Rama: QSUT, jo më pazar me rroba

3 Nëntor 2013, 15:33Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot  punimet në mjediset e jashtme të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë. Ai u shpreh gjatë fjalës së vet se QSUT nuk do jetë më pazar me rroba

Jeni dëshmitarë që para afro dyzet ditësh, kishim një pazar me rroba dhe me qofte edhe me spital. Tani kemi një spital pa pazar dhe me një hapësirë publike që po ripërtërihet, po mbillet me pemë, po mirëmbahet dhe mbjelljet do të vazhdojnë.

E falënderoj Ministrin e Mjedisit për angazhimin e tij. Është një angazhim që do të shtrihet në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Këtu, në këtë Qendër Spitalore Universitare, që është edhe spitali më i madh dhe më i rëndësishëm i Shqipërisë, ku vijnë mijëra vetë në ditë, ne do të kemi një hapësirë publike të standardeve evropiane. Një hapësirë publike spitalore, ku gjithkush që duhet të kalojë këtu, të ndihet në territorin e një spitali në Evropë dhe jo siç ishte deri përpara rreth 40 ditësh.

Ju falënderoj dhe përgëzoj drejtoren e re, përgëzoj stafin e saj, për punën e shkëlqyer që po bëjnë. Në vetëm pak ditë i kanë dhënë ajër mjediseve të spitalit. Sigurisht, puna është e jashtëzakonshme për t’u bërë. Ne nuk na tremb as volumi i saj i madh, as sfidat e panumërta që ka brenda mjediseve të spitalit për të garantuar një shërbim spitalor të standardeve evropiane. Ne do t’ia dalim“, tha Rama.

20 komente në “Rama: QSUT, jo më pazar me rroba”

  1. DREJTESI says:

    Bravo,na gezon vertet nje fakt i tille,megjithese vet nuk kam kaluar andej.

    Vertet do kisha deshire te hidhte dikush ndonje foto krahasuese me ate çfare ishte dhe çfare eshte bere. E di qe dikush nuk do te doje nje gje te tille,por puna e bere duhet treguar dhe nuk duhet te kemi frike çfare do thone gojet e liga per botimin e pune se bere!

  2. Dani says:

    Presim shume nga ty Kryeminister beje kete vend ku mos te kete me Shqipetar te thote qe do largohem nga ky vend .,Shqiperia eshte e bukur dhe duhet ta gezojme te gjith duhet te falim me shume dashuri per njeri-tjetrin besoj kjo eshte qe i duhet ketij vendi .

    1. 1 000 000 shqiptare. says:

      rama e ka nusur punen per shqiperine she shqiptaret dhe ne nuk kemi per ta larguar per 20 vjet derisa te behemi edhe ne si europa.(shpresojme te mos zgjasi me shume tranzicioni)

    2. Dosja H says:

      Sali Doktori nuk beri asgje per Mjeksine.
      Ed Piktori po ben ate qe Doktori nuk e beri per 23 vjet
      ?
      http://goo.gl/YPYLdI

      ?

    3. maqka says:

      Ora 11:00 Am.
      Nga Qendra Spitalore tek
      Selia e Salixhoreve…..
      Rama mbjelle Peme
      PD-ja Perralla refene
      pra:
      Qeveria punone
      Opozita Terbone.
      C,te jete valle;
      Njerezit po thone:
      “Bashkepunim”? apo i
      vjetri Zakone?!

  3. Horri i Bulevardit says:

    Natyrisht zoti kryeminister qe do ti a dalim, se ka ardhur koha qe qytetaria, te tregoje vehten, ka ardhur koha qe malsori te nxjerri ne pah vlerat e verteta, qe maloku ja nxorri ne pazarin e kaosit, ka ardhur koha qe fshatari, te tregoje bujarine dhe mencurine, qe katunaria ja hoqi me pa te drejte, sipas modelit te shpellarit.
    Ka ardhur koha qe ndarja e nxitur nga antishqiptari te marre fund, ka ardhur koha, qe shqiptari te jete shqiptar nga veriu ne jug.
    Ka ardhur koha qe te ndertojme Shqiperine dhe ti tregojme Europes, qe ne jemi te gatshem te hyjme ne familjen europiane.

  4. karlzajsjena says:

    bravo ED DJALI!!!!!beje shendetesine si ne europe,FALAS,siç ka qene.dhe jo ti blejne te semuret ilaçet vete…..brenda dy vjeteve mundt tja arrish besoj.nese ja del?DO BEJ BE PER KOKEN TENDE, kur te betohem!!!!!tergoji si behet shteti,para ardhesit IDIOT sali shurrtores,

  5. AC/DC says:

    Mire u be perjashta, por brenda spitalit c’do behet, pasi aty eshte pislliku skandal fare.

  6. radar says:

    shikoj per here te pare qe nje kryeminister shqiptar merret nga afer me mjeket…madje ky qe eshte piktor merret dhe ay qe ish doktor as i shikonte me sy! me pelqen shume kjo ane pozitive e Rames qe po punon me shendetesine!

  7. Ilir says:

    Or Kryeministri yne! Mire ben qe mbjell peme ore djal Tirane, por do besh mire te mendosh me pare per pasojat qe ka mungesa e barnave ne qsut dhe sidomos ne urgjencat mjeksore (ate te pergjithsme dhe pediatri. Vdesin njerez perdite.. edhe nga mjeke e staf i papergjegjshem. Le ti mbledhe Rama me drejtoreshen nje nga nje mjeket me emer dhe te degjoje se c’kerkesa kane per sherbimin. Ne urgjence mund te hyj edhe lopa me vic dhe te pshurri ne shtrat te robit qe lengon.
    PAstertia dhe higjena jene ekstremisht ne gjendje alarmante. Dole ne TV duke mbjelle e reklamuar te mbjellat ti edhe intelektuali Lefter Koka… a e tregove valle sa vete vdesin ne dite nga mungesat qe thashe me lart? Valle keto kishte lene pa bere berisha ne shndetesi?

  8. sherifi says:

    Mire more z.Rama, por nje pjese te popullsise u duket se e keni mere me shume ngadalesi, kerkohen rezultate sidomos ne venien perpara drejtesise shperdoruesit e pasurise kombetare.

  9. dajt says:

    Jepu ilaceee ilaceee leri pordhet dhe pemet po furnizoji me ilace se po gjejne belane njerezit, mejekt dhe infermieret nga mungesat e ilaceve qe vidhen nga drejtoret

  10. Jam dakord qe ne ambjentet e ndryshme te sherbimeve publike
    te mos zihen nga aktivitete te ndryshme ,por ne rastin konkret ,perzenia
    e shitesve ambulante te rrobave apo te aktiviteteve te tjera ,do
    te ishte mire qe nga ana e qeverise te gjendej
    nji vend provizor per keta njerez ,dhe pastaj te perziheshin ,sepse
    mire qe njehere pernjehere ,qeveria
    nuk siguron dot vende pune,por dhe ato
    vende pune qe jana hapur rishtazi me forcat dhe mundesite e sejcilit
    te mos mbyllen ,se ushqehen femije me ato para !

  11. england says:

    Habitem me mos durimin e disave ketu ne blog!Si more njerez prisni brenda 45 ditesh gjithcka qe te tjeret nuk e bene brenda 8 vitesh.Ne Shqiptaret jemi shume te paduruar,keshtu ndodh dhe kur duam te pasurohemi,e kerkojme me menyra nga me te ndryshme,perfshi dhe bastet,e lojrat elektronike per tu bere te pasur brenda dites.Spitalet ishin si mos me keq,prandaj dhe kjo qeveri duket qe po I con gjerat ne vendin e tyre,kush nuk duron ta provoje te votojne perseri te paaftet e PD-se.

  12. Genci says:

    Po me ke talleni o rilindas? Kaq idiote i dini Shqiptaret? Nuk ka asnje mase per permirsim te sherbimit spitalor deri tani, asnjeee,. Po mbillke peme atje sikur atje te jete park per pushues qe kalojne andej clodhje, kete mendon se prisnin njerezit. .?…? Me kete mburresh. Ti zotri je PEME PA KOKRRA.

  13. Shkembi says:

    Si ne cdo sipermarrje ku vendos te beje ndryshime rrenjesore,Ed Rama do te kete sukses te plote edhe ne sektorin e shendetsise.Uroj qe dhe bashkepuntoret ne kete fushe,te jene po aq te perkushtuar si Ai.R.S.

  14. artan says:

    Ju lumte zoti Kryeminister !

    Po ndihemi cdo dite e me shume shqiptare te denje.Jam i bindur se Shqiperia do te rilinde,e shendetshme,e qyteteruar,europiane nen drejtimin tuaj.

  15. artan says:

    Te nderuar botues,
    Si mund te mendoni se eshte thene nje here mesazhi i shkurter sapo bera?
    Ky eshte fenomen qe perseritet sa here qe une objektivisht shkruaj ndonje mesazh,pa fyerje,sharje,etj.
    Nuk do te doja te perseritet ne te ardhmen,pasi ju shpreheni “duket”.E pra,te nderuar gjykoni hipotetikisht,por saktesisht.aq me tepr ne se kjo nuk eshte metode e juaja.
    Po kete shenim a do ta evidentoni?Te shohim.Ne se po,do te mendoja se jeni objektive,ne te kunderten,do me vinte keq ta shprehja mendimin.

  16. malcorhani says:

    shyqyr harruam surratin e saliut 24 ore ne ekranet e TV,na mbiu rama 24 ore ne dite maskarade e vertete ,mire thon derrat(politikanet)nje turi kane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje