“Do të procedohet në mënyrë konstruktive, parimore dhe transparente.”
Duke u treguar i matur për ta cilësuar përplasje të parë mes mazhorancës dhe Presidentit të Republikës Bujar Nishani kthimin prej tij për rishqyrtim në Kuvend të Aktit Normativ për nëpunësin civil, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dha këtë përgjigje për pyetjen si do të veprohet me dekretin e presidentit Bujar Nishani.
Kur thoni konstruktiv, do të thotë që do ta rrëzoni dekretin e Presidentit?
Këtë do ta vendosë Parlamenti.
A mund të quhet kjo përplasja e parë mes Presidentit dhe mazhorancës?
E para, çdo institucion ka përgjegjësitë e tij; së dyti, ndarja e pikëpamjeve nuk do të thotë se ka diçka që nuk shkon. Demokracia prandaj është e bukur, se jo të gjithë mendojnë njësoj.
Por, megjithë maturinë e kryeparlamentarit për ruajtjen e raporteve instutucionale të mazhorancës së majtë me Presidentin Nishani, Ilir Meta thotë se synimi i Aktit Normativ nuk është ndryshimi i ligjit për nëpunësin civil, ndryshe nga sa argumentonte Presidenti se një ligj sipas tij nuk ndryshohet me Akt Normativ.
Kjo nënkupton se dekreti i Presidentit nuk do të gjejë mbështetjen e mazhorancës, e cila pritet të lërë në fuqi Aktin Normativ. Meta e përforcon këtë me argumentin se ai vetëm synon bërjen e ligjit të zbatueshëm, duke sjellë në vëmendje se akti mori edhe mbështetjen e progres-raportit. Por, dekreti i Presidentit shënoi rastin e parë ku ai i del kundër mazhorancës për një nismë që gjithashtu pati edhe kundërshtimin e fortë të demokratëve. A do të ndikojë kjo në marrëdhëniet mes Nishanit dhe mazhorancës? Ilir Meta thotë:
“Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë duke përmbushur secili institucion detyrimet e tij.”
Dekreti i presidentit do të nisë të hënën shqyrtimin në Komisionin e Ligjeve, sallë në të cilën pritet të rikthehet debati për administratën publike mes mazhorancës dhe opozitës, por këtë herë aktor është edhe kryetari i shtetit./TCH
JO! ARMEVE KIMIKE!!!!!!!!!!!!!!!!!!
cdreqin ke qe na e kerkon ne ?ik para ambasades e protesto po ta mbajti.
o b…e armet kimike kerkoje serbit te UDB-se SRB se ai i ka katndis keto poshtersi
nishani noter i sali qenit
QEVERIA AMERIKANE TE GJEJE FORMA TE TJERA TE NDIHMOJE QEVERINE RAMA POR JO DUKE E HELMUAR ATE!!!!
nje cicke me lezetke kur llafosni per xhaxhke noksanken qe e kane vene ne krye te sofres ata djemka dhe cupka qe e quakan vehten e tyre si demokraticka …ah cfare te bej une i mjeri qe me kane vene kerken q
NISHANI ESHTE NOTERI I BERISHES..
E keni gabim:
Kjo asht perplasja e Berishes me mazhorancen nepermjet zedhensit kukull te tije Nishani.
çojeni siç çuat xhozin per lesh o ilir se luli e hangri sallamim per djath
-Po e prisja nje impenjim te z Meta ,
pasi eshte dominant ne vendimmarrje.
Meta, njeri pis, hajdut.