Ish- drejtori i Rezervave të Shtetit: Kishim dy vjet pa buxhet

28 Tetor 2013, 10:16Politika TEMA

“Shifrat që kryeministri Edi Rma deklaroi në seancën parlamentare të së enjtes, i kam identifikuar dhe raportuar unë  te dy ministrat e Brendshëm, Flamur Noka dhe Saimir Tahiri”.

Përgjigja vjen nga Petrit Çerçizi, ish- drejtori i Rezervave të Shtetit, pozicioni i të cilit u hamendësua dhe u përgojua si abuzues në financat e shtetit për emergjencat humanitare.

Petrit Çerçizi sqaron se si është shkuar deri në këtë pikë dhe se sa të vërteta janë shifrat e lexuara nga Rama në seancën parlamentare.

“Prej dy vitesh Rezervave të Shtetit nuk u është akorduar buxhet. Emergjencat humane të vitit 2012 dhe 2013 janë përballuar nga fondet e viteve të kaluara. Pra, është përdorur metoda “merr dhe mos zëvendëso”, derisa rezervat e shtetit arritën në pikën që janë”, sqaron Çerçizi për gazetën Panorama.

Ai nuk e mohon gjendjen e rëndë të Rezervave të Shtetit, pasi sipas tij nuk është zhvilluar asnjë lloj tenderi nga Ministria e Brendshme.

“Të gjitha këto që po ju them mund t’i verifikoni pranë kësaj ministrie. Si për tenderat, ashtu edhe për inventarin që kam dorëzuar për gjendjen e Rezervave të Shtetit. Përveç raportimit të shifrave, kam kërkuar edhe fondet e nevojshme, por që nuk u dhanë. Për aq kohë sa kam drejtuar Rezervat e Shtetit, kam qenë  korrekt në detyrën time”, thekson ai.

Funksionar i disa posteve të PDIU-së në Durrës deri dhe kryetar, Çerçizi u zgjodh si drejtor i Rezervave të Shtetit më 8 qershor 2013, për ta dorëzuar detyrën më pas më 8 nëntor.

5 komente në “Ish- drejtori i Rezervave të Shtetit: Kishim dy vjet pa buxhet”

  1. Haxhiu nga Selita says:

    Mu kujtua nje kenge Rumune
    Per ti shkuar puna mbare
    I dhurua tre hambare
    I pari ishte bosh
    I dyti kishte nje kosh
    I treti nje mi
    Qe as hante as pinte
    Por gjithe diten flinte.
    Ket la Poni me Fredi Hollin. Te gjitha shkuan per pace dhe raki.

    1. ..camerishte says:

      Po mire mo Ceco,ku e ke llafin
      mo xhan,se nuk po te marim vesh.
      Mos do thoshe perse z.Rama nuk tha qe:
      “…per gjendjen e Rezervave po i referohem
      z.P.Cercizit!apo gjetiu?
      O Cercizo,me cka po thua vete se:
      “Kam qene i ndershem ne Detyre” me
      duket sikur e ke menderosur kete pune,
      dhe ja pse:
      Askush nuk degjoje qe z.Rama te thoshte se
      bashke me ish Qeveritaret qe ju pelqeu aq
      shume Grosha me Pilaf,i pelqeu edhe drejtor Cercizit.
      Atehere perse zotrote na flet per ndershmeri
      kur pandershmeria ishte sheshit?
      Kesaj i thote se…
      I djeg atij qe ka mizen nen Kesule.
      Se po te ishe ndryshe do tja kishe thene
      te parit Idrizit qe ky ta ngrinte zerin
      ne Parlament dhe atehere ti do te ishe Qelibar
      Po nashti sikur vjene jo ere e mire kjo pune,xhano!

    2. Flamur Bërdëllima says:

      Po ti o “DREJTOR” qe “DREJTON”, perse cfare duheshe ti aty???!!!!

      Perse nuk i kullandrise edhe hesapet e familjes tende me rrogat qe e marre ne 2010 & 2011, po u pagove edhe ne 2012 & 2013?

      Kjo eshte shkelja jote, duhet te pergjigjesh ne gjykate.

      http://goo.gl/45C44i

  2. Albanicus says:

    Nuk do te ishte keq qe te hapeshin mensa popullore shteterore ose private ku te hanin se paku nje dreke falas ata persona qe kane rene pertej nivelit minimal te varferise.

  3. profesori says:

    Ka vende që ka patur me shum se duhet buxhet.,dhe ne disa vende me pak.Po shikohet problemi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje