TemA TV/ Rama: Shqiptarët, shtetformues në Maqedoni (VIDEO)

6 Nëntor 2013, 14:24Sociale TEMA

Kryeministri, Edi Rama, i cili ndodhet që prej ditës së djeshme në Shkup, nisi sot takimet zyrtare me krerët më të lartë të shtetit. Kreu i qeverisë shqiptare është pritur me një ceremoni zyrtare nga homologu i tij maqedonas Nikolla Gruevski, për të zhvilluar më pas një takim për gati 1 orë në qeverinë e Maqedonisë.

Ndërsa konferenca e përbashkët për mediat, përveç bashkëpunimit ndërshtetëror, u fokusua në çështjet e shqiptarëve, marrëdhëniet ndëretnike dhe procesin e domosdoshëm të integrimeve euroatlantike të të dyja vendeve, kryeministri Nikolla Gruevski nuk ka folur asnjë fjalë për Marrëveshjen e Ohrit.

Gruevski përmes një fjalie të shkurtër tha se marrëdhëniet ndëretnike në vend janë stabël.

Pas deklarimeve protokollare për intensifikimin e marrëdhënieve ndërshtetërore në fusha të ndryshme, Rama më së shumti u ndal tek çështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët.

“Theksoj edhe një herë, atë që është thënë vijimësisht se Shqipëria është e interesuar për një marrëdhënie intensive me fqinjët dhe në këtë rast, me Maqedoninë, në të gjitha planet. Ne jemi të gatshëm dhe të përgatitur që të hapim rrugë të reja në këtë bashkëpunim dhe të forcojmë bashkëpunimin ekonomik me ide dhe projekte konkrete zhvillimi të përbashkët. 

Nuk duhet ta harrojmë për asnjë çast se viti i ri 2014 është i pari vit i ri në historinë e rajonit tonë që vjen pa konflikt. Është e para vigjilje e vitit të ri, ku çdo njëri do të jetë në shtëpinë e tij dhe nuk do të ketë pushkë të drejtuara kundër fqinjit. Paqja në rajon ka hyrë në një proces tërësisht të ri me marrëveshjen mes qeverisë së Kosovës dhe qeverisë së Serbisë. Dhe për ne, kjo është një dritare e re e madhe mundësish për zhvillim rajonal, ekonomik e social dhe na takon ne të gjithë qeverive të rajonit që këtë mundësi të madhe ta kthejmë në mirëqenie për njerëzit tanë.

Ne kemi biseduar me Kryeministrin për një sërë projektesh. Ai i përmendi dhe unë nuk dua të përsëris ato që ai tha. Dua të fokusohem tek projekti i liqenit të Ohrit, si një prej hapësirave më të mrekullueshme të natyrës në rajonin tonë dhe si një hapësirë, ende e pashfrytëzuar ashtu si duhet, e zhvillimit ekonomik e social për gjithë territorin, por edhe e zhvillimit të marrëdhënieve tona si marrëdhënie të një fqinjësie të mirë, si marrëdhënie që prodhojnë sukses dhe shembuj suksesi, të standardeve më të larta të Evropës ku ne jetojmë.

Sigurisht, për ne, për Shqipërinë dhe për shqiptarët është shumë e rëndësishme që edhe vetë marrëveshja e Ohrit të jetë një pikë referimi në të gjithë procesin e brendshëm politik në Maqedoni dhe të implementohet dita-ditës si një bazë e patjetërsueshme e mbarëvajtjes së punëve këtu dhe e suksesit të këtij vendi, për të cilin edhe ne jemi shumë të interesuar dhe e mbështesim me gjithë zemër,” tha Rama.

“Ne i ndjekim me shqetësim momentet kur shfaqet intolerancë, kur shfaqet edhe dhunë e natyrës ndëretnike dhe kemi qenë e mbetemi gjithmonë të vendosur që të bëjmë vazhdimisht thirrje për qetësi, për maturi dhe për vetëdije, sepse është tek mbarëvajtja e marrëdhënieve ndëretnike edhe suksesi i përbashkët dhe suksesi më vete i çdo familjeje dhe i çdo individi. E pra, për ne është e domosdoshme që të kuptohet sa më mirë nga të gjithë se e ardhmja është e përbashkët dhe se bashkërisht do ta ndërtojmë të ardhmen në këtë rajon, por edhe këtu në këtë vend, ku shqiptarët janë një pjesë shtetformuese dhe ku shqiptarët janë të angazhuar në gjithë procesin politik, janë të organizuar dhe përfaqësuar edhe në qeverinë e sotme të Maqedonisë dhe ku shqiptarët janë të interesuar që Marrëveshja e Ohrit të implementohet dita ditës, me sa më shumë rigorozitet dhe sa më shumë sukses.

Por nga ana tjetër, ne duhet të gjithë të jemi qetësisht mirëkuptues për kohën që kërkojnë proceset politike dhe mbi të gjitha, për faktin se çdo shprehje intolerance, çdo shprehje dhune, i çon proceset mbrapa dhe jo përpara. Ka ende shumë për të bërë. Ne jemi të vetëdijshëm për këtë, por duhet ta bëjmë së bashku dhe rruga e përbashkët është e përcaktuar”.

17 komente në “TemA TV/ Rama: Shqiptarët, shtetformues në Maqedoni (VIDEO)”

  1. Latif Dreqi says:

    si nuk iu vjen rende, shkojne deri ne Shkup per te thene, dy llafe qe i di dhe bufi. Vjen greku ne shqiperi e te ha ne kokerr te syrit.Keta rrine si te ndrojtur.Ju dhjefsha rracen dhe ju gazetare qoftesh.pyetja nr.1 duhet te ishte: Cmendim ka k/m i shqiperise per propozimin e Greqise per Fyromin?2. Kur do te hapet konsullata shqiptare ne Manastir?
    3. Cmendon shteti shqiptar per shtepin e Nene Terezes dhe shkrimin e emerit te saj jo ne gjuhen shqipe?
    4. Deri kur do te toleroje Shqiperia dhunen fizike te horrave sllavo-bullgare, ndaj shqiptareve aty?
    Valle eshte dhunuar ndonje sllavo-bullgar ne territorin shqiptar?!
    Politikane kolltuqesh dhe kikirikesh! S’doli gje as ky zdapi i gjate.
    Gazetare medioker!

    1. etore says:

      NESE DONI LUFTE NE BALLKAN HAJDE BEJME HORRIN E KENAQIM NDJENJAT E NACIONALESHVE! NUK BEHET KESHTU SHQIPERIA E AQ ME TEPER BALLKANI! DUHET PAQE! BOLL ME LUFTE! GJERMANIA E FRANCA BASHKEPUNOJNE, ANGLI E FRANCE, GJERMANI E POLONI! PSE?! SEPSE DUAN TE ECIN PERPARA! JO TE RRINE SI NE!

      1. Trim Radoja says:

        Ne qofte se duam Paqen para Liris do ti humbasim te dyja !

        1. @Trim Radoja @Latif dreqi says:

          Simbas teje duhet qe Edi te ksihte shkuar me kallashnikov ne Maqedoni! Ti rrzonte sllavet nga pushteti, te sillte Shqiptaret e Maqedonise ne Pushtet dhe te siguronte keshtu Paqen ne Shqiperi.

          Mere me long se mishi u maru….
          Me quajne Latif! Latif! Latif! Is pronar i dyqanit te Latifit ne Durres.

          1. Latif Dreqi says:

            Me nder ketyre te tjereve, do thoja nje fjale.Ah nuk behet me ju or jo.Ai te shkonte atje sic erdhi greku ketu tek ne! Edhe greku nuk erdhi me arme, por ti numeron nje me nje..meqe ra llafi, kishte devijuar lumin sllavi, do e conte ne vardar..dhe drinin do e mbushim me shurre tani qe te prodhojme per te pare ti ndeshjen ne tv tek bastet e lagjes.
            Per ca te s’emes vajti atje apo per te pare Shkupin! Me cfare qellimi, cfare stratigjie? Cfare i kerkoi dhe cfare i dha? apo ka vajt per te pare statujat e sllaveve!
            Ptu, ju dhjefsha rracen, rrace butakesh!

        2. adi says:

          Ju qe flisni me pasion per luften e per kombin jeni te paret qe shifni bythen tuaj kur plas vertet dhe ia mbathni ne emigracion

  2. norton says:

    PO PER KETE E PYETE ?? http://youtu.be/f_LppTrJXzE
    VAZHDONI AKOMA ME TE NJEJTEN POLITIK QE BENTE SELIU ,,,QEVERIA JOTE AS QE E MERR MUNDIMIN TE BEJE NJE NOTE PROTESTE KUR NDODHIN KETO GJERA ,,, EDHE GRUEVSKI PER LIGJERATAN TENDA KA MENDUAR ASGJE ME SHUME SE ( PIRDH PIRDH TI SE SDO TIA DI NJERI CFARE THUA ) POLITIKAN SHQIPTARE MOS U BENI QESHARAK

  3. Liridon says:

    Kur kosovaret e kuptuan sa here ishin shitur nga Tirana zyrtare,e mblodhen mendjen dhe fituan pamvaresine.Shqiptaret autoktone qe banojne ne Maqedoni,nuk duhet ta harrojne kete.

  4. shkupi says:

    bravo ,komente tjera jane te panevojshem

  5. Asdreni says:

    O Rama Vllehu, po per vllehet psa nuk na thua dicka? Ngelet duke lepire *oqet e Shqiptareve!

    1. @Asdreni says:

      Prit kur te vi Sala prape ne pushtet se ai ja ben 8 me 2 Maqedonasve!
      Nuk u le asnje kokerr plehu. Ja rremben te gjitha plehrat dhe i sjell ne Shqiperi.

  6. Ani thot dita dites te permbushet o marrveshje, kesaj marrveshje i ka kaluar qe 7 her afati i implementimit, jeni shtet i poshter…nuk punoni aspak per shqipetaret jasht kufijeve tShipnis. Fundrrin Nano, fundrrin Berisha, fundrrin Rama.

  7. shtetari says:

    hapi i pare i forcimit politik te shqiptareve te Maqedonise eshte bashkimi i partive politike – te pakten ne zgjedhje ata duhet te dalin bashke – jo me te ndare – nuk kane cfare te ndajne!

  8. kamera says:

    Gruevski nuk foli hic kur Burrevski jone ja kerkoi me force zbatimin e mareveshjes se Ohrit..! Trim den baba den i biri i botes…

  9. Gagi says:

    Askush nuk sjell liri nese vet nuk e kerkon dhe nese per lirin nuk lufton,
    Rames as Berishes nuk i ha palla per shqiptaret ne Maqedoni
    Ne vet duhet te organizohemi per te fituar te drejtat tona.
    Kjo vizit eshte nje shou politik dhe aq aspak me shum

  10. alban4eva says:

    jam dakord me Latif Dreqin,
    po nuk respektove veten nuk te repspektojne te tjeret. te drejtat duhen kerkuar, nuk duhet pritur qe te ti jape tjeteri, dhe sidomos kur behet fjale per sllave e greke. Gruevski pa pike turpi tha qe “marredheniet ndertnike ne vend jane stabel”.. kjo eshte genjeshter sy per sy, sepse degjojme here pas here per shqiptare qe vriten dhe rrihen nga arrixhinjte sllavo-bullgare.

    pra Gruevski genjeu sy per sy. po Rama qe nuk iu kunderpergjigj, nuk e njeh situaten ne vend? apo nuk i rruhet shume. Rama foli sa per te kaluar radhen, sa per sy e faqe, foli thjesht ca fjale te bukura, gjeja e pare qe i duhej kerkuar Gruevskit ishte qe te ndalohej rreptesisht dhuna ndaj shqiptarev dhe tjetra, tu jepet shqiptareve te drejta njesoj sic kane sllavet dhe rracat e tjera. Maqedonia eshte shtet multietnik, i perbere nga shume rraca, eshte konfederate si Zvicra, e perbere nga gjermane, franceze, italiane. dhe te gjithe kane te drejtat e tyre.

    kurse shteti maqedon as ka ndermend tu jape te drejta te barabarta shqiptareve. e shume e shume ceshtje te tjera duhej te diskutonte Rama. por qe nuk e beri, vajti atje, beri nje vizite, foli ca brockulla dhe kaq..!! edhe Gruevski do kete thene me vete, “po ky palla, une mendova se do kerkonte ndonje te drejte per shqiptaret ketu, do parashtronte ndonje kerkese, a ku di une, ky erdhi dhe foli ca budalliqe dhe iku”..
    e kush te respekton keshtu ne kete menyre?? ne keshtu do ngelemi gjithmone, njerez te neperkembur, se pordhitikanet tane as qe kane dnermend te mbrojne te drejtat e qytetareve te tyre,..!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje