Basha takon Presidentin e BE dhe i ankohet: Në Korçë u cenuan themelet e demokracisë

9 Nëntor 2013, 12:05Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mori pjesë në ceremoninë zyrtare të raportit të përvitshëm të Presidentit të Këshillit të Bashkimit Europian, Herman van Rompuy, mbi situatën në Europë.

Këtë vit kjo ceremoni u zhvillua  në Berlin në përkujtim të rënies së Murit të Berlinit që simbolizon erën e lirisë për vendet e Europës ish- komuniste dhe ribashkimin e Gjermanisë dhe të mbarë Europës.

Në përfundim të ceremonisë, Basha u takua me van Rompuy.

Në një njoftim për shtyp të PD thuhet se kryetari i PD i kërkoi Presidentit van Rompuy mbështetjen e tij për Shqipërinë në procesin e integrimit europian dhe në veçanti për marrjen e statusit të vendit kandidat.

“Integrimi europian është procesi më i rëndësishëm për çdo shqiptar dhe se PD dhe opozita nuk do t’i reshtin përpjekjet e tyre, për integrimin e plotë të Shqipërisë në BE, si e ardhmja më e mirë dhe më e sigurt që shqiptarët meritojnë”, tha Basha.

Në njoftimin e PD theksohet se “Basha e ka njohur presidentin von Rompuy me zhvillimet e fundit politike në vend duke u ndalur në mënyrë të veçantë në sulmin e paprecedentë ndaj votës së lirë në Korçë, cenimin e themeleve të demokracisë”.

“Zoti Basha theksoi se Partia Demokratike është e vendosur të mbrojë me të gjitha mjetet ligjore e institucionale, demokracinë, zgjedhjet e lira dhe shtetit ligjor, të cilat çdo ditë janë nën kërcënimin e mazhorancës,” përfundon njoftimi i PD./ep

8 komente në “Basha takon Presidentin e BE dhe i ankohet: Në Korçë u cenuan themelet e demokracisë”

  1. besart says:

    Vetem nje antishqiptar mund te bej gjera te tilla. Bravo Lulzime se ti i ke fmijet te rregullum se ajo jotshoqe ka nenshtetsi hollandeze. Jepi antishqiptar fol kunder te gjitheve neve qe jemi shqiptar. Plehre.

  2. Baca ................................................................................................................. says:

    Ku e ka kopene Ky faqe-torva …. Ky qe kercenon shqipetaret ?

  3. zalo says:

    zoti basha pyete pak ish drejtorin e shperndarjes ne Elbasan sa litra nafte dha per pd ne zgjedhjet e 23 qershorit nga kontigjenti i CEZ

  4. anna says:

    zoti basha mos fol ne emer te demokrateve se ne demokratet e vertet nuk jemi me ty. kur ti te jesh vetvetja e te mos maresh me urdhra nga shoku sali atehere do te shohim. ne historin e botes moderrne do mbahet mente metveheten i rusis qe ishte per 4 vite kukulla e putini dhe ti qe je kukulla e shokut sali. behu vetvetja zoti basha e lere shokun sali ta gjykojne historia

  5. arjan says:

    ooo lulush nuk te vien turp kur flet per korcen ankou se po me prish pallatin pa leje dhe thuaj vetem unu di te viedh si 2011 me ristanin po dibren nuk i the se argjoj shum miell oriz makarona sheqer vaj dhe nuk fitove si tia bejm tani o lulush po te henen do vine drejtoreshat e kopshit te cerdheve administata e bashkis po serdhen pushoi nga puna po si pushove je legen mos aro paloken te mari faqoren se nja dy melci ja bie une falas vazhdoni se jeni drejt fitores ….. mut kryetari mut kush u be kryetar i pedeve

  6. Bond says:

    Anna! Te jesh kukull s’eshte ndonje gje e keqe pasi kalamajte kenaqen me to por ky Lulushi eshte nje produkt tmerresisht i keq-klonunar ne Hollande, apo zoti e di se ku, dhe eshte nje kukull grabitqare dhe vrasese e papergjegjeshme.. burgimi i perjetshem per te eshte fare i pamjaftueshem… duhet nje ferr i vertete si ai i Dantes…

  7. uragan says:

    …Lulëzim Basha është fundi i ciklit të PD-së kriminale,pjellë e UDB-së jugosllave. Nëse në atë parti kanë mbetur shqiptarë akoma, le ti thërrasin mendjes…

  8. mimi says:

    ky u ka ftof po dhe ju te temes nuk jeni mbrapa.ne vend te shohim probleme te tjera si papunesia merremi dhe dalim ne protesta per ti bere qefin lulit ,popull trap,gjithe historine keshtu kemi qene….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje