Ky është momenti dramatik kur xhaxhai, Marcus fut në makinë mbesën e tij të përgjakur, Bethany Arceneaux.
Gjithçka ndodhi pasi një familje në Lousiana, SHBA, vendosi të bëjë vetë drejtësi.
Dy ditë më parë, Bethany u rrëmbye nga ish- i dashuri i saj, Scott Thomas. Ky i fundit është edhe babai i fëmijës dyvjeçar të Bethany.
Thomas, 29 vjeçar, e futi me forcë në makinë Bethany, kurse fëmija mbeti në makinën e mamasë.
Më pas Thomas e dërgoi viktimën e tij në një shtëpi të braktisur.
Por ai nuk e kishte llogaritur hakmarrjen e familjes së Bethany.
Familja organizoi një përpjekje për të gjetur Bethany. Postuan letra nëpër qytet dhe nisën të kërkonin kudo.
Ata po kalonin pranë vendit ku mbahej peng Bethany kur dëgjuan zhurma.
Anëtarët e familjes së saj shpërthyen derën dhe hynë brenda.
Kur Thomas nisi që ta godiste me thikë ish- të dashurën, familjarët u detyruan që të qëllojnë për ta ndaluar.
Policia e gjeti Thomas të vdekur nga plumbat e familjes.
29- vjeçarja ka marrë plagë, por pa rrezik për jetën.
Deri më tani nuk është ngritur ndonjë akuzë ndaj familjes Arceneaux.
Çifti kishte pasur një histori dhune në familje. Bethany kishte siguruar një urdhër mbrojtje nga gjykata./ep
ANALIZE : Rasti i vetegjyqesise se Vishe Ajazit eshte dhjetra here me lehtesues se ky rast.
Ne USA familia e viktima e dhunes mbrohet.
Kurse ne Shqiperi Vishe Ajazin Gjykata e denon 10 vjet burg !
Eshte njelloj si te krahasosh drejtesine e USA me drejtesine e vendeve Arabe…
O Daku Visho Ajazi eshte kryetari I SHIK. Nuk ka lidhje me rastin ne fjale. Vajza qe kreu aktin ka mbiemrin Visha. Keshtu qe no’s ja fut si kau peles!
Rrofte Lek Dukagjini!!
Qytetërim Judeo-Kristian!
…po qytetërimi taleban, me ferexhe e sheriat?
Stef,respekt per shkrimet nga Genova, kete moj zonjë e ke prishur!Mbaj shenim faktet qe mendon ti komentosh! Gjithsesi gabimi nuk është teper i rëndë ne spektaklin e madh të analizave qe ke bërë!…
ne amerike ke te drejte te dalesh ne rruge me arme per sa kohe ke leje arme mbajtje. i vetmi rast ku arm mbajtja u perdor per vetmbrojtje sepse ne cdo rast jane perdorur per masakra.