Edhe pse akoma nuk ka ardhur për votim në Kuvend, emri i Bashkim Dedjes si kryetar i ri i Gjykatës Kushtetuese ka hasur në kundërshtimet e para të deputetëve të mazhorancës së re, e cila e miratoi emrin e Dedjes në Komisionin e Ligjeve.
Pas Bashkim Finos, edhe Erion Braçe është kundër Bashkim Dedjes për kryetar të Gjykatës Kushtetuese.
Arsyeja?
Braçe thotë se Dedja po ndikon që të mbetet në fuqi një nga koncesionet më të kundërshtuara të qeverisë së Sali Berishës, ai për ngjyrosjen e karburanteve.
Braçe thotë se për këtë arsye, nuk do e votojë emrin e Dedjes, madje do i kërkojë edhe grupit të PS të mos e votojë.
Shoqata e Hidrokarbureve është ankuar në Gjykatën Kushtetuese për koncesionin e dhënë në fund të jetës së saj nga qeveria Berisha.
Braçe thotë se firma private, e cila ka marrë koncesionin, është pranë familjes Berisha, dhe me këtë koncesion merr direkt nga xhepat e shqiptarëve 300 milion dollarë për 10 vite.
“Interesat e kujt mbron ti kryetari i Gjykatës Kushtetuese?
E dua një përgjigje!!
Madje e dua para se dekreti i Presidentit për ty të votohet në Kuvend.
Siç kam thënë dhe më parë;
Kam më shumë se tre muaj që monitoroj këtë gjykatë dhe sjelljen e saj ne gjykimin e koncesionit të ngjyrosjes së karburanteve.
Është e turpshme dhe e neveritshme ajo që po ndodh.
Sali Berisha vendosi pak para se te ikte nga pushteti të jepte me koncesion shërbimin e ngjyrosjes së karburanteve!
Që ta bënte fitimprurës këtë koncesion, vendosi dhe një tarifë-taksë kombëtare për çdo litër karburant.
Kjo tarifë kombëtare arrin në vit: 20.000.000 dollarë!!
Sali Berisha ka vendosur që këtë tarifë ta paguajmë për të paktën 20 vjet. Imagjinoni, kjo tarifë- taksë kombëtare e vendosur për litër do të rritet po aq sa edhe rritja e konsumit të karburanteve.
Për 10 vitet e koncesionit, pritet që ne të paguajmë deri në: 300.000.000 dollarë!!
Edhe njëherë: se mos mendoni se këto para do i paguajnë tregtarët e karburanteve? Jo! Do t’i paguani ju si shqiptarë, për çdo litër për dhjetë vjet rresht!
Se mos mendoni se do ia paguani shtetit? Jo! Të 300 milion dollarët do ia paguani një kompanie private, jo shtetit tuaj, i cili mund t’i përdorë sërish për ju, përmes buxhetit të shtetit.
Kuptoni?
Po paguani për një privat kult, të panjohur dhe për një shërbim publik që mund ta bëjë vetë shteti, madje me kosto shumë më të ulët dhe duke e dedikuar tërësisht në programe sociale.
Në gjithë këtë histori dua të kuptoj: Ti kryetari i Gjykatës Kushtetuese, gjykatë ku po diskutohet kjo çështje, interesat e kujt mbron?
Interesat e qytetarëve?
Interesat e publikut?
Apo interesat e kompanisë private të ish- pushtetit?
Kryetar i Gjykatës Kushtetuese, ti duhet të përgjigjesh, publikisht dhe me transparencë!
Pavarësisht saj, duke parë e njohur deri në detaje sjelljen tuaj në atë gjykatë për këtë çështje, po e them publikisht sot:
Unë nuk të votoj ty për një mandat të ri në krye të Gjykatës Kushtetuese.
Madje, do t’i kërkoj grupit tim parlamentar të njëjtën gjë.
Qytetarët, interesat e tyre, interesi i publikut nuk mund të këmbehen me detyrimin tënd ndaj kujtdo pushtetari që qëndron pas kompanisë së ish- pushtetit!” shkruan Braçe në Facebook.
Ish-ministri i Drejtësisë dhe 9 vjet kryetar i Gjykatës së Lartë, Thimio Kondi, është avokati që ka marrë përsipër të mbroje kete çështje.
Sipas Thimio Kondit, qeveria ka shkelur Kushtetutën në nenin 11, ku sanksionohet qartë se sistemi ekonomik bazohet në lirinë e veprimtarisë ekonomike, ndërkohë që në këtë rast kemi një monopolizim të tregut.
Gjithashtu, ai shpjegon se pika 3 e këtij neni lejon vendosjen e kufizimeve të lirisë ekonomike vetëm me ligj, dhe jo me vendim qeverie.
Nga ana e saj, Shoqata e Hidrokarbureve shprehet se detyrimi i kompanive që tregtojnë karburante ka krijuar kosto te konsumatori duke ndikuar që çmimi të rritet deri në 7 lekë për litër.
Ndërkohë sekretari i përgjithshëm i shoqatës, Viktor Nushi, shprehet se në rastin e dhënies së ngjyrimit të naftës dhe benzinës te privati mund të rrezikohet edhe cilësia e karburanteve.
Ai shpjegon se kompetencat e kontrollit të cilësisë i takojnë Inspektoratit Qendror Teknik.
Nga ana tjetër, sipas Nushit, asnjë nga vendet e rajonit dhe të Bashkimit Europian nuk ka një model në tregun e markimit ku këtë proces ta bëjë vetëm një kompani, e cila llogaritet që të fitojë rreth 30 milion euro në vit.
Hahahaha..
Gabim Njerëzor!
Kushdo mund te gaboje:
http://goo.gl/jyjc31
Kur e njihnit se e kujt PJELLE ishte,PSE E MIRATUAT KETE PLEHRE NE KOMISIONIN E LIGJEVE???
Ne se MAZHORANCA E VOTON KERTE BANDIT TE Berishes,atehere edhe ata duhet te jene ZHYTUR NE KETE GJIRIZ!!!
Dedja eshte beniamini i familjes mafioze berisha dhe nje b..l.. qe nuk duhet te ushtroje ate funksion aq te larte kushtetues, nese ndodh kjo ps ka bere nje autogol dhe nje hap prapa ne permbushjen e premtimeve te fushates per transparence dhe shtet ligjor.
Anulloni ngjyrosjen e naftes!
Qe nga 23 qershori 2013 shqiptaret akoma nuk e kane kuptuar qe Sali Bythisha jo vetem qe nuk ka ikur por po shijon frutet e pasurive perrallore.
Per kete me nje dhelperi te rralle ja la dopio gjshten ne dore Edi Rames duke i trasheguar nje shtet qe ndodhet vetem ne harte.
Per tu siguruar ka vene bedelet e tij ne drejtesi,presidence dhe shikun.
Per te qene me i sigurte trio-ja e tre xhambasadoreve i fali dhe bashkine e Tiranes.
Pas Shqupit,shpetim gjikes kjo eshte fitorja e trete rradhasi e Berishajve kunder nje kallami 2 metrosh qe me saimirin kane ngelur me fitila,kapsolla dhe dinamit neper duar.
Pa i vene tritolin Berishes nuk ndreqet ai vend.
serbeve dhe grekeve se keta dhe ky bijet e serbis jan ata do mbrojne
Marketimi i karburanteve eshte i domosdoshem.Ai mbron konsumatoret.Te interesuarit e pare qe mos behet ky marketim jane ato qe kane bere padine,tregtaret e makinave,si dhe pushtetaret apo doganieret.Ky procest eshte i domosdoshem sidomos ne vendet ku importohet dhe eksportohen produktet e naftes.Viktor Nushi ja fut kot kurre thote se prishet cilesia e karburanteve.Perkundrazi ,dynjaja e ka shpik kete gje pikerisht qe te ruhet cilesia e tyre nga banditet e te gjitha ngjyrave.
Shpresojme se mazhoranca ti therrese mendjes. Vptimi ne komision per Dedjen ishte tradhetija e pare qe i ben elektoratit.
Kjo per faktin se Dedja, sapo mori ofiqin e larte nga Sali Berisha, vajti ne zyre si lake; ne vend qe te ndodhte e kunderta,sièas rrangut.
Ky eshte dora e gjate e Saliut, tani qe i kane rene pendet.
E votoi PS kete bandit me emrin Bashkim SALIBERISH Dedja.Jane nje grup deputetesh te PS qe kane interesa ne kete biznes.KU je o EDI RAMA.HA BUK e bej LLam-LLam-LLam tere diten. .Saliu e nishani po vendosin KUDO klanet e tyre mafioze.The qe do ti luftosh por me duket se E MORE KOT VOTEN TONE ORE z RAMA.Ne se keto qe shkruhen e fliten per dite jane te verteta.HARRAM VOTA JONE.
duket i urte dhe paqesor ky Dedja ne pamje , por ne te vertete eshte mafioz i lindur, e njoh qe ku punonte si gjyqtar Apelit ne Durres.
Larg qeveria e re ngaketa monstrat, ai duhet hequr nga kushtetusja dhe jo tre behet kryetar.
Ela,ky bashkim dedja mua me eshte dukur qe ne fillim si “mafioz i lindur”.
Syunjurit jane perhere te rrezikshem.Jam teresisht dakort me dputetin tim Erjon Brace.
Jam i mendimit qe ngjyrimi i karburanteve te jete shteti ai qe ta zoteroje e kontrolloje plotesisht , nuk ka arsye qe keto burime te ardhurash per ekonomine e vendit , si dhe pjesen me te madhe te shfrytezimit te vend burimeve te naftes e gazit te jene shteterore. gje qe mund e duhet ta beje shteti nje mundesi e madhe perrritjen e te ardhurave ne buxhet , punesin e mbrojtje te mjedisit Qeveria e Sahli djallit me politike e tij djallezore deshiron kolonializimin e vendit me dhenje me koncensjon e shitjen e aseteve kombetar, vetem ky produkt, Hidrocentrale , e mineralet krom , baker , hekur . kam bindje se duhet ta bejne te fuqishem kete vend . gjithkush i cili nuk mbron interesat e strategjite e shtetit jane pjese e mafjes te rregjimit Berishjan ketu bejne pjese dhe zoti Dedja dhe avukati i djallit Thimi Kondi
Hallall brace
Je shembull i vertete nje njeri qe te pakten kupton interesat e popullit
Lufto me mish e me thua kunder korrupsionit te familjes serbe
Je i nderuar