Ja se si funksiononte skema e vjedhjes së milionave me rimbursimin e TVSH-së

22 Tetor 2013, 19:58Politika TEMA

“Vizion Plus” ka mësuar nga burime konfidenciale të administratës tatimore se mashtrimi gjigand me skemën e rimbursimit të TVSH-së është 600 milion lekë.

Vetëm 3 muajt e verës, buxheti i shtetit ka paguar shtesë këto 600 milionë lekë për kompani fantazmë, të cilat kanë mashtruar doganat dhe tatimet.

Në kohën kur bizneset kanë më shumë se katër vjet që nuk marrin rimbursim të TVSH-së, firmat fiktive kanë arritur ta vjelin këtë taksë dy herë: njëherë nga tatimet dhe njëherë nga doganat. Skema që ka përdorur ky grup quhet “Carousel”, rast i krimit ekonomik që është njohur në Europë gjatë viteve 2005 – 2006.

Por si funksionon ky mashtrim? Kompania, e cila është e regjistruar në Kinë, rezulton sikur sjell në Shqipëri mallra, të cilat në fakt nuk ekzistojnë, por janë vetëm të faturuara.

Pasi kalon procesin e zhdoganimit pa paguar TVSH për këtë lloj malli, sepse nuk mund të paguash për një mall që nuk e ke, këtë “mall” ia shet një kompanie tjetër, pjesë e grupit edhe kjo. Kompania në këtë rast e blen mallin me TVSH, dhe më pas po me TVSH ia shet një biznesi tjetër.

Biznesi i fundit e rieksporton të njëjtën faturë duke vjelë kështu tatimin mbi vlerën e shtuar edhe në doganë edhe në tatime.

Ekspertët thonë se tashmë që hapja e një biznesi mund të bëhet brenda ditës, është më e thjeshtë edhe për grupet e krimit ekonomik që të depërtojnë në këtë skemë mashtrimi.

31 komente në “Ja se si funksiononte skema e vjedhjes së milionave me rimbursimin e TVSH-së”

  1. QANI MUSLIMONI says:

    Shum bukur vjedhje Fantastike, si ne shifra, qe seshte cudi qe te jete me larte,por dhe ne manovrime. Tani problemi tjeter eshte, a do denohet njeri per kete shifer si dhe per menyren se si eshte vjedhur? Kete duhet te deklaroje Qeverija e zRama.

    1. Pilo Lala says:

      Kjo skeme zbardhet shpejt, sepse cdo derdhje ka numer llogarie.
      Shikoni mire shkresat e Janullatosit qe ka perjashtuar mallra te mos tatohen, sepse jane per Kishen.
      Delijorgji eshte perfituesi kryesor i ketij eleminimi te taksave, me futjen e hekurit ne Shqiperi pa dogane.

      1. hasan says:

        Ti kujtojn se Kane vene emrat e vertet ata Is pronare. PA tjeter do jene njerez Te vdekur ose Te varfer, ose nga 90 vjec….

      2. LORA says:

        Edhe mua me duket nje skeme teresisht ordinere,dmth e zbulueshme pa shume mund.Por kjo duhet te sherbeje si nje tregues ne zbulimin e plot e plot kusarive te tjera te qeverisjes kriminale te dr,dhjeramanit,te cilave ende nuk u eshte rene era.

      3. tiger says:

        Me siguri qe kete skeme do e kete zhbiruar me kohe e me vakt ai “Anti-Krimi Ekonomik” i famshem qe u shkri – per te cilin qan kjo Opozita ?

  2. aqifi says:

    Bravo ju qofte. Nuk e besoj ta kete “ngrene” Bodja thate kete hile. Me siguri familja eshte brenda 600 milioneshit. Te pakten Argita duhet te kete marre 3 perqindeshin e vet…

  3. fieraku4u says:

    NUK NA INTERESON ME SE SI ESHTE BERE KJO VJEDHJE KOLOSALE, NA INTERESON VETEM FAKTI, A DO FUTEN NJEREZ NE BURG PER KETE KRIM..??

    DIKUSH DUHET TE MBAJE PERGJESI PER KETE GJE.

  4. rezi says:

    shikoni njehere andej nga Samiri i Bitijes, se eshte nga te paret qe eshte marre me kete pune……..

  5. tanino says:

    shume konstatime dhe asnje nderhyrje. blla blla blla blla blla

  6. ramizi says:

    A Mbani mend Katanin tek filmi Oktapodi, shpjegonte te njejten skeme. Ata ne ate kohe quheshin mafioze dhe policia i luftonte si kriminele,kurse ketu ish ministri i financave bode thote se po kercenoni biznesin!

  7. Thika says:

    Eshte e njejta skeme e perdorur prej krimineleve te krimit ekonomik te veshur me “kollare te bardhe”, ne vendet e ish bllokut komunist.

    http://www.reportingproject.net/proxy/en/the-money-carousel

    Carousel eshte ajo loja e femijve qe ulen siper kuajve ose makinave dhe vijne verdalle. I njejti parim eshte edhe me kete skeme, paret/faturat kalojne dore me dore.

    Te njejtat skema krimesh qe ndiqen ne ish bllokun sovjetik (kryesisht vendet sllave)ndiqen edhe ne Shqiperi.

    https://reportingproject.net/occrp/index.php/en/about-us

    Carousel=I eshte loje e pfajshme sa je I vogel, por kur adultet behen pjese e saj atehere dinamizmi I kesaj loje mund te shnderrohet ne reaksion zinxhir ose ne efekt domino.

  8. pali pa spiro says:

    Paskan filluar te gjejne.MOS HARRONI KOMPANITE PRODHUSE : KORRUM E KOMPANI TE TJERA NE NAFTE,GAZ,KROM HEKUR-NIKEL ETJ QE SHIFRAT QE PERMENDEN ME SIPER I KANE VETEM KAFE,

  9. Thika says:

    Investigimi im (amator)!

    Ky eshte website I ambasades kineze, kjo faqe ka data te lidhura me eksportet e kompanive kineze me ato boterore:
    http://al.china-embassy.org/eng/zagx/jmwl/t523277.htm

    Keto rezultate kane dale si pasoje e kerkimit te atyre kompanive ku kompanite kineze kane eksportuar mall ne Shqiperi:

    http://china.trade2cn.com/cecftwo/cecftwo!getAllBuyer.action

    http://china.trade2cn.com/cecftwo/cecftwo!getAllBuyer.action

    http://china.trade2cn.com/cecftwo/cecftwo!getAllBuyer.action

    Nese keni Google Chrome te intaluar ne kompjuter atehere ai mund t’jua beje me te lehte navigimin ne faqe pasi do te mund t’ja u perkthente te direkt.

  10. Po.por do te degjome se ndonjeri nga kete mafjoze do te cuter me burg?

  11. Kendveshtrim tjeter says:

    Ne nuk na duhet skema,ajo i nevoitet Prokurorise !
    Po nuk i denuat,shperblejini.

  12. Skifteri says:

    Keto vjedhja i kane bere pikerishte ata qe kane hartuar VKM-ra e ligje qe favorizojne keto vjedhje. Ja pershembull me pare per tu regjistruar nje subjekt si prson juridik pivat kalonte ne nje procedure ne Gjykaten e Tiranes. U ndryshua ne emer te lehtesirave dhe u krijua QKR e cila procedon me praktika te tjera . Atje mund te shkoje kush te doje dhe pa asnje lloj verifikimi , dorezon nje statut qe e ben vete dhe merr NIPT . Qe nga ky moment mund te kryesh operacione finaciare , shitje disa miioneshe me fatura tatimore e cfare do lloj marifeti .Askush nuk te kontrollon .Ne fakt Bankat qe kryejne trasfertat jane pjese e lojes,kontabilistet apo ekspertet qe hartojne bilancet gjithashtu jane ne dijeni .Jane perjashtuar qellimisht procedurat ligjore si kontratat ,apo akte te tjera ligjore te cilat do te benin verifikime por edhe te besueshme tregetare.

  13. idriz molla says:

    mos u shqetesoni se karozellin do perdorin prap per te shkuar ne shtepine pa qera.
    a se thashe mire EDI?

  14. Molla says:

    Te futen ne burg mashtruesit pasi tu kemi marre leket. O ti Thika, ska nevoje te shofim faqen e Amb kineze. Peshku qelbet nga koka – pra skema: Ambasadori une ne kine ia jep Bodes, Bodja ja kaloj familjes. Te Gjithe mbajne nga nje lek se u duhet per ditet e veshtira te burgut.

  15. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Pse mundohet kot qeverria .
    Shembulli ??
    Studjo kohen e MERHUMIT ENVER dhe meso nga metodat e tij te 1945-1946 kur ai me nje klase ekonomistesh me 4 klase shkolle fillore u zhvati gjithe pasurine “ISH KLASAVE te PERMBYSURA “.
    Atehere as qe behej fjale jo per KOMPJUTERA qe i kane te dhenat ne MEMORJE dhe se edhte e lehte ti zbulosh ,por nuk behej fjale as per shpejtesi informacioni dhe bashkepunim midis shteteve .
    Ai shtet ua merrte leket me HU ne DORE .
    Edhe sot ne shekullin e KIBERNETIKES duhet mbajtur HURI ne dore qe kur te shikosh HIJEN ne toke ,te kujtohesh se SHKOPIN e ke mbi KOKE .
    ;Per ate qan nena ..O BIR .

  16. shqipja says:

    Kaja ate dreq none

  17. moko says:

    Mjaf me konstatime,mjaft acaruat popullin,mjaft bete shou ne grabitjen.
    Pyetja eshte e thjeshte;Kush i ka vjedhur,kush fshihet pas ketyre vjedhjeve,ku jane eurot,sa kana ardhur ne buxhet,kush u arestua,kush dha llogari,me konfiskime,me bllokime bankash ne Europe,e ne bote?
    Keto i interesojne,sot njerezve pa pune e pa buke,njerezve qe duan te shohin ndryshimin ne anen e konomike tek familjet e tyre dhe jo shou ne televizor.Degjojeni zotin Mero Baze,lexojeni mire,edhe per dje edhe per sot.Populli keto analiza lexon dhe po shekon nje qeveri miope dhe pa personalitet deri tani,nje qeveri qe frenat po i terheq LSI,nje qeveri qe po tregon apati ne shume drejtime,(perveç ministrise se rendit).
    Po heshtim,po shekojme,po degjojme dhe do vendosim si vendosem me 23 Qershor….

    1. Tomorri says:

      O moko

      qenke pak si i rrepte, e paske marre si me superxhiro, ma ngadale, merre veten me te mire, po ste pelqeu qeveria dhe puna e saj dil beji ti keto pune, ose shko tregoji se cfare u intereson njerezve se ata nuk e dikan, ti ndoshta nuk je miop si ata.

      Sic the vete, rri dhe shiko dhe pak se heret je me keto konstatime…akoma si ka mbushur kjo qeveri 50 dite akoma.

  18. Idriz Gjembi says:

    Kur do te zgjohet nga gjumi Drejtesia ??? Kur do te funksionoje shteti ligjor ??? Kur do te mbahet premtimi elektoral i PS per te denuar korrupsionin e familjes Berisha ??? … Mjaft më me lloqe…duhen vepra.

  19. arjanita says:

    Skema ka ca hallka.Dhe ato i perkasin shtetit.
    Varen nga Ministria e Financave.Dhe minister
    ishte llogaritari i kooperatives Bode.
    A eshte veshtire te gjenden pergjegjesit?
    Une mendoj se jo.

  20. korabi says:

    Shume po flitet,por nuk po behet asgje.Verifikimi eshte shume i thjeshte.Perse nuk behet kallezim penal?perse nuk ndalohen shkaktaret?mos valle pritet qe ata te largohen ne drejtimet e (pa)ditura?apo ne kete valle jane dhe miqte e z.Edi?

  21. NORA says:

    Te paguajne deri me nje qe nga ish-ministri e deri tek drejtoret apo inspektoret e shtetit.Na duhen leket qe te mbushet arka ,te paguajne kesh njehere pastaj vijne te tjerat.
    MOS KURSENI GJE QEVERIA E RE SE PRANDAJ U VOTUAM.JEMI ME STE NGA JU PER VEPRA TE MIRA.

  22. Fanolist says:

    Kshilli i Min. duhet te ngrej nje grup , i cili te prigramoi e ndjek nje platforme per tere keto probleme.
    -Ky grup duhet te vej ne levizje e pune tere strukturat qe ka shteti kudo
    te marr informacion kohe pas kohe, te krahasoi e verifikoi ,te nxit punen me tej, te ndeshkoi atie ku neglizhohet e tj.
    -Eshte e gabuar te presim te na i sqarojne te huajte , kur duhet t’i bejme vete. (ju kujtoi auditin e firmave piramidale) ku as leket u gjeten as pergjegjesite nuk dolen.

    Krim e ndeshkim . Vetem ndeshkimi e normalizon vendin.
    Vetem ndeshkimi do t’i sjell nderment disa njerez

  23. ardi_mamurrsaku says:

    ZOTI E RAMA KENI ARRESTUAR NDONJE…!!!???
    ZOTI E RAMA KENI ARRESTUAR NDONJE…!!!???
    ZOTI E RAMA KENI ARRESTUAR NDONJE…!!!???
    ZOTI E RAMA KENI ARRESTUAR NDONJE…!!!???
    ZOTI E RAMA KENI ARRESTUAR NDONJE…!!!???
    ZOTI E RAMA KENI ARRESTUAR NDONJE…!!!???

  24. jevi says:

    Kryeministri nuk eshte polic por as prekuror.Te gjitha keto abuzime duhet
    behen perzent ne prekurori,ajo vendos per hapat e metejshem.

  25. erald says:

    Gazetri/ja ose ja ka futur kot ose nuk ka ditur te formuloje lajmin qe i kane dhene.

    Nese kryhen proçedurat e zhdoganimit nuk ka asnje mundesi qe tvsh-ja te mos paguhet pasi kjo takse paguhet duke u bazuar ne letra dhe nuk ka te beje aspak me qenesine fizike te mallit.

    Pra nuk egziston asnje mundesi reale qe me mall ose pa mall proçesi i zhdoganimit te kryhet pa paguar TVSH-ne. Ose do te kryesh proceduren e zhdoganimit dhe do te paguash tvsh ose nuk do ta kryesh kete procedure per te shmangur pagesen e tvsh.

    I lutem gazetarit ose gazetares qe te na jape nje version me te sakte se si funksionon skema e mashtrimit…

  26. Bitcoin says:

    Great site you have here but I was wondering if you knew
    of any forums that cover the same topics talked about in this article?

    I’d really like to be a part of group where I can get feed-back
    from other experienced individuals that share the
    same interest. If you have any suggestions, please let me know.
    Bless you!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje