Mbyllen zgjedhjet ne Korce: KQZ, pjesmarrja 51.4 per qind, votime te qeta!

3 Nëntor 2013, 21:10Politika TEMA
Mbyllen zgjedhjet ne Korce: KQZ, pjesmarrja 51.4 per qind, votime te qeta!

Eshte mbyllur plotesisht procesi i votimit per zgjedhjen e Kreut te Bashkise se Korçes dhe per komunen Karbunare. Sipas KQZ-se,  qendrat e votimit jane mbyllur me 30 minuta vonese sepse ka patur qytetare ne radhe per te votuar.

KQZ beri me dije se procesi i votimit ka ecur  normalisht, i qetë dhe pa asnjë lloj incidenti. Pjesemarrja ka qene e ulet, pasi kane votuar 30,92% e votuesve, ndersa ne Komunen Karbunare ne Fier pjesemarrja ka qene ne shifrat  51.14%.

“Në Bashkinë Korçë, qarku Korçë, kanë marrë pjesë në votime 22088 (30.92%) zgjedhës nga të cilët 10527 kanë qenë femra.
Në komunën Karbunarë, qarku Fier, kanë marrë pjesë 2072 (51,14%) zgjedhës nga të cilët 922 kanë qenë femra.”- tha zedhenesja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj.

Ndfërkohë bëhet me dije se do jenë 7 grupe numërimi dhe numërimi i votave do eci pa ndërprerje, sapo te jene marre ne dorezim te gjitha kutite. Nje rezultat përfundimtar te ketyre zgjedhjeve pritet të jepet nesër.

Koalicioni i majtë garon me ish nënkryetarin e Bashkisë, Sotiraq Filo, i cili mbështetet edhe nga Fryma e Re Demokratike.

Ndërkaq kalicioni i djathtë garon me Sotiraq Sratobërdha.

Sipas regjistrit të gjendjes civile, rreth 71 mijë zgjedhës kanë të drejtën e votës për të marrë pjesë sot në procesin elektoral për kryetarin e Bashkisë. Ata janë të ndarë në 101 qendra votimi dhe procesi ka nisur normalisht qe prej orës 7 të mëngjesit dhe përfundon në orën 6 pasdite.

Fituesi i zgjedhjeve të ditës së sotme do të drejtojë Bashkinë e Korçës vetëm për dy vite. Kjo për shkak se në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor thuhet se në zgjedhjet e pjesshme fituesi merr mandatin për pjesën e mbetur të katërvjeçarit.

5 komente në “Mbyllen zgjedhjet ne Korce: KQZ, pjesmarrja 51.4 per qind, votime te qeta!”

  1. lirim says:

    Late nam, shoke te Temes!

  2. Erion says:

    shume pjesemarrje e ulet ne Korce. A eshte normale?

  3. un says:

    asht e sigurt se te majtet kan fitu se pd nuk fiton pa u shpordh gjith kto hale qe ka e keqja e tyre asht se nuk munen as me vjed vota ma ha ha ha ha.

  4. Albann says:

    ? 51 % fierake paskan votuar ne zgjedhjet bashkiake ne Korce.Qe korcaret kane ikur nga korca kete edhe e dija,por qe vendin e tyre e paskan zene fieraket kjo po me habit …Keshtu eshte kur sheh filma porno nderkohe qe shkruan artikullin….

    Pak me profesionale ju lutem!

  5. xhaxhai says:

    O te keqen xhaxhai o Alban,qe dhe emrin tend sdi te shkruash,lexo mire mor djale se shume qarte ta jep,si njeren dhe tjetren ti ka ndare me presje dhe pike,lexoje mire e mos u nxito.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje