TemA TV/ Dorëzohet në KQZ kërkesa për anulimin e zgjedhjeve në Korçë. FRESSH: Harxhuam 7 milion lekë për studentët (VIDEO)

6 Nëntor 2013, 15:09Sociale TEMA

Partia Demokratike ka dorëzuar mesditën e së mërkurës në KQZ kërkesën për anulimin e zgjedhjeve në Korçë dhe përsëritjen e tyre. Deputeti Oerd Bylykbashi, që dorëzoi kërkesën, tha se zgjedhjet janë të pavlefshme, duke qenë se sipas tij, votat u blenë.

“Zgjedhjet në Korçë janë të pavlefshme sepse votat u blenë. Në vijim të asaj shkelje të rëndë që jo vetëm është konstatuar nga qytetarët korçarë, por që u faktua dhe me një filmim, i kërkuam KQZ-së që të shpallë të pavlefshme zgjedhjet në Korçë. Shpresojmë që KQZ dhe instancat e tjera do i japin përgjigjen e merituar. Shteti i së drejtës është e vetmja garanci që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme”, tha Bylykbashi.

Ai tha se sistemi i drejtësisë dhe prokuroria duhet të marrin masa dhe të bëjnë punën e tyre.

“Ne pamë një aplikim sistematik të këtij krimi në qytetin e Korçës, i cili tregon që PS dhe LSI janë tashmë aq të bindur që asgjë nuk i ndalon në arrogancën e tyre, sa mund të aplikojnë një skemë të tillë kriminale. Kjo është vetëm prelud i asaj që duhet të presim në zgjedhjet që vijojnë. Nëse nuk marrin goditjen sot, të gjithë shqiptarët duhet të harrojnë zgjedhjet të lira në të ardhmen”, vijoi ai.

Ndërkohë plot 7.860.000 lekë të vjetra duket se është shuma e shpenzuar nga shtabi elektoral i kandidatit të majtë vetëm për studentët korçarë që ndjekin universitetin në Tiranë.

Një listë emërore prej 393 personash është depozituar nga kryetarja e FRESH-it që me një përllogaritje të thjeshtë nxjerr këtë total.

Dhjetëra të rinj anëtarë të këtij forumi iu drejtuan prokurorisë së Korçës për të dorëzuar vullnetarisht listën emërore të studentëve që sipas tyre janë rimbursuar për udhëtimin e tyre nga kryeqyteti me qëllim që të merrnin pjesë në votime.

Kryetarja e FRESSH, Anxhela Taho ka depozituar në prokurori materialin ku janë të renditur emrat e studentëve që sipas saj u janë paguar 20.000 lekë të vjetra nga shtabi i PS vetëm për udhëtimin dhe jo për blerjen e votës.

Lista u pranua nga prokuroria, dhe në bazë të kësaj liste do të bëhet verifikimi nëse studentët e filmuar janë anëtarë të FRESSH për qytetin e Korçës.

Kryetarja e këtij forumi rinor tha se “nuk janë vjedhur votat, por është rimbursuar udhëtimi i studentëve”.

Ndërsa i ka bërë thirrje politikanëve shqiptarë “të mos njollosin zgjedhjet në Korçë, pasi kanë qenë zgjedhjet me standardet më të larta”./ep

25 komente në “TemA TV/ Dorëzohet në KQZ kërkesa për anulimin e zgjedhjeve në Korçë. FRESSH: Harxhuam 7 milion lekë për studentët (VIDEO)”

  1. BERISHA DHE BASHA LARGOHU, ALSO MOVE ON ALBANIA FOR GOOD. says:

    Edhe sikur te perseriten zgjedhjet, PS i ka te fituar zgjedhjet pa piken e problemit.

    1. BERISHA DHE BASHA LARGOHU, ALSO MOVE ON ALBANIA FOR GOOD. says:

      Shtese, mendoj se Rama duhet te pranoje perseritjen e zgjedhjeve per t’ia thyer hunden ketyreve opozitareve qe vodhen shqiptaret per 8 vite rresht.

  2. tiger says:

    Po ikni o qyqare se nuk i mbushni njeriu mendjen me keto budalleqe.

    Jeni thjesht te pashprese.

  3. olti says:

    gabimin me te madh e beri fiks fare qe nuk u tregua profesionist.se atje vota nuk u ble u pagua udhetimi.nuk u degjua ose te shikoja te pyetej njeri se per ke votoi ose ti kerkohej prove qe kishte votuar per Ps,fiksi here tjeter me profesionist se jini gazetare dhe nuk duhet te beni lojra por te paraqisni te verteten

    1. luli says:

      fiksi merr leke nga sala nashi. i di by***

  4. Arben says:

    Sa mire do ishte te kishit menduar dhe vepruar keshtu kur ishit ne pushtet,por e keqja eshte se ju do mbaheni mend ne gjithe historin e ketij vendi si manipulatoret dhe hajdutet me te medhenje te zgjedhjeve ne Shqiperi

  5. zoro says:

    shkoni mor lulasher , c kerkoni perseritje zgjedhjesh , korca ju vuri shqelmin me me shume se 10 ooo vota me shume , talebaner qe e kthet shqiperine ne afganistan .

  6. korcari says:

    Bjerini bjerini se i bini mire.Ne vend qe te rregullojne gjendjen brenda ne parti se jane per faqe te zeze merren me idiotsira.Veprime alucinante dhe pa piken e llogjikes juridike. Ceshtjen e ka marre prokuroria ne dore dhe para se ajo ter japi nje prononcim ne se ka apo nuk ka veper penale, nuk mund as te kerkoshe anullimin e zgjedhjeve, dhe as te ngreshe komisione parlamentare.Veprime injorante te Lulushit i cili me shume ka hallin e pallatit ne Vlore se sa te zgjedhjeve ne Korce.

  7. Gent says:

    Po shiko cfare fytyra te yrryera qe jane.

  8. fatmiri says:

    Anullim e pse ja u ka populli borxh qe ta sorollasni, sigurisht presim me shume nga Edi Rama, mirpo prap ska asgje te keqe ishte Brenda standartit Berish hahaha tani ju ka ardhur koha te hani corben qe gatuat vete maskarej hajbute ballista

  9. i raskapituri says:

    Veprimi i FIKS FARE kete radhe eshte jo moral dhe i pandershem. Duket si nje veprim i porositur me pagese. Eshte fare e qarte se ne kete rast nuk ka asnje blerje vote por thjesht pagesat e udhetimit per aktivistet, çka eshte nje praktike normale ashtu sikurse jane dietat e te gjitha sherbimeve. Ne asnje rast nuk u permend se per ke ishte votuar. Po te ishte filmimi i plote, i paster dhe jo tendencioz jam i bindur se gjerat do ishin me te qarta por dhe kaq mjafton.

    PD e cila eshte e shushatur nga humbjet e njepasnjeshme si ata boksieret qe bien ne tapet çdo 10 sekonda i duhet nje “skandal” i tille imangjinar per te spostuar vemendjen nga humbja e thelle qe me sa duket do e shoqeroje edhe shume vite te tjera.

    Une mendoj

    1. PS duhet ta pranoje pa hezitim komisionin hetimor parlamentar per te analizuar edhe shume fakte te tjera “reale” dhe skandaloze te vjedhjes dhe te blerjes se votave nga ana e PD. Jane te filmuara e te provuara blerja e votave nga Gazmend Dibra ne Tirane, ish Drejtori i Pergjithshem i burgjeve (per te cilen prokuroria beri sehir!) si dhe shume vjedhje te tjera. Pastaj te gjitha materialet t’i çohen Prokurorise per hetim te metejshem dhe do shohim se kush jane hajdutet e vertete, studentet e fresshit apo kriminelet dhe ujqit e vjeter te vjedhjeve te çdo lloji?.Fajtoret te denohen pa meshire.

    2. PS te pranoje me qejf perseritjen e zgjedhjeve dhe te mobilizohet te votojne te gjithe simpatizantet e saj. Jam i bindur qe rezultati do jete te pakten do jete 85 me 15%. Mbase kjo do ta ndihmoje PD te permendet dhe te kuptoje ne ç’gjendje eshte katandisur.

    Dhe se fundi, emisioni FIKS ose te gjeje nje tjeter aktore ne nivelin e duhur ose ta mbyllin fare, se kjo gruaja e re nuk eshte per ate pune. Ka nje humor dhe sjellje banale dhe i mungon inteligjenca e duhur. Le te shkoje tek Portokalli ose ne ndonje trup estrade.

  10. ra ta si says:

    U mbars mali e polli nje mi thote populli.Akoma nuk po arrij ta kuptoj se cfare vlerash ndan fiksi me njazi kosovrastin apo bylykbashin dhe lulin.Fiksi nuk mund te pozicionohet ne anen e njerezve qe genjeshtren e kane menyre jetese ,nuk duhet te tradhtoje ata njerez qe i kane besuar tere keta vjet dhe te bashkepunoje me ata qe as i kane ndjekur edhe as nuk kane per ti ndjekur ndonjehere programet dhe sidomos lajmet dhe fiksin ne kete tv.

  11. Best says:

    Ore
    Po cberi prokuroria me ate videon e fiksit per Gaz Dibren, a dini gje ju?
    Ky Bylykbashi pse nuk na thote bashke me halimin e ristanin e bashen

    Cili eshte fati i hetimeve te Llalles per skandalin e Dibres qe jepte thase me miell militanteve, jo paguar udhetimin, por shperblim per blerje vote
    Se jo per gje
    por kerkojme nje cike informacion nga zyra e SHUP-it

  12. henri says:

    Une kisha keto gjera :
    – Une jam i majte.
    – Fiksi beri mire qe i publikoi ato qe gjeti.
    – PS beri nje budallallek me brire, qe lejoi keto gjera. Populli thote : Tahmaja e madhe te merr ne qafe.
    – PS, ne se donte te blinet vota duhej te tregohej me e shkathet dhe profesjonale dhe jo te bente kalamlliqe te pa nevojeshme.
    – PD-se ju dha mundesia, qe te beje si hajduti, qe bertiste kapeni hajdutin.
    – Ne kemi nje klase politike jo profesjonale dhe jo serjoze. Mire thone se cdo popull meriton klasen politike qe ka.

  13. X Man says:

    Parti Hajdute vjedhe jo per te fituar, se ate e ka ne xhep,por e Kane ne gjak Jane si romet qe vjedhin se e Kane ne DNA. PS 2 mijlekshe.

  14. luis says:

    Zoti Mero si kryeredaktor i kesaj gazete ju lutem nxirreni si lajm te pare deklaraten e FRESH per votimet per bashkine e Korces sepse mjaft po spekullohet me kete gje.
    Une jetoj prej vitesh ne Amerike dhe ceshte e verteta jo vetem ketu por kudo ne vendet e zhvilluara rimbursohen jo vetem studentet por edhe grupe te tjera shoqerore ne raste votimesh sepse cdo subjekt elektoral ka fondet e veta financiare dhe ato i perdorin sipas nevojes per votuesit e tyre.
    Mjaft i degjuam keta plehra duke u ankuar ne nje kohe kur keta jo vetem kane vepruar ne menyren me te shemtuar por c’eshte me e keqja kane tjetersuar voten dhe kjo eshte turp.
    Kam degjuar senator te famshem amerikan qe thoshin se nuk ka rendesi shume ajo se cfare thone apo veprojne politikanet por e tmerrshme eshte tjetersimi i votes dhe neqoftese vertet kjo ka ndodhur ne Korce atehere jam dakord por jam i bindur se asnjera as tjetra nuk ka ndodhur por keta si humbesa qe jane duan te kapen per fijen e kashtes.
    Keta me zullumet qe kane bere rrezikohen te zhduken si parti totalisht dhe faji per kete eshte i vetem atyre dhe askujt tjeter.

    1. populli says:

      ata te pd-se jane plera, ndersa ata te ps-se jane koshi i plerave.

  15. Une says:

    Fiksi merr para nga Sala dhe ben emisione zhgaravina

  16. Ardit Mele says:

    Po 11 mije vota perpara si i justifikojne.
    ike plaku mere megjithe tespije dhe tosun bac hahahahah

  17. Dori says:

    Bravo i qofte fiksit…dhe pak i duhet dhe do beje lemsh dynjane, se dhe pak na duhet…pastaj nga Kashari le te shkoje…

  18. populli says:

    gjate fushatave, ne raste te tilla nese ka organizim nga partite, leket e udhetimit u jepen shoferave te automjeteve dhe jo udhetareve.

  19. hamit says:

    Plehera jeni ju qe mbroni hajdutet e Korces e qershorit 2013. vazhdoni keshtu sepse shpejt do ju vene vene perpara se jeni llumi i shoqerise se bashku me shokun Mere. Si nuk ju vjen turp!!!

  20. antoni says:

    Henri e x,Man.Pritni sa te vij furtuna kunder Hjdutve qe nuke lane gje pa vjedhur te Pasuris popullit kushdo qofshin te Majt apo te Djathet dhe do harrohen kto te vocklat.Te gjith ata qe kruajn koken kane mizen nen ksul si puna juaj.

  21. SALI QEN BERISHA says:

    ju keni harxhuar 7 milion.- LUL BASHA KA VJEDH 300 MILION KA VRA 4 VETE ME 21 JANAR KA SHIT SHQIPERINE DETIN KU DO VEJE LUL BASHA EDHE PALLATIN DO JA SHKERDHEJME ME 250 KILO TRITOL MA MIR TE VIJE NE HOLLANDE SE NDOSHTA KA PUNE KETU EDHE PER LAVIRET E P D-SE LUL BASHA TERRORISTI

  22. Urania says:

    PD po ble tani fiksin me vjen keq por kjo qe pame dukej qe ishte e skenuar sepse nuk pame e degjuam te blihen vota thjesht ishin per bileten e rruges Ne kemi pare cudira nga sala,ketu qendron gabimi I fiksit do te tregohet me fanatik se papa te them te drejten me vjen keq qe ky emision po behet I pa besushem Z FILIP jepi dhe nje mundesi fiksit ose bej dicka te re por Jo me lapangjose si ai Fundo nga Korca humor i drejte do njeres te mencur dhe Jo pacavure si ai Fundo nga Korca mos gabohem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje