Ish- zëdhënësi i Blair rekomandon strategjinë elektorale të Ramës për laburistët

26 Tetor 2013, 18:05Politika TEMA

Zëdhënësi i ish-kryeministrit britanik Tony Blair, në një intervistë për gazetën britanike “The Guardian”, i sugjeron  liderit laburist, Ed Miliband, që të ndjekë shembullin e Edi Ramës gjatë fushatës zgjedhore.

“Udhëheqësi i laburistëve mund të përdorë videoklipet për t’u përballur me komentet mosbesuese”, thotë ish- drejtori i komunikimit në Nr.10, Alastair Campbell.

Ai duhet të marrë rrezikun parasysh dhe të ndjekë shembullin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili u ballafaqua me kritikat kokë më kokë, duke dhënë shpjegime me anë të videove për komentet skeptike që mund të jepen gjatë fjalimeve.

Campbell, i cili pritet të luajë një rol të rëndësishëm në fushatën e zgjedhjeve të përgjithshme, thotë se videot e realizuara rezultuan të suksesshme për Ramën, i cili fitoi zgjedhjet parlamentare në krye të një koalicioni të qendrës së majtë.

Guardian thekson faktin se Campbell ka vepruar si një këshilltar strategjik për median pranë Ramës, i cili kohët e fundit ka punësuar ish- kryeministrin Tony Blair për ta këshilluar Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Tani ka ardhur koha që një prej vendeve më të mbyllura të Evropës ish-komuniste, të ofrojë disa këshilla politike për Britaninë”, citon The Guardian, Alastair Campbell.

5 komente në “Ish- zëdhënësi i Blair rekomandon strategjinë elektorale të Ramës për laburistët”

  1. tani97 says:

    O koqe por Miliband nuk ka Sale hajdutin perballe…

  2. galaktika says:

    Ky ia fut kot se videoklipet ma te mira i kishte PD e megjithate shqiptaret votuan jo per Edin, por kunder monstres Berisha.

  3. neutral says:

    Po e beni shume trashe propaganden, Mero. kujdes se keshtu bere edhe ne kohen e Sales dhe, me shume i prishe pune se sa i ndreqe.

  4. lom deliu says:

    Ai perpara duhet te gjej Ilir meten anglez pastaj te bej rekomandime, Mjafte po e lavderoni Edvini lereni te filloj punen se keshtu si e kan nisur po vjen plaku I vitiri me thesin bosh

  5. liqeni says:

    Pagesa e keshilltareve ka filluar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje