Miratohet me 79 vota pro akti normativ për ndryshimin e buxhetit

24 Tetor 2013, 21:41Politika TEMA

Kuvendi miratoi pas një seance të gjatë debati edhe aktin normativ për ndryshimin e buxhetit të këtij viti.

Akti normativ me fuqinë e ligjit u miratua me 79 vota pro dhe 42 kundër.

Në relacionin që shoqëron aktin normativ se synohet përshtatja e buxhetit 2013 me përbërjen e qeverisë dhe reflektimi i disa emergjencave të programit të saj.

Me këtë akt normativ, qeveria parashikon shkurtimin me rreth 16.2 miliardë lekë të shpenzimeve, nga të cilat 10.2 miliardë lekë janë shpenzimet korrente dhe 6 miliardë lekë shpenzimet kapitale, të njohura ndryshe si investimet.

Me rritjen e re, borxhi publik i vendit prek nivelin e 68% të PBB-së, pa përfshirë këtu detyrimet e pashlyera ndaj biznesit, që e çojnë këtë tregues në mbi 73%.

Në emër të grupit socialist, në fund të seancës foli ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj.

“Ky akt normativ është hapi i parë i përgjegjshëm për të rregulluar ato që bëri qeveria që iku, qeveria që litarin e ka lënë jashtë. Bëni opozitën, por para 40 ditësh komandonit Shqipërinë, kur edhe shqiptarët ua kishin hequr këtë të drejtë.

40 mijë tonë fasule, pilaf i keni ngrënë ju dhe vini këtu e talleni. Ju duhet të vini këtu dhe të thoshit që po i kemi fshehur shifrat, borxhin. Në vitin 2010, rritja ekonomike ishte 3.8 jo 6.6. Në vitin 2011, rritja reale është 3.1, në vitin 2012, rritja reale është 1.6, në vitin 2013 rritja reale është 1.0 për qind,” tha Ahmetaj.

Kurse në emër të demokratëve foli ish- ministri i Financave, Ridvan Bode.

“Ju kërkojmë me lutje ju deputetëve socialistë mos e votoni këtë akt. Shikojeni dhe ju me kriticizëm sepse ky akt e çon huamarrjen këtë vit në 730 milionë dollarë vetëm për këtë vit. Në 8 muaj huamarrja ishte 308 milion dollarë, ndërsa në 4 muaj në 400 milionë dollarë.

Ne nuk pajtohemi me faktin se paret merren borxh për shqiptarët, brezat e ardhshëm, jo për tu lënë, shkolla, spitale, rrugë, por për të bërë shpenzime. Kryeministri gënjeu këtu kur tha se duam të marrim borxh për paga, pensione, apo për të rimbursuar ilaçet. Nuk ka rritje në fondin e pagave, por ka ulje. Nuk ka rritje fondi i pensionistëve, por pakësohet fondi me 330 milionë lekë. Nuk ka rritje për ilaçet, rimbursimin e tyre, por ulet me 107 milionë lekë. Nuk ka rritje për pagesën e papunësisë, por do të shkurtohet me 200 milionë”./ep

4 komente në “Miratohet me 79 vota pro akti normativ për ndryshimin e buxhetit”

  1. nini says:

    E ndogja kete parlament me thene te drejten eshte fatkeqesia jon Saliu ,Zhozefina , Bregu,Bode ,Strazmiri , a kan llogjike ?! do te benin mire te mos shkonin fare ne parlament .

  2. german says:

    Po vjen dimri, ne dere toket varferia…

  3. XHEMIL says:

    MARRJA E KETIJ BORXHI NGA QEVERIA SIGURISHT I JEP PAK FRYMARRJE ASAJ. POR NUK MUND TE DALE VENDI NGA VARFERIA QE E FUTI QEVERIA E SALI BERISHES DUKE MARRE BORXHE.
    RIMEKEMBJA E EKONOMISE SONE (NUK JAM EKONOMIST)DO TE KRYEHET NE RAST SE;
    1.DO TE HAPEN VENDE TE REJA TE PUNES DHE SHTIMI I PRODHIMIT.
    2.LUFTE TE PA MESHIRSHME NDAJ KUJDO DHE CILIT DO QE DO TE ABUZOJE ME DETYREN E MARRE.
    3.LUFTE NDA KORRUPSIONIT DHE TE KORRUPTUAREVE.
    4.VENDOSJA NE KRYE TE DETYRAVE JO PERSONA TA PAFTE DHE TE LIDHUR ME POLITIKANE TE NDRYSHEM POR NJEREZ TE NDERGJEGJSHEM E TE NDERSHEM QE JU DHIMSET PUNA DHE POPULLI I TYRE.
    5.HEQJA DORE NGA NEPOTIZMI I CILI PO SHFAQET NE KETO DITET E SOTME KU PO BEHET NDRRIMI I PUSHTETEVE DHE, VENDOSJA E NJEREZVE TE PA AFTE NE PUNE.

  4. Jetnor Dushi - Bosoton says:

    Ju Lumte RILINDJA;
    Tani, me 84 vota (+ ndonje tjeter)
    Dergoni bacen atje ku e ka vendin!

    http://bit.ly/1aGKCQp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje