Basha nuk është kundër armëve kimike, por kërkon që qeveria të jetë transparente

9 Nëntor 2013, 20:50Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një intervistë për Deutsche Welle, ka komentuar edhe çështjen e shkatërrimit të armëve kimike siriane në Shqipëri.

Ai thotë se kërkon transparencë për këtë çështje, por nuk shprehet pro ose kundër këtij procesi.

“Gjithçka që kjo qeveri ka bërë në këto shtatë javë, opozita shqiptare është tërësisht e painformuar për gjithçka që është diskutuar midis Shqipërisë dhe aleatëve për këtë çështje, madje informacionet opozita shqiptare edhe sot e kësaj dite nuk i ka nga kanalet zyrtare, siç duhet të jetë qoftë edhe konfidenciale për çështje të sigurisë kombëtare, por i ka nga organet e huaja të shtypit. Prandaj ne presim nga qeveria shqiptare që pikë së pari ta trajtojë këtë çështje me seriozitet, me transparencë dhe me një sens përgjegjshmërie para qytetarëve shqiptarë pse jo dhe para opozitës shqiptare. Kjo do të thotë që për çdo propozim, që ka marrë apo që mund të marrë, të jetë e hapur, transparente dhe bashkëpunuese me opozitën dhe me publikun në tërësi, të jetë një proces, ku të diskutohet pa asnjë ngurrim anët pro dhe anët kundra, çfarëdo lloj vendimmarrje për këtë çështje dhe sigurisht të jetë koherente,” tha Basha./ep

25 komente në “Basha nuk është kundër armëve kimike, por kërkon që qeveria të jetë transparente”

  1. bbb says:

    Nuk eshte kundra armve…E si te jete valle? Kur eshte rekrutuar nga CIA nuk punonte ne Kosove…

  2. toni says:

    E paskan kap per bolesh amerikanet dhe kete legenin e “djathte” se bashku me ate legenin e “majte”.
    Ikni more plehra, pret hajer Shqiperia nga ju, rrace e keqe. Duhet me i dale vete zot vendit se te jete per keta jane te gatshem te shesin dhe nenen e tyre vetem qe te marrin nje buzeqeshje nga ai ambasadori amerikano-kinez qe po ben ligjin ne vendin tone.

  3. llazi says:

    kush te pyet ty ti je nje hic aty pyetet sala o derzi sala eshte njoftuar

  4. mirel says:

    Po ik ore plere, mos fol se je baraz me 1kg zarine.
    Sa here qe flet demton mijera shqiptare.

  5. Protesta says:

    Lulushia tha: ‘çdo propozim që ka marrë apo që mund të marrë, të jetë e hapur, transparente dhe bashkëpunuese me opozitën dhe me publikun në tërësi, të jetë një proces, ku të diskutohet pa asnjë ngurrim anët pro dhe anët kundra, çfarëdo lloj vendimmarrje për këtë çështje dhe sigurisht të jetë koherente”
    Populli opozitar e pyet:
    1. Pse rri pret shefi opozites transparencen per nje problem jetik ? Kesaj i thone te fshihesh mas gishtit. Kur shefi opozites ka detyre & pergjegjesi te kerkoje ato qe thote, jemi ne qe ja kerkojme atij dhe deputeteve e vecanerisht atyre te opozites. Po s’e diti kete shefi PD kot merr fryme mbi dhe!
    2. Zoti kryetar i PD, nuk te kemi pupac (qe merr vetem dhurata) dhe run laraskat por bej punen e shefit te PD dhe e shefit te opozites, (mos trego prrallza se nuk fshihesh mas gishtit) kaq sa bilbilos me kalu diten, deklaron se nuk ke kellqe aintetesa ase te dyja bashke per te marre pergjegjesite qe te takojne (pa ta kerkuar AKIP fare)
    Shkurt:
    kerko interpelance parlamentare, kerko… te gjitha qe duhen, pa eja dil ne shesh me deputetet ne protestat popullore si mesila dhe kerko si burre JO-ne qe do populli (pa ene ambasadorin amerikan aty e ke, shko informohu neser!)

    Keshtu vijon si shef ‘mize’ qe ta ka thon ene zhelefidhja!

  6. Poplli says:

    Shefi opozites thoka: ‘ne presim nga qeveria shqiptare që pikë së pari ta trajtojë këtë çështje me seriozitet, me transparencë dhe me një sens përgjegjshmërie para qytetarëve shqiptarë pse jo dhe para opozitës shqiptare’.
    Se pari nuk te kemi te rrish te besh sehir o shef i opozites.
    Ti kerkon nga qeveria, po ti si opozite s’e mban pergjegjesine tende, pse?

    Se dyti, kur e ke bo n’mend te bohesh burre?.

  7. Shpirag says:

    Pra, terheqje….sepse vertet êshtë “PROPOZIM” qe Basha duhet tja thotë rivalit zyrtar Jamarber Malltezi qe shkruan idjotesi dhe sidomos Melisës qe “do ngrejë Sovranin!”,Natyrisht Basha kapet pas gjethes se fikut, tek trasparenca…Po gjer sa e kemi kuptuar dhe ne se Kerry i telefonoi Rames dhe i lëshoi propozimin “bombë”,nga e ka marr vesh Basha qe eshtë propozim? Po unë,ne, ata qe nuk e quajne propozim(Lubonja,Doda,Malltezi e gjer vajza e dyshimtë e Malltezit,nga e ka marrë vesh? Mos Kerry e coi lajmin se Rama po atakohet edhe nga Basha? Kush “spiunoi”,Ramën? Nuk behet opozita kështu,me “dorashka”.Propozimit të SHBA,une do i pergjigjesha negativisht, por gjykoj se ka brenda” propozimi” devotshmerinë amerikane ta quaj partner Shqiperine perpara syve të Serbise,pasi ky pranim pervec parave qe i duhen Shqiprisë per arken bosh lënë nga Berishe e Basha, dhe per gjeostrategji ku Kosova indirekt mbrohet nga synimet serbe me prapavijë suportin rus qe ka prodhuar realisht helmet e Asadit!… Një rreth i mbyllur,vicioz,ku amerikanet lozin politikën per bazën me të fortë strategjike në Ballkan,Shqiperine! Mbase dhe gaboj,por thellë sia e ketij propozimi nuk duket mirë nga shumë shqiptare,politikanë dhe amatorë,pa folur per vulgun e mediokrit analistë në vendin tonë! Basha ketu është disi i sakte,pasi ua thote shkoqur debileve dhe debileshave: “Propozimi…” Kaq mjafton të futeni nê të tjera detaje,gjeopolitike, politike dhe ekonomike dhe mbas ketyre analizave të shtojmë c’garanci teknologjike jep SHBA dhe grup specialistesh ne kete fushë të propozojnë pas situates teknologjike-asgjesuese që do studiojnë! Natyrisht sot dhe unë jam per Jo, por dua të dëgjojë Specialistët !…

  8. NjeQytetarOptimist says:

    Ik ore qumeshtor..Te pashe ne “Opjum”..Ishe llulle fare..Ne boten e cudirave..Kujton se duhet te jipet llafi I pari sepse jeni ne opozite..Madje ndjeheshe si I fyer ne menyre obligimi..KAUSH..So ta shohe Ramen deri sa te perendoje me nje “specie” si ty..

  9. K. Frasheri says:

    Kush flet, kaq parimor, kaq paqesor, ky kalama dhe hajdut ordiner! Te digjet shpirti ty Lulke per Shqiperine? Shko tutje o plehre, se ke vite qe po e miel Shqiperine!

  10. emigranti says:

    Kjo tregon se tek ne jo vetem qeveria, por edhe opozita jane te tredhura nga amerikanet dhe do te lejojne se bashku demontimin e armeve kimike siriane.
    Populli nuk duhet te beje sehir dhe ti besoje verbtazi kesaj klase politike servile para te huajve, por te ngrihet ne kembe dhe te mos lejoje futjen e tyre ne territorin shqiptar me force.

  11. xhaxhai says:

    Ore bandill!leri fjalet po shprehu qarte qe ju si opozite jeni apo nuk jeni dakort qe te vine keto armet kimike te demontohen ketu,po apo jo kete na thuaj,se po te ishe zotrote ne pushtet ashtu sic ishe,as kishe per te pyetur ashtu sic dhe nuk keni pyetur as opziten e athershme dhe as popullin,kur i falet detin Greqise,a thua se e kishe prone te babait si ti dhe ai i biri i Sheqeres.Prandaj fol shkoqur,jeni apo nuk jeni kundra qe keto arme kimike as mos te afrohen ne kufijte e Shqiperise e jo me te futen brenda territorit tone.Kjo Qeveri do ta beje transparente cdo veprim te saje,mos te te haje meraku se jo.

  12. agimi says:

    E urrej kete fytyre te degjeneruar por ky qendrim eshte si duhet

  13. artan says:

    Po Mesila Doda, ajo kuva qe do te varte demostrues tek palma e saj, pse eshte ne krye te demostrueseve. Ajo eshte antare e kryesise apo jo…ju jeni shkerdhata. Mesila kunder, ti jo, Saliu ne Mes.

  14. Ilia says:

    Basha nuk eshte kundra se eshte pjes e stafit te firmosjes se hyrjes se sShqiperis ne NATO qe do te thote te pranosh cfare te bije per pjes ne kete organizat ne kuadrin e luftes kundra terorizmit,demolizimin e armve kimike dhe armeve te tjera te shkaterimit ne mase.

  15. ALBAN DEGA says:

    SHUME ZHURME PER ASGJE APO … DETYRIM DHE NDER NDAJ SHBA-SE !?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Nje zanat tipik ala shqiptar

    Nje zhurme e madhe ka shperthyer ne mbare shtypin dhe mediat shqiptare lidhur me armet kimike siriane. Politikane e shoqata jo qeveritare- OJQ-e, specialiste te mirefillte e injorante total, “sabelotodos” ( ne spaniisht: ata qe dine gjithcka) e “sabelonada” ( ata qe nuk dine asgje ) ne kete lem po bejne nje tollovi te vertete, gati gati sikur dikush e ka sulmuar Shqiperine e shqiptaret me keto arme vdekjeprurese.
    Gogoli i armeve kimike dhe Lendeve Helmuese Luftarake, LHL, ka perfshire mbare vendin. Tamam si ato historite filozofike te Kungullit apo e lagu apo se lagu bishtin dhelpra kur u fut ne uje.
    Shkurt : shume zhurme per asgje…. Helmet dhe lendet helmuese i kemi kudo e kurdo neper kembe, neper duar, neper rruge e neper shtepia.
    Nje zanat tipik ala shqiptar: po ta kesh bishtin ta heqim!
    Po te mos e kesh bishitin ta ngjesim…
    Sikur te mjaftoheshim vetem me fjale e pallavra do te ishte gjysma e se keqes!
    E keqja e madhe eshte se hidhemi edhe ne veprime konkrete ne protesta kunder armeve kimike pa arritur ende asnje marreveshje zyrtare per neutralizimin e degazifikimin e atyre siriane ne Shqiperi.

    Me gjuhen e fakteve te gjalla !

    Cila eshte e verteta!?
    Cilat jane faktet e gjalla e konkrete qe i jetojme, shohim e degjojme perdite!?
    Jetojme perdite e kudo nen kercenimet e helmeve dhe lendeve helmuese jo vetem luftarake, por edhe te zakonshme, jo vetem kimike por edhe shperthyese.
    A nuk jane lende helmuese pijet me alkol etilik qe i shesim e blejme sa afrengu pulen sikur te ishin raki safi e Skraparit apo vere e paster rrushi e Permetit!?
    A nuk jane helmues mishi i ndenjur me dekada e i ardhur nga Brazili apo Argjentina … qe serviret ne restorantet e Shqiperise, Kosoves. malit te Zi e Maqedonise si mish vici i kategorise se pare e krejt i fresket !?
    A nuk jane helmuese herbicidet e pesticidet qe perdoren pa kriter e pothuajse pa asnje kontroll ne bujqesine shqiptare !?
    A nuk jane helmuese e rrenuese te shendetit hormonet qe injektohen pothuajse ne cdo prodhim bujqesor apo blegtoral deri edhe te troftat e ” Troftes” se Istogut qe shiten per trofte alpine te Valbones e Bistrices edhe ne vete Valbone !?
    A nuk eshte jo vetem helm, por edhe lende shperthyese vdekjepruerese nitrati i amonit apo superfosfati!?
    A nuk eshte lende helmuese dhe shperthyese teper e rrezikshme gazi qe perdorim per gatim apo per ngrohje neper shtepite tona, apo benzina dhe benzoli i makinave dhe avioneve deri edhe ketu ne Amerike!?….
    A nuk eshte lende helmuese dhe shperthyese teper e rrezikshme tritoli qe perdorim per te zene peshk bne Valbone e ne Bistrice, ne Bune e Vjose ne Liqenin e Shkodres dhe ate te Ohrit…!?

    Beni si them une Enveri … Mos beni sic bej une Hoxha !

    Cdo gje e lidhim me politiken. Tamam sipas “mesimeve te Partise dhe te Shokut Enver”. “Politika mbi te gjitha”
    Jo vetem me mendesine e Enverit, por edhe me praktiken e Hoxhes: Beni si them une e mos beni sic bej une !
    E tamam si Don Kishoti i Mances zhveshim shpatat e u versulemi mizave qysh nga mbesat e ish- kryeministrit qe as e dine se cfare do te thote LHL e arme kimike e deri tek vete regjizori i Gerdecit dhe urdheruesi i perdorimit te Lendeve Helmuese Luftarake, LHL-ve kunder popullit te vet ne pranveren e vitit 1997, Sali Berisha!
    A nuk eshte po ky Sali Berishe dje kryeminister qe perkrahu deri ne servilizem te peshtire cdo kerkese e cdo fjale te SHBA-se!?
    A nuk qe po ky Berishe dje ne krye te shtetit shqiptar qe perkrahu pa rezerva dhe beri thirrje SHBA-se te fillonte sulmet ushtarake kunder Sirise!?
    Po…. Po… Po…. Bile ua kaloi edhe skiftereve me luftenxites amerikane, e deri edhe kolegut e mikut te tij izralit Netanjahut !!!
    Sot ai bashke me nbesat e me krejt korin e tij sulmon Edi Ramen dhe qeverine e re shqiptare se po pranon armet kimike te Sirise ne Shqiperi !
    Tamam si Enveri vete beni si them une e pike per pike si Hoxha mos beni sic bej une !

    Detyre dhe nder … Shoku shok e miku mik ne furtune e ne rrezik !

    Kur deklarojme se SHBA eshte aleati yne strategjijk bashke me NATO-n, vetkuptohet se kjo eshte zgjedhje mbareshqiptare pa dallime partish e krahinash, idesh e qendrimesh ideologjike.
    Kur themi SHBA eshte miku yne i sprovuar ne ditet me te veshtira per kombin e popullin shqiptar tash e gati njeqint vjet, vetkuptohet qe miqesia ka jo vetem perfitimet por edhe detyrimet e veta.
    Nese SHBA na kerkon sot te kontribuojme dhe ndihmojme ne asgjesimin dhe neutralizimin e armeve kimike siriane Eshte detyre e jona ti pergjigjemi kerkeses se saj.
    Eshte jo vetem detyre por edhe nder ta bejme nje gje te tille.
    A nuk thote vete sorvrani yne : shioku shok e miku mik ne furtune e ne rrezik!
    Aq me teper si vend anetar i NATO-s kemi jo vetem perfitime, por edhe detyrime.
    A nuk deklaruam deri dje te gjithe demokrate e socialiste, monarkiste e republikane, me ose pa parti se perkrahim me cdo mjet, perfshi jo vetem bazat ushtarake, por edhe me trupa perkrah SHBA-se ne nje lufte te mundshme ne Siri.
    Si mund te terhiqemi, sot kur na kerkohet vetem neutralizmi dhe degazifikimi i Lendeve Helmuese Luftarake, armeve kimike siriane!?

    Nje mision krejt i mundshem

    Nje detyrim dhe sakrifice shume me e vogel e shume me e parrezikshme se perfshirja ne nje lufte te gjalle.
    Si shqiptar nga kombesia e si shqiptaro- amerikan nga shtetesia une mendoj se eshte detyrim e ne nderin tone si popull e si komb te mos hezitojme e zvarrisimin vendimin per te perkrahur per tu radhitur konkretisht perkrah aleatit tone strategjik, SHBA-se jo vetem sot, por edhe neser e kurdo ta kerkojne interesat e lirise dhe demokracise amerikane e asaj boterore, pjese e se ciles jemi edhe ne shqiptaret
    Ky nuk eshte servizilizem por veprimi i duhur, ne kohen e duhur, per ceshtjen e duhur e mikun e duhur e aleatin tone te sprovuar, SHBA-ne.
    Perndryshe te mos lomotitim e biem tupanave te shqyer te miqesise e aleancave verbale. me pallvra Vicidoli e llogje Kavaje…
    Shqiptari kur e jep fjalen ther edhe djalen, thote perseri sovrani yne!
    Besa dhe miqesia, mirenjohja jane nje virtut ashtu sikurse edhe propamerikanizmi shqiptar eshte nje kult per ne shqiptaret. Eshte nje minimum e nje mision krejt i mundur e pa ndonje rrezik serioz per jeten e shendetin e shqiptareve.
    Dikush mund te shtroje pyetjen : po i kemi kapacitet teknike, aftesite profesionale per kete mision!?

    Pergjigja e nje burri shteti shqiptar

    Pergjigjen me te sakte deri tani e kam lexuar nga nje prej ushtarakeve me te zote dhe politikaneve me atdhetar e burerror qe ka Shqiperia, Gjeneral Alfred Moisiu…
    Asnje politikan shqiptar nuk e meriton me shume se ai ne keto 50 vjetet e fundit te historise shqiptare titullin e nderit ” burre shteti”.
    Po Shqiperia ka kapacitete profesionale dhe teknike per neutralizimin e armeve kimike siriane.
    Une bashkohem me Gjeneral Moisiun dhe me disa specialiste te tjere, por nuk bashkohem aspak as me Geri Kokalarin e as me Zef Brozin, as me Fatmir Mediun, aq me pak me Sali Berishen dhe mbesat e tij qe nuk dine as se cfare jane Lendet Helmuese Luftarake, armet kimike.
    Pse !? Me ndihmen e konsulencen e aleateve amerikane Shqiperia ka neutralizuar tonelata armesh kimike e LHL te prodhimit rus dhe kinez ne Shqiperi gjate viteve te fundit.
    Edhe armet kimike siriane jane te te njejtit prodhim.

    Para dyzet vjetesh ….

    Kam qene nxenes i Shkolles se Mesme “Asim Vokshi” ne Bajram Curri. Parapelqeja shkencat ekzakte Fiziken, Matematiken… sidomos Kimine.
    Kemi pasur nje profesor te jashtezakonshem “Ukun ( ujkun ) e kimise” Fahri Doci, sic do ta quante kater vjet me vone Profesori i shquar Minella Karajani ne sy te mbi 130 studenteve te Kimise Industriale ne Fakultetin e Shkencave te Natyres. Mesues mendjendritur! Skofnar. I serte. I drejte si ai.
    Ne prag te fillimit te shkolles se mesme, me 31 gusht 1970 babai im i nderuar Rame Dega me thote krejt shoqerisht:
    – He do te na nderosh ne shkolle!?
    – Po baba i pergjigjem une… Me perjashtim te Kimise te garantoj se do te dal me te gjitha dhjeta…
    – Po pse ke frike nga Kimia!? Ajo nuk ha njerez eshte si tana lendet e tjera. bile Kimine e ke kudo duke filluar nga ajri, uji, toka. Kimi e ke eshte ne trupin tend nga sholla e kepuces e deri te truri… Gjithcka eshte Kimi ne kete Bote…
    – Po , i pergjigjem une por a ke degjuar per profesorin e saj Fahri Docin. Ai nuk ia ka nxjerre askujt Kimine dhjete tere keto vite… Eshte teper doreshternguar !
    – E ke shume gabim… Ai edhe dhjetat e ka per nxenesit. Nese eshte doreshtenrguar kete e ben sepse ka kerkese teper te larte dhe eshte profesori me i mire i Kimise ne krejt Shqiperine Veriut. Ai eshte model kudo. E mos harro more bir se doktori i dhimbshem dhe profesori doreleshuar te lene sakat…

    Nga Kimia ne mbrotjje kunder- kimike

    Oren e trete te mesimit me Profesor Fariun me jep dhjeten e pare… U bera me flete dhe ate dite kur u ktheva ne shtepi e perqafova babain tim te mencur…
    Dy vjet me vone e solli koha qe bashke me bashkenxenesit e tjere tropojane te perfshihemi ne kompanine e mbrojtjes kunder- kimike te popullsise dhe trupave ushtarake. Ishin tri komponentet e famshem : Mesim- Pune Prodhuese- Pergatitje ushtarake!
    Pasi u njohem me lendet kimike luftarake duke filluar nga Klorina, Saarina e deri tek ato Neuro-Paralizuese, filluam stervitjen konkrete duke u futur neper cadra te helmuara. Kishim vetem dy- tre sekonda per te vene kundragazin, perndryshe…
    … Per nje moment hapa syte dhe mu duk sikur dikush me kishte hedhur acid ne sy… Harova kundragazin… Mora fryme …. Paniku me krijoi nje gjendje mbytjeje dhe mezi dola jashte cadre.
    Oficer kimist Dhimtri, nje gjirokastrit i pashoq, nxori antidotin dhe brenda nje minute u riktheva ne jete.
    Mbas nje muaji secili prej nesh ishte ne gjendje te bente neutralizimin dhe degazifikimin e lendeve helmuese luftarake sa hap e mbyll syte. Nje vit me vone tashme ishim gati “mjeshter” te kesaj pergatitjeje te mbrotjjes kunder- kimike.

    Ne vend te epilogut

    Pra vetem dy muaj stervitje na kishin dhene pergatitje dhe aftesi per te mbrojtur prej tyre jo vetem veten, por edhe koleget e popullsine civile!?
    Po ata qindra oficere qe kane bere kater e me shume vjet shkolle pikerisht per keto arme!?
    Po ata qindra ushtare te Mbrotjjes Kunderkimike qe kane bere dy e me shume vjet stervitje!?
    Po ata qindra punetore specialiste te prodhimit dhe neturalizimit te tyre jo vetem ne Uzinene e Mjekesit e ne shume laboratore ne mbare vendin !?
    Po ata qindra specialiste e profesioniste te SHBA-se dhe NATO-s qe ndihmuan dhe monitoruan asgjesimin e mijera tone LHL ne Mjekes!?
    Pergjigja eshte se armet kimike jo vetem siriane, por edhe nga vende te tjera mund te neutralizohen pa asnje pasoje ose rrezik ne Shqiperi!

    Jo vetem teknologjine por edhe specialistet e duhur

    Shqiperia ka nje Uzine, ate te Mjekesit, qe jo vetem ka prodhuar por edhe naturalizuar qindra tone armesh te tilla!
    Nuk kemi degjuar per ndonje aksident ose viktime gjate atij procesi! Kjo tregon se Shqiperia ka jo vetem teknologjine por edhe specialiste te mirefillte te kesaj fushe qe sigurisht do te kene konsulencen dhe ndihmen e specialsteve amerikane dhe te vendeve te tjera te NATO-s, cka e lehteson kete proces.
    Sigurisht qe ky proces nuk do te kryhet falas… Ai do te kete edhe shperblimin financiar e ekonomik ne keto kohe te veshtira kur arka e shtetit eshte bosh dhe mbi gjysma e shqiptareve jane te papune, ne saje te politikes se Asadit shqiptar Sali Berisha dhe bandes se tij te gangstereve e kusareve.
    Shkurt perfitimet jane me te medha se rreziqet.
    Prandaj ti leme luften me mizat dhe mullinjte e eres e te kryejme detyrat e detyrimet tona si shqiptare e si anetare te NATO-s si miq e aleate te SHBA-se dhe BE-se.
    Eshte detyrim dhe nder te perkrahim mikun e aleatin tone strategjik, SHBA-ne ne kete mision krejt te mundshem per asgjesimin e armeve kimike siriane ne Shqiperi!

  16. aleksandri i madh says:

    Epo kur foli edhe ky djali i Enverit! O ty robt ku ti kesh…..

  17. Kerpaci says:

    Bir Selman i nenes, ke te qaj me pare?

  18. Qe i kan kap amerikanet kte Lulen sibedhe Edushin kjo ben muuuu!
    Veçse Lulen e kan kap per bythe,se aty e ka thembren e akilitbai,kurse Edushken e kan kap per veshi,se ashtu e meriton ai.
    Kurse Sales ja trodhen bolet amerikant dhe i than.A do rrijsh urt dhe te mos levizësh sumen apo ……
    Dhe sala e kuptoi mesazhin sepse dicka filloi ti kevizte mbas bythe duke i kriju ndjesi te cuditshme dhe frike te panjohur…
    Dhe nji mendimni ra papritur kresë,”pse ,kaq shpejt han hajdatin ne sum burri a”!
    Ishte manalli amerikan qe po i sillej mas bythe tinzerisht sales,qe e beri ate burr te “verë mend”.,se ndryshe amerika e kthente ne ….grue!!!!

  19. ALpini says:

    Eshte kunder Lul Basha dhe shumica e shqiptareve qe shpresojne ke PD-ja.
    Do bente mire te merrnim vesh qendrimin e gazetes Tema,pse nuk po ben nje editorial per helmet ushtarake Mero qe na çan bythen me nga dy a tre ne dite

  20. Drini says:

    Basha i ka vene vetem nje kusht Rames: “Ne qofte se do perkrahjen e opozites per shkaterrimin e armeve siriane ne token tone, mos e prek pallatin e vjehrrit tim ne Vlore”.

  21. Artur Duka says:

    E moret vesh, o shqiptare? E keni ne bythe nga te dy krahet !!!

  22. Argi says:

    KETA NUK KANE TURP SALIU DEL DHE THOTE NE KEMBE SE NE KORCE JANE VJEDHUR VOTAT ,KY MASKARA NUK THOTE NE KEMBE PER ARMET KIMIKE ,PO MOS TE NA VIJE RENDE NE NUK JEMI POPULL NE JEMI DISA TURMA QE FATIN TONE E CAKTOJNE TE TJERET

  23. jersey boy says:

    sapo thate qe nuk eshte kunder ,por neqofte se nuk eshte as pro do te thote se eshte asnjanes dhe aq me teper kur pozita neomarksiste as qe e ka pyetur fare dhe as qe ka bere ndonje vendim transparent pse nuk rrini shtrember dhe flitni drejte ju ish sigurimsat e djeshem

  24. kola I vogel says:

    Te gjithe politikanet dhihen nga amerika. Vetem ta mbajne mire me American, se me popullin e rregulloine me 2000 lek…turp…turp…

  25. JO!!!!!!!!!!!!!!!! ARMEVE KIMIKE! says:

    lulka dhe sali-krimineli mezi po presin qe edi rama te beje gafen t’i sjelle armet sepse pastaj vetem nje “aksident: i vogel si ne gerdec duhet qe te hedhin katapult edin dhe mijera shqiptare te pafajshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje