Këto ditë është diskutuar se Shqipëria mund të jetë vendi ku do të depozitohen mbetjet kimike që dalin nga demontimi i armëve kimike në Siri.
Aleanca Kundër Importit të Plehrave ka kundërshtuar një gjë të tillë, duke i bërë thirrje qeverisë që të mos pranojë marrjen e këtyre mbetjeve të rrezikshme.
Por tani gazetari Jeffrey Lewis, në blogun e tij, thotë se në vendin e quajtur Qafë Mollë në Shqipëri ka akoma mbetje kimike. Madje ai thotë se shembulli i keq i Shqipërisë në këtë drejtim tregon se sa problematike do jetë që të dërgohen mbetjet kimike të Sirisë në ndonjë vend tjetër.
Po si është historia?
Në vitin 2002, Shqipëria thotë se ka zbuluar 16 ton me armatim kimik kinez, që daton nga koha e Enver Hoxhës.
Tirana kërkoi ndihmë, edhe pse mediat e huaja vunë në dyshim historinë e këtij zbulimi.
Ndërkohë, gazeta e njohur amerikane Washington Post shkroi për këtë çështje.
Lajmi e bëri efektin në SHBA dhe më vonë, ish- senatori Richard Lugar vendosi që të ndërmarrë nismën për eliminimin e këtyre armëve.
U kontraktua kompania Eisenmann AG dhe ajo solli një incinerator të lëvizshëm.
SHBA dha 45 milion dollarë dhe në korrik të vitit 2007 u deklarua se tashmë 100 përqind e këtyre armëve kimike ishin eliminuar.
Ngelej një problem, ku do shkonin mbetjet e këtyre armëve kimike?
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri pranoi që të ndërtonte një vend për të depozituar këto mbetje me ndihmën e BE.
Projekti nuk u bë dhe mbetjet nisën që të rrjedhin.
Në fillim të vitit 2008, SHBA punësoi një firmë, të quajtur Savant Environmental, që deklaroi se problemi ishte më i rëndë nga sa ishte menduar për shkak se kontejnerët kishin nisur që të rrjedhin, kryesisht arsenik dhe merkur.
Më i rëndë është fakti se tanimë po helmohej toka.
Savant Environmental i ripaketoi mbeturinat dhe i vendosi në 20 kontejnerë.
Por kontejnerët janë akoma aty, raporton blogu “Arms Control Wonk” dhe sjell disa imazhe satelitore.
Në blog thuhet se tani problemi nuk janë më armët kimike, po mbetjet e tyre, që po ndotin ambientin.
Lewis i referohet në këtë shkrim dokumenteve të diplomatëve amerikanë, të rrjedhur nga WikiLeaks.
Megjithatë, Ministria e Mbrojtjes ka sqaruar dy vjet më parë se këto mbetje kimike nuk rrezikojnë jetën apo mjedisin.
Ata thonë se mbetjet kimike janë në kontejnerë dhe ruhen e kontrollohen rregullisht./ep
Nje qeverisje e papergjegjshme dhe kriminale! Kjo eshte edhe arsyeje perse u votua largimi i tyre nga pushteti.
Per 8 vjet rresht shkaterruan gjithcka, ajrin, token, ujin.
Por kane harruar dicka shume te rendesishme:
E KEQJA QE I BEN TJETRIT, TE BIE NE KOKE.
Keshtu kane per ta pesuar, ZOTI eshte i madh dhe i vertete:
Vonon por nuk harron.
Keto jane te gjitha semundje kanceroze. Keto qe ndodhen iken por problem eshtese perse qeveria e tanishme kerkoka mbeturinat e Sirise ti sjellin ketu kete nuk e kuptoj une. Pse duan ta bejne Shqiperine varreza helmesh kimike te rrezikshme per shendetin e popullit. Keta anulluan ligjin e pleherave tani te bien ca plehera te tjera cfar kuptimi ka kjo?
JO NE BURG,
POR NE KALDAJE E KA VENDIN SALI HARRAM BERISHA
http://goo.gl/Y7p1IX
kur te degjoni ndonje dite se fucite me mbetje kimike te qafmolles bashke me gardhin dhe me deren u morre per skrap dhe u shiten ne Kurum.
Ju sugjeroj per me shumeinformacion per fatin e armeve kimike shqiptare te lexoni edhe kete materialin ne linkun:
http://cwwg.org/ian09.14.11.html
PO BEHET FJALE PER TA ARDHUR TANI KETO MBETJE TE RREZIKSHME NGA SIRIA, JO QE KANE ARDHUR.
JA KJO ESHTE FYTYRA E VERTETE E ED K RAMES!
JU QE E VOTUAR MIRE TJU BEHET PO NE TE TJERET CKUSUR KEMI?!
) njerez qe jeni mesuar vetem te shpifni dhe te mallkoni, nuk behet fjale per ne kohen e Berishes, por tani ne kohen e Rames.Te shofim si do te veproje kjo qeveri e cila anulloi ligjin e mbetjeve qe nuk mund te krahasohen me mbetjet kimike nga Siria.Ku eshte shoqata e mbrojtjes se ambientalisteve e cila beri gjithe ate zhurme per ligjin e mbetjeve, hajde tani tregoheni veten se sa jeni per shendetin e popullit.