TemA TV/ Skandali me sondën 470 mijë dollarëshe/ Pranga pesë punonjësve të Albpetrol (VIDEO)

6 Nëntor 2013, 11:28Sociale TEMA

Pesë punonjës të kompanisë Albpetrol dhe administratori i një kompanie private ranë në prangat e policisë.

Ata akuzohen se kanë abuzuar me blerjen e një autosonde.

Lajmin e bëri të ditur Prokuroria e Përgjithshme.

Zyrtarët e Albpetrol kishin blerë një sondë me vlerën e rreth 470 mijë dollarëve, kur makineria nuk kushtonte më shumë se 130 mijë dollarë.

Skandali nuk sos me kaq, në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme thuhet se sonda nuk punon./ep

 

Të arrestuarit

1- Shpëtim Baki Ramaj, vjeç 49, banues në Patos Fier, president i Firmës “ABAJERA”.

2- Vilson Nikollaq Ndoni, vjeç 32, banues në Patos Fier, me detyrë ekonomist në “Albpetrol SH.A”.

3- Vladimir Dane Xhaferaj, vjeç 50, banues në Fier, me detyrë inxhinier teknik në “Albpetrol SH.A”.

4- Gramoz Riza Kodhelaj, vjeç 55, banues në Fier, me detyrë ekonomist në “Albpetrol SH.A”.

5- Hill Profi Gjeka, vjeç 47, banues në Libofshë, Fier, me detyrë drejtor i Ndërmarrjes së Nxjerrjes së Naftës në “Albpetrol SH.A”.

6- Dhionis Llambro Ceco, vjeç 60, banues në Fier, me detyrë ekonomist në “Albpetrol SH.A”.

21 komente në “TemA TV/ Skandali me sondën 470 mijë dollarëshe/ Pranga pesë punonjësve të Albpetrol (VIDEO)”

  1. martinPh says:

    Kot lodhen me nje rast.Gjithe hierarkija e Albpetrol duhet te futet urgjentisht brenda qe te kene mundesi te krijojne organizatat e PD aty.Kjo eshte vetem nje pike ne oqeanin e korrupsionit te Albpetrolit,por kam frike se menaxheri i kokedhimes qe u caktua drejtor nuk e nxjer dot qimen nga qulli se edhe po te doje se lene.

  2. Romanson says:

    Endri Puka rock it ? Good job Mr.Puka ! Sa te jete Endri cerrat skane per te vjedhur

    1. Pilo Lala says:

      Edhe Nafta ishte fshehur nga keta hajdute dhe nuk dilte nga frika.
      Sot me ne fund Shpiragu2 e gjeti ku ishte fshehur nga frika e hajduteve te Berishes.

    2. arti says:

      Prokuroria e Pergjithshme jo Endri o mjeshter

  3. naftetari says:

    Hej keta qe jane arrestuar kane qene Komisioni Kolaudimit. Komisioni kolaudimit nuk ben smerre pjese ne tender ne vleresim eshte Komisioni Vleresimit te Ofertave. Nuk eshte as komisioni i pergatitjes se dokumentave dhe caktimit te vleres se se tenderit apo ankandit. Keta kane vetem nje pergjegjesi anen teknike te Autosondes. Por qe 3 ekonomist te kolaudojne nje autosond eshte skandaloze. Prokuroria e ka te humbur kete beteje . Nese do isha avokat i personave do e kisha fituar gjyqin. Po keshtu eshte kur ne KLSH jane njerez qe kane mbaruar Agronomi e kontrollojne tendera . Agronom qe merr veshe nga ana Teknike. Hahhaha. Autosonda mund ti kete te gjitha kushtet teknike mund te kete punuar e tani nuk punon keqeperdorim i mjetit dhe ja ska fajtor. hahahahah Per vleren mbajne pergjegjesi 2 komisione te tjera 1.Pergatitesit e dokumentacionit te tenderit 2. Vleresusit. Pra jo kolaudatoret ekonomist kolaudator motorri mekanik hahahahahhaa A shqipe ku ke ngel hajde polici hajde prokurori Show fantastik per ti bere qejfin pushtetit te ri mos kapim ndonje post me larte

    1. pjerin cari says:

      Naftetar,
      Komisioni merret me gjithe proceduren e blerjes, ajo shpall tenderin, percakton standartet e mallit, pranon ofertat, i krahason, dhe vendos.
      Sot cdo njeri qe eshte ne komision eshte pergjegjes per keto procedura.

  4. marinza hajduti i solarit says:

    hahaha i paskan zen. o te mjert ju po keta nuk jan azgje. keta jan peshqit e vegjel. ata qe nuk lan hekura tubet e ca kishte. botet me solar te perditshem. qe nje bot kushtonte 30 milion lek. nuk dua te them emra se ne te zones na kan len te hanim na nje kor buk. keta demokratet qe punuan te alpetroli keto 8 vjet e kan kapur miljardin ne lek, kurse ne te zones bem na nje pal shtepi keto 8 vjet.

  5. aksioni says:

    Keta jane cironka, te cilat i detyrojne te firmosin.Nese nuk firmosin i heqin nga puna, prandaj jane te detyruar.
    Ai qe duhet te merret i pandehur eshte titullari i kompanise, sepse demi nuk vjen thjesht nga fakti qe ata kane verifikuar qe mjeti i ardhur eshte ne perputhje me specifikimet e tenderit dhe te kontrates, por ne kontrate nuk eshte specifikuar edhe kushtet e asistences teknike qe mjeti te vihet ne pune, apo te kete edhe pajisjet baze te shpimit.
    Pra ajo ka qene nje kontrate e paracaktuar per vjedhje, dhe ne keta rast dy pale ka . ajo e titullarit qe ka pranuar te perfshije ne tender nje mjet te tille , ne nje kohe qe ska puse dhe qe ka dhene parate duke marre pjesen e tij dhe kete mjafton te shtrengoj prokuroria Shpetim Ramen, i cili do te tregoje mjaft xhevaire sa dhe kujt i ka dhene edhe per tendera te tjere te fituar ne Albpetrol dhe Armo. Nuk ka nevoje per koment. Ky tender eshte i gjithi pisllek por jo me i madhi

    1. naftetari says:

      100 % e vertete

      1. Pilo Lala says:

        Keto “cironkat” ta marrin vesh qe i ha peshku i madh, prandaj kur hedhin firmen, te mendohen mire.
        Ligji denon ate qe shkel ligjin, pra ate qe firmos. Nqse ai e verteton qe ka firmosur i dtyruar nga Drejtori, le ta kallzoje dhe ti paraqes dokumenta.
        Ka disa ekonomiste, qe e bejne Drejtorin te leshoje nje cope leter, apo te firmosi ne ndonje shkrese, qe eshte dakord me ate qe firmos ekonomisti.
        Ketej e tutje, gjithkush ta marri vesh, qe i vetmi njeri qe mund ta shpetoje nga burgu, eshte koka e tij, jo e Drejtorit apo e Sales. Kjo firme qe hedh une eshte pushteti im. Mos hidh firmen qe te mari leket vajza e Berishes.
        Sa shpejt e harruat Grupin e Revizionimit te Komitetit Ekzekutiv, qe kontrollonte cdo bilete sherbimi, e vertetonte me shkresat e repartit ku punoje.
        Shteti ka rregulla, ndersa ajo qe kaloi keto 23 vjet, ishte nje rrumpalle Tropojane.

  6. zeni says:

    Prokuroria e leshit si gjithmone…….. Po akuza e shperdorimit te detyres nga Komisioni i Kolaudimit si dreqin eshte vertetuar??? Pasi mjeti eshte kontrolluar ne momentin e blerjes dhe ka qene ne rregull. Pas disa kohesh nuk punon. Ca lidhje ka Komisioni i Kolaudimit? Ne vend te merren me ata qe bejne tenderin dhe Vleresojne Ofertat….merren me Inxhinieret. Inxhinierit po ja cove Sonden do e shofi a punon apo jo, ku di gje ai sa kushton dhe sa lek jane ne dispozicion per ta blere…… Po kjo prokurori e fjerit ka lene trafikun e droges dhe qenieve njerzore ne Fier si dhe Mega Kontrabanden e Naftes Virgin te kryhej nen hunden e tyre…….Thjesht te paafte…

    1. Pilo Lala says:

      Merre shtruar Zeni,
      Prokuroria ka fakte qe keta persona kane abuzuar me detyren. Leri te bejne punen. Keta njerez mbase nuk kane marre para, por Edi Rama do i tregoje ketij populli, qe kur merr nje detyre, firma jote te con ty ne burg, jo shefin tend qe nuk ka firmosur.
      Prendi vajti ne burg, sepse nga rovolja e tij doli tymi, dhe nga radioja e tij doli urdheri per te qelluar popullin, edhe pse ishte Berisha me Bodyguardet qe e qelluan me grusht Prendin dhe e detyruan te jepte urdher te qellonin.

    2. vlora says:

      Sipas principeve te shtetit ligjor (hetimeve) ndalohen dhe merren ne pyetje te dyshuar (ze nje ‘fill’ qe mund te cojne ne te verteten). Ne se keta jane te pafajshem, nuk ka prova per shperdorim, do te lirohen. Te dyshuarit mund te japin informacione te vleshme per te arritur ne zhgjidhjen e ceshtjes.

  7. ekonomisti ridhvan bodhe says:

    Ste fal dhalla. E ka marre me yryc. Kur vidhnin te sales dhalla vinte verdalla. Tani te edit I kap hazer xhevap.

  8. Sume Gruda says:

    Jane shume per te thanun por ato vetem fjale asgje tjeter, prokuroria
    ben punen fale Edi Rama qe nuk nderhy ne punet e drejtesise. Shif se cfare do behej ne Shqiperi jo si me Sali Berishen dhe Flamur Ndoken nuk ja di emerin tamam se eshte njeri i skrupult.
    Keshtu duhet vepruar dhe Samir Tahiri do sundoje dhe ben sherbim per sa te done me popull qe do ta perkrahin ket Pushtet.

  9. zeni says:

    O Pilo Lala me fal per nderhyrjen por kisha disa sygjerime:

    1. Nuk e tregon Edi Rama se kush shkon ne burg apo jo. Vete je ne kontradikte me ate qe thua me larte qe “Lere Prokurorine te bej punen…”

    2. Pikerisht se Prokuroria eshte e paafte prandaj po jepja mendimin tim. Se kete pune mund ta bente ne 8 vite qe shkuan, por jane thjesht ca palco, frikacak, dhe te korruptuar deri na palce.

    3. Prendi nuk ka vajtur ne Burg sa per Informacion. Madje mund te jete ne Karaibe, apor Maldive tani, po nejse. Ky deshtim eshte edhe faji i Prokurorise (kuptohet dhe Gjykata) por Prokuroria nuk provon dot akuzen.

    4. Perse nuk jane hetuar nga kjo Prokurori gjithe ato shkelje qe jane bere ne sektorin e Naftes ne Ballsh dhe FIer????? Nafta Virgin…. Vjedhjet qe jane bere ne Albpetrol sha qe ka pasur disa denoncime.

    Une do shpresoja shume te bente punen Prokuroria, por kjo eshte show. Thjesht per ti bere qefin pushtetit apo drejtorit te ri te Albpetrolit.

    E fundit : Parlamenti bleu PC per sallen e e deputeteve me cmim gati dy fishin e tregut. Pse nuk e arrestojne Jozefinen dhe stafin e saj?

    Politika eshte dicka dhe Ligjet dhe Procedurat jane dicka tjeter……

    1. Pilo Lala says:

      Zeni,
      Faleminderit per pergjigjen dhe argumentet qe jep ne menyre shume te kulturuar. Zakonisht pergjigja fillon me: Ik ore maskara, ose debil.
      Megjithate une po te sqaroj qe Prokuroria nuk fillon hetime pa pasur dokumneta qe dorezohen ne Prokurori nga organet e Shtetit, apo individe.
      Pikerisht keto shkelje Tenderi kane shkuar ne Prokurori, nga Stafi i ri i Albpetrol.
      Per ato rastyet e naftes Virgin, sapo ka filluar dokumentacioni. Te gjitha ato Kompani qe kane pretenduar se e kane nxjerre naften jashte shtetit, dhe e kane shitur ne tregun Shqiptar , pa paguar takse, po ndiqen dhe shume shpejt do paguajne shuma Miljona Dollare, ose do konfiskohen dhe shkojne ne burg. Dy rezervat e medhaja karburantit qe jane gjetur ne Berat dhe Vlore, jane ne hetim.

      Prendin gjithe Populli kerkon ta shikoje ne Burg, dhe do ta shikoje se shpejti, vecse nqse kooperon me Prokurorine, dhe tregon kush e urdheroi te qelloje mbi turmen e pambrojtur.

    2. Edmond says:

      parlamenti mesa di une eshte me server rack dhe ai kushton. mos kujto se eshte me workstation te pavarur nga sistemi qendror. na dolet te gjith eksperta. shikoni nje nr te caktuar monitoresh dhe beni nje llogari leshi qe kaq monitore, kaq njesi qendrore duhet te jene dhe i fusni nje shumezim me nje cmim mesatar tregu per nje pc dhe fluturoni me presh. e ke idene sa kushton nje rack apo se di cfare eshte me siguri

  10. leshi says:

    Keta te arrestuarit nuk jane staf i ri i Albpetrol por stafi i vjeter,Vilson ndoni dhe Dionis ceco jane inxhi niere dhe jo ekonomist ndersa Vladimir Xhaferraj eshte nipi i ish drejtorit Albpetrol Ferdinant Murati,Per mua keta i ndjekshin edhe te tjetre bile edhe n\vete Ferdinanti

  11. dritani says:

    Parimisht jam kunder diktaturave por ka disa raste kur them:
    “Ku je o Enver?!”

  12. XHEMIL says:

    Skemi se cfare te themi me per qeverine qe shkaterruam me vote dhe, per kete administrate te korruptuar deri ne palce.Si nuk u vjen turp kur thone se administrata eshte e tranuar ne baze te parametrve a rregullave te BE. Me gjeni ne gjithe globin tokesor (na daci dhe ate satelitor) nje administrate kaq te korruptuar.Me gjeni hajdutet me te medhenj se sa kjo administrate qe akoma seshte larguar qe vjedh me dokumente shtetrore deri ne shuma marramendese.Po nafta qe ikin me tonelata pa adrese.O Sali,o Llul dhe ti o Paloka e Namik Dokles ulni koken dhe ndhmoni qeverine ne punen e saj ne u ka ngelur ne trup ndonje pik gjaku SHQIPTARI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje