Ministria e Financave ka dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës kallëzimin penal për tetë zyrtarë të lartë të administratës tatimore, mes tyre edhe dy ish- drejtues, si dhe 11 kompani.
Mes punonjësve të nivelit zbatues që u kallëzuan janë edhe dy zyrtarë të nivelit drejtues, ish-drejtori i Tatimeve Tiranë, Ismail Muçaj dhe ish-drejtuesi i Hetimit Tatimor.
Zyrtarët u kallëzuan pas skandalit të rimbursimit të TVSH-së për kompani fantazma.
“Ministria e Financave filloi të veprojë menjëherë pas sinjaleve të para nga auditi për procedurat e rimbursimit të TVSH-së. Në ditën e parë të auditit janë konstatuar shkelje të rënda në fushën e zbatimit të legjislacionit tatimor për procedurat e rimbursimit të TVSH-së, në 11 raste me pasojë vjedhjen e pasurisë shtetërore në shuma të mëdha, në të cilën janë përfshirë disa persona punonjës të administratës tatimore rajonale të Tiranës.
Faktet dhe elementët e zbuluar plotësojnë elementët e veprës penale “vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, vepër kjo e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga neni 135 si dhe nenet 25 dhe 26 të Kodit Penal.
Shuma e vjedhjes së shkaktuar është 515.455.275 lekë dhe në të janë përfshirë ish- drejtori Rajonal Tatimor i Tiranës, ish- drejtoresha e Kontrollit Tatimor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë, dy ish- përgjegjës të Sektorit të Kontrollit Tatimor në këtë drejtori si dhe tre inspektorë kontrolli. Për të gjithë këta është kryer pezullimi nga detyra.
Gjithashtu në këtë vepër janë bashkëveprues dy persona, përfaqësues ligjorë të 11 kompanive private, të cilat pas përfitimit të rimbursimeve, kanë kryer procedurat e çregjistrimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit.
Auditi nisi me kërkesë të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve për të audituar procedurat e rimbursimit të TVSH-së në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë për periudhën qershor – tetor 2013.
Për të gjithë personat e sipërpërmendur ditën e hënë datë 21 tetor 2013 është bërë kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Tiranë,” thuhet në një njoftim të Ministrisë së Financave.
More po kane emra keta njerez, apo jo?
Ju na thoni vetem funksionet,por populli kerkon emrat e atyre qe denoncohen, sepse me ka bere vaki qe nje person te deklaruar te arestuar per trafik veprash me vlere, bile te cfaqur edhe ne televizion, mbas dy ditesh pata rastin ta shoh shendoshe e mire ne aeroportin Milano Malpensa.
Ndersa, duke ju ditur emrat, populli dhe njerezit qe i njohin shohin qe jane ne ndjekje penale apo jane duke shijuar leket e popullit neper Evrope.
Bravo,
keshtu vazhdoni, pa u ndalur,
Derisa te arrini te KUPOLA
http://goo.gl/xkqeHR
Akoma me peshqit e vegjel do merreni Ju z. Cani?
Po padrinot e tyre ku do ti çoni? Do ti lini te livadhisin siç kane livadhisur deri me sot? Atehere ku ishim hiç gjekundi, çfare beme hiç asgje. Thjeshte ndryshuam agallaret. Hoqem te ngopurit dhe prume te pa ngopurit. Jo more zoterinje se nuk ju kemi votuar per kete gje, por per ti derguar para drejtesise ata persona qe kane abuzuar me djersen tone. Po se bete kete na paskeni genjyer.
Pas peshqve te vegjel DALIN PESHQIT E MEDHENJ!!!
Nuk u vihet GREPAVE sot krimba si karrem,por PESHK I VOGEL!!!
ATA DO NXJERRIN PADRINON!!!
PUNET E MIRA BEHEN AVASH-AVASH!!!
Logjikon gabim o njeri! Padrinon e kemi lene te shijoje pensionin e fituar me djersen e ballit qe te shohe demin e madh qe i ka shkaktuar vendit. Jemi te sigurte qe ai do pendohet thelle!
Pastaj, na bertet edhe Meta. Po u ndez ai zjarr i madh ka rrezik te digjet edhe ai ne te.
Drejtori pergjithshem tatimeve ka qene edhe deputeti qe del ne tv, Florian Mima, ne qofte se eshte vjedhur, ska si te jete bere pa firmen e tij.
Mire beni me i dennecu me emra,megjithse gjykats nuk kemi deri sa te ftohet ndonje Eulex apo gjyqtare nderkombetar,shpresoijme!!!!!
Prokuror , fletet e arrestit per ke i ruan , per ata qe vjedhin biçikleta rrugeve ?. Keta qe vjedhin miliona ç fare meritojne?.
Hajde biznes hajde , Regjistro , vidh edhe çregjistro pasi ke bere çke dashur . Po keto QKr-ra perse jane per te dhene NIPT-in qe te vjedhesh me license , dhe pasi ke vjedhur te te fshehin edhe gjurmet .Po nuk ka si te ndodhe ndryshe perderisa gjitheshka eshte teper konfidenciale , e mer vesh vetem nepunesi i QKR-se dhe hajduti (perfaqsuesi ligjor i shoqetise). E keshutu do te ndodhi kur HAJDUTET bejne ligje per veten. .
E moj sekretare, ta dish ti se kush o drejtor te Qkr-ja??
Tom Kola, kryehajdut,kyehisterik dhe cdo sen tjeter qe fillon me krye e mbaron me nje ves te lige. Akoma me duket se vazhdon te jete drejtor atje. Flini socialista flini, hec do ja u marrin kalane nga brenda. Flini flini.
Hahaha, te gjithe personat e “siperpermendur” te cilet nuk kane emer te bejne nje hap para.
Keni plotesisht te drejte Besmiri nga Luari! Degjojme per dite qe jane akuzuar, jane paditur et, etj. Por emra, sidomos te atyre te peshkaqeneve te medhenj, nuk po shohim te shkruani. Kjo nuk bie ere te mire!!
Vjedhje e bere nga Qershori deri ne Tetor 2013. A e kuptoni tani se cfare eshte bere per tete vjet!
duket mire, por ka nje por te madhe.
Me keta hajduhte, duhet vepruar jo vetem me procedim penaL. Keta trimat e hajdutllikut duhet te kthejne parate e popullit, tu sekustrohet cdo pasuri e te mos dallin nga burgu deri sa te likujdojne qindarken e fundit. ndryshe i shohim perseri ne krye te vjedhjeve te radhes.
vazhhdoni me kembengulje !
nuk e kuptoj qe tani cdo gje po thone jane ne ndekje penale,ne radhe te pare pse nuk jepen emrat apo i njollosni, dhe e dyta pse nuk i fusni direkt ne burge, mos kini merak se ne ate dere njeriu shete dhe vellan e vete dhe jo me kush i ka urdheruar.
NE BURG, NE BURG, NE BURG!
Vetem llafe dhe keta socialistet ! Po rama pse nuk prononcohet ?!!!
ku jane emrat ? shpejte emrat.e hajduteve.
Per drejtoreshen e kontrollit qe behet fjale, sp ja them emrin,po sot me fustan tye kuq, cigare ne dore po hynte te parukierja ! Po auditimin kush ja u beri ? Koleget e vet , auditues te Saliut ?? Keto jane lajme per show! Me kete shume ata sot duhet te ishin me pranga …si ata hajdutet e shtepive ne laç ! Ata sonte jane ne qeli per 500 leke te vjetra …keta sdihet ku po darkojne dhe si do jete fati i hetimeve ne vone !!
Ore po kane vjedhur keta ne burg e kane vendin. Nuk duhet te kemi meshire per hajdutet se parate tona kane vjedhur. Po per keta qe e bejne me ligj vjedhjen si tja bejme? Rama miratoi ndryshimet ne buxhet per 3 mujorin e ardhshem ku parashikohet 250 mil usd me pak. ??Po pse???? Cfare ka ndodhur qe duhet te mbledhin me pak? Kujt do ti fallen keto taksa? Ciles kompani? Kjo eshte e qarte si drita e diellit qe eshte nje vjedhje te pakten 100 miln.usd nga qeveria. Po me keta si do sillemi?
A mund te behen publike edhe kompanite si dhe administratoret e ketyre kompanive se cilet jane?Se duhet te kishte filluar arrestimi sa me pare..cfare pritet kte se kuptoj.
Jepni emra konkrete, firma, individe, pushtetare, drejtore taksash, masat qe po merren, perplasjani pprokurorise, mos humbisni kohe, apo do i lini te largohen e te shijojne eurot e vjedhura neper haremet e botes. Vazhdoni me me intensitet, nuk ka zyrtar i PD nga ish-kryeministri me sojin e tij perreth deri tek nenpunesi me i thjeshte i taksave, doganave, etj te mos kene bere miliona. Mos prisni. Beni listat dhe jepni urdher pikave te kalimit kufitar te ndalojne kete persona te dalin jashte. Kujdes me bankat se po del valute jashte. Te korruptuarit e mafiozet e PD po levizin te transferojne jashte shuma te medha parash per te evituar sekuestrimin. Sala e zhyti popullin ne mjerim dhe u la dore te lire vetem grupeve mafioze qe e mbeshtesnin ate. Populli eshte shume i lodhur nga pritja. Z. Rama e Meta, ju lutem me aktive per t’i kthyer shpresen popullit.
Kane rastin te deshmojne,leket i ka marre PD-ja e Berishes ,per fushate.
Keta kane firmosur,si partiak te besuar.