FOTO LAJM/ INUK bllokon hotelin në zonën muzeale në Gjirokastër, skandali u denoncua nga TemA

5 Nëntor 2013, 12:08Sociale TEMA

Në këtë vend të dukshëm të zonës muzeale të Gjirokastrës, dikur ka qenë vendosur një statujë e diktatorit komunist, Enver Hoxha, ndërsa gjatë qeverisjeve të tranzicionit këtu ishte planifikuar të ngrihej Fakulteti Ekonomik i Universitetit Çabej, por projekti mbeti gjithnjë në letër dhe nuk u konkretizua asnjëherë.

Por siç raporton Vizion Plus, sot inspektorët e INUK kanë vendosur shiritat dhe iu kanë ndaluar pronarëve të truallit zhvillimin e pronës së tyre, ndërtimin e një godine hotelerie, për të cilën është marrë leje nga sekretari i Këshillit Kombëtar të Restaurimit, Apolon Baçe.

Sipas pronarëve, bllokimi i pronës është bërë pa paralajmërim, në mënyrë selektive dhe të padrejtë.

Nga 300 ndërtime pa leje në Gjirokastër, deri tani është zgjedhur ky ndërtim, që pretendohet të jetë më leje, për t’u shkatërruar.

Ndërtimet pa leje në Gjirokastër janë bërë shpesh objekt i raporteve të UNESKO-s, e cila ka paralajmëruar se qyteti mund të humbasë edhe statusin  e fituar si pasuri e trashëgimisë botërore.

Skandali i këtij ndërtimi u denoncua më 27 maj të këtij viti në gazetën TemA nga Auron Tare.

Ai akuzonte ish- ministrin e Kulturës, Aldo Bumçi për dhënien e kësaj leje për të ndërtuar në një zonë të mbrojtur./ep

29 komente në “FOTO LAJM/ INUK bllokon hotelin në zonën muzeale në Gjirokastër, skandali u denoncua nga TemA”

  1. lule says:

    Edhe rrugen e pogradecit boll e zgjeruan se i mbytet peshqit me gure nikeli duke hedhur ?? Sa keq te prishesh faunen e liqenit qe ka miljona vjet qe krijohet..e per kollaj ti e mbush me gure?? Rruga, bej tunel … vere trurin ne pune??!!

    1. çadra-Pistolet says:

      Rruga Lin-Pogradec eshte nje krim i rende mjedisor. Aty eshte shkaterruar pjesa me e bukur e liqenit. Per kete masaker dikush duhet te pergjigjet.

    2. pirdh te shfryhesh says:

      Bravo Tema! Edhe per pallatin e Lul Bashes, ju keni qene jo vetem te paret, por edhe me konsistentet nga te gjithe ata qe kane folur.

  2. AGIMI says:

    Duhet te arrestohen edhe Bumci e Apollon Bace
    per rryshfetet e perfituara
    per lejimin skandaloz
    te ketij nderimi te ri ne nje zone muzeale.

  3. berati says:

    Po ne Berat kur do nderhyjne keta tek hoteli “Palma” mu ne qender te Beratit qe ka bllokuar komplet pamjen dhe ka shemtuar gjithcka? Apo eshte i PS ai dhe nuk e prek njeri me dore. Turp per Edi Ramen qe ca i godet dhe ca i lejon duke i ndare sipas teseres se partise. Hotel me 4 kate dhe verande per lokal ne mes te zones turistike dhe muzeale. Dhe asnje nuk thote gje. Ishte vete Rama. Asnje fjale nuk tha.

    1. luli says:

      o mendje. si puna jote mund te thote kushdo nga cilido qytet. brenda nates po ti mbarojme te gjitha. pa merak fare. hajde hajde. ne vlore sant tropez i PS ishte.

    2. Alby says:

      Berati – po meqe qenka i ps ai i palmes pse nuk e hodhi poshte ai gjakpiresi yt saltrapi ???si s’te vjen turp se ai idhulli yt e ka diskriminuar qytetin e Beratit me shume se c’do qytet tjeter???

      1. Alb says:

        Po duroni, se dy muaj qeverisje eshte. Keni duruar 70 vjet duroni edhe ca.

  4. KADAFF says:

    PO CA TE THOTE EDI K RAMA KERMEMINISTRI YNE I NDERUAR!
    AI VETE E KA SHTEPINE PRIVATE NE DARDHE PA LEJE NDERTIMI!
    JA KA CU VENDIMIN PER PRISHJE POLICIA E NDERTIMIT NE 5 TE MENGJESIT DHE AI LEGENI SE HAPI PORTEN SE SJA MBAJTI SUMA PO NXORRI RUDINEN PER VITIN 2004 BEHET FJALA!PASI I CUAN ATE VENDIM E MBYLLI SQUPIN DHE SBENTE ME GERR GERR PER MARRJEN E KOMPETENCAVE TE POLICISE NDERTIMORE NGA BASHKIA.
    JA KY ESHTE EDI KERMEMINISTRI

  5. Fredi says:

    ky hotel (nese eshte ai qe jepet ne foto) nuk ka asgje te keqe. Ka ruajtur karakteristikat e ndertimeve muzeale ne Gjirokaster.

    Ajo zone muzeale ka nevoje edhe per sherbime hotelerie. E rendesishme eshte qe te ruhen karakteristikat e ndertimit tipit te zones.

    Nuk duhet prishur gjithcka zoterinj.

    Pervec prishjes, kur lejet nuk jane respektuar, ka edhe konfiskime apo menyra te tjera.

    1. Gjergj says:

      UNESCO e ka kontestuar rende. Nuk mund te behen ndertime te reja ne zonen muzeale. Po vazhduam keshtu Gjirokastra kthehet ne Ballsh.

  6. sqarim says:

    Pallatit te Lindes ne Titane si do i behet?

  7. erjon brace says:

    do vij radha te gjithave duroni dhe 4 vjet se duruat 22 vjet e jo 4 vjet cfar jan as gje mos u merzisni popull fukara

  8. maninblack says:

    ne kete vend qe ishte kthyr ne nje shurrtore publike , pronaret e truallit po ndertojne nje hotel me te gjitha elementet earkitektures gjirokastrite . por te birit te zanes auron tares i jane erur syte e nuk shikon se si po e masakron gjirokastren klani i kryebashkiakut flamur bime e zini isarait me ndertimet pa asnje kriter urban . nuk ka ngelr ne gjirokaster asnje pellembe toke pa u pushtuar nga klani bime ,bile edhe lumit drino ja shtrenguan fytin qe te ndertoje vellai i kryebashkiakut, e me pas shteti harxhoi miliona per te bonifikuar lumin .gjirokastren e kane bere gjirokastritet dhe jo labokastritet e kardhiqit ,qe per me teper nuk jane as fisnik ,se fisniket e kardhiqit i theri ali pasha ne valare .prandaj o fshatare te qelbur larg duart nga pronat e gjirokastriteve ,se gjirokastritet dine te ndertojne shtepi , dine te ndertojne qytet ,dine te ndertojne shtet

    1. xhaxha hiseni says:

      ec aty HIsen. po cke me auronin mo? shiko se ta ka futur Apolloni me gencin

  9. ra ta si says:

    ne historine e shqiperise vetem ENVER HOXHA eshte kujdesur per mbrojtjen e vlerave muzeale te cdo qyteti.keta te tjeret ne rastin me te mire vetem lehin dhe nuk bejne asgje per te ndalur shkaterrimin e trashegimise se perbashket .

  10. Ustai says:

    Kam pershtypjen se Gjirokastra nuk fiton gje nga ky bllokim, vecse humbet, pasi me sa e shofim objektin eshte teper i pershtatur me arkitekturen e qytetit, dhe jo vetem nuk e shemton,por e zbukuron pamjen e qytetit me ate arkitekture qe eshte zgjedhur. Them se ka shume fokusime te tjera ne GJIROKASTER, ku duhet te perqendrohet INUK,shumica e te cilave, jane shumekateshe ne zonen poshte qytetit te vjeter, dhe qe kontribuojne ne zenien e pamjes qe turisti kerkon te kete per pjesen e vjeter te qytetit.Shikoni dhe nje here se kush i ka dhene apo mosdhene keto leje…Themi nje fjale ne :O balo te hengert tenja, e kete keqen brenda.

  11. nek says:

    Te gjithe ne kooperativ bujgesore.

    rrofte partia
    nuk e di me cin jam

  12. kaonia says:

    Ne Gjirokaster ka shume objekte te tjera per tu prishur sidomos ne zonen muzeale.Ne qofte se dhe ky ndertim nuk ka leje ,le te prishet,por nuk do lene pa ndeshkuar te gjithe kryetaret e bashkise se gjirokastres ne vite. Ylli Asllani me Bashkim Finon per te qene te sinqerte drejtuan qytetin ne periudha ku jane bere gjera te vogla ,maksimimi shtesa pallatesh dhe kioska, qe per kohen ndoshta ishin te nevojshme. Murat Kaci dhe Flamur Bime e kane hallal burgun, Murati dha leje ndertimi mbi lulishten e qytetit,biles ka harritur gjer aty sa dha leje mbi shatervanin e vetem te qytetit , aty ku sot eshte ndertuar nje shumekatesh qe ka devijuar dhe rrugen kryesore.Flamuri njeriu i cili betonoi perfundimisht gjirokastren,nuk ka lene nje pellemb toke pa dhene leje ndertimi,te gjitha mbi 8 kate,pa parkim nentokesor ,pa trotuare ,pa gjelberim.vajti 8 vjet qe genjen dhe nuk beri qofte dhe nje gje te bukur per kete qytet.Edhe Flamuri si Murati Dha leje ndertimi per ndertimin e kishes ,por ne lulishten e lagjes 11 Janari.Me Gjirokaster me ne fund nuk ka me lulishte,le ti zere gjumi rehat keta zotrinjte,si te majte dhe te djathet.

    1. Ledia says:

      Ti mor zoteri je nje analfabet qe nuk di te shkruash e jo me te llogjikosh. Nuk e di kush te mesoi te perdoresh pc por do beje mire te llafosesh me ke ke ne shtepi se jashte saj le nam.

  13. Banija-01 says:

    man in black…

    Nuk e di pse ke ren ne te zeza ???

    Per ndertimin ne fjale jam dakort me ty ,kurse per te tjerat ,jo.
    Haron qe kryetari ka vetem nje vote per lejet e ndertimit dhe ne KRT i ke shumica gjirokastrite ,pse “lejojne ” qe labokastritet te ndertojne?

    Po kjo eshte e keqja me e vogel.
    Pse nuk numeron ndertimet qe jane bere ne lagjet muzeale ,nga qe je gjirokastrit po te kalosh nga perroi i “Çullos” ,nga Granica deri te Banka do shohesh se sa beton eshte hedhur.

    Shiko Lagjen “Teqe” sa shtepi jane bere si te “18 Shtatorit”
    Kalo dhe nga jagja “11 Janari” sa shtepi jane hedhur ne shesh dhe jane bere te reja.

    Te gjitha keto ndertime jane pa leje dhe nuk e ka fajin Flamur Bime po fajin e ka gjirokastriti Spartak Drasa si Drejtor i ATL-es siç i thoshnim dikur.

    Taku nuk eshte labokastrit po 24 karat gjirokastrit dhe eshte paguar per ta mbrojtur Gjirokastren per mos u hequr nga lista e UNESKO-s.

    Maninblack te dy si gjirokastrit ,mua me dhimsen ato qe te permenda kurse ti je xheloz pse Ziniu ka ndertuar me shume .

    1. kaonia says:

      Sinqerisht po te them qe nuk lidhje fare me keto qe thoni,thjesh me vjen keq pse gjirokastra eshte katandisur keshtu.c lidhje ka Ziniu me Takun ne kete muhabet,ketu flasim per kryetarin e bashkise qe ka ne dispozicion te gjithe instrumentat per mos lejuar ndertimet pa leje,polici bashkiake ,polici ndertimore.Duam apo nuk duam ne Flamuri eshte administrator i qytetit dhe atij i takon te rregulloje gjerat,sa per Ziniun i uroj shendet e biznes te mbare , sepse eshte miku im .

  14. shpetim says:

    Po shkaterrojne kinema millennium ne Elbasan e vetmja dhe shume madhe dhe e bukur ne mes te qyetetit e ndertuar nga shtetiper te bere palate.Si dhe kush e beri kete pisllek pse nuk ndalohet nga qeveria se nuk po flet askush ne ketmoment.shpetim

  15. elitex says:

    Nuk e di se sa pa leje eshte ky ndertim (jam gjirokastrit dhe enjoh mire zonen) por ama ju siguroj se eshte nje nga te vetmet ndertime te reja qe ruan ne menyre ideale karakteristiken e shtepive gjirokastrite. Po te ishte ndonje gradacel me xhama do thoja ok, te prishet e te hidhet ne shesh me sekonda, po kjo me vjen gjynah ta shoh qe prishet. Nje ndeshkim do ishte, sekuestrimi i prones dhe perdorimi nga ana e qeverise per qellime publike. Eshte me te vertet gjynah te prishet (e kam pare nga afer) sepse eshte shume e harmonizuar me shtepite ne ate zone, madje ngjitur me te jane disa shtepi te vjetra karakteristike te cilat ju ka rene catia (shtepia e Dobit), do ishte ironike te prishej kjo!!

  16. elitex says:

    A dhe dicka te fundit, makar te ndertoheshin cdo dite ndertime te tilla ne Gjirokaser pa leje, do ishte nje mrekulli e vertet. Pra kam jam i mendimit mos te prishet, po perdersia eshte pa leje te meret nga pronaret dhe te perdoret nga shteti si prone publike. Kjo do ishte masa me e drejte, sepse perderisa jua mer pronen (duka ja shkateruar) disave nuk mund tjua lesh ketyre.

  17. klodi says:

    Tani pse nuk flitet realisht se si eshte problemi? keta pronare i mori ne qafe genc ruli qe ju premtoi lejen. i mori ne qafe Apollon bace qe ka firmosur nje leje te pa ligjshme. i mori ne qafe Bumci qe ka firmosur nje leje te pa ligjshme. kjo eshte e verteta.

  18. maninblack says:

    sqarim per Banija o1 UNE mbiquhem maninblack njeriu me te zeza sepse ne qytetin tim te paret tane visheshin me te zeza , burat fisnik e grate xhiko e katernxhika me optiken e tyre te pa gabueshme ne kemi njohur e gjykuar boten . Eshte e vertete se shume qytetare gjirokastrite kane nderhyre ne shtepite etyre te vjetra dhe ja kane prishur vlerat e tyre arkitektonike por kete e kane bere per te permiresuar kushtet e jeteses se tyre ,nderkohe qe shteti nuk i ka dhene asnje kacidhe per te ruajtur trashegimine .Diferenca midis qytetarve qe nuk kane ruajtur trashegimine arkitekturore dhe abuzimit te pushtetareve eshte si diferenca e atij qe vetvritet me ate qe vret . E pra vrases te htrashegimise te ligjit e te moralit jane pushtetaret ,perbadhe nevojtarve qe nuk kane mundur te ruajn dot ate thesar qe kane trasheguar nga te paret .Sa per Zini Isarain une nuk behem xheloz mbasi nuk jam biznesmen , aq me pak ndertimi ,por Ziniut iuroj te beje sa me shume lek se i duhen per te kuruar anoreksine efemijeve , dhe te beje klizma per vete se i eshte thare kaka ne bythe . Para e madhe i duhet edhe kryebashkiakut se do kuroje syte e te birit ne klinikat okulistike te Moskes

  19. marko says:

    UNE NUK E KUPTOJ KU E KA TE KEQEN KJO NDERTESE QE PO SHOHIM. AJO ESHTE NJE NDERTESE TIPIKE GJIROKASTRITE. QE KA PER TE PRISHUR NE GJIROKASTER AS QE NUK DISKUTOHET POR JO KJO.

  20. Banija-01 says:

    maninblak…

    Ne Gjirokaster njerzit nuk visheshin me te zeza.
    Grate e moshuara visheshin me te zeza se ju kish vdekur ndonje i aferm ne familje dhe nuk arinin ti hiqnin se pasdisa vjetesh dikush tjeter do tju vdiste.
    Grate per mos thene nuset nuk visheshin me te zeza,veshja e tyre ishte e larmishme.
    Edhe burrat vetem poturet kishin te zeza,se kalcet dhe kemishen i kishin te bardha dhe jeleket te ereta me dekoracion.
    Muzeun etnografik e ke ne “Palorto” dhe ik hidhi nje sy.
    Nick name qe ke vendosur te shkon se çdo gje do ta shikosh te zeze.

    Sa per teorine se njerzit nuk kane para per ti mirembajtur e ka gabim se njerzit kane harxhuar me shume per ato ndertime se sa do tu duhej per ta mirembajtur.
    Nuk dua te te bie shembella dhe te ze emra se gjirokastritet njihen me njeri tjetrin .Edhe bashke mund te njihemi ,po kemi nxjere kemben si te barcaleta e mesueses me nxenesin me zogunper te gjetur emrin.

    Sa per ato qe thua per Ziniun dhe Flamurin nuk debatoje se nuk ja vlene dhe une nuk bej avokatin e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje