Rusia shprehet e sigurt: Armët kimike siriane do shkatërrohen në Shqipëri

2 Nëntor 2013, 10:16Sociale TEMA

“Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK) në Siri në mesin e muajit të nëntorit do të miratojë planin e detajuar për shkatërrimin e armëve kimike siriane”, deklaroi Koordinatorja e misionit të përbashkët të ONAK, Sigrid Kaag, pas bisedimeve në Moskë me zëvendësministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Rjabkov. Kaag theksoi se palët kanë forcuar idetë e mundësisë së zgjidhjes së problemit të armëve kimike siriane deri në mes të vitit 2014.

“Ne kemi besim se në mungesë të provokimeve, përpjekjeve të vetëdijshme të forcave antiqeveritare dhe sponsorëve të tyre të huaj për të penguar këtë proces, ne do të mund ta realizojmë atë në kohën e caktuar”, shtoi Sergei Rjabkov.

Të dyja palët shprehën kënaqësinë në lidhje me përfundimin e suksesshëm të punëve në Siri për shkatërrimin e pajisjeve të prodhimit të armëve kimike, përzierjes së përbërësve të tyre dhe furnizimit të municioneve. Ata vlerësuan nivelin e lartë të bashkëpunimit të autoriteteve siriane me misionin e OKB-së dhe ONAK-ut.

Rusia deklaron se është gati të japë 2 milionë dollarë për operacionin e asgjësimit të armëve kimike siriane, i cili sipas një burimi diplomatik rus mund të ndodhë në Shqipëri, raporton “Ora News”.

Sipas burimeve diplomatike të cilave i referohet gazeta ruse “Kommersant”, përveç një kontributi prej 2 milionë dollarësh Moska është gati të ndihmojë dhe me transportin dhe asgjësimin e sigurtë të tyre në Shqipëri, vendi aleat i ngushtë i SHBA-së.

Kimisti Bjorn Arne Xhonson, që merret prej më shumë se 30 vitesh me problemet e armëve kimike rendit dhe arsyet e përzgjedhjes së Shqipërisë për asgjesimin e lëndëve kimike.

“Së pari, Tirana, e cila është pothuajse tërësisht e orientuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk ka gjasa t’i refuzojë kërkesën përkatëse Uashingtonit. Së dyti, shqiptarëve u premtojnë për këtë shërbim një financim mjaft të mirë. Përveç kësaj, vendi tashmë ka përvojën e një eksperimenti të tillë. Gjashtë vjet të shkuara autoritetet lokale kanë përfunduar procesin e parë në historinë botërore të çarmatimit të plotë kimik me ndihmën e Gjermanisë, Zvicrës dhe Shteteve të Bashkuara. Tirana në vitin 2007 shkatërroi rreth 16 ton gaz Iprit (Mustard gas) dhe substanca të tjera toksike të akumuluar që në kohët e sundimit të diktatorit Enver Hoxha. Unë besoj se arsyeja e zgjedhjes së këtij vendi konsiston pikërisht në faktin se Shqipëria ka asgjësuar jo shumë kohë më parë armët e veta kimike dhe e ka bërë këtë në mënyrë plotësisht të suksesshme. Prandaj ajo është pretendentja më e besueshme ndër gjithë vendet e tjera.Gazetat amerikane shkruajnë se Shqipërinë mund ta ndihmojë në asgjësimin e armëve kimike siriane edhe një vend tjetër – Belgjika ose Franca. Në bashkëpunim me këto shtete po zgjidhet edhe një çështje tjetër – ajo e transportimit të substancave toksike. Fillimisht ishte menduar transportimi i armëve kimike në Shqipëri me anije. Por Suedia deklaroi se ajo mund t’i çojë ato në destinacion me avion. Unë mendoj se nuk do të ishte keq që të transportohej në këtë mënyrë potenciali i armës kimike nga Siria në Shqipëri”.

Ndërkohë Turqia, Jordania dhe Norvegjia refuzojnë shkatërrimin e armëve kimike në shtetet e tyre dhe Uashingtoni po negocion me këto tre shtete. Edhe mediat amerikane kanë shkruar se Shqipëria është në listën e shteteve ku mund të shkatërrohen armët kimike.

Arsenali i armëve kimike të Sirisë besohet se përfshin më shumë se 1.000 ton gaz nervor Sarin, agjentë squfuri dhe kimikateve të tjera të ndaluara, të depozituara në dhjetëra vende. Siria ka rënë dakord për të shkatërruar stokun e saj të armëve kimike deri në mesin e vitit 2014.

35 komente në “Rusia shprehet e sigurt: Armët kimike siriane do shkatërrohen në Shqipëri”

  1. toni says:

    Qeveria shqiptare nuk duhet te sjelle ketu arme kimike.
    Po te pranoni presionin e qelbesirave ruse jeni shume me te degjeneruar sa ata qe deshen te sillinin plehrat e Europes.
    F..ck off EU, Rusia biles dhe USA ne qofte se vene kushte te tilla per Shqiperine.
    Bythelepiresit e qeverise shqiptare bejne mire te mendohen para se t’i thone siurdheron kerkesave te tilla absurde. Le t’i cojne ne Rusi plehrat e Sirise, se ata ja kane shitur. Ne s’duhet te behemi kosh plehrash as per 2 milion as per 2 bilion. Fuck them!!!

    1. rael says:

      Miliarda Euro do vine ne Shqiperi. le ti bejne ne ndonje mal te humbur qe nuk ka njeri! nuk ka shanse te ndodhi gje jashte standartit per sa kohe eshte amerika, suedia , gjermania ne loje! lek i paster eshte!

      1. Thika says:

        Flitet vetem per 2 milion dollare, shume qesharake. (edhe ato po u dhane prej ruseve)

        Jam kurioz te di, kush e vendosi se ku to behet c montimi i armeve kimike?

        U la re dore Rusise te zgjidhte?

        OK—Cecenis dhe Kaukazit sa me shpejt ca dhurate ca kazana LHL-je, me Inetrcom EXW (ata marrin persiper gjithcka vete).

        Nese Shqiperia do vihet nen presion inernacional atehere, mos demontoje asnje arme kimike, po te depozitohen dhe te ruhen ne rast konflikti. Leket per c’montim te merren, por c montime mos behen.

    2. carrotface says:

      Ke shprehur mendimet e te gjithe shqipetareve. Te hyjme ne BE, nuk do te thote qe t’a kthejme vendin ne kosh plehrash, nqs jane keta kushtet, me mire te mos hyjme dhe te izolohemi.
      Sa per USA dhe Rusi, atyre nuk i intereson nqs do kete ndonje katastrofe njerezore ne Shqiperi. Ato jane dy “Big Bullies” ne bote. Ato nuk interesohen per vete, jo me per vendet e vogla. Rusise, Cernobili nuk i ka bere pershtypje Rusise, madje e kane rritur prodhimin e energjise nukleare.

      Ajo qe eshte me irrituese nga te gjitha eshte heshjta e politikaneve per kete teme. Pa pike turpit dalin ne tv per te mobilizuar grate per kontrollimin e gjirit, por nuk flasin per shkaqet rritjes se kancerit tek grate. Nuk permendin as plehrat qe jane importuar, as ushqimet e pakontrolluara, apo mjeket sharlatane dhe mjekesine e mjeruar qe nuk i garanton qytetarit te shkrete dhe te papune mjekimin falas.

  2. juli says:

    vetem 2milion dollar ,kushton per te azgjesuar lendet kimike te siris eshte nje oferte qesharake per vendin ton.haaaaa

  3. Skypion says:

    Edhe njehere pyesim,se pse nuk prononcohen aktivistet e Aleances Kunder Importit te Plehrave?!
    Pse nuk prononcohen keta qenefe demagoge,qe na kane care veshet per muaj e muaj me radhe,per mbetje jo-toksike?!
    Pse nuk prononcohen keta burracake,kur behet fjale per sasi te medha helmesh e mbetjesh te tyre,qe mund te vijne ne Shqiperi?!
    Apo tani qe erdhen te majtet ne pushtet ka marre fund edhe “kauza” e tyre ambientaliste?
    Mashtrues te poshter!

  4. patllakja says:

    toni jam plotesisht dakort per sa ke shkruar, le ti marre Rusia qe ja ka shitur.
    dhe kjo na duhet te paguhemi per tu helmosur!

    1. Jo ti marri Edi zorrazhiu ti shkatrroje prane Viles vet,po s’ja arriti
      ti shkaterroje te gjitha te ndahen edhe Ministrave koke kuq.. per çdo
      andrese ku banojne ,Qeveri koti ! Bota Moderne na perdor si tapet
      vetem shkelmin dhe naj mbeturine kocke nqse mbetet.

  5. skenda says:

    Po shifni sa te rreme jane te gjitha ato qe thone partite politike vetem e vetem per te ardhur ne pushtet.Ps dy vite PS protestoi kunder importit te plehrave qe ne realiet jane shume me pak te demshme se sarini qe Rama po do ta sjell ne Shqiperi.Qeverite genjeshtare populli nuk duhet ti duroj.Ska asnje nevoj te priten 4 vite deri ne zgjedhjet e ardhshme.Pasuria apo pushteti i fituar me mashtrim eshte veper penale dhe ska pse priten zgjedhje te reja per ta sanksionuar.Duhet veprim i menjehershem

  6. valter says:

    Po te ishin me aq leverdi, i pranoni shtete te tjera, pse refuzon turqia apo edhe vendet e tjera. Kjo eshte nje mashtrim i madh dhe nje shkaterrim i territorit shqiptar dhe i popullit. Deri me tani na gjysmuan duke na derguar ne emigracion, ata qe mbeten aty i kane helmuar me nje ushqim qe sot shqiptaret kane vdekshmerin me te lart nga semundjet e gjakut, por me kete qe po bejne kerkojne ti japin nokaudin e fundit shqiptareve. Populli duhet te çohet ne kembe, asnje smund te rrezikoj jeten e femijeve, dhe te ardhmen e tyre pse rama dhe berisha bejne pazare per te mbajtur pushtetin. Keta femijet e tyre i kane siguruar jasht pasi nuk e quajne veten banor te atij territori, por ne qe jetojme aty duam, ajer te paster, uje te pijshem,fruta dhe perime te shendetshme, ndryshe kanceri dhe leuçemia i pret te gjithe! çohuni SHQIPTAR çohuni nje her te vetme per veten tuaj, per femijet tuaj, pasi deri me sot jeni vrare e prere per salira, ilirera,fatosra dhe edera ose per vampira!!!!!!!!!

  7. Vunoi i Himares says:

    Meqenese kemi rene kaq poshte qe per 2 milion euro te infektojme nje komb te tere qe quhet KOMBI SHQIPETAR jam i mendimit qe 1 Milion shqipetar qe kane votuar kete qeveri duke depozzituar nga 2 Euro secili, dmth 2 Milion Euro, u a japim Ruseve dhe mbrojme veten dhe femijet tane.

    1. Sefedin Aga. says:

      nuk behet fjale per infektim o njeri , behet fjale per vdekje, nje pakujdesi si ajo e gerdecit kete rradhe eshte fatalitet i pa pare. Nqs nuk dini hapni google e lexoni me mire per armet kimike dhe per efektet e tyre te tmerrshme, nuk jane plehra keto qe vetem shtojne dioksidin e karbonit ne ajer , te gjitha armet kimike nje qellim kane te djegin oksigjenin ne ajer dhe te bllokojne rruget e frymemarrjes .

    2. laraska says:

      Ahh Sa bukur e ke thene!

    3. shkodrani londer says:

      Vunoi himare, aq sa e kam perkrahur dhe e perkrah kete qeveri qe kemi sot,…. Nese keto mendojne ti sjellin keto plehra, une skam votuar kete qeveri pasi sjetoj atje por po te jetoja do e votoja, kshu qe jo 2 euro por 100 euro do te jipja nese behet ndonje peticion dhe te ja japim qeverise qe ti themi JA KU I KE DHE MOS MERR PLEHRA KIMIKE……

      Ketu duhen protesta te fuqishme. gjithe ai 1 milion shqiptar qe e votuan duhet te mblidhen ne Tirane dhe ti bejne presion qeverise per te mos i pranuar.

      Protestave duhet ti pririn 10 makina mooti dhe ti shprazin perpara parlamentit dhe kryeministrise ne shenje proteste

  8. po sikur u anullua ligji qe lejon plehrat,apo kto nuk quhen plehra,he mor popull shprehuni c rrini si tutkune ,1.000.000.000 vota nuk jane pake te pakten disa veta te (pjerdhin),domethene te shprehen per kte ceshtje madhore ,

  9. ja pra pse duhet komuniteti ,per te protestuar per pislleqet e eqeverise ne demin tone,ndersa ju thoni cna hyne ne pune komuniteti,ne fakt po ta shohesh mire nuk ekziston komunitet per kto gjera sepse shqiptari eshte nje popull qe nuk mendon shume thelle per te miren e tije

  10. Vunoi i Himares says:

    O Saliheqenefi shprehu mire ose futja gjumit qe te te dale pija se po flasim per ceshtje te identitetit

  11. juli says:

    Po ku jane keto qe u ngriten per plehrat,dhe tani nuk po ngrihen per armet kimike qe mund te ndodhi dhe nje katastrofe per vendin tone.A ne jemi popull budalla dhe kete po e tregojmme ne sy te botes,se po marim helmin e Sirise.Po pse jane budellenje pjesa tjeter e botes qe nuk e marin dhe dolem ne me te zgjute.

  12. made in albanistan e bajn kta per ket e kam zgjedh albanistanin

  13. Audian says:

    Po a nuk eshte vendimi i pare i kesaj qeverie ndalimi i importit te mbetjeve

  14. Liridon says:

    Tipike bizantine.Ruset deshiren e tyre duan ta realizojne nepermjet amerikaneve.
    Sherbimi me i mire qe mund ti bejne,industrise turistike te vendeve fqinje me Ne,Rusia nuk ka.Te gjitha angjensite turistike duhet ti bashkohen protestes.
    Ruset kane marre persiper ta bejne transportin me avion,pasi transporti me anije do te shkaktonte protesta ne te gjithe ato vende,ku do te kalonin tranzit keto materiale.Te mbeshteten maksimalisht protestuesit e ketyreve vendeve si dhe ti kerkohet ndihme edhe per protestat e pritshme ne Shqiperi.
    Nje pjese e ketyreve materialeve teper te kerkuara nga ana e terroristeve,tashme eshte ne duart e tyre.Ruset duan ta perzine Shqiperine ne kete mesele,qe neser te deklarojne nga mikrofona te tjera qe Shqiperia u shet arme kimike terroristeve.Nje arsye qe te dyja qeverite shqiptare s’duhet te hyje ne bisedime fare per kete teme.
    Duhet urgjentish ti kerkohet prenoncim ne konference shtypi KM dhe M.Mbrojtjes.Shoqata e gazetarve duhet sa me pare te filloje presionin per organizimin sa me pare te kesaj konference rreth kesaj teme.
    Te gjitha organizatat e ndryshme ne Shqiperi,angjesite turistike,njerez qe e duan kete vend,duhet te bejne nje proteste para ambasades Ruse,per presionin qe i ben nepermjet shtypit shtetit shqiptare per te pranuar keto materiale te rezikshme,qe vete ruset ja kane shitur lolos te tyre ne Siri,per te vrare popullin antirus sirian.

  15. zqk says:

    2 milione dollare jane vetem kontributi i Rusise. Nuk eshte pagesa qe merr vendi qe shkaterron keto arme. Shkaterrimi i atyre LHL-ve mund te mos jete aq me rrezik sa c’eshte transporti dhe me pas depozitimi i mbetjeve. Nuk eshte sqaruar ku do depozitohen mbetjet? Per mendimin tim mbetjet duhet te depozitohen ne vendin qe jane krijuar, ne Rusi apo Siri. Edhe n.q.s. helmet shkaterrohen ne Shqiperi, ne asnje menyre mbetjet nuk duhet te depozitohen ne Shqiperi. Le te depozitohen ne vende qe kane shkretetira pafund, apo ne ndonje ishull te pa banuar. N.q.s. Shqiperia merr persiper shkaterrimin, atehere meriton cmimin Nobel per paqen. Reputacioni i saj ne OKB shkon ne qiell.

  16. sadete shtylla says:

    pse nuk asgjesohen ne Rusi sepse ajo ja ka shitur Sirise armet kimike,ci do 2 milion usd qeveria shqiptare qe te vdese qytetaret e vete me asgjesimin e kimikateve!!!!!!!!!!!!!!le te shkaterohen ne amerike dhe jo amerika te na fut ne liste si kandidat per asgjesimin e armeve kimike !!!!!!,nqse qeveria shqiptare e pranon kete gje si kusht per tu futur ne BE nuk na duhet hiiiiiiiiiiiiiiiiiic kjo futje

  17. laraska says:

    RUSI DO TE SJELL SPIUNAAAAAAAAAAAAA. Do te perfitoj nga varferia e popullit qe ka arritur kulmin dhe do te sjell me mijra spiuna sepse Ruset kane pare Ramiz Ali,Berishe e Nano edhe fusin gjithe popullin ne nje thes. Do sjell DISA ekspert dhe MIRJA SPIUNAAAAA. KUJDES O POPULL se ky eshte moment shume kritik. Armet ti coj Rusi neper shtetet ku vet Rusi ka influence si Serbia, Bjellorusia, Azerbaixhani. Akoma me mire meqe marreveshja kryesohet nga Ruset, edhe i ka ngritur pike PUtinit, qe ti ngrej vetes dhe Rusise akoma me shume pike, ti asgjesojne andej afer polit te veriut ku sjeton njeri, jo ne nje vend me siperfaqe 28 mije metra katror. Ne shqiperi Rusi NUK ka pune. Jame dakort me nje me lart, sikur nga 2 Euro nga 1 milion votues qe bene ndryshimin , edhe ja behen 2 milion e t’ia dergojme rusit (meqe mendon se shitemi per 2 milion ne) ti shtoi 2 milionshit te vet, edhe i behen 4 milon qe mos rrine edhe pa paguar spiunet e nisur per ketej. Pa jau paguajme vet ne.

    Sa per parlamentin, TU VIJ TURP ATYRE 140 PALACOVE ulur atje qe ska akoma nje prononcim nga asnjeri. po pse une si qytetar shqiptar duhet te marr vesh nga mediat e huaja per gjera kaq kritike per vendin tim e te ardhmen e vendit tim? Shqiptar mendoni nje gje qe opozita do fitonte pike po ta kundershtonte, madje duke braktisur dhe parlamentin, por spo ndihet fare kur ata ulerasin e largohen per gjera qesharake. Si duket do ket ndonje perqindje shkesi Berisha, rusi bardhe i parlamentit tone. TURP TURP TURP Populli te ngrij zerin mos rri gojembyllur. Rrezikohet e ardhmja e vendit tone

  18. ari says:

    ore ca thoni ju ku ka byth rama tu thot jo amerikes, ai para dy ditesh tha perpara me ameriken ne cdo fush. dhe kjo fush e helmimit te shqiptareve po deshi amerika te gjtha helmet e botes ketu kan per te ardhur.

  19. perralla me mbret says:

    Dua te besoj se kto jan spekulime dashakeqe te Ruseve.Kerkojm nga Kryeministri demant te menjehershem.Nuk dua te besoj se nje Kryeminister qe punen e filloj me ndalimin e eksportit te mbetjeve te rrezikshme do te pranoj qe shkaterrimi i armeve kimike te ndodhe ne Shqiperi.

  20. Hankua says:

    E kane me te futur kete problem ruset dhe gjithe te tjeret,por duhet te ngrihet i gjithe populli ,komplet kunder qeverise po te merret nje vendim nga qeveria tradhetare e radhes qe te shkaterrohen lendet kimike ne Shqiperi.Armet kimike le te shkaterrohen ne stepat ruse .

  21. Fanolist says:

    Kta te fortet e botes dhe ai i forti i Sirise ; pse mos te krijojne nje impiant asgjesimi ne shkretetirat e Sirise ?
    Vetem permendja e Shqiperise ne kete raste eshte shume fyese per vendin e kombin tone, realizimi i saje eshte i pa pranueshem; permendja e miqesive eshte armiqesore dhe nje ndeshkim per popullin tone .
    Mediat ,intelektualet, rinia te cohen ne kembe per te mbrojtur vetveten e te demaskojne keta qe kan mbushur boten me arme qe kercenojne jeten e globit…. dhe … pa shikoni gjetkan Shqiperine te pershtateshme per t’i asgjesuar (per t’i hedhur ketu).
    -Ligesia e armiqesia e rusise ndaj shqiptareve del haptas, rusia e serbia duan zhdukjen e shqiptareve.
    Te mos i shohim e degjojme me gjithe dollaret e tyre te felliqur .

  22. KASOLLE says:

    Une si qytetar shqiptar dua nje prononcim nga qeveria.Perse heshtin dhe nuk thon asnje fjale ketu e 1 jave per kete ceshtje qe ka marr dhene.Qeveria duhet te dali dhe te thote te verteten si qendron puna me keto mbetje kimike.Heshtja nga ana e qeveris me le te dyshoj,qofsha gabim.Po opozita pse nuk thot gjysem llafi per kete ceshtje.

  23. viktor says:

    pse nuk i cojne ne serbi ti shkaterrojne atje pse zgjidhet shqiperia ata mendojne qe shqiperia eshte i vetmi vend nevojtore per gjithe boten per te shkaterruar cdo gje meqenese shqiperia s,eshte fare e zhvilluar per keto arsye e zgjodhen sepse shqiperia eshte depozitim plehrash per te gjithe. Ti cojne ne SERBI ATJE DUHET TE BISEDOJ RUSSI DHE JO ME NE O E MJERA SHQIPERI !!

  24. lleshi says:

    Rusija ka shkretetira te pa fund perse vall nuk i dergon atje por do qe te vrase nje popull qe eshte i vrare prej 22 vitesh nga spijunet e tij SALOMUTI.

  25. Leone-53 says:

    Do ti quaja “OFENDUSE” per ne te gjitha lajkat e rusve, amerikanve e kujtdo qofshin!
    As miliardat sduhet ti pranojme ne shqiptaret.
    -Po perse qenka Shqiperia 3 milionshe per te strehuar muxhahedinet iranian dhe jo Europa mbi 500 milionshe?!…
    -Po perse qenka Shqiperia 3 milionshe per te “strehuar” lendet me te rrezikeshme dhe jo Rusia qe ka nje siperfaqe sa 1/6 e botes dhe aq me teper jane prodhim i saj?!…
    Pranimin ne token tone te çfardo lloj helmi apo mbetje te rrezikeshme do ta quaja KATASROFE.
    Dje ketu ne shtypin dhe te shume kanale televizive italiane u çfaqen deshmite e nje bashkepuntori te drejtesise (mafioze) thene me 1996 per nje zone prane Napolit qe pas 20 vjetesh te gjithe banoret e asaj zone do te jene te vdekur si shkak i depozitimit te LENDEVE TOKSIKE ne nentoke nga mafia!…
    Nuk kane asnje vlere miliardat “dhuruar” sot por ka vlere mbajtja paster e atij vendi te bekuar aty qe quhet Shqiperi dhe qe eshte Atdheu yne pamvarsisht se perkohsisht jetojme jashte.
    Kurre ne ate Europe (n.q.s. thone se do ju ndihmojme ne antarsim ne B.E) me kushte, me mire nje Shqiperi e paster se nje Europe e peshtire!..
    Do te tregojme VLERE ne shqiptaret n.q.s do i shmangemi kesaj MENXYRE!

  26. Albann says:

    SHQIPERIA S ESHTE DEPOZITE PLEHRASH

  27. arben says:

    Mos u lollni kot ne vetm lehim neper faqet e internetit , na njh mir bota se gfar rrace jemi dhe kush na perfaqson ne ne politik ata qe vet i kan vu atyre qe jane ne krye po tju thone na i bini nenat dhe motra dhe grate dhe femijet do tja u bini pa as nje hezitim , prandaj nje popull qe rri e ben sehir me fakqesin e tjetrit qe vriten e vidhen rrugeve te shqipris duke i pare i gjith populli dhe nuk levizin as gishtin per ti kundershtuar nuk ka si te ndodhin ndryshe , pra kjo pune eshte mbaruar vetem eshte ceshtje kohe kur ka per te ndodh dhe ka per tu mbyllur sic jane mbyllur te gjitha ngjarjet e ketyre 23 vjetve me ndihmen e eksperteve me te mir te9( aletve )qe na e done te miren aq shum sa nuk po dim se cfar te bejme nga bolleku i tmereve qe kemi pejetuar dhe do te perjetojm , plus dhe analistat qe kemi ne vende per te na mbushur mendjen ne si popull qe ju besojme prandaj merreni me sportivitet edhe kete te mir qe do na bejne dhurate per krishtlindje ose per bajram je jane festa kombetare dhe na dalin gjeneratat e tjera me brir dhe pa veshe dhe me nje sy te madhe . ju pershnes te gjithve ?

  28. Albanian EAGLE says:

    Perse nuk i shkateron Izraeli, eshte vend kufitar me Sirine, eshte vend i interesuar per shkaterimin e Arsenalit te saj Luftarak, shembull me i qarte eshte lajmi i djeshem i sulmit izraelit mbi nje baze ushtarake siriane, pikerisht me kete pretekst …Shkaterimin e Armeve te rezikshme siriane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje