Eskortë 24-orëshe për drejtoreshën e Lojërave të Fatit

25 Tetor 2013, 16:08Politika TEMA

Mbledhja e sotme e qeverisë është fokusuar në problematikat e lojërave të fatit dhe kumarit nga ku kryeministri ka kërkuar tolerancë zero.

Burime pranë qeverisë i thanë Top Channel se një prej vendimeve të marra lidhet me sigurisë fizike të Drejtoreshës së Njësisë së Mbikëqyrjes të Lojërave të Fatit, Luneda Sufali.

Me kërkesë të kryeministrit Rama, Luneda Sufalit i vihet në dispozicion një eskortë policore gjatë 24 orëve.

Për këtë, vendimi i Këshillit të Ministrave thotë se kjo eskortë do të organizohet nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Një masë e tillë sigurie ndërmerret për t’i ofruar zonjës Sufali të gjithë mbrojtjen e nevojshme në përmbushjen e detyrës së saj dhe parandaluar çdo kanosje apo rrezik të mundshëm.

Krahas Drejtoreshës së Tatimeve dhe Doganave, Luneda Sufali ishte një emërim surprizë i Kryeministrit Rama.

Ajo u prezantua në këtë detyrë më 2 tetor 2013. Aksioni policor në sekuestrimin e lojërave të fatit dhe nisja një auditimi të thellë praktikave të mëparshme të kësaj drejtorie, e kanë vendosur drejtoren Sufali në qendër të vëmendjes së njerëzve të përfshirë në këtë biznes prej miliona dollarësh.

Intensiteti i veprimeve të qeverisë dhe deklarim i kryeministrit Rama se “kjo është një industri kriminale, e cila ka lulëzuar falë mbështetjes politike nën hundën e policisë që heton krimin ekonomik”, nuk ka lënë vend për asnjë neglizhencë në sigurinë e drejtoreshës Sufali./TCH

36 komente në “Eskortë 24-orëshe për drejtoreshën e Lojërave të Fatit”

  1. reni says:

    Po ben nje pune te mrekullueshme kjo goca.

    Hallall, po tregon se e ke merituar postin!

    1. Shpresart Memia says:

      Vec nji burr e kryn ma smiri kyt detyr te vshtir!
      Burrat e vertet numrohna me gishtat e dors.
      http://goo.gl/PMPC94

      1. Oscar says:

        HA HA HA O SHPRESARTI (TUNXHI) ?

      2. Tiku says:

        “Hekri i PeDe”– O sa kam qesh me ket pseudonim..

        Po tatuazhet qe i keni ven ne gjoks?? hahhahahaha

        1. OLSI BB says:

          Loqe e ngrefur tatuazh ne gjoksin e Hekrit te PD,

          HA HA HA HA HA HA HA HA HA

      3. paemer says:

        Mos e klikoni ket linkun se ky merr para per cdo klikim.

        1. Marin Grazhdani EU says:

          O i paemer
          Na e trego edhe ne si bohen keto para se s’po shofim gjo ktu.

        2. YLBER DHAMO says:

          Po te ishe aq i zgjut ti,
          e kishe vu nji emer o
          i paemer ?
          Forca Shpresart mbyte aty Edin!

      4. Gerond Bisha says:

        @ Shpresart Shprestunxhi,
        Ik mor klluf ku e ke vendin, ke 55
        Ktu flitet shqip!

  2. PO cfare behet keshtu ne Shqiperi
    Ka burra ketu do thoshte KAPEDANI ?
    Vetem gra drejtuese, meshkujt pa pune atshme skane as lloto
    do fillojne te rrafin grate perseri kur kthehen nga puna
    http://dielli.al/lajme.php?id=11890&k=71
    Ate te kaluarin e hoqen, te shohim sa do rezistoje kjo

    1. kunji says:

      kur kthehen nga kafeneja e ke fjalen?

      1. po pra se te kishin pune do i kishin duart e zena ?

  3. anonim says:

    Po normal sepse pasi vrane pardje biznesmenin e lojerave te fatit, i cili vete ishte “i forte” dhe mik i afert me Ministrin e Rendit, tani Rama e ndjen se ku ka futur hundet. Sidomos menyren e gabuar (show mediatik) ne te cilen e futi hunden. Ligji ishte, problemi ishte moszbatimi i ligjit dhe jo shpikje te reja ligjore. Por si gjithmone ne jemi idiote dhe Rama eshte i zgjuar. Le ta mase bythen me realitetin se deri dje e maste me marrezite e Berishes.

    1. sky says:

      ca lidhje ka kjo qe thua?

      1. anonim says:

        Lidhja eshte tek frika ore zoteri. Nuk eshte i sigurte me qe mbrron dot te tijet! Dhe kjo vetem pas 1 muaji ne pushtet… Dhe sidomos kur nuk ka bythe te arrestoje fajtoret e vertete. Te gjithe e dine rolin e Shkelzenit tek lojerat e fatit apo te Bodes tek TVSH. Le te merret me lloqe Edi e le te shpike ndonje menyre per te bllokuar faqen e bet365 apo betwin.

  4. Tani says:

    Po ik o shoku anonim… Ishin te pa ligjshem e pike. Se ne qe paguajme taksa cfare jemi…? Keta trima perse nuk folen kur ju moren makinat e kazinove. Po kane paguar taksat le ti nxjerinetrat,nuk po ju bie njeri ne qafe kot. Po nuk kane paguar te rine si muti e te paguajne gjobat e te shkojne ne gjykate te tregojne si eshte e verteta.

    1. anonim says:

      Mos fol kot me paragjykime se ke te pakten 4 firma qe paguajne taksa te rregullta. Ashtu sic ndodhi me bastet qe ngelen hapur sepse nuk kishin probleme me letrat.

      Qe ka probleme plot me lojerat e fatit kjo eshte e qarte. Por qe edhe menyra e zgjedhur nga qeveria e re per ta trajtuar ishte thjesht populiste eshte e qarte.

      Mjafton te bejne kontrolle te rregullta dhe te kapin fajtoret. E te mos pranojne rrushfete. Sepse tere historia ketu permblidhet.

  5. Idriz Gjembi says:

    Fillim i shkelqyer…

  6. Leo says:

    Nuk qellon rrufeja ne H… Nuk ka faj Luneda por Edvini pa roje lerini

  7. Elio says:

    Suksese kesaj Çupës

  8. kukasitirona says:

    Llac shoku kovi llac

  9. frenklin says:

    skish burra qe ta benin kete pune por duhen cupelina e mjaftit

  10. E verteta says:

    Hallall ksaj goces, po gabim qe i keni nxjerre foton ketu.
    Mafia e kumarit eshte e eger.

  11. patrioti says:

    perse duhet drejtoresha
    6000 police si trapa vinin verdall
    lojrat u bllokuan
    edhe drejtoria duhet te shperbehet
    sikur i hoqi kjo goca
    te ishte per kete 100 vjet ymer kishte
    po si erdhi puna burrecet lepurushet saimir tahiiri dhe krimineli rama do te mbuloj gjurmet tu thot
    boseve te droges dhe krimit dhe sponsoreve te socialisteve
    se e keni nga kjo goca
    si themi dot asaj
    cfare ka ne dore kjo goca
    celsat e kashtes
    me mire ti hedh dhe te rrij rehat se lufta nuk ka filluar
    tani krimi po shef ku do dali ky profesori i bijaxhinjeve
    pastaj fillon gara

    1. Be-X says:

      o patroit paske shkare!!!
      mos valle te kane marre dhe ty ndonje loje fati?

  12. albania eagle says:

    Qe Edi ka bere mire me lojerat e fatit kjo as qe vihet ne diskutim.

    Uroj te mos kete diferencime ne gjobat e sekuestrimet ndaj tyre.Duhet guxim vertet I madh te perballesh me bosat e tyre qe kane inkriminuar edhe structura te shtetit ose ne rastin me te keq I kane frikesuar.

    Pronaret e lojerave te fatit ndertuan nje perandori te tere ne Las Vegas mqse shteti s`mund dhe s`donte ti ndalonte (pronaret e ture financonin dhe financojne edne fushatat presidenciale) ateher e keqja me e vogel eshte ti lejonte dhe ti taxonte.

    Kurse ne Shqiperi kazinote I shpetojne edhe taxave te shtetit.Nqse ky guxim I qeverise Rama do shtrihej edhe ne luften ndaj droges (Lazaratit) si dhe ne cuarjen me gjyq te fajtoreve (drejtore,deputete,ministra,kryeminstra,presidente dhe shofere) qe katandisen ne Zero financat publike dhe investimet atehe mund te mendojme se kemi SHTET.

  13. sh-p says:

    Ku ka burra sot or taj.

  14. sh-p says:

    Ne Itali mbas ores 20 nuk ke asnje pik bastesh hap,pritna zot me met per nje ndeshje je djeg se nuk ke ku me e mbrojt.Ndersa kompanit e huja ne interrnet ne territorin e italis jan tana te mbylluna 365 etj.

  15. Sulejmani i Madherishem says:

    Tani do ngelesh pa martuar , 24 ore e suverjuar dhe e shoqeruar ,te oakten veri syrin ndonje polici special

  16. europe says:

    Pyesni pak ne Lezhe per kete cupken.

  17. Kosova says:

    Lojrat e fatit,alkoholi dhe Duhani duhet te jene monopol i shtetit.
    Parat nga keto duhet te perdoren per te miren publike.
    Nuk do te mafia dhe shteti do ta kontroloj ma mire kriminalitetin….

  18. Danny says:

    Kjo drejtorja qenka shume

  19. demokrat says:

    Shqiptaret duhet ti largohen kumarit, ose shkolle ose profesion, eshte per tu pershendetur kjo nisme e Kryeministrit shqiptar, nuk mund te kete edhe ves edhe perparim ekonomik. Te gjitha lojerat e fatit duhet te grumbullohen ne maje te Korabit, kush te doje te luaj, e lire kripa ne Durres po te ha qiraja rruges. Nuk ka te fituar, vecse te humbur ne kete aktivitet.Cdo fshati qe ka nje makine kumari, do ti kisha cuar nje lope. fshatari shqiptar duhet te mesoje te beje varietete djathi, jo te leje parate e vicit ne kumar.

  20. gaz says:

    luneda ariste sefali .sot e ke ekskorten dhe te mbrojne por mos haro se neser do te ta heqin dhe at’here s’ka kush te mbroje madje as vete I shkreti edi rama sdo dije ku te futet mundet me perfundue si kadafi I mjere-qe kur kishte fuqi perdhunoi sa deshi madje edhe burat si vete edi por kur ra nga kali e shkaperderdhen me gjithsesj.ndaj kujdes luneda dardha e ka bishtin mbrapa dhe koha mund te kthehet ne ‘mjere’ ti plus edi e iliri.

  21. Llapi says:

    Poooo kur bene sex kjo sexi-girk-i, edhe aty do te jet nen mbikqyrje? Vertet eshte qesharak ky piktori i miletit! Ne Kosove thuhet: ,,Ai qe flen me thmi qohet i lagur,,! Ah po keq ka mu lage ky popull fisnik nga keta njerez jo fisnik!!

  22. arjanita says:

    Lojrat e fatit apo me sakte KUMARI duhet te hiqen
    me ligj.Ata jane burim kriminaliteti.
    Ne rastin me te mire per ta duhet te jene te grupuara
    dhe minimalizht 10 km larg qendrave urbane.
    Dhe gjobat per ¢do makine te parregjistruar te
    jete mbyllja e aktivitetit.
    Qe veprimet e deritanishme te mos mbesin ne
    stadin e show-t televiziv.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje