Fushata elektorale/ PD deklaron 900 mijë dollarë më pak shpenzime se PS

24 Tetor 2013, 10:48Politika TEMA

Partia Demokratike në zgjedhjet e 23 qershorit ka shpenzuar një total prej 96.610.377 lekësh ose rreth 960 mijë dollarë për organizimin e fushatës elektorale.

Sipas raportit të auditimit të financave të partisë më të madhe të së djathtës, kjo forcë politike rezulton në borxh me dy media, pasi nuk i ka shlyer ende faturat për hapësirën publicitare që ka realizuar.

Në total, PD ka si detyrim rreth 7.069.530 lekë, ose rreth 70 mijë dollarë, ndërsa pjesa tjetër e shpenzimeve sipas ekspertit kontabël është paguar për shërbimet e marra gjatë fushatës dhe kjo vlerë arrin në shifrën e 89.5440.847 lekëve ose 895 mijë dollarë.

Partia Demokratike në raportin e saj nuk ka paraqitur emrat e donatorëve, të cilët kanë dhuruar mbi 100 mijë lekë secili.

Ekspertja kontabël, Tatjana Filto, e kontaktuar nga “Panorama” deklaroi se i ka dorëzuar listat e donatorëve bashkë me raportin në KQZ, por në kopjen e siguruar nga gazeta nuk figurojnë emrat e personave që kanë dhuruar para për fushatën e PD-së.

PD në zgjedhjet e qershorit ka marrë financim nga buxheti i shtetit rreth 25.688.615 lekë ose 183 mijë euro.

PD, tashmë në opozitë, sipas raportit të auditit, ka në llogarinë bankare rreth 1.997.854 lekë ose rreth 14 mijë euro, ndërsa ka fituar nga interesat bankarë vetëm 5.966 lekë.

Sipas raportit të auditit, Partia Demokratike ka shpenzuar për fushatë elektorale sa gjysma e shpenzimeve të Partisë Socialiste. PD për këto zgjedhje ka shpenzuar rreth 96.610.377 lekë ose 960 mijë dollarë, kurse Partia Socialiste ka shpenzuar 187.183.915 lekë ose 1.87 milion dollarë.

12 komente në “Fushata elektorale/ PD deklaron 900 mijë dollarë më pak shpenzime se PS”

  1. baca says:

    PD-ja ka haut perdorimin per Fushat te Malines shteterore elikopterit shteteror,dhe Podesten qe i vetem i Kingston mbi 1,2 mil.$ DOLLAR.

  2. moni says:

    Nuk me habit qe PD ka harxhuar me pak se PS… ka harxhu qeveria per fushate sa gjithe partite bashke.

  3. Ramy says:

    Prandaj shamikuqet u ekscituan nga 10 mij lekshat e Ilir Koke- Edushkes, kjo ishte arsyja pse blegeronin pas tyre

    1. anton says:

      ramy po cja fut kot edhe ti,ate 10 mijeleksh ti e mer trefish duke pastruar nevojtoret ne shqup selia e vjedhur per partine e bajraktareve ku bon pjese edhe ti more skuth serb,tani tu eshte shtuar volumi tani ke me shume hale per te lare e per te lepire ti ramy pune te mbare edhe hap syte andej nga punon se mos ta shklyejne marmiden nga pas ujqerit,mere dhe ben chiganon te te jape ndonje dore apo ndonje te rrapatur se nje soje e sorollop jeni…

    2. armand says:

      Fole ti pionieri i PD-se.Je bere merak se ne arken e partise kane mbetur vetem 14 mije euro?
      Mos e çaj shume menderen se per torten,14 mije euro,dalin e teprojne.Kete vit s’do ta gatuajme te sheshi i Skenderbeut por do ta bejme ne nje nga ato rruget europiane te Kamzes te vena ne dispozicion nga vete doktori i shkencave me emrin Xhelal.

  4. Kendveshtrim tjeter says:

    Te gjitha faturat fiktive,per shpenzimet ne shtet,jane perdorur nga qeveria e Berishes,per fushaten elektorale.
    Ata qe jane paditur pe ribursimin e TVSH,duhet t’ju vije goja dhe mendja per te denancuar hajdutet e vertet.

  5. Anda says:

    Pra vetem nga dy oartite e medha jane harxhuar per zgjedhje 2,830,00$. E mondoni sa do kishte perfituar vertet Shqiperia sikur keto para te ishin investuar drejt??!!!
    Asnjehere nuk ka ndodhur te kontrollohen parate qe marin partite per zgjedhje.Asnje nga partite nuk eshte e interesuar qe kjo te ndodhe, sado qe te gjithe cirren per transparence e lufte atikorrupsion.
    Me kaq para ishin rregulluar spitalet e shkollat, por ne fakt jane harxhur per te sjelle ne pushtet njeren apo tjetren pale…

  6. Çimi, shoku i Melaminit says:

    Aloooo Çimi jam…
    Normale qe kane qene me pak, se ato qe ishin plus, kaluan te shpenzimet e shtetit, kontroll vartesve, puneve, edhe diate biles per lodhjen dhe distancen e larget nga Tirana, etj etj.
    Po te pakten moren ate qe duhet te merrnin nga zgjedhjet. KASTRAVECIN!!!
    Aloooo Çimi jam…

  7. Anda says:

    Pra vetem nga dy partite e medha jane harxhuar per fushate afersisht 3 milion dollare.
    E mendoni sa do te kishte perfituar realisht vendi yne, nese keto para do te ishin investuar drejt??!!
    Asnjehere nuk ka ndodhur qe te kontrollohen parate qe marrin partite per zgjedhje. Asnjeres nga partiteve nuk i intereson, pavaresisht se mburren per transparence apo per lufte antikorrupsion.
    Me kaq para do ishin rregulluar spitalet dhe shkollat, ndoshta dhe nje pallat per romet, por jane perdorur thjesht per te sjelle ne pushtet njeren apo tjetern pale…

  8. miri says:

    po akoma i besoni ketyre legenave

  9. ajax says:

    ha ha ha ha po pse nuki nxjerrin emrat si keta te PS-se ?
    ha ha ha ha ha ha
    sa lek paskan patur edhe keta
    lexoni listene e plote tek dielli.al
    http://dielli.al/lajme.php?id=13709&k=71

  10. arjanita says:

    A ka ndonje budallallek tjeter.
    Me kete nuk qesh dot.
    Sinqerisht jane shume legena.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje