Selami Xhepa: S’mund të ketë mburojë politike për të paaftët në administratë

24 Tetor 2013, 09:10Politika TEMA

Ish- deputeti i Partisë Demokratike, Selami Xhepa, shprehet kritik ndaj mënyrës së bërjes së opozitës së deritanishme, që  sipas tij, nuk është ajo e duhura.

Duke komentuar ligjin për nëpunësin civil, Xhepa thotë për GSH: “Zyrtarët e lartë të PD-së nuk kanë pranuar se janë në bojkot, edhe pse në gjykimin tim, mënyra e bërjes së opozitës së deritanishme nuk është ajo e duhura. PD-ja duke qenë në mazhorancë, duhet të kishte kompletuar legjislacionin sekondar dhe ta bënte ligjin të zbatueshëm në afatin që vetë ligji ishte parashikuar. Përndryshe, përdorimi i argumentit mbi konsensusin politik është i pamjaftueshëm për të bërë juridikisht të zbatueshëm një ligj dhe kur ai miratohet në mënyrë konsensuale”.

Xhepa propozon se zgjidhja më e mirë do të ishte vënia e  Departamentit të Administratës Publike në kujdestari të një homologeje europiane për një periudhë të caktuar, të mjaftueshme  sa t’i jepte procesit kredibilitetin publik të munguar, teksa thekson se: “Nuk mund të ketë mburojë politike për të zëvendësuar të paaftët, të korruptuarit, joeficientët, të padobishmit, sikurse nuk mund të ketë justifikim që të zëvendësohet një i paaftë “demokrat”, me një të paaftë “socialist”.”

10 komente në “Selami Xhepa: S’mund të ketë mburojë politike për të paaftët në administratë”

  1. Çimi, shoku i Melaminit says:

    Aloooo Çimi jam…
    Nje nga ata te pakte persona qe duhet respektuar per kritikat qe ben, duke patur parasysh Partine ku ben pjese dhe kryetarin qe kane patur, edhe pse Berisha i do kritikat me hosten se ndryshe nuk i ndjen!!!
    Aloooo Çimi isha…

  2. arjanita says:

    Selamiu hyn tek njerezit qe e duan vendin e
    vet.Prandaj nuk e mbante afer Bisha.
    Uroj qe Rama te mos lejoje te behen fajet ne
    emerimet ne Administrate.
    Sepse ajo eshte ne sherbim te popullit dhe jo
    te klaneve te caktuara.

  3. Trendi says:

    O Xhepa nuk besoj se edhe Sala donte te punonte me te paafte por ja qe ata jane te lire per kete lloj sistemi. Kur rroga e nje drejtori te pergjithshem ne shtet eshte sa rroga e nje specialisti ne privat si mund te marresh nje specialist te afte ne shtet keshtuqe i bie te marresh topallet qe ngelen ne treg dhe qe kane edhe mbulese politike. Ska lidhje kjo qe thua fare…

    1. shqiptari says:

      So fucking true ?

  4. Vaso says:

    Z. Xhepa e ka “ngacmuar” paksa kete problem, dhe vetem ne kendveshtrimin e politikanit. Mbas 13 14 vitesh zbatimi te ligjit per nepunesin civil gjykoj qe politikanet duhet te vrasin mendjen per arsyet qe politikanet vazhdojne te “fusin hundet” ne administraten publike. Aq sa pa analizuar perfundimet e ligjit te meparshem miratojne nje ligj komplet te ri. Politikanet duhen ftuar te miratojne nje “projekt koncesionar” per mbareshtrimin e administrates publike (per 20 vjet) dhe te mos “fusin me hundet”.

  5. Shigjetari says:

    Respekte per qendrimin koherent te z. Selami. Te tille e kam njohur qe kur punonte si zv/drejtor i Agjensise per Nxitjen e Investimeve.

    Ndjeva keqardhje kur mesova nga media se Igli Toska ishte nje nder tre kandidatet per ne Gjykaten e Larte. Eshte pak t’a quash regres.

  6. Shigjetari says:

    Respekte per qendrimin koherent te zotit Selami Xhepa. Te tille e kam njohur qe kur punonte si zv/drejtor i Agjensise per Nxitjen e Investimeve dhe me pas. Me te tille njerez mund te behet Shqiperia qe duam.

    Nderkohe ndjeva keqardhje deri ne zhgenjim kur mesova nga media se Igli Toska,”i marre nga rruga” per t’u bere minister i Brendshem, eshte nje nder tre kandidatet per ne Gjykaten e Larte. Eshte pak t’a quash regres.

  7. JOZEFINKA TOPALLOVIÇI says:

    Po ti kishte pantallonat pa xhepa Selamiu i Xhepa-ve te shpuara nuk mund te kruhej pa u pare ne publikun shqiptar, per kete kerkon public te huaj qe ti pershtatet me mire kruajtjeve te tija dite-natore.

  8. Liridon says:

    Duhet te kemi respekt per njerzit,qe duan kombin si z,Xhepa.I pafti ka aftesi te zbatoje symbyllurasi cdo gje,si dhe te tradhetoje shefin e radhes.Ne cdo administrate shteterore pagat jane me te ulta se tek privati.Pra me nje page mesatrisht te mire dhe pak dhimbshuri per kombin,mund te ndertosh nje administrate mjaft solide.Respekt edhe nje here per punonjesit e shtetit qe kurre nuk jane angazhuar ne kurverimin e shtetit shqiptar.

  9. leon says:

    XHEPA ME KE PELQYER SI DEMOKRAT SI EKONOMIST ,,S JE BERE DEMOKRAT I BERISHES..BRAVO TE QOFTE..MOS U MERR ME PLEHRA SE POPULLI TE VLERESON NGA 100 KENDE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje