Rrëfimi i një mafiozi që u pendua vetëm nga çështja e plehrave

30 Tetor 2013, 11:52Politika TEMA

Nga Alan Johnston

 

Dy dekada më parë, doktorët vunë re se numri i të prekurve nga kanceri në qytetet rreth Napolit po rritej.

Që prej atëherë, numri i tumoreve tek gratë ishte rritur me 40 përqind dhe te meshkujt me 47 përqind.

Ndërkohë që senatorët po hetojnë lidhjet e mundshme me mafien- që siguronte kontrata fitimprurëse për depozitimin e mbetjeve- të cilat hidheshin më së shumti në ilegalitet- një ish- boss i mafies, Carmine Schiavone, e sheh këtë histori me interes të veçantë.

Dikur ai ka qenë në zemër të rrjetit kriminal që helmoi tokën. Ai e di shumë mirë se sa dëme kanë shkaktuar mafiozët.

Schiavone ishte një figurë madhore e një prej klaneve të nëndheshme më të forta në Itali, Casalesi- pjesë e rrjetit mafioz rreth Napolit, që njihet me emrin Camorra.

Në atë kohë ai drejtonte klanin, por më vonë vendosi që të shkatërronte atë.

Ai u bë një i penduar i mafies, duke u rreshtuar krah policisë e duke dëshmuar kundër miqve të dikurshëm.

Tani, dy dekada më pas, ai nis të flasë për vendimin e rrezikshëm dhe jetën e tij të jashtëzakonshme.

Gjithçka nisi 70 vjet më parë dhe gjërat dukeshin premtuese.

Ai lindi në një familje të pasur dhe pati një fëmijëri të lumtur në Casal di Principe, qyteti prej nga e merr emrin edhe klani Casalesi.

Shkoi në një shkollë të drejtuar nga murgeshat dhe bëri mjaftueshëm sa të shkonte në shkollë për llogaritar.

Por ajo që e quan çmenduria e rinisë, e çoi drejt botës kriminale.

Ai kishte një të dashur, që ishte vajza e një boss-i të Camorra-s dhe në moshën 19- vjeçare nisi të mbante një pistoletë dhe të kishte telashe serioze.

“Po shkoja të luajë futboll dhe një polic më ndaloi, ndërsa unë e qëllova aksidentalisht,” thotë ai.

Më pas erdhi burgu. Një ambient, ku ai thotë se edhe një shuplakë në faqe mund të provokonte një vrasje ose gjakmarrje mes familjeve.

“Ishte një shoqëri që arsyetonte ndryshe nga të tjerat. U rrita në një ambient në burg me mafiozë dhe kriminelë të vjetër, të cilët nuk shkruanin dot, kështu që unë shkruaja letra për ta. Isha një djalosh që mbrohej prej tyre”.

Vendimi për t’u bërë pjesë e botës së tyre ka qenë një gabim i madh dhe ai e pranon këtë.

“Duhej të isha larguar. Të ikja jashtë vendit ose në veri të Italisë,” thotë ai.

Në vend të kësaj, ai u zhyt në jetën e krimit.

Mes viteve ’70 dhe ’80, klani Casalesi u përfshi në një seri biznesesh.

Gangsterët kërkonin pagesa dhe para për mbrojtje nga biznesmenët legjitimë.

Ata lidhnin kontrata në fusha të ndryshme si ndërtimi dhe depozitimi i mbeturinave.

Eventualisht ata kishin një kontroll të madh mbi ekonominë lokale pasi manipulonin politikanët dhe gjykatësit.

Schiavone vetë u bë anëtar i Partisë Kristiane, që dominonte parlamentin italian përpara se të shkrihej në mes të viteve ’90.

“Ne nisëm që të kishim në Romë përfaqësuesit tanë të zgjedhur. Na duhej pushtet politik. A e di sa vota mund të të ofrojë klani? Ata mund të bëjnë diferencën”.

Por Schiavone thotë se ata ishin ndryshe nga mafia siciliane.

“Ata vrisnin gjyqtarët, ne jo. Ne nuk i vrisnim politikanët. Ne siguroheshim që ata të zgjidheshin. Ne i detyronim gjykatësit që të largoheshin, duke u dërguar letra anonime ose duke u shkatërruar reputacionin në mediat lokale me histori për dashnoret e tyre”.

Ndërkohë, vetë Schiavone krijoi një perandori të biznesit mafioz.

Ai punësonte dhe pushonte nga puna njerëz, ndërtonte rrugë dhe kishte projekte të tjera në fushën e ndërtimit.

Bëhej para e madhe. Një pjesë përdorej për ryshfet. Por pjesa tjetër riinvestohej në vende si Brazili, Republika Dominikane, Rumania e madje edhe Britania.

Schiavone pretendon se kur jeta e tij prej mafiozi mori fund, shteti italian i kishte konfiskuar familjes së tij më shumë se 1 miliard euro.

Por ndërkohë që klani Casalesi rritej, nisën përplasjet mes tyre, por edhe me bandat e tjera.

“Ne nuk vrisnim njerëz të pafajshëm. Të paktën kjo nuk ndodhte kur gjërat i drejtoja unë. Ne vrisnim rivalët. Ata nuk ishin shenjtorë. Ishin njerëz që donin të na vrisnin”.

Ai është i mjegullt në lidhje me sa njerëz ka urdhëruar që të vriten.

“52… 53? Kam vrarë shtatë, tetë, 10, 20, nuk e mbaj mend. Kushëriri im ishte krahu i armatosur. Unë merresha me biznesin”.

Por atë e përndjek sidomos vrasja e një personi- mbytja e nipit të një tjetër boss-i, një i ri në mesin e të njëzetave, të cilin e njihte mirë.

“Ai mendohej se do zinte vendin e xhaxhait. Dhe disa njerëz nuk ishin të lumtur me këtë. Kështu që duhej ta vrisnim”.

Më pas flet për një të pafajshëm.

“Ata shkuan të vrisnin një person dhe pranë tij ishte një tjetër krejt i pafajshëm. Ishte një natë me shi. Ata panë dy njerëz dhe qëlluan. Të dy u vranë. Akoma edhe sot kam makthe. Akoma edhe sot”.

Por nuk ishin vrasjet ato që ia sollën në majë të hundës jetën kriminale. Ishte frika për ndikimin që kishte hedhja e paligjshme e plehrave nga klani Casalesi në tokën ku jetonte.

Dikush ndoshta nuk e beson dot që një boss i pamëshirshëm i mafies është gati që të pendohet dhe të thyejë kodin e heshtjes vetëm pse i vjen keq për ambientin.

Por Schiavone insiston se kjo është e vërtetë.

“E bëra kur mësova se njerëzit po vdisnin nga kanceri për shkak të asaj që kishim bërë. Kishim injektuar tokën- miliona metra kub me substanca toksike. Një koktejl i frikshëm”.

E kështu ai u bë dëshmitari kryesor në gjyqin që njihet me emrin Spartacus Maxi, në nderim të Spartakut që udhëhoqi skllevërit në një kryengritje në Romë.

Gjyqi u portretizua si një kryengritje në përpjekje për të rrëzuar boss-ët e klanit, që po nënshtronin një rajon.

Ata u mbajtën në një burg të sigurisë së lartë në Napoli. Gjyqi zgjati për 10 vite dhe pati mbi 500 dëshmitarë.

Ndërkohë që gjyqi vazhdonte, mafiozët vranë pesë njerëz të lidhur me këtë çështje.

Në një rast kur Schiavone kishte nevojë për trajtim në spital, infermieret i thanë se u ishte ofruar një shumë e madhe parash që ta vrisnin. Ai thotë se pati tentativa për ta helmuar.

Kur gjyqi mbaroi, 16 boss-a të Camorra-s u dënuan me burgim të përjetshëm- një kombinim total i 700 viteve burg.

Më famëkeqi i tyre ishte kushëriri i Schiavone-s, Francesco “Sandokan” Schiavone.

“Unë e krijova dhe unë e shkatërrova,” thotë i penduari.

Klani Casalesi pësoi një goditje të fortë, por nuk u shkatërrua plotësisht. Edhe sot e kësaj dite ata mbeten një kërcënim serioz.

Që prej gjyqit, Carmine Schiavone dhe anëtarët e familjes së tij jetojnë nën mbrojtje policore. Ai ka ndërruar shtëpi 10 herë për arsye sigurie.

Pesë vite pas mbarimit të gjyqit, ai është thellësisht i zhgënjyer nga përgjigja e shtetit ndaj vendimit të tij për të dëshmuar.

Sipas tij, nuk ka pasur një përpjekje të fortë për të çrrënjosur klanin Casalesi.

Autoritetet gjurmuan ata që tërhiqnin këmbëzën, thotë ai, por jo ata që ofronin armët dhe që mbulonin aktivitetet e klanit.

Por mbi të gjitha, Schiavone është i zhgënjyer me faktin që problemi mjedisor, që shkaktuan mafiozët, nuk është zgjidhur.

Ai mendonte se mbetjet e rrezikshme do zhvendoseshin dhe se vendi do dekontaminohej. Por kjo nuk ndodhi.

8 komente në “Rrëfimi i një mafiozi që u pendua vetëm nga çështja e plehrave”

  1. Po mor po!
    Ky kujto se shteti demokratik esht engjell.
    Shteti demokratik esht me mafjoz se mafjs e ktij napolitani.
    Esht shteti demokratik ai qe vret,vjedh,kortupton,….dhe ne fund ben luftra,dhe te gjitha kto me emblemen e ligjit.

  2. tori says:

    edhe sali berisha dhe klani tij mafioz desh te bente miliarda nga mbetijet toksike dhe mbeturinat e europes dhe neshkroi marveshje te shumta me firma per te hedhur plera ne token shqiptare qe ishte e virgjer ta bente kosh plerash dhe rritjet e rasteve me kancer dhe semundje te tjera te ishin ne rritje dhe plus te zhdukte gjelberimi pyejt ti groposte ketu ne kete vend te vogel fare por me bukuri te radha kju ishte mafja shqiptare per ca para qe do jepnin te huajt te groposin ketu mbeturinat e tyre kancerogjene shoqeria jone duhet te ndergjegjsohet qe tju lem femijve tane nje shqiperi te virgjer me pyje male det te paster dhe jo mafjen qe duke shfrytezuar injorancen e njerzve dhe civilizim e tyre te dobet te bejne miliara ne kurriz te femijve tane dhe te kesaj toke qe e kemi rruaj si syte e ballit me mijra vjet tokeparajse me det uje fruta dill dhe klime mesdhetare qe i ka fla zoti ketij vendi poshte mafja dhe mafiozet e cdo lloj ngjyre qofshin qe duan kete vend ta shkaterojne token tone me te bukur ne bote

    1. albti says:

      Shum koment real. Sala eshte spiun i Ramiz Alise dhe pro Serb kujto 97 kush e furnizoi ushtrine serbe me karburante.

  3. Sallakja says:

    Jo.
    Nuk u pendua nga ceshtja e plehrave.
    U pendua qe te shpetoje lekuren.
    Titulli i artikullit eshte i gabuar (mbase qellimisht)
    Nuk e kuptoj pse gaz. Tema, perkthen artikuj
    te tille ? Ketu nuk ka lajm. Argumente te tilla ne
    Itali kane 30 vjet qe jane konsumuar.
    C’gje interesante mund te gjej lexuesi shqiptar
    ne keto artikuj kur po te hedhesh nje sy ne internet
    do te gjesh mijra raste te tilla.
    Kam idene se ne Shqiptaret jemi te nginjur me
    historira krimi e kriminelesh,kemi nje perqindje
    “malavita” qe do na e kishte zili edhe Palermo e
    viteve 80.
    Gaz. Tema eshte nje nga me te lexuarat ne vend,
    artikuj te kesaj kategorie nuk ja ngrejne prestigjin.
    Mero Baze !
    Boll me histori kriminelesh, boll me historina gjyqesh,
    Burgjesh, denoncimesh,hakmarjesh, vjedhesish,
    korrupsioni.
    Shqiptaret kane nevoje edhe per ndonje lajme pozitiv
    ku te duket sado pak drita ne tunelin e erret ku ndodhen.

    1. destra says:

      pse digjesh Sallake, mos je edhe ti i perfshrire ne keto pislliqe? ato shtepiat e shumta qe ke gjithandej? Pate edhe peshen tende per emerimin e OFICERIT ne drejtimin E AKU? Po at epensionin greg e merr? kur do vdesesh aman qe ato qe ke nga gjaku i shqiptareve te mjere, te ti beje dhenderrushi rrush e kumbulla EEEEEEE?

      1. Sallakja says:

        Kujdes !……. Destra ?
        Gjendja ku je nuk eshte alarmante.
        Je thjeshte i pa ditur, i pa kenduar.
        Te kuptohemi, asgje e keqe.
        Po te degjosh keshillen e “sallakes”
        nuk do gabosh me:
        Lexo,studjo,informohu pastaj dhe vetem
        pastaj mund te komentosh. Them, mund,
        se rasti jote eshte i veshtire,te duhet shume
        kohe.
        ……ah sikur te kisha dy shtepi…..
        njeren do te ta falja ty.

  4. Leone-53 says:

    Sado “i gjate” te jete shkrimi i mesiperm ai kurren e kurres nuk “mbulon” dot ate sektor aq fitimprures per Camorren napolitane, Mafjen siciljane apo Ndrageten calabreze dhe ate dem KOLOSAL qe plehrat i kane sjell zones ne keto 3 regione te Italise.
    Ka qene kjo arsye qe ne shqiptaret qe jetojme ketu ne Itali, kemi ngritur zerin kunder ketij ligji te POSHTER DHE KRIMINAL qe Sali krimineli dhe banda e tij skllave e PD-se kane votuar poshterisht.
    Sado te “zgjuar” te tregohen ligjvendesit aty ata kurre nuk mund te “prodhojne” ligje qe nuk ja dine pasojat.
    Do te ishte ne interes te Shqiperise dhe te popullit tone qe qeveria aktuale per disa ligje te vecanta duhet te degjoj zerin tone si emigrant qe i njohim shume mire shume gjera.
    Kjo mund te behet shume lehte sot ku informacioni e komunikimi eshte shume i lehte. Jo te gjiitha mund ti “dije” Erion Veliaj i cili mendon per “interesin” e tij te ngusht e jo INTERESIN E SHENJTE TE SHQIPERISE sic eshte rasti i romeve e homoseksualve!?..

  5. Arbri says:

    Ju kujton gje kur lexoni keto rreshta? Nuk jane njelloj me ate qe po ndodh te ne? Vetem se ata e kane filluar ne vitet 1970, kurse ne ne vitet 1990. Te ta ka statistika se sa eshte rritur numri i kancerit, te ne nuk ka, por po te kishte do ishin tre-katerfish. Ne importojme plehrat e BE-se, madje nese nuk flasim edhe ato kimike te Sirise. BE-se i duhet nje kosh plehrash me politikane qe jane gati te thone “PO” per nje perfitim, apo te shikohen me nje sy pak me te mire per gabimet qe ata bejne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje