Familjarët e viktimave të Gërdecit i shkruajnë Llallës: Na trego pse nuk e heton Fatmir Mediun?

29 Tetor 2013, 17:36Politika TEMA

Familjarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit i janë drejtuar sërish Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, duke kërkuar prej tij shpjegime se përse nuk u kthen një përgjigje zyrtare se pse nuk e heton ish- Ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, tani që është vendosur heqja e imunitetit.

“Nga sa rezulton nga deklarata publike e Prokurorit të Përgjithshëm, ky organ nuk do të rihapë çështjen në ngarkim të të pandehurit Fatmir Mediu, megjithëse rrethanat kanë ndryshuar dhe mund të kërkohet riçelja e gjykimit, sepse është zhdukur kushti personal që e bënte të domosdoshëm autorizimin.

Ky qëndrim i Prokurorit të Përgjithshëm si rregull duhet të jetë i bazuar në një akt, në një vendim për mosfillimin e procedimit penal, akt i cili nuk është bërë publik.

Në këto kushte, kërkuesit i drejtohen Prokurorit të Përgjithshëm që të kthejë një përgjigje zyrtare me shkrim për mos rinisjen e ndjekjes penale ndaj shtetasit Fatmir Mediu për ngjarjet e hetuara në procedimin nr. 3 të vitit 2008, për shpërthimin e Gërdecit.

Në rast se ekziston një vendim për mosfillimin e ndjekjes penale, edhe pas rënies së shkakut të pushimit të ndjekjes penale (për shkak të ndryshimit të Kushtetutës, hyrë në fuqi më 26 tetor 2012), kërkojmë vënien në dispozicion një kopje të këtij vendimi në një afat sa më të arsyeshëm, në mënyrë që të na jepet mundësia të ushtrojmë të drejtën e kontrollit gjyqësor ndaj kësaj vendimmarrjeje,” thuhet në kërkesën e familjarëve të viktimave të Gërdecit.

Ata thonë se kanë depozituar një vit më parë kërkesën e tyre për hetimin e Mediut, por edhe pse e kanë bazuar këtë kërkesë në precedentë të rëndësishëm ndërkombëtarë, Prokurori i Përgjithshëm nuk u ka kthyer një përgjigje për këtë kërkesë.

“Siç del edhe nga këto organizma të rëndësishëm, kërkesa e tyre ka të njëjtën bazë logjike me atë që kemi paraqitur ne përpara kësaj gjykate, duke e mbështetur plotësisht si diçka që duhet të pranohet domosdoshmërisht në mënyrë që të drejtat e të dëmtuarve të përmbushen plotësisht sipas standardeve ndërkombëtare.

Përsa i përket çështjes konkrete, kërkesa dt. 26.10.2012 ka pasur një objekt shumë të qartë: procedimin e të pandehurit Fatmir Mediu si një prej të akuzuarve në lidhje me tragjedinë e Gërdecit, në kuadër të të drejtave procedurale të parashikuara nga neni 58 i KPP.

Në situatën aktuale, jemi të ndërgjegjshëm që vetëm Prokuroria e Përgjithshme mund të verë në lëvizje procesin.

Në një kohë kur nuk nevojitet më autorizimi për procedim, nuk ka asnjë pengesë tjetër, duke mjaftuar vetëm vullneti i Prokurorisë së Përgjithshme për të nisur procedimin.

Por megjithë detyrimin ligjor që ka organi i akuzës ndaj të dëmtuarve nga vepra penale, jemi përpara faktit që ky organ ka refuzuar deri tani përmbushjen e këtij detyrimi. Kërkesa është dërguar në datën 26 tetor 2012 dhe nuk ka marrë asnjë përgjigje prej një viti.

Për këto arsye, kërkojmë nga ana Juaj që të ktheni një përgjigje zyrtare ndaj kësaj kërkese dhe ndaj kërkesës së paraqitur më 26 tetor 2012, për të cilën keni demonstruar dijeni edhe në rrugë mediatike,” thuhet në kërkesën e radhës të familjarëve të viktimave të Gërdecit./ep

19 komente në “Familjarët e viktimave të Gërdecit i shkruajnë Llallës: Na trego pse nuk e heton Fatmir Mediun?”

  1. Ilir Arberi says:

    Patjeter duhet hetuar Mediu.Eshte kyci I ceshtjes.Duhet te shpjegoje nderhyrjet e Shkelzen Berishes.edhe ky I fundit duhet te pyetet mire e bukur per gjithe lidhjet me kete afere te ndyre.Eshte koha e pastrimit te shtetit nga njollat e zeza qe I kane mbetur.

  2. Myslim says:

    O miq a po vini re nje gje tek fotoja e tavolines se mbledhjeve te qeverise. A ju duket se tavolina e qeverise ka formen e peshkut dhe a e dini se peshku eshte simbol kristian dhe me tej a lejohet qe nje qeveri e nje shteti laik te kete tavolonen e mbledhjeve ne formen e nje simboli kristian…..interesante

    1. webapp says:

      jam kurioz ca pin , se qenka vertet interesante

    2. 1 Milion Shqiptarë + familjet e tyre says:

      Fatmir Mediu me mikrofon,

      ne versionin Eli fara

      http://goo.gl/L0kNkI

    3. veri says:

      shko ne arabi Myslim (nqs nuk je dora percarese e janullazos) qe kerkon ti frysh eres antishqiptare .
      Ktu tema eshte Mediu shkaktari vrasjeve ne Gerdec o q!p ,,
      nuk eshte kafsha peshk Muslym ,qe vret shqiptaret ,jane kriminelet terroristet ,he te ngelte hala ne gr!k taliban i pagezuar nga greket.

    4. galaktika says:

      Bullshit!…

    5. paradox says:

      O kafshe e ndyre qe do te perhapesh urrejtje fetare, tryeza e mbledhjeve te qeverise ka formen e emblemes se republikes te Shqiperise

  3. Gezim says:

    Kjo eshte vertete per tu cuditur! Ku e gjen valle kete mbeshtetje enigmatike ky lloj deputeti qe beri tere ate katrahure, dhe dergoi ne boten tjeter rreth 30 te pafajshem? Ky eshte nje mister qe duhet te dale medeomos sa me shpejt ne drite.

  4. sh q i p says:

    kerkesa juaj o njerez eshte e do te mbetet nje e drejte themelore. drejtesia nuk do zbuste vetem shpirtat tuaj te vuajtura e te trazuara. po do ti vinte nderin ne vend nje kombi te tere. vetem se meraku im nuk eshte vetem llalla apo dikush tjeter qe mund te pergjigjet. problemin me duket se e kemi si popull. se jemi egoist e menefregiste, se nuk shohim me larg se interesi personal, e se nuk jemi solidare ne fatkesi te tilla. jo njerez te vrare e masakruar,por peme te prera apo venie dore mbi mjedisin, per popuj te tjere do ishte revolucion ne mbrojtje te se drejtes qytetare. ne nuk ju ndhmuam, ne ju lame ta zgjidhni te vetem dramen e familjeve tuaja. dhe ju mbajtet brenda vetes dhimbjen, ndersa ne te tjeret turpin. ndersa nje kategori tjeter pafytyresine per tu bere pale me krimin shteteror. flas per ata qe gjak jo e jo nuk kane, po vene dhe e votojne mediun e kompanine vrastare. me mendje e zemer jam me ju o njerez te vuajtur dhe mbeshtes kerkesen tuaj deri ne realizimin e kerkeses suaj sublime.

    1. ermir says:

      po mor ti qe quhesh shqip por harrove me thene qe mbas masakres Gerdeci votoi perseri Sali Berishen,

  5. viktor hoti says:

    Protestat dhe thirrjet e ketyre miqve vertetojen se ata nuk kane haber nga bota per nje fakt te thjeshte:Te hapesh Gerdecin sic thoshim nje here e nje kohe do bythe por ne keto kohe pederastesh alla Totozani nuk ka me rendesi bytha . Viktor Hoti

  6. miri says:

    Mbeshtetja eshte shume kollaj te gjendet. Miri ka kunat celibashin qe eshte dhe deputet dhe minister i ps. Si do denohet miri? Harrojeni se keto do denojne ato qe iken. Sidomos me kete qeveri qe formuan.

    1. shkodrani says:

      A mendoni qe mbase ka ardhur koha qe populli te reagoje dhe te dale ne mitingje paqesore ku ti behet presion ketij palo prokurori…..

      Ti a kujtoje populli se per cfare paguhet dhe gjithashtu nje presion ndaj qeverise. Qeveria nuk mund te beje mrekullira ne ekonomi por drejtesia eshte pune vullneti. Dhe protestat do ti a rrisnin vullnetin.

  7. Koco says:

    Ky shkrim eshte si ajo themra e akilit , ky eshte dryni i cili mban te kycur dhe te zene per gryke drejtesine e Shqiperine. guri i proves dhe fundi i sundimit te mafjes e talljes me gjakun e bijeve e bijave e njerezve te ketij vendi . po si ka mundesi ky Mediu , si per karshillek ky monster vazhdon te perfaqesoje popullin ? pa ç’ka se eshte vetem maja e Ajzbergut te krimit e korupsjonit te drejtuar nga familja e Tiranit Sahli Judes , magbethjanit te cilit nuk ka det te laje krimet e bemat e tij , i cili me pafytresi u tall me shqiptaret duke deklaruar se nuk njihte kunatin mbase po ta pyesnin me tej , do mohonte e Shkelzenin . Ky vend ka nevoje , dhe kerkon te behet drejtesi . deshmo zoti prokuror i pergjithshem se do , e se do besh drejtesi. Kush ju pengon, fol ?

  8. qen chicago says:

    Dhalla eshte I zene me pallatet e gjikes.
    Ska koge te merret me cikerima si gerdeci dhe 21 janari.
    Mblidhn ment popull

  9. tomori i beratit says:

    Po si do ta gjykoj DHALLA banditin fatmir mediu.Dhalla eshte si ata urithet e ndyre qe shkojne mbrapa mbas eres se qelbur te familjes berisha ,mediut,nishanit e gjith qelbesirave te tjera te pd.TE GJYKOJ DHALLA Fatmir Mediun Hahahahahahaha eshte njelloj sikur Lepuri t’ja hipi Gomarit.

  10. Lujit says:

    Nuk e heton se eshte e perfshir dhe Amerika ne Gerdec,duke vjedhur.

  11. nuri says:

    Mediu nuk ka per tu hetuar. Ka pranuar te jete bashkepunetor i disa sherbimeve sekrete te huaja.

  12. Fanolist says:

    Mediu eshte ne pozicion me te keq se ai i Zhulalit ,ju kujtohet deklarata e tij : “kjo dosje nuk do te hapet kurre ”
    Mediu do te perfundoi me keq se ai, qe e mban vehten per te mencur me hipokrizine e tij shume te vecante, kujton se do t’i dale ne qosh historise.
    Nuk i ka borxh ky popull ketij robi… pa meshire mbi te…
    ky dhe disa te tjere meritojne turren e druve…… dhe per shkak te pyjeve qe i zhduku….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje