuar në Lazarat shkon nga 1000- 2000 lekë në ditë.
Pagesa bëhet çdo ditë në fund të ditës së punës
Nisja e punëtorëve për në Lazarat bëhet në mënyrë të organizuar me furgone, të cilët çdo ditë bëjnë linjën Gjirokastër- Lazarat, pavarësisht postblloqeve të ngritura nga policia.
Pamjet e sjella nga “Fiks Fare” tregojnë se furgonat për në Lazarat nuk qëndrojnë më në qytet, por kanë ndërruar destinacion duke ndaluar në stacione të ndryshme që fillojnë që nga Ura e Lumit e deri në dalje të lagjes “Zinxhira”.
Pasi ka gjetur vendin ku jetonte dhe punonte e bija, Ruzhdia i është drejtuar Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, ku edhe ka kontaktuar me oficerin e rojës, i cili gjatë bisedës me të është shprehur se policia nuk mund të ndërhyjë në Lazarat. Punonjësi i policisë pranon se policia ka dijeni që në Lazarat punojnë çdo ditë pesë mijë punëtorë.
Pas insistimit të nënës për të mos u shfrytëzuar më e bija si punëtore e hashashit në Lazarat, ajo mundi të takojë një inspektor krimesh, i cili është vënë në lëvizje, duke kërkuar patrullën e policisë dhe një inspektor rendi në Gjirokastër rreth orës 18.00 që të bëjnë të mundur shoqërimin e hallës së vajzës dhe të 17- vjeçares në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës.
Por edhe këtë radhë ka qenë e pamundur shoqërimi i tyre, pasi patrulla e policisë dhe inspektori i rendit kanë ardhur në komisarit rreth orës 20.15 dhe sipas tyre ligji i ndalon ata të ndërhyjnë në banesën ku jetonte vajza e Ruzhdies së bashku me hallën.
Inspektori i rendit i ka kërkuar Ruzhdies që të nesërmen në mëngjes të paraqitet sërish në polici për të bërë denoncimin.
Në këtë sorollatje nëpër sportelet e Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës, një tjetër inspektor i rekomandon nënës që t’i drejtohet policisë së Lushnjës, ku ajo banon, për të kryer denoncimin për shpalljen në kërkim të vajzës së saj.
Në bisedë me dy punonjës së tjerë të policisë, Ruzhdies i bëhet e ditur disa herë se policia është në dijeni të faktit që në Lazarat punojnë mijëra punëtorë që shkojnë çdo ditë me furgona, por ata ndihen të pafuqishëm për të ndërhyrë.
Nëna këmbëngul që të ndërhyhet dhe të mos shfrytëzohet më vajza e saj, pasi ajo është vetëm 17 vjeç.
Por edhe pse është bërë i mundur një ballafaqim mes vajzës, hallës dhe Ruzhdies, policia e Gjirokastrës nuk ka ndaluar hallën që shfrytëzon mbesën për punë në Lazarat, pasi gjatë ballafaqimit vajza nuk ka pranuar se punonte për hashash në Lazarat, por tregon se ka shitur rroba të përdorur në këtë fshat
Ndërkohë që gazetarët e “Fiks Fare” kanë dokumentuar me pamje filmike daljen e vajzës në rrugë për t’u ngjitur më pas në një kamionçinë së bashku me hallën dhe nisjen e saj për në Lazarat, si dhe kthimin e saj tek çadrat ku banonte.
Besoj qe e kuptoni Salibanin ku kemi jetuar per 23 vjet.
Shikojeni menjehere si reagoi Policia e re e Tahirit.
Ngadale-ngadale, sa ti kapi nje nga nje, megjithese kjo nderhyrje duhet studjuar mire, jo te shkosh si ata 4 policet ne Durres, qe u spiunuan nga vete Kulishi, dhe u vrane kot.
Ky aksion duhet te filloje ne Lazarat mbas 4-5 muajsh, k ute paralajmerohen banoret, sepse midis tyre ka plot viktima qe mbahen me force.
Lazaratin Edi do e beje muze per Qeverine e Berishes. Aty do vije edhe Karzai ta vizitoje.
Po po pilo vazhdo e pirdh ti!
Ore po atje punojne 5 mije veta –Te pakten ata jane te punesuar
Por policia nuk ka asnje arsye te jete e ndrojtur per te moslejuar vajzen te shkoje atje
Duhet qe Tahiri , te ndryshoje personelin e policise ne Gjirokaster dhe tu japi ultimatum qe droga doprishet ,
nqs ata nuk terhiqen atehere te mari edhe nja dy helikoptere dhe te filloje prishjen e hashashit ,
dhe pastaj atje ne Lazarat te vendoset nje poste policie
Boll me droge se lam nam sikur jemi ne Afganistan .Te prishet njehere e pergjithmone,\
por te mos ngaterohet aksioni i policise me ngjyrime politike
Gjithe keto sakrifica,
Qe te majmen Derrat ?
http://goo.gl/okbApv
O Pilo atehere eshte korrur kanabisi mer. Atje vetem policia nuk hyn se kushdo mund Te shkoje une kam shkuar duke rrezikuar edhe Te me ndodhte ndonje gje e keqe, pot nuk me gjeti asgje, askush nuk me pyeti Ku shkon etj. Fshati eshte mbush plot oborret, arat.Atje mund Te kete edhe mbi 200.000 rrenje. Kam edhe foto Qe e verettojne kete.
Shtetit duhet Te nderhyje tani sepse shprejt do Te fillojne ose Kane filluar korrjet.
Z. Kryeminister eshte detyra juaj ta zhdukni edhe rrenjen e fundit Te kanabisit. NE nuk jemi Kolumbi….
6 mije police per lojrat e fatit!!!!!!!!!!!!!!!!!
e din qe si gjen gje prandaja bejne spektakel.
Nuk ka ndonje problem te marresh hua, sidomos kur je shtet, edhe ato me te fuqishmet kane borxhe, si psh USA, Gjermania etj. Nqs ke ritje ekonomike 5-7% dhe huaja eshte me 4% atehere ke nje plus. Problemi kryesor eshte: shteti shqiptar mer hua psh $1 mld dhe duhet qe te paguaje te gjithe shumen (per nje afat kohor) plus interesat. Duke pasur nje shtet deficent, dihet qe 50% e huase do firaset (do reduktohet) rruges, nepermjet vjedhjeve etj, dhe nga kjo 50% vetem 50% e investimit do mund te taksohet (problemi i mbledhjes se taksave). Me pak llafe nqs per 1mld hua shuma totale e huase do jete 1.5mld pas 10 vjetesh, pjesa efektive qe do hyje ne sherbim do jete diku tek 25% pra 250E, pjesa tjeter do jete fantasme. Me pak llafe shkurt e shkoqur, investimi i shtetit shqiptar do jete 250mln dollare dhe per kete duhet te paguaje 1.5mld, cka e con kredine reale ne 60%. Dhe ky eshte problemi me serioz i huase per vendet deficente si Shqiperia, prandaj nuk u lejohet te kene mbi 50% te GDP borxh, ne krahasim me vende te tjera si Gjermania qe kane 80 me 100%. Me nje administrate deficente nuk mund te kesh ritje ekonomike te shendoshe, dhe fatkeqesisht deri me tani kam pare emerime politike, edhe pse nuk dua ti paragjykoj, megjithate experienca ne pune (jo e ketyre me experience partie, po experienca ne pune neutrale mundesisht jashte Shqiperise) luan rol te madh. Te gjitha femrat qe ka emeruar Rama sipas mendimit tim, edhe mund te jene shume te zonja dhe te pakoruptueshme, gjithsesi kane mungese experience, dhe me e keqja jane shume here me te kontrollueshme/manipulueshme nga eproret e tyre (Rama & co). Deri me tashme kam pare nje ndryshim piktoresk, me shume per visual effects. Jam i sinqert me veten dhe e di qe kjo qeveri nuk do beje ne thelb ndonje ndryshim shume here me te madh nga qeveria e meparshme, megjithate nuk pendohem qe ju dhashe voten, sepse nuk krahasohen deficentet e administrates se sotme me eficentet e hajduterise profesioniste se administrates se djeshme!
Ministri palla do ti rrafi keta kapterrat heee???
o ramy [nuk mbahet shpia me miell hua]
Aty do te nderhyet po shteti ka nevoje te fuqizoet pak.patjeter mendoj se me ne krye didin do behet me taktike e jo me force!!
gazetare per te ardhur keq …ne fakt jeni ju qe po talleni me ate nene …e perdoret per qellimet tuaja te poshtra dhe tani besoj se e cuat andej nga ka ardhur …sigurisht qe ju e dini qe ajo smund te marte pa dashjen e saj nje femije ne moshen 17 vjec por e sorollatet vetem e vetem per te hapur teme me lazaratin ..eksitoheni kur kapni lazaratin ne goje …vetem me lazaratin skish lidhje ajo grua …nuk e di nese do ta ndiqnit ate grua nqs vajza e saj do te mblidhte kanoce ne ndonje kazan plehrash …tju vije turp …gazetare te lemoshes .
Edhe per kete tragjedi e kane fajin Myslimanet,se ato konsumojne lendet narkotike!!!
Ja pra ku ndryshon Shqiperia nga vendet e rajonit, nga Greqia, nga Ukraina,nga Gjeorgjia..Azerbajxhani..madje dhe Moldavia..Te gjitha keto,jan te varfra por sundon ligji dhe nuk kane te tilla xhungla..
Me nje polici te rresckosur, çqyer, perçare – mundur perfundimisht nga politika… s’nuk !!!
Leqe ketu s’po merret vesh: dikush t’u thote qe edhe duhet te punojne, jo vetem kritika dhe kokoshka…
M’u mbush mendja dje nga debati ‘spontan’ qe degjova ne opinion
ANALIZE : Lazarati me trimthuket e tije do jene guri i proves per policine e Shtetit.
Harta e parcelave me droge te fshatit Lazarat eshte e filmuar dhe dihet shume mire. Mund te filmohet ne cdo pjese te dites. Nga ky filmim shteti e di shume mire se kujt i perkasin keto parcela, sepse egziston harta e ndarjes se trojeve dhe tokave te ketij fshati. Atehere perse Policia e Shtetit nuk reagon ndaj pjestareve te familjeve qe kane parcela me droge? Perse i ben sehir fakteve te tilla kriminale qe po serviren nga Mediat, apo edhe nga te interesuar te tjere privat te cilet mendojne se Ne shqiptaret nuk duhet te merremi me aktivitete kriminale, aq me teper te krijohen vatra sic ajo e fshatit Lazarat.
Ne rast se keta mendojne se kjo eshte rruga qe kane zgjedhur fshatce, atehere nepermjet ShBA -ve ka shembuj si veprohet ne raste te tilla:
– Me izolim, meqe ata nuk respektojne Ligjet e shtetit ku bejne pjese,
– Me nderhyrje te armatosur, duke goditur egersisht kryesoret. Fillohet me arrestimin e kryefamiljareve te pronareve te parcelave, dhe me pas te pjestareve aktive dhe kriminal qe nuk i binden Ligjeve te Shtetit Shqiptar.
Ndryshe Qeveria e Re te jape DOREHEQJEN!
Muze do behet vetvetiu lazarati o lal.Hajde shiko si hyet ne europe jo me llafe e prishje me tritol, po me ndertime bashkekohore me standart jetese dhe me pune, jo me krime e me llafe.Ne LAZARAT ne 5000 banore ka 1800 makina dhe nuk ka as polic trafiku dhe as rendi dhe cdo gje shkon normalisht. Ka infrastrukture moderne rruge me dy korsi me dy unaza me trotuare me ndricim, me shkolle te mesme mjedise sportive e cdo gje qe ka nje lokalitet perendimor.Ne Lazarat operojne firmat me te fuqishme me shtrirje ne te gjithe shqiperine “FISHER” “BAVARIA” “DELA” “XHONSON” “EUROBETON” qe qarkullojne miliona euro ne vit dhe punesojne qindra vete.Si komuniste qe jeni iu ka ngelur propaganda boshe si ne rastin e vajzes, e thjeshte fare:vajza eshte ne lagjen “zinxhira” te qytetit tek halla e saj,eshte moshe madhore por e shoqeruar dhe nga halla sic e tregojne pamjet ka dale te punoje,te ushqehet si pa nene, ku ti behet: ne lazarat, gjirokaster, dropull a tepelene.PSE disinformoni dhe perhapni panik se ne lazarat mbahen njerez peng e te skllaveruar, kur pastaj thoni ne kronike qe leket 20000 i mer cdo dite ne dore.Punoni lerini sofizmat, europa thote qarte: standarte, pastaj statusin.Nuk te pranon njeri ne europe brekgrisur.C’ti besh qe LAZARATI eshte ne balle te proceseve integruese,qe nga 1945,1951,1990…deri sa te integrohemi plotesisht
Po per cfare shfytezimi flet kjo mor vella kjo a eshte pontore apo eshte prostitute kete spo e kuptojme bre po kush po e merr me zor nga lazot kete tevejeee te punoje ikni or fuckin gazetare or modher fucker se nuk dini ca me shkrujt kush fuckin e detyroi kete te punoj atje
Ne 8 vjet Banda e Bishes e ktheu Lazaratin ne Kolumbi.
Besoj se Rama do ia ktheje dinjitetin ketij fshati dhe
gjithe Shqiperise.Populli pret.Pa u ngutur.
Alooooo Çimi jam…o Shtet
Te dhj..fsha Shtetin nqs lexojme lajme te tilla qe nuk futet dot policia ne Lazarat.
Po ne kohen e Enverit, Lazarati ne Shqiperi ishte? Se nuk ja kishim degjuar zerin nga Viroi e tu?
Alooooo Çimi isha…o Shtet
Eshte per te qeshur e per te qare.Per te qeshur kur diskutohet perballia shteterore me nje fshat,ku eshte katandisur shteti i yne e ne bashke me shtetin. Per te qare, kur jemi te bindur se lazarati do e fitoje betejen edhe me kete qeveri,e thene ndryshe interesat e mafiozeve te dy kraheve jane qe ne lazarat hashashi te lulezoje Per te qare se disa naive nga ne mendojne ,i duhet dhene kohe qeveris per te nderhyre ne lazarat,Per te vene ulerimen kur shohim shoun qeveritar (fundi i marezise)te riktheje 540 kompjuterat e bllokuar se kishin dokumenta te regullta Ne demokraci ka ligj ai qe i bllokoje padrejtesisht duhet tu paguaj demin qe u shkaktoi kazinove,te me kuptoni jam per mbyllien totale te kumarit por me ligj e jo me teka partiake e personale.Mos valle ky shou u sherben kazinove te pushtetareve te rinj e mbyll ato te pushtetareve te meparshem
Ku eshte skllaveria ketu?Vajza,ne rradhe te pare,vete me deshiren e saje.E dyta,orari qenkerka mese i rregullt.Tete ore pune.Po te punonin nga 12 ose nga 16 ore atehere do te thosha qe ka shfrytezim.Pastaj edhe paga qenkerka e majme.Nuk e di persa i perket sigurimeve se c’behet.Edhe transporti falas.Ketu duhet te ngrene zerin edhe sindikatat dhe ti mbrojne dhe ti falenderojne punedhenesit e Lazaratit,pasi ata i shperblejne punonjesit e tyre jo sikur te ishin ne kapitalizem por ne nje shoqeri tejet socialiste.Bravo punedhenesve te Lazaratit.
shteti dhe policia nuk ka fuqi te nderhyje ne lazarat? cfare peralle.edhe femijeve te vegjel tua tregosh do gajasen se qeshuri .mendoj se mungon deshira e ketyre barkderave per te shkateruar investimet e tyre?
FIKS FARE eshte nje bande shantazhuese, e barabarte me mafian. Kerkojne rysfete qe mos i transmetojne, Pse nuk merret fiks fare me problemet e ujesjellsit dhe faturat aforfe qe ju shkojne njerzve, pse nuk merret fiks me cez shperndarjen, pse nuk merret me halle te perditshme por merret vetem me njerez qe kane pushtet e lek ?
Vajza ska lidhje fare me lazaratin. Lazarati eshte nje plage sociale. Qeveria do te nderhyje kur te jete momenti, dhe jo te beje show apo demonstrime force. Gjerat duhen peshuar mire.
Nard Noka thote se kush pjerdh lirohet, nuk e di sa te vertete e quan populli kte ,gjithesesi jemi ne pritje te korrave-rilindase,hapu dhe te futemi per ke votuam