E vërteta e tmerrshme mbi haremin e Gaddafi-t

24 Tetor 2013, 12:07Politika TEMA

Nga Guy Walters

Daily Mail

 

Horrori nisi me disa prekje të lehta. Ajo ishte vajza 15- vjeçare që kishte mbajtur një buqetë me lule për 62- vjeçarin, që tani po e puthte me butësi.

Burri ishte Muammar Gaddafi, diktatori i Libisë, që kishte marrë pushtetin 35 vjet më parë. Njerëzit e quanin atë Udhëheqësi, por pjesa tjetër e botës e njihte vetëm si Kolonel Gaddafi.

Atë mëngjes të prillit 2004, Gaddafi po vizitonte një shkollë në vendlindjen e tij, në Sirte, në brigjet e Mesdheut.

Vajza ishte përzgjedhur për t’i dhënë Udhëheqësit një buqetë me lule dhe ky konsiderohej një privilegj.

Përpara se të mbërrinte Gaddafi, ajo ishte nervoze dhe dridhej. Ai e kapi për dore dhe më pas i përkëdheli kokën.

Në atë kohë ajo ishte euforike. E kishte prekur Udhëheqësi! Ishte një nder i vërtetë.

Ajo nuk ia kishte idenë se çfarë kuptimi kishte ajo përkëdhelja në kokë.

Të nesërmen pasdite mbërriti edhe makina. Vajza po punonte në sallonin e bukurisë të mamasë kur brenda u futën tre gra, të veshura me uniforma ushtarake.

Mamasë së vajzës iu tha se ajo duhet të dorëzonte një tjetër buqetë me lule tek “Baba Muammar-i” për shkak se ajo ishte prezantuar aq bukur një ditë më parë.

Pavarësisht protestave të mamasë, ato e morën vajzën dhe u larguan me shpejtësi drejt një kampi në shkretëtirë.

Aty ajo u prezantua sërish përpara Gaddafi-t, që ishte ulur në një karrige të kuqe dhe mbante në duar një telekomandë. E pa nga koka deri në këmbët dhe urdhëroi një nga gratë: “Bëjeni gati”.

Vajzën e terrorizuar e morën dhe e zhveshën. E matën dhe i morën edhe një kampion gjaku. Më pas i depiluan të gjithë trupin.

I veshën një palë tanga, një fustan të shkurtër dhe i patinuan fytyrën. Më pas e rrasën tek dhoma e Gaddafi-t.

E shokuar, ajo pa që ai ishte i zhveshur në krevat. Menjëherë tentoi që të largohej, por një nga ndihmëset femra e kapi dhe i tha që të bënte atë që i kërkohej.

U ul pranë Gaddafi-t dhe ai nisi që ta puthte. Ajo mbeti si e ngrirë dhe në një moment e shtyu.

Në atë moment u shfaq sërish ndihmësja femër.

“Kapeni këtë kurvë,” bërtiti Gaddafi. “Edukojeni dhe ma sillni sërish këtu”.

Atë mbrëmje, Gaddafi e rrahu vajzën dhe mori atë që donte.

“Nuk do e harroj kurrë atë moment,” kujton më vonë vajza. “Ai dhunoi trupin tim dhe më nguli një thikë në shpirt. Ajo thikë nuk do dalë kurrë”.

Duket si një histori e dalë nga imagjinata, por është e vërtetë.

Edhe pse nuk e dimë emrin e vërtetë të vajzës, në një libër të fuqishëm, të quajtur “Haremi i Gaddafi-t”, të shkruar nga gazetarja franceze Annick Cojean, ajo quhet thjesht Soraya.

Cojean e takoi Soraya-n në Tripoli në tetor të vitit 2011 dhe menjëherë i ra në sy bukuria e saj, ajo ngjante me aktoren Angelina Jolie.

Kur Soraya i tregoi historinë e saj, Cojean nuk e besoi fillimisht. Ajo kishte dëgjuar shumë histori të ngjashme për krimet e Gadddafi-t, por gjithmonë si dorë e dytë, jo nga viktimat.

Cojean kaloi muaj të tërë duke verifikuar historinë e saj. Ajo takoi njerëz që e kishin njohur atë në vitet e vështira, takoi edhe gra që kishin vuajtur në përvoja të ngjashme nga duart e Udhëheqësit.

Nuk ka asnjë dyshim se ajo që thotë Soraya është një e vërtetë e tmerrshme. Për thuajse shtatë vite ajo u përdhunua, u rrah, u abuzua e madje mbi të u urinua nga një person që pretendonte se ishte një nga emancipuesit më të mëdhenj në botën arabe.

Shumë nga episodet në libër janë tepër të tmerrshme për t’u treguar, por mjafton të thuhet që të bëjnë për të vjellë.

Historia e Soraya-s është tipike. Ajo ishte një nga mijëra gra e vajza të reja libiane, që u rrëmbyen nga shkollat, shtëpitë apo vendet e punës dhe u detyruan të ishin skllave seksi.

Por lideri libian nuk kufizohej vetëm tek femrat. Ai abuzonte seksualisht edhe me rojet e rinj meshkuj përpara haremit të tij.

I mbushur me kokainë, uiski, cigare dhe Viagra, Gaddafi e përdorte seksin jo vetëm si armë fizike, por edhe si armë politike për të zgjeruar pushtetin.

Gratë dhe vajzat e figurave të larta shantazhoheshin, korruptoheshin, detyroheshin të tradhtonin dhe të bënin seks.

Disa gra madje rrëmbeheshin gjatë ceremonive martesore, si një shfaqje e fuqisë.

Siç ka pranuar një nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë pas vdekjes së tiranit, ai mendonte seriozisht vetëm për seksin, pasi qeveriste, poshtëronte dhe dhunonte përmes seksit.

Në publik, Gaddafi pretendonte se kishte në zemër të drejtat e grave. Në vitin 1981 tha se kishte vendosur që të çlironte të gjitha gratë e Libisë nga shtypja.

Si shembull të këtij premtimi, ai e rrethoi veten me gra truproja.

Mesazhi ishte i qartë: nëse edhe Udhëheqësi i madh u beson femrave për sigurinë e tij, edhe meshkujt libianë duhet të ndjekin shembullin e tij dhe të trajtojnë gratë si të barabarta.

Megjithatë, truprojat e tij nuk ishin vetëm vitrina. Shumica e tyre ishin rrëmbyer dhe përdhunuar nga Gaddafi.

Vetë Soraya në disa raste kishte shërbyer si një nga rojet e Gaddafi-t.

Mabrouka Sherif, që kujdesej për të gjetur virgjëreshat për Gadedafi-n, kishte arritur që të kapte një post të rëndësishëm në shtet.

Kur regjimi i tij ra dhe ai u vra në tetor të vitit 2011, Libia dhe bota nuk e kishte mendjen që të shihte krimet që kishte bërë ai ndaj femrave.

Për shkak të stigmës, shumë pak femra flisnin hapur për atë që u kishte ndodhur.

Një prej tyre thotë: “Do vrisja veten nëse burri ose fëmijët do mësonin për atë që më ka ndodhur”.

Ashtu si Soraya, ka shumë në çdo qytet të Libisë.

Një prej tyre quhet Leila dhe ishte po ashtu nxënëse shkolle kur u përdhunua nga Gaddafi.

Herën e parë, kur u përdhunua, ajo humbi ndjenjat.

Kur erdhi në vete, Gaddafi ishte duke punuar në tavolinë.

“Ka për të të pëlqyer më vonë,” i tha duke qeshur. Ai e përdhunoi atë për tre vite me radhë.

Një tjetër grua, Houda, thotë se asaj i kishin bërë shantazh që të flinte me Gaddafi-n pasi vëllai i saj ishte arrestuar nga regjimi i tij.

Udhëheqësi e goditi, e kafshoi dhe e përdhunoi në zyrë. Më pas e la të mbyllur pa bukë e ujë për dy ditë.

Sot, Soraya dhe të tjera gra që kanë mbijetuar, po përpiqen që të ndërtojnë jetën e tyre.

Soryara, që është akoma 20 e ca vjeçe, thotë se ka trupin e një plake.

Ajo pi deri në 60 cigare në ditë, një zakon që i ka mbetur nga Gadafi dhe nuk mund të integrohet plotësisht në shoqëri.

Edhe pse abuzuesi i saj ka vdekur, dhimbja që ka injektuar ai në gratë e këtij vendi nuk do të zhduket.

33 komente në “E vërteta e tmerrshme mbi haremin e Gaddafi-t”

  1. robin says:

    paska qene kurvari i keq ky gadafi,prandaj i doli shpirti si qen pleshta ketij.

    1. Dritan Hoxha says:

      FUND ME TE QELBUR NUK MUND TE BEHEJ PER GADAFIN (SHIKO VIDEON)

      http://goo.gl/mSIO54

      P.S. PO KY DADAFI YNE QE NUK PO NA LE REHAT AS NE OPOZITE, CIU CIU CERR?

    2. tiger says:

      Kushdo qe ka dhene nje ndihmese per rrezimin e regjimit te ketij monstre arab, duhet te ndihet krenar

    1. Rexhepi says:

      Dhe ju po e besoni kete,mos mor vella se je shqipetar dhe hyn ne gjynah!Analizo vetem pak popullin e tij se me qfar te ardhura per frym ka jetuar!..Lexo pak me shum per popullin nen udheheqjen e tij.Ate e rrezoi mirsija e tij ndaj qdo kujt dhe!.

      1. Skura says:

        Ik or idiot, e paska vrare miresia e tij. Ai ishte nje kriminel i semure dhe pati fat qe mori nje plumb ne koke se ate duhet ta kishin perdhunuar deri ne vdekje per ato qe ka bere. Na tregon per te ardhurat per fryme…shikoji libianet si jane si jevgj dhe me keq madje. ik futi trurit nje reset se paska ik per lesh.

  2. mandi says:

    Une mendoj qe Usa te pergjoje gjithe boten dhe ti zhduke keta perverse.Duhette jemi te lumtur qe jetojme ne Europe.

  3. edlira says:

    thone qe e ka kapur dhe lulzim bashen kur ka qene per vizite ke gedafi ne libi

    1. Tarrasi says:

      Nuk quehet e kapur Luli e beri me qejf.

      1. Pilo Lala says:

        Edhe Luli duket pak si i trembur….
        Ta kete nga Gaddafi thua?

    2. anton says:

      Edlira e ke gabim jo e ka kapur,por Luli e admiron ate pune jo per gje po kursi dhe stazhin kot nuk e beri dhe e perfeksionoi ne hollande lulzimi i pede-se ..

  4. juliano says:

    KJO ESHTE E VERTETE,PSE HARROJNE TE THONE EDHE PER SADAM HYSEIN TE NJEJTA KRIME NDAJ FEMRAVE KA BERE,PO KESHTU JANE ATA RRACE E QELBUR PRAKTIKOJNE MORALIN PERMENDIN ALLAHUN DHE PERDHUNOJNE E JANE SADISTET ME TE MEDHENJ TE KESAJ TOKE,MORALI ESHTE QE POPULLI TI SHTYP KOKEN ME KEMBE KUJDO TIRANIE SADISTE TE KETYRE PERMASAVE.

    1. vlora says:

      Edhe ai Klintoni po keshtu si keta, ja dha ta mbaje shkopin Monikes …. hahaha, te gjithe derrat nje fytyre kane dhe te gjithe burrat njelloj mendojne per ate gjene …

  5. elinor says:

    Ky e paska pase shume te lehte ate lloj vdekjeje qe mori!

  6. bullshit says:

    ky ka bere me pak sec ka bere bill clinton me shoke, por ceshtja eshte se cia mbulon te tera pislleqet qe bejne politikanet dhe biznesmenet e fuqishem ne amerike, kurse gadafit jo qe nuk ja mbulojne por ja stermadhojne ja bejne qimen tra sic thot populli,

    propagande e ndyre me standarte te dyfishta

    1. elinor says:

      Komenti i bullshitit fiks….bullshit!

    2. Wendy-B says:

      Kot se ke vene kte nick, ta ka ndi zemra…
      Klintoni si shpirt, dhe ti bjeri sexofonit , ka lezet. Po te dhimset Gadaf krimineli ty?????

      1. WEB says:

        Hehe ,WENDY-B,nuk i dhimbset gadaffi ,i dhimbset bashkefetari i tij ,pune vellazerie islamike

  7. Rexhepi says:

    Ne leter mund te shkruhet gjithqka .Gazetaret duket se po e humbin terenin,prandaj merren me shkrime te paverteta.Ju lutem analizoni vetem kete:Burrshtetas me renome nderkombetare,i pranuar nge e gjith bota si njeri i mir fetar dhe ambicioz,familjar dhe human ,pasuri te mjaftueshme per vete dhe popullin ,trim dhe diplomat etj etj,si ka ndjenja ai te merret me keso punë?! pyes shkruesin e artikullit,mos ja futni kotizmit te pakten shqipetar jeni!.
    Rrezimi i tij eshte diku tjeter,parat e dhena borxh politikajve te tjer boteror , duke mos pas mundesi tia kthejn e quan ne ranjen e tij,populli i tij e di kete ndersa ata qe e rrezuan do tju kujtohet nji dit se qka kan bere ,ndoshta pas 20-30-50 viteve por von do te jet ateher!.

    1. vlora says:

      Xhepo ja fut kot … qe s’ka qene burre i mire te gjithe e dine e ndonjehere te pranojne edhe nga halli…. fetar nuk mendoj se ka bere hatane kur ka qene me i vogel duke vrare e prere edhe te pafajshem (mendo vetem aeroplanet), ambicioz po jam dakort, familjar se di po qe ka mendu me i lone pasuri familjes po, pasuri ka patur diplomat me nder teje “lesh” … Po ti merre si te duash …

      1. elinor says:

        Foli dhe Rregjepi!

    2. lupi says:

      o rexheo o katnar qe nga emri dukesh c far inteligjence ke no koment ARABI HESAPI SI GJITHOMN SADAMI,benin si mysliman t ndershem e t sjellshem e ishinfetar gjoja po knej s pysnin as per kuran as per moral e ti o rexhep myslimani normalqe do mbrosh origjinen tende arabojevgj edhe sikur t jen kriminela e tpa moralshem po ish mysliman arabturk per ju jan gjithmon t mir

    3. tik says:

      Të paska pëlqy të jesh roje i Gaddafit.

  8. MACOKU ME CIZME says:

    EDHE TONIN E BLERTE SHOKUN E EDIT E KA MARRE PER NJE XHIRO ME AVIONIN PRIVAT KY ROBI QE IKU PER LESH ME 2011!

  9. Zig Zag Man says:

    Ka qelbesira si Rexhepi i mesiperm, nrm qe do kete edhe monstra si ghedaffi!

  10. kuriozi says:

    Gadafi vdiq i ngulur ne hu …, s’e di a arriti te thoshte ne i pelqente. Respekt viktimave te diktaturave, te pakten respekt

  11. lani says:

    Po te shohesh me kiujdes kete dhe fotot e tjera te Gaddafit, duket nje ngjashmeri ne mimiken dhe menyren e pozimit te Sales – fytyre fudulle, stil ‘payboy’, i duket vetja fotozhenik….

  12. dritani says:

    Prandaj ia shqyen bythen kur e gjeten si mi ne kanal.
    Ia shqyen me pistoleten e tij prej floriri.

  13. piskuriqi says:

    Po me shqyptaret e semaforit si i ka pase marredheniet ky njeri

  14. SHQIPTARE DHE KRENARE says:

    Bashkekombas a nuk dolen fjale se Enverit I benin nderrim gjaku me gjake te porsalindurve the se ishte pederaste e ku ta di une cdolen
    Po ashtu me shtepine e verdhe te dik martit po per te shitur librat njerezit sajojne gjithcka edhe pse gjidhmone kam qene I mendimit se gadafi, ben ali, sadami apo alsadi kane qene njerez te keq per perendimin sepse nuk pranonin pazare dhe tregeti me vendet perendimore

  15. Rexhep Kosova says:

    Vlen per komentuesit:
    Ju qe komentuat ne pjeset e komentit tim te derguar me emrin Rexhep ju perxhigjem me sa vijon te gjithve(Skura;Vlora:Luri dhe Zig Zag Man)se ju jeni plot me ngarkes urrejtje dhe primitivizem.Une nuk quditem se e di qe deri sa nuk e rrzoi Sala komunizmin ju nuk e keni dit se ku eshte Kosova e lere me se ku eshte Libia.Prandaj merreni pak ma me seriozitet komentin qe e beni sepse shifet se jeni disi edhe jasht kodeksit moral por si duket ate ndoshta e keni edhe trashigim e qe nuk largohet leht.
    E dhimbshme eshte humbja e jetve te pafajshme(Lokerbi)por nuk jemi ne qe ta fajsom ,ka gjykata nderkombetare per kete pune.
    Merrni komentet ma me kulture se nuk e vlen antikomenti per komentet e juaja ma tutje.

  16. salah says:

    Shtrirë propagandë kundër Gadafit

  17. diktator qeflli i marre deri ne sadizem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje