INTERVISTA/ Gjinushi: Berisha e la vendin mbushur me piramida, si më ’97-ën

24 Tetor 2013, 10:26Politika TEMA

Kryetari i Partisë Socialdemokrate flet në emisionin “Prizëm” në Albanian Screen

PSD ishte dhe është anëtare e koalicionit fitues të zgjedhjeve. Ju po prisni ende ndarjen e “tortës” së pushtetit?

Kjo ndarja e tortës është koncept i papranueshëm që hyn në ato lojërat mediatike që ndarja e pushtetit midis të mëdhenjve quhet sakrificë dhe përgjegjësi, kurse po të ndash me partitë me dimension më të vogël, quhet ndarje torte. Ky është skandal sepse në radhë të parë është barazia para ligjit, para votës sot që duhet trajtuar njëlloj.

Keni qenë gjithnjë kritik ndaj LSI. Po sot që ajo është në qeveri, si e vlerësoni?

Ne me LSI-në, ashtu si me PD-në, gjithmonë kritikat i kemi pasur për çështje parimore, disa gjëra që ne s’i pranojmë dhe kemi të drejtë t’i themi publikisht. Këtu nuk ka thjesht probleme ndërpartiake, fiksime apo personale, por janë probleme parimore. PSD ka qenë që të zbatohet mandati, veçanërisht partiak dhe jo individual. Ky është parimi nr.1 i demokracisë. Por të ndryshosh mandatin elektoral që të nesërmen është e papranueshme për PSD-në. Nuk e bëmë në 2007-ën apo 2011-ën, sepse dhe ne kemi pasur problemet tona me PS-në. Kjo ka qenë diferenca me LSI-në, se s’jemi pajtuar që të ligjërojmë veprimin e 2009-ës. Qeverisja 2009- 2013 është qeverisja PD-LSI dhe përgjegjësia është e përbashkët, dhe pse kanë qenë 4 vite qeverisje skandaloze, si nga ana korruptive deri te dështimi për marrjen e  statusit kandidat për BE. E nisi me 12 rekomandime, e mbylli me 12 rekomandime të paplotësuara dhe gjërat janë vetëm përkeqësuar. Kushtetuesja mbeti 3 vjet pa mandat, edhe sot dekretet e presidentit të Republikës, Bamir Topit, janë pa votuar. Janë plotësuar pjesërisht dekretet, por asnjëri i plotë. 

Sipas mendimit tuaj, si po qeveris aleanca PS-LSI?

Është ende shpejt për të vlerësuar ecurinë e një qeverisjeje, por siç thonë “dielli duket që kur lind”. Disa iniciativa janë kapur drejt. Kontrolli mbi territorin ka anë pozitive, por jo vetëm me “do kthejmë legjitimitetin duke prishur”, por duke e kthyer atë, duke ndërtuar atë që prishim me studimet e mirëpërcaktuara, duke i kthyer zonat turistike në zona të vërteta turistike. Do doja të kishte gjëra më konkrete për Vlorën, Golemin, Durrësin, Sarandën, Pogradecin, epiqendrat e turizmit shqiptar. Prishja është një hap, por rikthimi duhet bërë me perspektivë, me studime reale, studime pa klientelizëm. Vetëm kështu nxiten investitorët, biznesi. Sa i takon borxheve ndaj biznesit, është një borxh që duhet shlyer sa më parë, që të rikthehet besimi te biznesi. Sepse është krijuar një situatë kolapsi, situatë borxhi, ku borxhi mbulon borxhin apo thellon borxhin. Qeveria duhet të shpallë edhe disa prioritete të tjera që ende nuk i kemi dëgjuar të thuhen. Duhen mbyllur rrugë që duhet t’i kishte mbyllur Sali Berisha me kohë dhe që ka hedhur para për t’i mbaruar që në 2009-n. Shqipëria duhet t’i ketë rrugët nacionale të mbyllura brenda vitit. Qeveria e majtë bëri gjysmat e rrugëve kryesore, këtij i ngelën gjysma tjetër dhe për 8 vjet nuk i bëri, dhe pse kishte 5-fishin e financimeve. Por të gjitha duhen përfunduar sepse lidhen me të gjithë zhvillimin e biznesit dhe me turizmin. 

Në fakt gjatë 8 viteve të qeverisjes së djathtë, kantieret e rrugëve i gjeje në të gjithë territorin. Qeveria Berisha në radhë të parë krenohet se pati përparësi rrugët dhe investoi për ndërtimin e tyre…

Unë e njoh arsimin, dhe kur nxënësit e një shkolle të mesme dalin më të dobëtit në një shkollë të lartë publike dhe drejtori i shkollës thotë që mësuan gjithë ato gjërat që s’i dinin në 4 vjet gjimnaz, ky nuk është justifikim. Sepse dhe shkolla më e dobët u mëson fëmijëve, por jo të mburren që erdhën 14 e dolën 18 vjeç nga shkolla. Dhe këtë e quan meritë të tijën. Askush nuk duhet të mburret me “ç’bëri”, por të jepet llogari çfarë duhet të bënte dhe sa ka bërë, sa ka kushtuar dhe çfarë cilësie dhe kohën që ka shpenzuar. Po ta shohësh në këtë raport, rrugët janë dështimi më i madh, ku nuk është mbyllur rruga deri në Vlorë, as në Fier, Tepelenë, as në Korçë, as Rruga e Kombit nuk është mbaruar. Krahasuar me rrugën e Kosovës dhe me ato të  BE, Rruga e Kombit është jashtë çdo lloj standardi. Kalon vetëm standardin e parë, çmimin. Është prishur rruga për Lezhë. Me fondet e 2009-ës duhet të ishin mbyllur rrugët nacionale. Duhen të ishin rrugë pa gropa, që nuk përmbyten. Kjo është e vërteta, jo nihilizëm. Bëhen krahasime të dukshme, si në lirinë e medias, korrupsioni, gjërat janë bërë mbrapsht. Qeveria aktuale ka shansin që t’i mbyllë të gjitha këto. Dhe pse PD ka lënë borxhe, si në 97-ën me piramida. KESH, nafta, borxhi publik, borxhi ndaj biznesit, janë piramida që i ka në detyrim shteti. Sot ka optimizëm dhe qeveria duhet të shfaqet optimiste. 

Ka zëra që thonë se qeveria është duke vepruar në kufijtë mes ligjit dhe jo ligjit, aty-këtu në mënyrë autoritare dhe jo duke respektuar ligjet e vendit. Përmenden aksionet apo planet për të vendosur kontrollin mbi territorin, emërimet ne postet e larta shtetërore … Ju si mendoni?

Po, është fjala për debatin për ligjin për administratën publike. Ky është debat bosh. Është tregues i qartë se nuk janë plotësuar 12 rekomandimet e BE-së, sepse ky ligj është votuar në çastet e fundit dhe BE nuk kërkonte ligjin, por zbatimin e tij. Është kërkuar që administrata publike të funksionojë në bazë të ligjit, sepse ligji i vitit ‘99 është i mjaftueshëm për të ngritur një administratë publike. Qeveria që iku e ka shkelur këtë në mbi 2 mijë raste, të dëmtuarit kanë fituar mbi 1 mijë e ca gjyqe. BE kërkon produktin, jo se me çfarë ligji e bën. Ligji i votuar me konsensus bëhet efektiv pas 6 muajsh, duhen bërë aktet nënligjore dhe ato janë 25 sepse çdo nen kërkon akt nënligjor dhe këto akte bëhen efektive brenda 6 muajsh. Deputeti, që kur voton ligjin, duhet të dijë se kush është akti, se sa fuqi ka lënë ky akt, sa shtigje ka lënë. Se shtegu nuk duhet të jetë i tillë sa “bishti të dalë më i rëndë se sqepari”. Këtu ka dy deformime të mëdha sa tregon seriozitetin e atyre që ikën. Por kjo është mungesë serioziteti ose është bërë me qëllim, dhe kjo tregon se sa janë zbatuar rekomandimet e BE. 

Keni qenë një ndër njerëzit më kritikë dhe kundërshtarët më të ashpër të ish-kryeministrit Berisha për pothuaj dy dekada. Çfarë mendoni për rolin e tij sot në PD?

PD është ende e kontrolluar 100% nga Sali Berisha. Edhe mënyra e zëvendësimit të tij u bë si kjo loja e aktit normativ. Konkurrimi nuk qe i hapur, por u caktuan dy, u bë si tender me ftesë, dhe jo tender i hapur. Dhe ky mandat brenda partisë sikur u vodh, sepse kishte konkurrencë të deformuar. Që këtu tregohet se mbartet e njëjta filozofi, sepse duhet të kishte distancime. Deformimi më i madh i Berishës ka qenë mosrespektimi i votës së lirë, qoftë të qytetarëve, qoftë të partisë, dhe ai që e zëvendëson vjen pikërisht me këto të dyja deformime, sepse vjedhja e Tiranës është një deformim publik i votës, është mandat i vjedhur. Kjo tregon se këto deformime, këto politika të gabuara, që e kanë çuar Shqipërinë deri këtu, dhe mbartës ka qenë Sali Berisha, këto janë ende të trashëguara në PD. Shqipëria në 2005 ka qenë 2-3 vjet para për anëtarësimin në BE para Serbisë dhe Malit të Zi, tani është 2-3 vjet mbrapa, ky është krahasimi. Ky është dështim, që e merr Shqipërinë në MSA dhe e lë në MSA, pa marrë as status. Vizat ishin një gjest politiko- juridik i Europës që këtë Ballkan më mirë më viza të kontrollueshme se sa me klandestinitet. Por ajo që është rezultantja lufta kundër korrupsionit, mirëqenie, liria e medias etj, që ishin për të arritur statusin, nuk janë bërë. Ke bërë mbrapa, ke mbetur i fundit. NATO nuk është arritje e kësaj qeverie. Ajo është realizuar një ditë pas Gërdecit dhe NATO ishte e paracaktuar që në 2003, ku Moisiu ka firmosur “Adriatik 3” si ish- president. NATO ka hyrë në Shqipëri pa hyrë Shqipëria në NATO dhe kjo është arritje e ‘99-ës që u çlirua Kosova. Ky proces nuk u ndal dot.

22 komente në “INTERVISTA/ Gjinushi: Berisha e la vendin mbushur me piramida, si më ’97-ën”

  1. tavo says:

    Berisha e la piramide prap po ksaj rradhe la dhe kalin e trojes Ilir Meta qe po merr gjsymen e pushtetit. Gjasme po qeveris Rama po gjysmen e ka ne dore Iliri. Madje LSI ka me shume emerime se Rama spo ve socialiste ne pune. Keq do shkoje kjo pune.

    1. piktor part time says:

      Si gjithmone i sakte profesori! Eshte turp qe profesor si ju nuk degjohen me shume nga megallomani edi ram meta.

  2. robin says:

    me ne fund e nxorre kaptinen o gjinush.po ku ishe mo?,sje pare qe prej 4 muajsh.mos valle del tani per te kerkuar nje post drejtorie?.ato harroi se i kan zere cupekat e njoma.

  3. arjanita says:

    O Gjinush edhe ti ke qene ne aleance me Bishen ne vitet ’92-’94.
    Si “parti intelektualesh” si Pango & Co.
    Bisha s’e ka lene vendin plot me piramida.E ka hedhur ne humnere..
    Nga e cila e nxjetrin ve¢ te rinjte e perkushtuar ne pune dhe te
    ndetshem.Ti nuk ke lidhje me ta.Dihet.

    1. devolli says:

      Kush te rinj Ilir Meta apo Lefter Koka? Haxhinasto apo Spartak Braho apo Panariti? Edhe Edi Rama eshte 50 e ca vjec. Jeni degjeneruar fare ju freshistet Ilir Meten po e mbani me kimet kurse keta te tjeret sduhet as te flasin tani. Pa pushoni se akoma skeni zbardhur 21 janarin jeni bere si fatosat e enverit.

    2. fakti says:

      Ne vitin 92 Edi Rama e quante Partine Socialiste banjo publike. Ne vitin 92 Rama donte te futej ne PD e ka thene vete. Pastaj donte partine KISS me Spartak Ngjelen. Kurset tek Partia Socialiste nuk vajti fare. Prandaj mos fol si injorant. Po dhe 8 vjet Saliun ne pushtet Rama e mbajti. tani po mban Liken qe e quant m..t pas kepuce, parti shpk, hajdut me ze e me figure, qe manipulonte gjyqtaret, e te tjera si keto. Aaah po. u vrane edhe 4 njerez per Liken. Po nuk ishte ne vitin 92 para 20 vjetesh po shum shum afer. Mos fol per histori se rilindasit nuk takohen ne lalez me Nard Koken ne mes te nates.

    3. @arjamitra says:

      Arjamitra dashur, ne gjithe boten profesor te nderuar si gjinushi dhe ca te tjere jane te mirepritur i luten per te dhene kontribute ne qeveri dhe shoqeri. Freshista me bikini si ty,qe e kane hallin te dalin bukur ne facebook,nuk kane lidhje me shtet berje me shume se ckane me pornografin! Injoranca juaj eshte arsyeja e pse ky vend as nuk eshte bere dhe as nuk do behet

  4. pelivan says:

    O Robin! Po cte duhet qe vjen ketej majtas?! Ketej s’ka gje per te ngrene,Te majtet kane vetem kazanin e bakerrt, qe u ka lene saliu dhe ai do kohe te mbushet… Ik me mire andej nga ishe,medemek,andej nga dhe te hedhin nje dore jonxhe e keshtu mballcitesh gjithe diten…. lere Gjinushin,se eshte turp t’i japesh ti keshilla, ok? ok,thuaj…

  5. o gjinush te fala nga ilir meta…

  6. laraska says:

    Epo ne 97 ta kishe futur ne burg more maskara. Asgje ste pengonte mor pusht Si sot e mbaj mend si erdhi populli deri ne Fier, kishte per te kapur Berishen ne Tirane e do e benin shembull ne mbare Europen, dhe doli Nano krimineli bashke me ty, Rexhep Mejdanin, e plerat e tjera si soji juaj edhe e ndaluat popullin. Ju i dhate garancine popullit se do vinit drejtesi por e amnistuat kriminelin. Pastaj na e sollet prape ne pushtet ne 2005 ti Nano e grupi juaj. Fajet e tua dhe te Nanos nuk kane te sosur po ishalla ju dalshit aty ku ju dhemb me shume. Pse se ndalove mor pusht piramidat ose ti raportoje? a nuk ishe ne qeveri me Berishen? Keni bere filma gjithe keto vite me popullin por bashke keni qene qe ne diten e pare. Kurre mos pafshin hajer femijet tuaj. Lafshin ata harramet tuaja meqe ju u plaket. Kriminela te pameshirshem. Je nje nder miqt me te ngushte te Ramiz Alise. Ti ka dhene ai udhezimet shume mire ty, Nanos, Berishes.

    1. aneti says:

      Ilir meta e mmajti kryminister saliun 4 vjet dhe tani eshte aleati krysor i Rames. Pse i harron kto ti po flet 20 vjet para. Ja tshofim a do e fusi ne burg rama per 21 janarin. Hahahhha

      1. laraska says:

        @aneti – E para punes, nuk e kuptoj si mund te qeshesh kur kujton vrasjen e 4 qytetareve te pafajshem. E dyta, secili mban fajet e pergjegjesite e veta: Meta te vetat, Berisha te vetat, Nano te vetat, Imami te vetat, Mediu te vetat, Basha te vetat. Gjinushi te vetat e keshtu me radhe. Nuk akuzon njeri Nanon per rrugen e kombit, sic nuk akuzon njeri Bashes per amnistine e 97. Gjinushi mban fajet e permendura me lart se ka qene pjese e atij grupi te ndyre te dirigjuar nga Ramizi qe kane bere loj te dyfishte ne kurriz te vendit, edhe pse ky eshte treguar me i zgjuar e ka qene gjithnje si fantazem prape kuintave. Madje madje, ai, Nano etj mbajne pergjegjesi per ligjerimin e mosllogaridhenies e mosndeshkimit te qeveritarve kriminel e hajdut. Nese ata sdo kishin PRERE NE BESE POPULLIN e do i kishin dhene denim e merituar Berishes, Meta e shok qe ne ate kohe ishin politikane cilimi do kishin pare me syte e tyre ci ndodh nje qeveritari qe shkel ligjin dhe sdo guxonin te benin as dhe nje gje nga ato qe kane bere me vone. Por Nano-Gjinushi-etj vune nje precedent te tmerrshem qe mund te vjedhes, vrasesh e presesh e askush ste ben gje…Keshtu qe terthorazi mban pergjegjesi morale per keta palaco te rinj qe kane lindur. Hajt pra shendet, po te lej ne delirin e kenaqesise kur kujton vrasjen e 4 shqiptareve.

    2. tani says:

      Ca flet ti laskar? Ku ka njeri te thote qe gjinushi nuk e ka goditur saliun? Te gjith e dim se saliun e la fatosi ne politik ashtu si i la dhe pushtetin ne 2005. Ti duhet te jesh ndonje nga ata spiunat e lsi qe bertisni poshte saliu dhe pastaj beni qeveri me te pastaj shani edin dhe prap beni qeveri. Shko gjej ndonje justifikim tjeter per te share se sa per ato qe ke shkruajtur vetem nje k..r si puna jote mund ti besoj.

      1. laraska says:

        @tani – I dashur Tani, nuk e di nese je futur sot per here te pare te komentosh ne TemA sepse te ka djegur personalisht komenti ndaj Gjinushit…po te jesh i rregullt ne kete forum duhet ta dish qe laraska ka qene nje nga komentuesit me te rende ndaj Metes, por dhe ndaj Rames kur beri paktin me Meten, prandaj replika jote per te zhvleresuar komentin tim me larte se jam me LSI-in me vjen keq por spi uje fare. Madje po te duash mund te te jap dhe link te gazetes tema ku laraska e ben m…. Meten e Ramen me vone kur ben paktin. Do tregohet laraska e duruar dhe do ti kerkoj ato, edhe te ti tregoj ty. Mjafton te thuash.

        Sa per mikun e Ramizit, Skender Gjinushi, qe ne 2005 kur Nano dorezoi pushtetin, ose me sakte dhuroi pushtetin te Berisha, ky me lart ishte zv/kryeminister dhe ka qene nje nder kokat e te majtes. Prandaj dhe fare gisht ne ato qe kane ndodhur nuk eshte se ska. Tani dashur, Ramizi leshoi gjithe miqt e tij te zenin vend neper partite politike per te gjenyer popullin dhe boten se Shqiperia kaloj ne pluralizem, por ne fat thejsht u krijua nje monopol politik ku here here dalin hapur, here jo, disa politikne me shume disa jo. Gjinushi-Berisha-Ceka-Nano-Imami-etj uzurpuan politiken shqiptare edhe hidheshin sa majtas-djathtas edhe mendonin se kur nderronin kahun mjafton kush shante e bertiste me shume kunder tjetrin edhe ja hodhen. Gjinushi eshte nje nder pergjegjesit qe falen Berishen ne 97 dhe ja dhuruan pushtetin ne 2005. Kjo eshte e verteta. Do ja degjojme krismen dhe ketij pas disa vitesh sic po ja degjojme Ramizit. Prandaj po ta them, ky ndoshta sdo jete gjalle se u plak, por rencin mbi femijet e tij gjynafet ndaj popullit qe i ka dashur e repsektuar. Intelektualet e vertet dhe shqiptaret e ndershem e atdhetar do i percjellin e kujtojne keta me neveri ne jet te jeteve.

  7. Fanolist says:

    Le te rithekesojme disa qendrime te liderir te PSD Z. S. Gjinushi si:
    -Distancimi dhe dalia nga kualicioni i PSD me PD, me rastin e fushates histerike te S.Berishes per referendumin famekeq te kushtetutes.
    – pasojat- u be diversioni, u perca PSD, ndenji Starova ne pushtet(koal.)
    -Nuk pranoi marifetet e K/m Nano i cili nuk mori votebesimin ne kuvend per disa ministra, Nanua vazhdoi te qeveris me zv.ministra; Z.Gjinushi nuk qe dakort doli nga kualicioni.
    -pasojat- u be diversion, u perca PSD, doli P DS.
    Ne kete menyre Z.Gjinushi u anatemua e u sulmua e vazhdon, nga berishistet e nanoistet.
    Me thoni cili lider tjeter partie i eshte kundervene ketyre dy te mallkuareve sa Z.Gjinushi ?

    1. turi says:

      Te heq kapelen fanolist. I ke thene gjerat sakt dhe paster. Po ky vend nuk do dhe nuk meriton burra shteti,por do tanga dhe kantiere leshi,do te vjedhi me kove si saliu dhe iliri,do te lyej me boj gjera qe po shkaterohen si edi rama.

  8. LORA says:

    “Laraska” keni ne cdo fjale te drejte.
    Gjinushi kur eshte ne pushtet eshte nje zgjyre si brekedhjeri i historise; kur nuk ka pushtet na thote ato dhembje qe i kemi ne asht,sikur te na i kete zbuluar mnedjelliu Gjinush.Ky kujton se njerzit mund te harrojne qe dr.mortjen e ricikluan nano-kurvat (ku natyrisht Gjinushi eshte nga me te spikaturit) si precedentin me te favorshem qe ata t’i binin me top pasurive e parase publike,ne tete vjetet e qeverisjes se tyre.
    Gjinushi duhet te jete i qarte qe verdikti i 23 qershorit eshte nje vendimarrje historike te shumices se shqiptareve per ta mbyllur perfundimisht faqen e e kobshme te historise shqiptare te 23 vjetve te fundit dhe per t’i dhene perfundimisht shqelmin aktoreve kryesosre qe tallen bythen me shqiptaret dhe Shqiperine dhe mbushen ne menyre marramendese hipoteken e tyre.Padyshim qe Gjinushi eshte nga me kryesoret,nder keta aktore,me ate particken e tij. Pershendetje “laraska”.

    1. ngjala says:

      Bukeshkalet si ju nuk kane as tagrin e as cipen e nevojshme per te folur per politiken apo shtetin. Ju k.rvat e freshit nuk i perkisni as te majtes dhe as te djathtes,mjafton te shohim ilirin me monen qe dolen nga freshi. Si te tille ju nuk mund te gjykoni as 8 vjet qeverisje te ps dhe as gjinushin i cili eshte nga te vetmit qe ka bere shtet kur ishte kryetar kuvendi. Mire jua ka thene njeri me lart,ju beni vetem per filma porno

  9. robin says:

    o PELIVONA!un sjam as djthtas dhe as majtas,dhe as nuk dua ta dij per keta pseudokomunistet e majte ok!dhe persa perket jonxhes,them te hedhin nje deng ty,qe ta hash dhe ripertypesh sepse ti je ushtari i gjinushit dhe shoke.ndrsa une i kam ber naften me koh ketyre!dhe sa per keshilla i jap une dhe 99.9% epopullit shqiptare etj tipi,qe mos tia shohim me bojezen neper media.ok!

  10. Saimir says:

    Me piramide filluat, me piramida vazhdoni, komuniste te ndyre.

  11. Asdreni says:

    Doli prape ky ministri i Enver Hoxhes?

    1. tunder says:

      Sa koment i sgjuar: cdo me then? Kush ka ber politik ne koh te henverit duhet ti vejme nje vul!?!?! Ater mos vlersojme gjith njerzite qe kan jetuar ne kohen e komunismit! Mos thuni budalliqe.. Velrsoni njerzit per ate qe bejne e jo per vendi ku kan lindur o punuar.
      Gjinushi gjithmon ka menduar per te miren e shqipries! Ku ta gjiente shqipria te kishte pasur 100 politikan si GJINUSHI ne kohen e henverit edhe tani!!!!

      Shqipria ka politikanet qe meriton! Shumiza votone pa tru.. edhe duke menduar vetze per lulishten e ture edhe ate resultet do keni edhe ne parlament!

      Me falni per shqipen po kame jetuar ter jeten jashtetit edhe skam ber as edhe nje klas ne shqiperie… Shuqur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje