Studentët e Ekonomikut: Nuk u shemb ndërtesa për të cilën protestuam

6 Nëntor 2013, 10:50Sociale TEMA

Studentët e Fakultetit Ekonomik janë të zhgënjyer që pas protestës së tyre u shemb një godinë, por jo ajo për të cilën protestuan.

“Unë besoj kjo ishte hera e fundit që studentët shqiptarë janë ngritur në protestë për një situatë banale. Nuk besoj se ka vend tjetër në botë, ku studentët të protestojnë  për arsye që nuk lidhen me procesin mësimor. Besoj se universitetet shqiptare  kanë probleme të tjera më të mëdha, të cilat duhen zgjidhur. Studentët kanë nevojë për kushte më të mira, cilësi në mësimdhënie dhe standarde të larta. Unë u aktivizova në protestë duke qenë në dijeni të një problemi që ekzistonte prej vitesh. Bojkotimi i procesit mësimor, që përkonte me sezonin e provimeve, nuk ishte në favorin tonë. U gjendëm në një situatë,  të cilën nuk donim ta linim pas, pikërisht sepse e nisëm. Mua më vjen keq që ndërtesa e parë që u shemb, nuk ishte ajo për të cilën ngritëm zërin. Megjithatë besoj se godina pranë fakultetit do të pësojë të njëjtin fat”, pohon studentja Arjana Demiri për “Shekullin”.

Po ashtu edhe në portale të tjera, studentët denoncojnë faktin se në të vërtetë nuk u prish ndërtesa për të cilën u protestua, por një tjetër e cila s’kish shumë lidhje me protestën./A.XH

29 komente në “Studentët e Ekonomikut: Nuk u shemb ndërtesa për të cilën protestuam”

  1. lom deliu says:

    Kjo eshte nje e vertete qe kerkon shpjegime nga Edvini per kete mashtrim mediatik qe ju be shqiptareve. Na detyroi te shkojme ta shohim ne vend. Ndryshe do mendojme qe prishjet jane selective sipas regullit komunist te “politikes penale”, ku denoheshin vetem armiqt e klases (sot mbrohen dhe klientet e ortaket e parties)

    1. Sali=Geddaf says:

      Nuk ka asnje lloje mashtrimi mediatik, eshte e vertete qe nuk eshte shembur ndertesa per te cilen protestuan studentet, dhe kete gje nuk e ka fshehur askush dhe as nuk e ka thene njeri nje gje te tille, eshte shembur nje ndertes tjeter qe eshte ndertuar keto 4-5 muaj,, ndersa ndertesa qe protestuan me sa di jan bllokuar punimet, por eshte e veshtire te shembet se ka fituar nje gjygje ne Strazburg nese nuk gabohem

      1. lom deliu says:

        Zoteri ! Ne shtyp u tha pambarimisht se u rezua godina pa leje te ekonomiku dhe asnjehere nuk u dhane sqarime me planimetri si ne rastin e Vlores, madje dhe kur pronari kundershtonte nuk I doli njeri per krah se thuhej godina te ekonomiku.
        Perkrahjen PS jepjani me vote po jo ta mbroni ku keqvepron.

      2. perralla me mbret says:

        Ashtu eeee! Po ajo qe u shemb ne Vlore? Asaj nuk ju dha rast te shkote ne Strazburg. Ajo u shemb. Oooo kisha nje pershtypje tjetere per Rilindjen. Cdo dite e me shume mendja ma thote ti shqiptoje ato fjalet e fundit te At Fishtes por goja s’po e nxjerre akoma.

    2. ALpini says:

      studente,
      shume mire ja u bejne!

  2. TOTILA .NUMERO UNO ,,NUMBER ONE !!-i vertete DIREKT PRENOST .- says:

    Ne se prishjet jane SELEKTIVE ,edhe EDI RAMA nuk do ta kete te gjate ,por nga ana tjeter ne nuk mund ti kerkojme EDI RAMES qe ta ndertoje HALENE tone kaq shpejt pa u mbushur akoma 40 dite kur SALIUT ju deshen plot 8 vjet PER TA KTHYER shqiperine ne nje HALE GJIGANDE !
    Lere ti japim te pakyen kohen e duhur ,4 vjet dhe po qe se ben gabime rruges te mos i falen sepse paraardhesi me FAJET e tij E KA MESUAR EDI RAMEN qe te mos GABOJE !

    1. vishja plot says:

      koment i mencur

    2. Open your mind says:

      Shume dakord or mik.

    3. arti says:

      moj Totila
      Ti ke te drejte te indinjohesh me Saliun sa te duash, por s’mund te thuash e ktheu ne hale Shqiperine. Ai mund te kete stimuluar me mosveprim ndertimet pa leje, por kullat qe kane betonuar dhe zene frymen e Tiranes me se shumti jane ndertuar ne kohen e Edi Rames, kaq shpejt u harrua qe ka qene 10 vjet kryetar Bashkie pikerisht ne Tirane?
      Dhe sa per Shqiperine ne 8 vjet nuk ke te drejte te thuash e ktheu ne hale, vertet u bene shume gabime, por mos harro qe rrije si qen ne dyer ambasadash e sot iken pa viza (2010 koha e SB), ishe nje shtet qe ne 99 te gjuante Serbi me gjyle dhe nuk pergjigjeshe dot ndersa sot je ne NATO, jemi ne prag te kandidimit ne BE, kemi 2 tunele kyc (Kalimash dhe Kerrabe), eshte shkurtuar koha e udhetimit jug veri minimalisht gjysem per gjysem.

  3. studenti says:

    Studentet eshte mire perpara te gjithave te “shembin nga themelet” menyren e tyre te te berit shkollim. Te rrishe tere kohen neper kafe ,hotele e motele, te jeshe me shume militant partiak se student, te kercesh tere naten dhe te fleshe diten dhe pastaj te trazosh dhe te vdekurit ne varr per nje vend pune qe nuk e meriton aspak eshte DIJNITOZE dhe BASHKEKOHORE.
    NUK ISHTE AI PO KY, EDI KETU E EDI ATJE.
    Ore cfare bente ai rektori juaj kur hidheshin themelet, e keni larguar ate rektor , pastaj ju ku ishit ne kete kohe?
    Kur s di te besh ate qe duhet mos beso qe di te besh ate qe nuk duhet.

    1. lom deliu says:

      dmth meqenese nuk eshte nderruar rektori dhe studentet nuk folen kur hidheshin themelet (ne fakt kene folur te dy keta), ndertesa nuk duhet te prishe: ose je pronari ose tifoz I kujt dha lejen apo nuk e ndaloi kur filloi. Edhe keto si ne rastin e Vlores duhet t’i behen te ditura opinionit public,ndryshe pa transparence nuk ka demokraci.

    2. jokey says:

      Bravo! 2 muaj ka Edi Kryeminister dhe po i kerkojne brenda dites. 23 vjet shkaterrim e per 2muaj do ti beje Edi.

      Edi e filloi mire me tritol, po ja qe ka edhe pengesa ligjore sepse mafja ne pushtet ka ne dore edhe ekspertizen ligjore per te garantuar shkaterrimin e vendit me ligj. Sa per studentet ka edhe alamet vajzash e nuk gjejne dot pune. Dihet bota eshte e …..

  4. skenda says:

    Edhe studentet duhet te jene me te kuptueshem.Si mund te rrezohen ndertesat e simpatizanteve te PS-se?Rama ka hallin njehere me demokratet.Kater vitet e para do merret me PD e pastaj me LSI nese vete si parti rritet.

  5. Rrokopuja says:

    Jemi shteti me gallat ne bote.Keta qurrashe bytheshitur e duartrokiten shembjen e nderteses,ndersa tani na kerkojne qiqra ne hell.Gjejini ndopak bar dhe ti leshohen njeri tjetrit e sidomos atyre qe i instrumentalizojne.

  6. Anda says:

    Arsyeja eshte shume e thjeshte. Leja e dhene per godinen qe protestojne studentet eshte dhene nga Rama kur ishte kryebashkiak i Tiranes.

  7. mos says:

    pse nuk vazhdojne protestat por i nderprene?!

  8. dajt says:

    Na myten militantet debila neper forume. O trashsira, nuk po ju shan njeri PS-ne, puna eshte se ajo per te cilen flasin stydentet eshte e drejte, pasi ata protestuan per shembjen e nderteses ne krah te ekonomikut dhejo ate ne hyrje te QS-se.
    Me servilizmin tuaj qesharak do i prishni pune PS-se sic i prishen sali shpellarit qurrashet qe kishte perreth. PS-ne mbeshteteni por flsini te verteten kur duhet, ndyrshe do mbeteni ca vemje qe ngjiten duke u lepire.

    P.S: Te shohim sa do e mnbeshtesni edhe online, sa te ndahen pak vendet e punes. Ju servilat online do jeni serish qe do villni vrere te paret.

  9. SHQIPTARE DHE KRENARE says:

    Bej durim Znj Demiri se punet e mira behen avash- avash

  10. komuniteti tek ekonomiku says:

    ndertesa qe u prish ishte pjese e kerkesave te studenteve. referojuni prononcimeve te tyre ne media ne kohen e protestave. ata kerkonin kontroll te territorit te Fakultetit Ekonomik, ndertesa ne krah dhe gjithe ndertesat rreth e rrotull te ngritura ne menyre informale pas 90 qe prodhojne problematika, qe ka vjedhja e ujit dhe energjise elektrike, dhe lokalet e ngritura pa kriter qe prodhojne zhurma e muzike te larte qe nuk lejon zhvillimin normal te mesimit. Gjithashtu studentet kerkuan zbatimin e premtimit dhe lejes qe Z. Berisha dhe Basha dhane per ngritjen e kampusit studentor ne pjesen e mbetur te ambientit sportiv te qytetit Studenti. Pikerisht ne kete vend u ngrit ndertesa 4 kateshe+1 kat nentoke, qe ne fakt ishte parashikuar te ishte 10 kateshe, prandaj edhe themelet ishin si bunker dhe ishte e veshtire te prishej. Z.Basha beri marrveshje me firmen ndertuese te rruges Gramoz pashko (ne ane te ambientit sportiv)dhe me te ashtuquajturin pronar te tokes Gjonmarkaj ???? (ne fakt pronar te vertete jane Surrelte e Tiranes) per te ngritur kete ndertese, ku perfitues kuptohet kush do ishin. Ne fakt pronari i kesaj kompanie ka blere edhe ndertimin e filluar ne ane te Fak Ekonomik, pra praktikisht behet fjale per te njejtit investitore. Ndertimi ne te dyja godinat ka filluar me 3 qershor nate e dite per ti bere fakt te kryer. Meqenese godina ne krah eshte ne proces gjyqesor ndermjet investitorit dhe Fak Ekon, pritet te japi vendimin gjykata dhe pastaj te prishet.

  11. ore mos filloni tju urrejme edhe juve tani.shembet nje ndertes qe nuk kishte lidhje me shkollen dhe nuk shembni ate qe duhet

  12. komuniteti tek ekonomiku says:

    ne fakt ajo ishte e para ndertese qe duhej prishur se mbiu vetem per 3 muaj pa asnje leje….

  13. Arjani says:

    Ore akoma ju te manipuluar nga Dhori Kule dhe ca pedagoge te tij servile vazhdoni me kete histori?
    Ai objekt eshte me LEJE! Fatos Nano kur ish K/miser nga inati per E. Ramen e anulloi lejen me KRRTRSH. Pronaret dhe firma ju drejtuan gjykatave. Ai i koruptuari qe sot eshte rektor, DH.Kule, ju kerkonte 1 kat bakshish pronareve kur qe dekan i ekonomikut. Pronaret nuk pranuan.Duke qene eksponent i PD-se i sorrollati neper gjyqe qe tu bente presion. Me ne fund gjykatat i dhane nje shpulle surratit Kules dhe ndertimi u be.
    Ky pervers tani ngre studentet qe as u bie ndermend te merren me ate objekt po s kane c bejne se kane hallin e notave.
    Nguliteni edhe njehere ne mendje :Objekti eshte me lEJE te RREGULLT!Shteti po te doje te rrespektoje ke KULEN, tja u bleje pronareve me cmimi8n e tregut. Kaq.

  14. Nini says:

    Ndertesat nuk prishen apo ndertohen me protesta por me ligje …

  15. saimiri says:

    Komuniteti eshte shume i informuar. Por duhet te thote qe protesta u mbyll pa deshiren e studenteve dhe se pervec godines qe eshte ne proces gjyqesor, per godinat pas fakultetit, kafet e mejhanet qe nuk na lene te bejme mesim nuk u morr asnje mase. Studente dhe pedagoge qe realisht besuan dhe u investuan per t’i thene ndal Betonit u “tradhetuan” nga drejtuesit. Keta drejtues kur ua do puna nxjerrin perpara studentet dhe pedagoget e ndershem, kur marrin vendime te tjera nuk i pyesin fare. Te shpresojme qe do vazhdojne te merren masa te tjera. A ktheu pergjigje Kryeministri per letren?? Apo solli z. Tahiri dhe me kaq u lame.

  16. ERI says:

    edhe leje ka PALLATI LULIT N VLOR POR KA ME U PRISH THON SE PRISH URBANISTIKEN KSHU DHE KY ESHT NE OBORR SHKOLLE SKA T THOT GJO LEJA SIPAS JUSH SE KE LEJE QE TA JEP DIKUSH QE TII JEP LEKE DHE JE NE RREGULL JO E KENI GABIM EDHE AI NE VLORE QE U SHEMB ME DINAMIT ISHTE ME LEJE TE RREGULLT POR PRISHTE PLANIN URABANISTIK TE SHETITORES KUR OBJEKTI PRISH DICKA SERIOZE LE TE JET ME LEJE SKA TE THOT FARE NGULITENI NE MENDJE DHE KY OBJEKT DO PRISHET SE ESHTE OBORR SHKOLLE

  17. Dori says:

    Keta studentet duan te shembin gjithe lagjen me duket… ?

  18. shqip says:

    E moret vesh se kush eshte edvina… doni me akoma per belulin?

  19. komuniteti tek ekonomiku says:

    kjo nuk eshte pune politike,por ne shqiptaret duhet te mesohemi vete si qytetare te Evropes qe duam te behemi, jo te shohim toke e ta zeme e ndertojme ne menyre abuzive. Ne gjithe kete diskutim 2 jane ceshtjet qe duhet adresuar. E para, arroganca e atyre qe ndertojne pa leje pasi jane ose te lidhur me INUV si pune e Florenc Hoxhes e te tjere siper tij, ose japin para ketyre te fundit. E dyta, kjo qeveri, erdhi ne pushtet per ti dhene fund informalitetit dhe korrupsionit te tipit Florenc Hoxha me shoke. Nese qeveria nuk e vazhdon punen per prishjen e gjithe ndertimeve qe kerkuan studentet,te luftoj korrupsionin e te bej shtet, duhet edhe ajo tia lere vendin nje tjetre – po sigurisht jo te riktheje hajdutet dhe pushtuesit e hapsirave publike si Florenc Hoxha e te tjere siper tij. Ndertimi qe u prish ishte tipik i ndertimeve pa leje, qe u ngrit me arrogance brenda tre muajve, dhe nese do kishin patur mundesi, projektin e kishin ta conin ne 10 kate. Kjo eshte cmenduri shqiptare dhe nuk ka njeri qe mund ta justifikoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje