Rama: Ne s’jemi zgjedhur që të kënaqim opozitën. Deklaratat e Erdogan u keqkuptuan

7 Nëntor 2013, 21:32Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama, duke folur në një intervistë për Janush Bugajskin në AS, tha se bojkoti nuk është antidemokratik.

Rama premtoi se ata do të sillen me opozitën ndryshe nga sa janë sjellë paraardhësit.

Por Rama tha se ata nuk janë zgjedhur në pushtet që të kënaqin opozitën.

“Le të flasim sinqerisht! Ne s’jemi zgjedhur që të kënaqim opozitën! Ne jemi zgjedhur që të udhëheqim. Por, në të njëjtën kohë, ne jemi mëse të gatshëm që të dëgjojmë dhe të udhëheqim. Dhe ne jemi mëse të gatshëm të dëgjojmë jo vetëm njerëzit apo shoqërinë civile, por fillimisht opozitën. Pra, ajo që kemi bërë dhe do të bëjmë është që t’u krijojmë atyre kushtet që të na thonë, jo nëpërmjet ekranit, por nëpërmjet dialogut se ç’mendojnë ata, se ç’propozojnë, dhe të kemi një shkëmbim mjaft të hapur të pikëpamjeve. Sigurisht, ne mund të mos ndryshojmë pikëpamjet tona, por fundja fundit ne s’jemi zgjedhur që të kënaqim ata. Njëkohësisht, ne jemi zgjedhur që të ndryshojmë modelin e qeverisjes, dhe unë jam mjaft i angazhuar që të mos lejoj që për shkak të arrogancës së pushtetit, opozitës t’i ndodhë ajo që na ndodhi ne kur ishim në opozitë. Si dhe të mos privojmë opozitën nga asgjë nga e cila ne u privuam kur ishim në opozitë,” tha Rama.

I pyetur se cilat janë emergjencat e vendit, Rama tha: “Kemi disa emergjenca për t’u marrë. Duhet të merremi me një sasi borxhesh, e cila po trazon së tepërmi ekonominë tonë. Praktikisht, kemi një shkëmb të madh në rrugën tonë. Kësodore, duhet ta pastrojmë. Duhet të merremi me një sektor energjie në krizë të thellë, i cili është përkeqësuar edhe më tej nga konflikti i pavend ndërmjet CEZ-it dhe shtetit shqiptar. Dhe, sigurisht, ne duhet të merremi me një situatë të rënduar të krimit, e cila është e paqëndrueshme. Pra, mbi këto tri prioritete kryesore afatshkurtra, të cilat unë do t’i quaja prioritete emergjence, ne jemi fokusuar tej mase gjatë këtyre ditëve, sigurisht, pa lënë jashtë vëmendjes të gjitha të tjerat, dhe mbi të gjitha nevojën për të rifituar ritmin në mbledhjen e detyrimeve ndaj sistemit doganor dhe të tatimeve. Si dhe për të rifilluar rritjen e të ardhurave mbas një uljeje mjaft dramatike gjatë 9 muajve të parë të këtij viti”.

I pyetur për çështjen e të rinjve që kanë marrë poste drejtuese, Rama tha: “Sa më pëlqejnë këta njerëz të rinj dhe pa përvojë, dhe s’heq dorë nga ata dhe besoj tek ata. Unë nuk shoh kurrfarë të mire në të ashtuquajturën përvojë të dështimeve dhe në qeverisjen dhe menaxhimin e dështuar administrativ. Dhe shoh shumë të mira në sjelljen e të rinjve ambiciozë. Dhe, lejomëni t’jua them shkoqur: Ndoshta është shumë herët, por as 40 ditë nga dita kur u emëruan, Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve kanë treguar lidershipin e tyre dhe po flasin me rezultate. Dhe rezultatet janë mjaft inkurajuese. Muaji tetor, si  në dogana ashtu dhe te tatimet, ka qenë jashtëzakonisht i mirë, sigurisht në krahasim me atë që ne kemi arritur, por po ashtu në krahasim me tetorin e 2012-ës. Pra, nuk i besoj as edhe një grimë këtyre dokrrave për mungesë të përvojës”.

Rama ripërsëriti se Turqia është një partner strategjik i Shqipërisë, madje renditja e saj si partner strategjik është e vonuar.

I pyetur për deklaratat e kryeministrit turk, Rexhep Taip Erdogan në Kosovë, ai tha: “Them se është një keqkuptim apo një keqinterpretim si deklarata e famshme e Xhon Kenedit në Murin e Berlinit ku ai tha, “Unë jam berlinez”. Ai tha “Turqia është Kosovë dhe Kosova është Turqi” me kuptimin që këtu ndihem si në shtëpinë time, kurse ju ndiheni si në shtëpinë tuaj në Turqi. S’kishte fare lidhje me gjeopolitikën apo me…”.

I pyetur për marrëdhëniet me Greqinë, Rama tha: “Për sa u përket çështjeve mes nesh dhe Greqisë, duhet të bisedojmë dhe të diskutojmë, por askush nuk ndodhet në pozita të imponojë diçka. Jetojmë në kohëra të reja, ku duhet ta respektojmë njëri-tjetrin. Me respekt të plotë dhe barazi duhet të ulemi, të diskutojmë dhe të zgjidhim problemet”./ep

12 komente në “Rama: Ne s’jemi zgjedhur që të kënaqim opozitën. Deklaratat e Erdogan u keqkuptuan”

  1. Kendveshtrim tjeter says:

    Jeni zgjedhur dhe per te çuar perpara drejtesise,pushtetaret e djeshem qe kane vjedhur !
    Pa reformen ne drejtesi nuk ka rezultate !
    Sot me gjykaten administrative te mbushur me berishjane,fitoj Berisha dhe Basha,per shkeljet ligjore ne ndertimin e pallatit ne Vlore.

    1. mahmut-aga says:

      O Rama mos na e prishe me keto “kurvelleqe”, ne Turqit Shqipefoles, qe perbejme dhe shumicen e Shqipetareve i Mirepritem theniet e Sulltan Ta-hipi Erdogani dhe mbeshtetjen Tende tek i Madherishmi.

    2. BESIANA GUSHI says:

      MAJMUNET JETOJNE NE AFRIKE – ZAGARET NEN URAT E SENES
      Kur familja, si pjese e shoqerise, ishte një gjë serioze, eksperienca ishte filli i kuq qe lidhte të moshuarit me të rinjte, gjyshërit me niperit, baballaret me bijte. Përvoja ishte “jeta e jetuar” dhe “ekuilibri” së bashku, ishte memorie dhe urtësi, njera ne funksion te tjetres, terreni pjellor në të cilin mbillej fara e te ardhmes.
      Në një shoqëri aktuale si e jona, vlera dhe disponueshmëria e përvojave duhet të jenë një forcë për gjithe shoqerine, një forcë e aftë për te propozuar zgjidhje, per të ndërmjetësuar, nje force e inkuadruar edhe si një mburojë kundër krizës së ç’orientimit politik, ekonomik, moral dhe kulturor.

      Në te kundert përvoja, e s’denjuar nga Edi Kristaq Anife Rama ne kete interviste e ne te tjera me pare, po jeton momentin e saj me te erret, me denigrues, me shovinist, me mendjelehte e shkaterrues, megalloman e trashanik, ne emer te rilindjes nga asgjeja, nga hiçi, apo ajo qe eshte me mendjemarrese ne emer te eksperiencave te imponuara Allistero-Blair-iane, te mire paguara ne dem te interesave kombetare.
      Ekipi i ri ediramist i qeverise se rilindjes, me nje ritem galopant, po shndrohet në faktorin negativ te thellimit te krizës në vendin tonë; personazhet e peshkuar per te drejtuar qendrat jetesore te shtetit, nga posedues te injorances qe ishin, jane trasformuar ne skllevër te një sistemi që i ka kthyer ata ne qenje të parëndësishme, disa prej tyre më te vjetër kane lenë në fushën e betejes edhe dinjitetin e tyre.

      Çfarë ndodh me përvojën? Pse sot ne emer te rilindjes po humb vlera e saj ?

      Përvoja, dihet tashme, nuk është një fakt objektiv, i vlerësueshëm, i lirë nga ndotja. Përvoja është krejtësisht subjektive, në kuptimin qe secili prej nesh zhvillon një bagazh përvoje që eshte rizultat i eksperiences se trasheguar, i edukimit formues, i ushtrimit te profesionit në jetën që bën dhe ka bërë.

      Kjo deshire e shthurur për të kapërcyer përvojen duke e xeruar ate, duke preferuar zgjidhje të reja, duke u zhytur në vorbulla te panjohura dhe sfiduese, e shpesh herë duke bere veshin e shurdher ndaj kritikave që vijne nga përvoja, eshte sa demprurese aq dhe kriminale, e mund ta shpjere shoqerine vetem drejt shkaterrimit, drejt zhberjes.
      Ne shume vende te tjera, kryesisht Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe ne tere vendet e Europes Perendimore, eksperienca ka qene dhe eshte trashëgimia qe rritet, qe ruhet, qe zhvillohet dhe i transmetohet brezave qe vijne. Në këto vende, përvoja eshte nje vlerë për të cilen investohet pa mase, eshte një mall i çmuar, sepse ajo eshte arti i menyres se jetesës, eshte tradita, eshte vizioni i jetes dhe i ekzistencës, eshte mireqenja e te ardhmes.

      Arrin nje moment ne jete qe pervoja duhet ti lere vendin gjeneratave te reja, gradualisht, pa xerime plangprishese te tipit ediramist te rilindjes te ushqyera nga sedra te semura aventurieresh patologjike.
      Eshte skandaloze te shohesh ne konkursin e pare te kesaj administrate te re per kater vendet e punes ne Drejtorine Tatimore, ku dihet qe kontabiliteti eshte baza e punes ne kete sektor, te njhet si profesion ai i avokatit, apo kerkesa per libreze notash te noterizuar, apo njohja e programeve specifike te kompjuterizuara, qe nuk perdoren me nga mbi dy dhjtete vjeçare, apo gjuhe e huaj me certifikate, pa nje prove, pa nje dialog direkt.
      Sa larg modernizimit eshte kjo rilindje, sa mendjelehte e fodulle eshte. Ne kete fushe nuk duhet te zbulojme planete te reja, rruge te pashkelura me pare. Mjafton te merret si baze lista e profesioneve te Dipartimentit te Punes te USA: çdo profesioni i renditet nje sere kerkesash qe jane rrjedhoje e eksperiences se tyre qindra vjeçare., qe nuk i afrohen as edhe ne nje pike atyre te Milena Haritos se Edi Kristaq Anife Rames.
      Edhe nje konstatim ne lidhje me Hariton: ne €-mailin qe ka derguar se fundmi 14 mije aplikuesve te famshem te Edi-rilindasit rakomandon nje sere ligjesh qe skane te bejne fare me profesionet dhe nje interviste te saj ne gazeten “Shekulli”: “zgjedhjen e stafit te ri do ta bejme me konkurs, sipas merites duke u mbeshtetur ne notat qe kane marre gjate dipllomimeve universitare dhe pastaj zgjedhjen do e bejme vete!
      Eshte kjo zhgarravine qe ka prere “fibrat optike” ne sistemin informatik te kryeministrise per te eliminuar “çimkat” e Berishes, eshte kjo injorante e diplomuar ne informatike qe nuk di se mjaftonte te kontrollonte “ruterin” qe pame ne fotot e Rames per te patur sigurine e pastertise se rrjetit, pa patur nevoje te prerjes se fibrave optike, qe kushtojne si ne vlere ashtu edhe ne kohe per zevendesimin e tyre.
      Eshte kjo simboli i “rinovimit” te Edi Rames e vllahut Peleshi, per te cilin “te gjithe rruget te çojne ne Korçe”?
      Shiptaret nuk jane majmune qe rrojne ne afrike dhe as zagare te nenurave te Senes!

  2. Horri i Bulevardit says:

    Akoma se kane kuptuar se ja rrasem nje miljon cara ne by…, qenkan zgafllu keq per tete vjet.

  3. Veterani says:

    BRAVO RAMA i kthjellet ne mendime e ne veprime,hapur e i drejperdrejt per te gjitha problemet te brewndshme e te jashtme.JU jeni kryeministri i munguar per Shqiperine.

  4. Leonardo says:

    Çaj si rrufe përpara Ed Rama dhe ruaj shpinën ! Nëse dështon, që kurrë nuk ta dëshirojmë, Shqipëria ka humbur dhe shpresën e fundit.

    1. mahmut-aga says:

      Perpara Rama… Dhe mos harro ta sjellesh dhe ne Tirane Sulltan Tahipi Erdogan, qe te thote qe dhe “Shqiperia eshte Turqi”, e kemi nevoje ne mbetjet e Karamahmut Aqif Anadollakut. Suksese Rama.

  5. luli says:

    Z. RAMA ju jini i me i pershtashtemi per ate vend – Shqiperia e ka vendosur tashme vazhdoni punen .

  6. Fans says:

    Ok z.Kryeministër,Ti beson tek të rinjtë…shum bukur…mos i lejo të rrëshqasin veçse në humnerën e korrupsionit siç bënë të rinjtë demokratë….kur Berisha i mori në poste qeveritarë…L.Basha psh…erdhi si i ri…por iku si plak i korrupsionit dhe grabitjes andej….Pra…duhet shumë kujdes…Sy e veshë…zoti Kryeministër…Dhe shumë mos i lëvdo kaq herët dy drejtoreshat..se duket pastaj…sikur kanë ardhur të bëjnë një dorë lekë…Nejse…edhe komplimenttat duhen…se vajza të reja janë…!

  7. Ajet Delaj says:

    November 7, 2013
    PROMOVIMI I LIRISE DOMOSDOSHMERI PER FUNKSIONIMIN E INSTITUCIONEVE TE PAMVARURA.
    Promovimi i lirise nga pushteti dhe krijimi i hapsirave te domosdoshme per permbushjen e funksioneve te tyre kushtetuese ne institucionet e pavarura eshte nje ogur i mire per pushtetin e Edi Rames ne rrugen e tije per te vendosur standarte demokratike per shoqerine dhe institucionet shqiptare.
    Degjojme jo pa kenaqesi se biznesmenet jane te lire te deklarojne borxhet qe qeveria parardhese ju ka patur gje qe nuk kane guxuar ta bejne me pare dhe jo vetem nuk ka ndonje project ndeshkimi nga Qeveria Rama por perkundrazi merren zotime per ta shlyer kete borxh . Degjohet se Kontrolli i larte i Shtetit kishte 3 vjet qe nuk guxonte te shkelte per te kontrolluar tatimet shqiptare ku se bashku me auditin e brendshem aktivizohen ne funksion te detyres se tyre funksionare , ligjore e kushtetuese duke zbuluar miljona dollare abuzime.
    Deklarohet hapur nga biznesi se per te marre TVSHne eshte dashur qe te paguash 20%-30% te vleres grabitsve tatimore pasi nuk mund ti quash funksionare tatimore te shtetit.
    Prokuroria zgjohet jo vetem duke derguar per ndjekje penale kryetarin e Bashkise se Vlores bastionin e te majtes por nis edhe hetimin e blerjes se votes ne Korce edhe pse pushteti i fitoje ato me 76% dhe jo me 10 vota diference si ne 2011 qe pushteti i kohes i permbysi , dhe jo vetem kaq por degjojme Kryeministrin Rama nga foltorja e Kuvendit dhe konferenca e shtypit qe i perkrah dhe shtyn ne thellimin e hetimit.
    Gjithashtu e njejta situate ne polici e dogana qe nderrimi i pushtetit i zgjon nga gjumi letargjik (korruptiv) duke zbuluar nje informalitet te frikshem ne fushat ku operojne si dhe le zbuluar tere ato polici qe ishin krijuar per te vjedhur qytetaret dhe jo ne funksion te zbatimit te ligjit ne Shqiperi.
    Prokuroria e Repuplikes e zgjuar nga gjumi jo e rilindur ka per mission dhe detyre zbatimin e ligjit ne territorin e Repuplikes se Shqiperise nga subjektet private , juridike, e institucionet e shtetit e qeverisjes e deri tek individet qe jetojne e punojne ne Repupliken e Shqiperise.
    Prokuroria e Repuplikes ka tager ligjor te hetoje shkelje te ligjit e kushtetutes edhe pa kallxim mjofton te kete nje indicje publike per nje thyerje potenciale te ligjeve ne fuqi.
    Deri ketu duket qe cdo gje eshte ne rregull dhe po vihet ne rrugen dhe vijen e duhur ne rrespekt dhe zbatim te ligjit e Kushtetutes nga tera institucionet e shtetit dhe pushtetit. Ne anen tjeter rikonfirmimi i Kryetarit te Gjykates Kushtetuese nga pushteti actual tregon se mazhoranca e Edi Rames nuk ka ndonje project per zaptimin e institucioneve kushtetuese edhe pse ato vende nuk jane zene me merite por me te drejte pushteti kerkohon qe te vihen ne pune ne funksion te zbatimit te ligjit e detyrave te tyre funksionale e kushtetuese.
    Nje nder problemet me madhore te sistemit te drejtesise se korruptuar e kapur ne Shqiperi ishte deri dje vendosja e sherbetorve politike ne pikat kyce te sistemit dhe funksionimi i krejt sistemit si seksion apo organizate e partis ne pushtetin e radhes duke mbrojtur krimin e organizuar shteteror dhe zollumqaret e pushtetit.
    Duket qarte se kjo nuk do te vazhdoje me nen pushtetin e Edi Rames por problem mbete perseri po aq problem sa me pare pasi sherbetoret ne sistemin e drejtesise vertete ndihen te lire nga pushteti por nuk arrijne te clirohen nga padronet dhe makatet e vjera.
    Qe prokuroria ka hapur hetim per zgjedhjet e Korces edhe pa kallxim per ca te rinj qe kane marre ca para nen driten e kamrave te “Fiks Fare” per ribursim udhtimi te studenteve ne Tirane sic thone strukturat locale te PS ne Korce mire kane bere megjithse thellesisht besoj se edhe nese eshte ashtu sic thote opozita aktuale nuk ka ndikuar ne rezultatin perfundimtar 76% ne favor te pushtetit prapseprape duhet ndeshkuar nese vertetohet blerja qofte edhe te nje vote te vetme pasi shqiptaret kane vuajtur boll nga mungesa e votes se lire dhe tjetersimi i vullnetit te tyre nga pushteti i radhes..
    Duhet pyetur z Llalla a ka hapur hetime mbi deklarimin e kontrollit te Shtetit qe eshte ndaluar te kontrolloje tatimet pergjate tre vjeteve te fundit dhe kush e ka patur aq force sa per te realizuar nje grusht te tille shteti ne fushen e financave shqiptare nderkohe qe me nderrmin e pushtetit u zbuluan abuzime te medha e me siguri do dalin edhe abuzime te tjera .
    Duhet pyetur prokuroria a i ka zgeruar hetimet per 21 Janarin se ku eshte external hard driver qe eshte kopjuar server i Kryeministrise , kush ja ka nxire syrin komandantit te gardes dhe pse dhe a klasifikohet grusht shteti moszbatimi i urdhrave te arrestit per zinxhirin komandues te gardes nga Ministria e Bendeshme per ngjarjen e 21 Janarit.
    Mire behet qe hetohet kryebashkiaku i Vlores dhe te thellohen hetimet sic edhe theksoje Kryeministri Rama por z Llalla a ka filluar akoma hetimin per 1.5 Miliard Dollar te shkarkuar ne nafte si shpenzime pa kupon tatimor dhe a ka thelluar hetimet per “Gerdecin” per mijra ton tunxh, bronx, e barut te shitur te nxjerre nga punishtje e vdekjes.
    Gjithashtu z Llalla a ka nisur hetimet per “Rrugen e Kombit” qe po shnderrohet ne ekzekutuese e jeteve njerzore pasi ishte shmangur projekti teknik ne rreze kthesash e pjerrtesi sipas specialistesh duke u kthyer ne faktorin kryesor te marrjes se jeteve njerzore dhe a jane kryer punimet sipas parave te marra pasi duhet thelluar hetimi ne nje specter akoma me te gjere.
    Prokuroria dhe institucionet e shtetit te cliruara tashme nga pesha abuzuese e pushtetit duhet te faktojne me punen e tyre te perditshem se jane te cliruara edhe nga boset e tyre mafjoze qe i kane emruar ne ato poste dhe rrjetet kriminale qe i kane perfshire te tjeret e vetja e tyre nese realisht duan te qendrojne ne ato detyra te larta.
    Nuk e kam degjuar akoma Presidentin e Repuplikes duke i bere thirrje publike apo institucionale qe drejtesia te luftoje krimin me moton se ngjyra e krimit eshte vetem e zeze apo te kerkoje te rihapen hetimet per ceshtjen “Trebicka” meqe ka zera ne public qe nuk e mbeshtesin versionin zyrtar.
    Do i beja thirrje publike Kryeministrit Rama qe te vazhdoje ne rrugen e nisur per nje system drejtesie te lire nga pushteti por jo te lire nga ligji e detyrimet kushtetuese. Ne kete kuader do i beja thirrje gjithashtu qe sistemit te drejtesise ti vendosi afate ne permbushjen e detyres kushtetuese ne zbardhjen e ndeshkimin e krimeve te medha e te vogla qe shtyne elektoratin shqiptare per t’ju dhene pushtet me tager kushtetues.
    Z Kryeminister jeni i privilegjuar me mbeshtetjen dhe numrat qe ju ka dhene elektorati shqiptar aq sa jeni edhe i obliguar dhe nen presionin e votes per te kuptuar dhe permbushur vullnetin e votuesit shqiptar ne ngritjen e institucioneve eficente e ndeshkimin e abuzimeve te kudondollura qe e kane shnderruar Shtetin Shqiptar ne nje thes te kalbur qe ku ta kapesh e leshojne penjet.
    Nese Prokuroria e Shtetit nuk del ne pune edhe te dielen si ne rastin “Gjika” ne gjurmim dhe kapje te krimit se bashku me institucionet e tjera te zbatimit te ligjit ne Shqiperi JU z Rama duhet te preagadisni skemen e reformimit te plote te sistemit te drejtesise dhe ashtu sic bête thirrje per doktoret kerkoni edhe jurist dhe specialist te zbatimit te ligjit qe kane mbaruar ne perendim pasi nuk jane te pakte dhe sistemi i drejtesise nuk eshte me pak i kalbr se sistemi i shendetesise.
    Krimi dhe kriminelet arrihen duke ndjekur rrjedhen e parase dhe asetet e krimit . Cdo funksionari shteteror ne Repupliken e Shqiperise i duhet verifikuar pasuria e akauntet bankare ashtu sic duhen justifikuar me transparence financiare cdo prone e asset ne Repupliken e Shqiperise pamvarsisht se kush e posedon me letra. Vendosja dhe mbrojtja e jetes dinjitetit njerzor dhe prones private dhe shteterore ne kornizen e ligjit eshte detyre themelore e cdo qeverie nese realisht kerkon dhe deshiron te qeverise dhe jot e grabise sic kane bere parardheset e saja.
    Rithemelimi i shtetit te Ismail Bej Vlores duhet te ece me shpejtesi te shtuar dhe cdo ngadalsim hezitim apo stopim eshte ne dem te prosperitetit dhe interesave te shoqerise shqiptare e demokracise se brishte ne vendin e shqiponjoave e natyrshem kunder vullnetit te shqiptareve te shprehur me vote me 23 Qershor.
    AJET DELAJ
    NEW YORK

  8. NEVERI për ‘ÇAKALLIN’, që përdhosi Fitoren Dërrmuese të Korçës! says:

    E turpshme dhe komplotiste;
    qe nuk eshte pyetur dhe nuk eshte pergjigjur
    per ceshtjen me jetike:
    ARMET KIMIKE TE ASADIT!

  9. eri says:

    Kryeminister keni per te deshtuar …keni per te pare …..Ju thjesht po beni show …e gjith gjykata eshte ne duart e Sali Berishes …..Me vjen keq per fundin tuaj te hidhur …ky eshte fati i Kombit tone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje