Braçe: Do të japin llogari ata që zbrazën arkën e shtetit. Mungojnë 230 milion USD

26 Tetor 2013, 20:23Politika TEMA

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, drejtues i Komisionit të Ekonomisë në Kuvend, thotë për A1Report se në buxhetin e shtetit mungojnë 230 milionë dollarë.

Ai ai thotë se do të japin llogari ata që e zbrazën arkën e shtetit.

“Nga 230 milionë dollarë që mungojnë, 206 milionë dollarë i janë mohuar buxhetit vetëm në 4 muajt e tranzicionit. Përgjegjshmëria duhej të ishte më e madhe e atyre që dolën humbës në zgjedhje. Ngritën traun e doganës, janë përfshirë në veprimtari kriminale, të gjithë ata që kanë pasur biznese.

Kur mungojnë 200 milionë dollarë, duhet që të gjenden përgjegjësit, në të gjitha nivelet e qeverisjes së vendit, për shkak të paligjshmërisë në ushtrimin e detyrës. Janë para që mungojnë në buxhetin e shtetit. Jo vetëm që skema është fryrë me 6 mijë persona vetëm gjatë fushatës zgjedhore, por shteti nuk u është përgjigjur atyre që janë vërtetë invalidë.

Përgjegjësia duhet të nisë që nga ish-kryeministri i vendit, që në sallën e Kuvendit vetëm një gjë nuk bëri, të jepte llogari se pse mungojnë 200 milionë dollarë në buxhet,” tha Braçe.

“Nuk u dha përgjigje për rimbursimin e TVSH-së, sepse deri më tani ka dalë vetëm një skemë, ajo e kompanive kineze.

Pasi dolën të humbur, ata u munduan të bëjnë nga një dorë para. Bode gjatë gjithë kësaj kohe ka refuzuar që të ballafaqohet. Ka një rënie shumë të fortë ekonomie gjatë tremujorit të dytë, 1.1% ishte rritja ekonomike.

Sa herë që ka pasur fushata në këtë vend, muajt e fundit të vitit kanë qenë me të ardhura më të larta se muajt e parë. Ne kemi shkurtuar 160 milionë dollarë shpenzime me aktin normativ. Kemi prekur edhe shkurtime në shpenzimet publike dhe këto janë para grantesh që nuk janë gjendje në Shqipëri,” vijoi deputeti i PS.

Braçe sqaroi edhe çështjen e borxhit.

“Vetëm 24 miliardë lekë do merren borxh. Ne nuk kemi krijuar borxh të ri, por kemi marrë përsipër për të paguar borxhet e krijuara gjatë 9 muajve të parë të vitit. Do paguajmë, pagat, shpenzimet, borxhet e energjisë, ato të ujit, të gjitha ato borxhe që ata që ikën nuk i kanë paguar.

Fondi rezervë ishte zero. Dhe ky është krim pasi të lësh në muajin e 9 të qeverisjes të lësh arkën bosh që në muajin shtator, sigurisht që është krim. Të përdorësh fondin rezervë për investime të panevojshme është krim. Të lësh zero ushqim në rezervën e shtetit, zero karburant, sigurisht që është krim. Kanë prekur jo vetëm fondin rezervë dhe kontigjencën, por edhe rezervën e shtetit,” tha Braçe./ep

42 komente në “Braçe: Do të japin llogari ata që zbrazën arkën e shtetit. Mungojnë 230 milion USD”

  1. Genti says:

    Futja kot Erjon, sekretari i pergj i bodes Dorian Teliti, nje hajdut ordiner klientelist qe boshatisi buxhetin e shtetit, e ke duke pire birra me drejtorin e kabinetit te Shkelqim Canit, spiro brumbulli. Pse nuk kallzohet ne prokurori teliti, apo i kan mbyll pazaret dhe me te rinjte dhe pazarciun e ri. Kete sqaro Erjon Brace

    1. Po si gjithmone te tere do perlyhen heret a vone
      Ky tjetri thote edhe rama e boshatisi baskine
      Po leket ky shkojne?
      http://dielli.al/lajme.php?id=14752&k=2

    2. andi says:

      Mos u merzit, sa te tregojne kush i mori paret e kush urdheroi e te gjithe nje nga nje do i shikosh mbas hekurave. Punet e mira dale kadale. Mishi piqet e Helli nuk digjet. Sali Krimineli do hyje i pari sapo auditi te perfundoje punen.

  2. ari says:

    o brace na rruafsh leshte prap si pune qenit ti gam gam, kur paskan vjedhur kaq shum futi ne burk ju e keni pushtetin tani.

  3. antonio says:

    Mbushni DOSJET GJYQESORE SA ME PARE DHE NISINI NE GJYKATE!!!
    DETYRA NR.1 E QEVERISE ESHTE TE FAKTOJE KRIMET E BERA DHE TE VERE GISHTIN HAJDUTEVE!!!
    NE BURG QENERT E ZGJEBOSUR!!!
    Prej andej le te kerkojne INTERPELANCE ME KRYEMINISTRIN!!!

  4. albani says:

    Vetem Brace duket e ka kuptuar si qeveriset, kta te tjeret akoma jan në opozite më duket, nuk e kan kuptu qe duhet te qeverisin

  5. uragan says:

    ..po hë, kur do të japin llogari??????!!!!!!

  6. veterani says:

    Brace leri llafet te vazhdojne pregatitja e dosjeve dhe ne populli i duam ne banken e te akuzuarve te gjithe shkelsit e ligjit, vrasesit, hajdutet,te konfiskohen te gjitha pasurite e pa ligjshme.

  7. sofra says:

    Zjarri i braches u mungon shume gazetareve!!!

    POR…
    si gjithmone ne Shqiperi ka nje problem, EMRAT e autoreve.
    Ndaj BRACHE eshte i lutur (se infon e ka) qe te na hape syte me listen e karburanteve qe vidhnin miletin, pastaj me kte listen qe vodhen kte shumen e madhe e kshu me rradhe sa here qe zbulon ndonje gje…

    PS- BRACHE! s’ka nevoje te besh deklarate publike per emrat, thjesht logohu ne forum me emer koti dhe ILUMINONA!!!

  8. argita says:

    mos u friksoni ,beni padi ne gjyq,duhet patjeter te shohim se si denohen abuzuesit. nuk e din kur sali berisha do te denohet qfar duhet te bej tjeter.ai bile po ju akuzon.

  9. argita says:

    o braqe dergomi mua ca fakte te dokumentuara dhe bej une denoncimin .me sa po shohim ju nuk keni b….nga kush e kerkoni denimin e hajduteve.

  10. Majlo says:

    o filloni levizni dhe cojini pas hekurave dhe hidhjani celsin ne det qe te mos dalin me kurre,ose kete gje do ta bejme me ju qe llomotitni sa per te na ngritur nervat dhe asgje tjeter!Populli pret drejtesi ne cdo cep zyre te drejtuar nga hajdutet e PD-se dhe kujtdo qofshin!Tung

  11. erjon brace says:

    une dhe edi duam qe ti fusim ne burg sa me shpejt por na pegon ilir florir kraba na thot mos i denoni ata te pedes se pasaj me nzjerin gjera te tjera qe nuk i di mileti qe dhe une kam ber kerdin se ishte koha e vjedhjeve prandaj vollem sa na dolen na syt prandaj iliri i fatosit na iken na kualicjoni ,prandaj do ta lem dhe kete her ajdutat qe vollen popullin vetem do bejm xhurem sikur do i denojm po do i lem dhe keteradh te lir

  12. lena says:

    Jo me llafe por me vepra zoti Brace se llafet I mere era mundesisht gjera konkrete dhe persona konkrete .E dime qe arka eshte boshe por kushe I mori dhe ku jane leket kete te gjejne ata qe paguhen per kete pune dhe bejne bilancet .

  13. kedi says:

    ore juve te PS….deri dje qe ishit ne opozite ju jepja te drejte qe nuk kishit mundesi qe ti fusnit ne burg ata qe kane vjellur popullin….por ama tani lerini deklaratat “boshe” sepse duam VEPRA…..kush ka abuzuar ne BURG dhe konfikim PASURIE

  14. ilir says:

    BRACIA ESHTE SI MIU QE DO TE HAJ MACOKUN;AKOMA SE PASKA KUPTUAR BRACIA QE ESHTE VETEM MIU DHE JO MACOKU ;MACOK JA BERISHA DHE RAMA:

  15. Kol Tivari says:

    Por asht nje pengese e madhe. Prokurorine,Gjyqsorin,ILKD-ne.KLSH-ne dhe KLD-ne i ka ne dore Sakati i Sali Kurves.A nuk shkuan ne prokurori dhe gjykate vrasesit e 21 Janarit??? Kush i denoi??? Por PS nuk e ka ne dore drejtesine,sepse ate e blindoi Sali Kurva,per tu mbrojte nga gjykimi per krime e korrupsion. Shoqeria civile dhe vete populli duhet te kerkoje largimin e presidentit qe mbron krimin e pengon reformat me armen e tije te drejtesise. Le te protestojne para gjykatave te korruptuara shoqeria civile dhe populli. Ne fillim 100,pastaj 1000 e kur te sqarohet masa e ndergjegjeshme do jemi ma shume. Mos kini frike se Gardes vrastare i kemi heq dhambet Qeveria ka mundesi te zbuloje e denoncoje krimet,kurse prokuroria e Saliut do “Hetoje”.Brace po denoncon. Ai asht ne rregull.

  16. gjeramadhi says:

    o z,Brace o malul na merzite me dallavere do ti futish ne burg apo jo ,mos te degjoj me ne parlament te flasesh pa futur Salen e kpompanine birruceeeeeee

    1. Rajub says:

      Z Brace ben denoncimin por per ti fut ne burg nuk i fut Bracia se eshte prokuroria dhe gjykatat qe e bejne kete gje,Bracia e ben detyren e vet denoncon vjedhesit dhe abuzuesit,prokuroria dhe gjykatat nuk bejne detyren e tyre pasi vazhdojne te jene nen kontrollin e presidentit pra te klikes qe sapo shkoi,prandaj nje gje ta kemi te qarte ne popull i varfer Shqipetar se pa heqyr presidentin, pa bere reforme ne prokurori dhe gjykata, kjo gjendje terhiq e mos keput keshtu do te vazhdoje .Kjo qeveri e re duket ne rruge te drejte,duhet ta mbeshtesim por edhe ta ndihmojme jo vetem te presim se cdo te bejne se edhe keta duan ndihme,

  17. al says:

    Boll me llafe se na cmendet.Jemi milion perqind te bindur se ata kan vjedhur, prandaj moret dhe votat.Tani duam numura dosjesh penale, per te gjithe te inkriminuarit duke filluar nga njeshi.

  18. opinionisti says:

    BRACE vazhdo detyren se qeni qe leh i ka oret e shkurtra.

  19. Bazarhesap says:

    Thjesht dua tu them se dosja per te shkuar ne prokurori duhet te jete shume e forte,qe edhe sikur disa nga akuzat te bien te tjerat te qendrojne pra duhet kohe qe nje dosje te pergatitet dhe me e rendsishmja duhet te mbaroj investigimi.
    Se po te shkosh ne prokurori cdo dite me nga nje akuze behesh boze dhe mbi te gjitha per cdo akuze do kerkohen shuma te medha monetare(parate e taksa paguesve) dhe gjyakatesit do refuzojne te hapin ceshtje penale sa here del nje gje e re me pak fjale gjerat e mira marin kohe ose i duruari i fituari,si ai cuni gjat nga Tirona ? .
    p.s komenti im nuk eshte per kete artikull por ne pergjithsi…….

  20. Leo says:

    Veçse nxjerrja e krimineleve përpara drejtësisë mund ti japi Rilindje këtij vendi !

  21. Aron says:

    Brace, te lutem degjome!
    Po ju kujtoj edhe njehere keshillen e pavdekshme te Don Kishotit qe i dha Sanco Pances, kur ky i fundit u prokllamua Gubernator i Xhabaries:
    ‘Perpiqu Sanco vellai te nxjerresh sa me pak urdheresa, por po i nxore, perpiqu per ti vene ne jete, sepse do te thone te qeverisurit, qe Gubernatorit ja pati takati ti nxjerr, por nuk ja pati ti vere ne zbatim’.
    Tani, Ju i nderuar Zoteri, vertete nuk jeni ne gjendje te kuptoni demin qe i sillni mazhorances, duke folur dhe kerkuar prej saj me teper nga sa i mban takati? Jo vetem kaq, por si eshte e mundur te mos kuptoni, qe te korruptuarit e qeverise qe shkoj, ate kerkojne, qe ti te kerkosh ashtu sic di vetem ti, me sa me shume zhurme e buje,dicka qe nuk varet prej qeverise, por prej organeve te pavarura nga ajo?
    Zoteri, nuk jeni ne opozite dhe te kerkoni te vleresoheni nga ato qe thoni. Jeni ne pushtet dhe do te vleresoheni nga ato qe beni. Ndaj lerini llafet dhe uluni dhe punoni pa zhurme e buje.
    Pa u zgjatur, eshte mire t’ju kujtoj, Zoteri, se duke uleritur pambarimisht dhe per cdo gje, jeni kthyer si nje makine e kohes se Xhejms Vatit, qe bente me shume zhurme se ecte perpara. Kur makinat e kohes se sotme nuk bejne aspak zhurme, por ecin me shpejtesi te jashtezakonshme. Tek e fundit ke nje shembull ku duhet te mesosh: ke vene re si Ilir Meta, kopil i kopilave, sillet me Berishen? E le te flas pambarimisht, sepse e di mire, qe demi me i madh qe mund ti besh PD eshte te lesh Berishen te flas pambarimisht. Edhe Berisha mund te kete ndonje te drejte ne ato qe thote, por me qendrmin e tij bene qe ajo te mos identifikohet fare dhe te humbase ne vorbullen e marrezive qe ai nxjerr ne menyre te pambarimte.

  22. TANI says:

    Lerini llafet DREJTESI TANI ..BURG PER HAJDUTET!

  23. Liridon says:

    Zonja Kliton e ka thene troc ligjevenesve tane,se niveli i korropsionit po ve ne rrezik ekzistencen e Shqiperise.Kusuret e korrupsioni zyrtar po i mban ne kurriz sovrani.Kjo ishte arsyeja qe koalicioni i udhehequr nga PS u vutua ne mase.Nga thellesia dhe gjeresia e luftes qe duhet ti beni ketij fenomeni teper te rrezikshem qe ka kaplluar vendin tone ne cdo fushe te jetes,do te varet shume edhe mbeshtetjen qe do te merrni nga populli.Edhe ata qe kane votuar per PD jane mbeshtetesit T’uaj ne kete lufte.Gjyqi i tyre duhet te behet publik e te transmetohet direk ne TV.Denimi i shoqeruar me faturen financiare,si dhe te ndalohen per dy breza te punojne ne administraten publike.Lista e tyre te shpallet ne publik qe edhe kukesiani apo sarandioti ta marre vesh kush jane gjakprishurit.Kete po pret nga qeveria populli dhe miqte tane natyrale.Fjalet “do te”,po behen te bezdishme per sovranin.Zbatimi i kesaj detyre duhet ti besohet vetem personave te besuar te PS,te cileve duhet ti jepet e drejta per te hapur cdo leter te ketij shteti.

  24. kryetari i SHQUPIT says:

    a nuk ka pas kush me i marr qa ban aty i biri babes luli e shkerdheni majlinda me jagyuar ne burg futeni legenin e vuqidolit

  25. Idriz Gjembi says:

    Pse nuk i arrestoni ? Ju e keni pushtetin jo une.

  26. Edi says:

    Mbeshtes Kol Tivarin,qe pa u bere nje reforme e gjere ne sistemin e Drejtesise nuk kemi cfare presim.Nuk ka faj Bracia,ai per detyre te beje denancimin ne publik,kurse hetimin e metejshem e ka per detyre ta beje Prokuroria dhe Gjykatat.A eshte per tu pasur besim tek keto organe? Akoma jo,

  27. Jo mungojne kaq e aq milona dollare ,,,qe te kuptohemi ,kush ka futur duart ne arken shteterore ,ti kthej parate duke : iu sekustruar shtepi ,troje makina e pasuri te gjitha deri tek pula e fushes ,dhe parate te futen prape ne arken shteterore .

  28. jimm says:

    leni mor fjalet se eshte ngopur populli me pallavra… turruni ne organet e drejtesise me keto faktet tuaja , tu merren parate dhe shpejt punesoni popullin se shkoi per lesh…

  29. ilir says:

    O brace paske harruar ket per te fut ne burg
    Shpetim Gjiken Pashaj e e Vlores.
    Dhe gazeta Tema ka frik ta japin qe akuzohet Shpetim Gjika
    se ja psersin leket.
    http://www.balkanweb.com/kryesore/1/prokuroria-akuzon-shpetim-gjiken-falsifikoi-procesverbalet-favorizoi-2-ndertime-pa-leje-155685.html

  30. Gezimi says:

    Brace, kam respekt te vecante per ju, por fjalen “do japin llogari” ka kohe qe e degjojme, por s’po shohim gje se c’po behet. Ka ardhur koha e veprimit, pasi ditet kalojne, dhe shpresat per premtimet po veniten. Qofsha i gabuar!

  31. Centauri says:

    Do ju besoja o Brace, po te futni ne burg te parin Kalifin e korupsionit me te cilin bete aleance dhe ju solli ne pushtet dikur Salihin tani Juve. Per ndryshe “fjale dhe vetem fjale imzot”.

  32. drini says:

    Po nuk dhane llogari te gjithe horrat e ketij vendi duke filluar nga halabaku i ketij vendi Sali Berisha e perfunduar deri tek pianeci qe shuron rrugeve te Austrise leket e vjedhura ketij populli.Z.Braçe uroj qe mos te jeshe i vetem ne kete lufte titanike duke demaskuar e perse jo edhe duke kallxuar per ndjekje penale kete bande hajdutesh qe nen obmbrellen e perandorise Kineze vodhen,vrane,e shkerdhyen keqazi kete popull qe me miopllikun e perse jo injorancen e tij mbajten ne pushtet njerezit me ordinere te ketij vendi ,njerezit qe detyren e kishin per ta shkateruar e vjedhur kete vend e e realizuan me se miri.Paepesia Juaj na jep shprese se ky vend do te dije te ndertoje me dinjitet shtyllat e nje vendi demokratik duke filluar nga ajo me kryesorrja ,drejtesia pa te cien ky vend eshte i destinuar te shuhet fare e te realizohet plani i “miqeve” Kineze qe Shqieria te jete e varur e e drejtuar nga i do menderrja perandorise e jo ndryshe.Ky eshte edhe lajtmotivi perse edhe kur vret edhe kur vjedh edhe kur kercenon per lende kimike nje diktator qe deri dje na u shite per “burre shteti”,drejtimin e tij e trumbetoi si i derguari i “perendise” qe sot po ballafaqohet me skandalet e njepasnjeshme nen siglen demokraci e kulluar.

  33. Gjeloshi says:

    Brace je djale artist por do ta shohim shum shpejt fundin ty se na qenke shum i ndershem , ke harrue me e permend se si e la bashkine ai kryetari jot i ndershem , filmi ka edhe pak minuta per ty do te kemi fatin te degjojme edhe per ty sa te fillojne tenderat e pare sa te nderrosh kostumin makinen shtepine e shum gjana te tjera qe populli din ti lexoje tash po na del kohe me u marre me ty , ka shirit boll per ty ne ato xhirimet tona , boj qef tash ta po shihemi , is not to far way .trust me .

    1. toni says:

      Ik o Gjelosh maloku po bo presion ti mut muti Cecen e taliban,koha jote mbaroi shkruaj ne 2225,Ti o plehre se njef Erionin ai eshte i vetem dhe specje ne zhdukje ne politiken e felliqur Shqipetare a kuptove Malok Gjeloshi.

  34. Shqiponja says:

    Z.Brace ju eshte dhene nje detyre nga populli coje deri ne fund. Kemi muaj qe presim qe kush ka gabuar te vihet para pergjegjesise e te marri ate qe meriton per shperdorim ne detyre.Peshku i themi ne populli qelbet nga koka, ku jane kokat e vendosura perpara pergjegjesise. Deri tani niveli i venies para pergjegjesise eshte i ulet. Ata drejtore qe ju po perjashtoni kishin nje njeri mbi vete qe ju jepte urdhera qe ata i shkelen dhe shperdoruan vendin ku ishin. Kuj ane keta ministra qe kane shire leme me pasurine e popullit ?????? Ku i gjeten keta vilat qe kane ndertuar bizneset qe kane filluar udhetimet dhe veshetjet e jeten ekstravagante qe benin, per nivelin ku Shqiperia ishte?????? Keto duhet te na thoni ju.Nepotizmin qe ata e shtrine ne gjithe qeverisjen e mepareshme.Mos u merrni me drejtora po ngjituni me lart. Asnje drejtor nuk ja mban te beje asnje hap nese nuk miratohej nga Ministrat e tyre. Keta duhet te dalin para pergjegjesise.Keta kane shire leme ne eme te demokracise. Ne e deshem demokracine po jo keshtu.Ne kuptojme qe niveli i nje punonjesi ne qeveri do te je me i larte se ai i nje njeriu te perditeshem. Por fatkeqesisht ne qeverine parardhese nuk ka ndodhur kjo.Eshte krijuar nje polaritet i madh e i tesjkajshem midis tyre dhe popullit. Ca ne avion e shumica me breshka dhe zbathur. Qeveria kapardisej me borsalino dhe populli u la me kembe zbathur. Kjo nuk shkon.Nese kjo qeveri nuk e ben kete pune ne populli do tu shkarkojme dhe pastaj e dime nevete si ti gjejme hajdutet ,matrapazet ,genjeshtaret ,shperdoruesit. Mos luani me me ne se eshte mbushur kupa. Gjithcka ka nje limit.Ska me budallenj. Te gjithe ata qe duhet te japin llogari i keni ne parlament ,keshtu filloni me ata dhe vazhdoni me kedo ka shkelur gjakun dhe djersen e cdo shqipetari te varfer.

  35. Gjeloshi says:

    LODHESH KOT MOR TI ZOTNI SE KTA JAN SPECIALISTA , TI SHOHIM DERI KU DOTE SHKOJNE TA PO TI SHOHIM SE NA U KA FRY SI GJEL KY BACE TE SHOHIM A DO FLASIN PER HAJDUTET E VET TE RINJ APO MBYLL GOJEN MERRET ME TE SHKUAREN PER ME HARRUE TE TASHMEN,

  36. Saimr says:

    Shqiperi te kam dhj………………..re
    Nuk te mora vesh njehere………

  37. Safeti says:

    po zoti brace kur do jape llogari per ate qe e pyeti halimi ne parlament?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje