Aleanca Kundër Importit të Plehrave (AKIP) i bën thirrje qeverisë shqiptare të refuzojë importin e armëve kimike nga Siria.
Importi i armëve kimike nga Siria përbën një kërcënim madhor për jetën dhe ambientin e popullit shqiptar.
Sipas AKIP, ekzistojnë të paktën dhjetë arsye të fuqishme së përse ky import nuk duhet të ndodhë.
1.Armët kimike rrezik për njerëzit dhe ambientin. Shqipëria është vend me territor të kufizuar dhe me burime të shumta nënujore dhe shkalla e përhapjes së një rrjedhje të mundshme është me pasoja katastrofike. Nën-produktet e demontimit janë substanca të rrezikshme, të cilat do të duhet t’i mbajmë në Shqipëri për shkak të masave kufizuese që kanë vënë shtetet e tjera për importin e lëndëve të rrezikshme. Prandaj sjellja dhe demontimi i armëve kimike në Shqipëri do të ketë pasoja katastrofale.
2.Qeveria në kundërshtim me veten dhe ligjin. Qeveria shqiptare sapo erdhi në pushtet, ndaloi importin e çdo lloj mbetje në territorin e Shqipërisë. Në këto kushte, lejimi i mbetjeve toksike dhe vdekjeprurëse është në kundërshtim me ligjin dhe politikën e shpallur nga qeveria aktuale për të mbrojtur territorin dhe jetën e qytetarëve shqiptarë nga rreziku i mbetjeve toksike.
3.Mungojnë infrastruktura, kapacitetet dhe eksperienca. Shqipërisë i mungon infrastruktura adekuate e menaxhimit të demontimit të armëve kimike, qysh nga aeroportet apo portet pritëse deri në landfillet e lëndëve të rrezikshme, i mungon ekspertiza e specialistëve kimistë ushtarakë të lëndëve helmuese, gjatë dhe post shkatërrimit të armëve kimike. Pavarësisht se trumbetohet nga specialistët ndërkombëtarë dhe lokalë se Shqipëria është vendi i parë në botë që ka shkatërruar armët e saj kimike, e vërteta është se Shqipëria nuk ka pasur armë kimike ofensive moderne si ato që mund të vijnë nga Siria.
4.Mungon kuadri ligjor për trajtimin e armëve kimike në vend. Shqipëria nuk parashikon në legjislacionin vendas rregullat e sigurisë, mbajtjes, transportit, ruajtjes, apo ndikimit në mjedis të armëve kimike apo nënprodukteve të tyre. Mungesa e kuadrit rregullues ishte edhe një nga arsyet përse Norvegjia e refuzoi importin e armëve kimike. Kryerja e këtij operacioni në kushtet e mungesës së kuadrit të brendshëm rregullues, do të rezultonte në shkelje të së drejtës së jetës (neni 2 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut), dhe të së drejtës për një jetë të qetë familjare (nenit 8 i konventës). Nuk duhet pritur që të ndodhin tragjedi për të konsideruar konventën të shkelur.
5.Shqipëria ende nuk ka zgjidhur problemin e mbetjeve të saj toksike. Mbetjet e lëndëve kimike luftarake të çaktivizuara në Qafëmollë gjatë periudhës 2003-2008 ende nuk janë asgjësuar. Pa përmendur mbetje të tjera toksike nga industria e kohës së komunizmit. Prandaj, në vend që të trajtojë armët kimike të vendeve të tjera, Shqipëria duhet të asgjësojë mbetjet e saj toksike.
6.Vende më të zhvilluara se Shqipëria i kanë refuzuar armët kimike. SHBA-të i kanë kërkuar edhe vendeve të tjera perëndimore që të importojnë dhe shkatërrojnë armët kimike të Sirisë. Mjaft prej këtyre vendeve, siç është Norvegjia, e kanë refuzuar ofertën e SHBA-ve. Nëse vende të zhvilluara si Norvegjia, me kapacitete shumë më të mëdha administrative dhe me infrastrukturë shumë më modern se Shqipëria e kanë vlerësuar si shumë të rrezikshme importin e armëve kimike nga Siria, atëherë nuk ka asnjë arsye që vende si Shqipëria të marrin përsipër këtë import.
7.Konventa për Ndalimin e Armëve Kimike në asnjë rast nuk lejon importin për qëllime asgjësimi. Konventa lejon importin e armëve kimike vetëm në rastet e përdorimit për qëllime kërkimore shkencore, mjekësore, farmaceutike dhe të mbrojtjes nga kimikatet. Shtetet palë mund të kontribuojnë, por gjithmonë me dhënie mjetesh, fondesh, specialistësh, ku nuk përfshihet edhe kontributi me dhënie territori.
8.Importi i armëve kimike nga Siria nuk është detyrim që buron nga Konventa apo nga NATO. Gjithçka do të bëhet vetëm mbi baza vullnetare nga ana jonë, sepse është çështje që lidhet me respektimin e sovranitetit. Kjo kërkon patjetër debat me publikun dhe marrjen e mendimit të tij, sepse sipas Kushtetutës sovrani është populli.
9.Mungon transparenca dhe diskutimi me publikun. Qeveria shqiptare e ka mbajtur sekret për një kohë të gjatë çështjen e importit të armëve kimike nga Siria. Shteti është i detyruar të njoftojë publikun, si dhe ta ftojë atë në diskutim përsa i përket çështjeve që ndikojnë direkt në sigurinë e tij. Një fushatë mediatike, me shpjegime të detajuara, me fletëpalosje, broshura, spote televizive, debate me specialistët, është e detyrueshme në çdo rast kur ka risk sado të vogël nga operacione të rrezikshmërisë së lartë.
10.Shqipëria transformohet nga destinacion turistik në destinacion toksik! Kryerja e këtij operacioni bëhet për herë të parë në botë (pra që armët e një vendi shkatërrohen në një vend tjetër), dhe kjo rrezikon precedentin për herët e tjera me destinacion Shqipërinë. SHBA nuk është e bindur se ka zbuluar të gjithë arsenalin e Sirisë. Pas disa kohësh mund të zbulohet arsenal tjetër në Siri, apo gjetkë, dhe Shqipëria nuk do të mund të thotë jo, nëse e ka pranuar në një rast. Prurja e armëve kimike për shkatërrim në Shqipëri dëmton imazhin e vendit tonë si destinacion turistik.
Bravo AKIP!
Shume dakord.Ju mbeshtesim plotesisht.Ne quajtem tradheti kombetare kur psikopati qe u largua,lejoi importin e plehrave.Po kesaj per arme kimike si t’ia veme emrin?
Bravo i qoftë Aleancës dhe mos e ulni presionin ndaj qeverisë dhe prezencën në media.
Nje nisme per ty pershendetur nga AKIP! Shqiperia esht nje vend teper i vogel per nje operacion me permasa gjigande.
SAKTE !!!
Bravo Mero, duhet te jemi te gjithe bashke kunder te keqes.
Duhet rritur mobilizimi kundershtues ndaj kesaj nisme te poshter antishqiptare.
SHQIPERIS DHE LENDET KIMIKE I MUNGOJN SE TE TJERAT I KA NE RREGULL.LERENI POPULLIN E VUAJTUR NE HALL TE TIJ …HAPNI NA NJE VEND PUNE DHE LERINI NJERZIT TE MARRIN FRYM THELL NE AJER TE PASTER SE VETEM AI I KA NGELUR NE JET SE TE GJITHA JA U MORET
Transportin e ketyreve armeve do ta beje Rusia me avione.
Kush na siguron qe ndonje pilot jo i “droguar” rus nuk e perplas avionin ne sheshin “Skenderbeg” per “gabim njerzor”,sic ka ndodhur me pilotet franceze te cilet vepronin ne kuader te NATO-s ne Kosove te cilet vrane me dhjetra cilvile ?
Bravo , he me ju lumte
Si i behet me partneritetin apo do te behemi anti-amerikan? Ishte nje kohe kur “edhe bar do te hame e parimet nuk i shkelim” dhe vertet ashtu beme – HENGREM BAR. Po tani?
Pse nuk behet anti-amerikane Franca apo Norvegjia o Beni nga Dibra? Keto shtete ja kthyen OFERTEN E DJALLIT amerikaneve fet e fet, sepse e “nuhaten” rrezikun fatal qe i kanosej popujve te tyre, sepse kjo OFERTE E DJALLIT vjen nga plani debil i John Kerry-it per te zgjidhur krizat me KOKA TURKU si ne kohen e kaubojsave pa pyetur fare OKB-ne dhe popujt e tjere. Shqyptaret e kane vuajtur kete servilizem total ndaj VELLAUT TE MADH DHE TE FUQISHEM ne Kohen e Qepes te Enver Hoxhes qe i nderronte MIQTE E PERJETSHEM si Mbreti grate, prandaj edhe shyptaret HENGREN BAR si kafshe pylli kur diktatori gjakatar mbeti ne DIMRIN E VETMISE SE MADHE. Prandaj edhe sot shqyptaret duhet t’i thone me vendosmeri JO!JO!JO! OFERTES SE DJALLIT qe kerkon ta ktheje Vatanin, dikur nje LULE MALI, sot ne KOSH PLEHRASH per eksperimente me LHL-te ruse te Asadit.
Te gjithe ne kembe per te ndalur rrezikun qe po i kanoset jetes tone dhe te femijeve tane!
Kur mbeti qe politiken ambientaliste ta beje Sazan Guri, mjere ky vend. Duhet te kuptojme se behet fjale per nje aktivitet, fillimi i te cilit detyrimisht do te ngrihet mbi bazen e sigurive teknike te domosdoshme. Ne jemi te talentuar dhe nuk i trembemi asnje veshtirsie teknike. Sidoqofte, problemet e sigurise dhe shume te tjere qe mund te dilnin gjate ecurise, kuptohet, hap pas hapi do te zgjidheshin. Por, pa filluar pune fare, te mbledhesh te gjithe elementet negative, kur dihet qe shumica e tyre burojne nga mendje te semura, kjo eshte marrezi e kulluar qe buron nga nje paaftesi kronike. Eshte pune, o njerez, o lares te haleve te tere Europes. Te vjen e mira ne dere dhe s’te le ta kapesh Sazan Guri, nje makine qe grin fjale. Ky mjeran ka rrojtur dhe u be burre ne Fier, ne mes te helmeve dhe tonelatave zhive por kurre nuk e hapi gojen. Tani nuk ka burre ta ndali kur flet,ti vesh shtupen ne goje, ai perseri nuk pushon, por flet nga veshet.
I vetmi burre me mend, por, kuptohet, qe ka dhe njohuri dhe foli drejt ishte ish Presidenti Mojsiu. Ai eshte ushtarak, burre serioz dhe di mire se te qenet pjestar I nje aleance eshte sa privilegj, aq dhe pergjegjesi. Ndaj, ta leme qeverine te beje ate qe ka per detyrim te beje…
Sa per Sazan Gurin, vini ndonje njeri ti bjere me nje shkelem bythve, se pushon menjehere ai. Dhe pas kesaj, mos harroni ti thoni te nderroj breket, sepse pa me te voglin dyshim duhet ti kete mbushur plot.
Le ta marrin përgjegjësinë Anglia e Franca, apo dy luanë ka sot bota një Amerika një Evropa…
Ti pse nuk shkon vullnetar në afganistan të luftosh krah Amerikës?
Mos u merr me individet por me fenomenin. Ty te mungon llogjika e ftohte…arsyeja. Merru me gjera faktike…Se pari: Mos harro Gerdecin se sa me “rregull” punohet ne Shqiperi, perfshi ketu edhe “ndihmen” amerikane ne Gerdec qe ishte per faqe te zeze…Keshtu qe ne Shqiperi ska as kushte, as garanci. Perse nuk ja cojne Greqise( vendi qe jeton me superborxhe) qe ka marre me shume se askush tjeter para dhe perfitime nga NATO?? Po Turqise qe vendi i NATOs me i afret me Sirine???
ik ore idiot..
Por te pakten sazan guri po e ben aq sa mundet. Cili eshte kontributi juaj? Do ta stoposh dhe ate qe po mundohet? Good job with a poor comment.
Po kur dergonin ushtrine ne Kosove ishit dakord ?
Po te pyetej AKIPi do thoshte se prishej ambienti?
SHBA-s e kane derguar Ushtrine e tyre edhe ne Evrope kur cliruan Francen, Italine, Greqine e shume vende te tjera ne Luften e Dyte Boterore, bile me pas i ndihmuan me LEKA me ane te planit MARSHALL dhe asnjehere nuk ka bere vaki qe t’i detyrojne te depozitojne Arme Kimike te Asgjesimit ne Mase apo LHL te llahtarshme. Prandaj mos fol brockulla si debil ne TEMA se behet fjale per fatin e Vatanit.
Mire pra, ti mare Kosova ti demontoje pra…
Vetem protestat e ndihmojne qeverine shqiptare qe te mos sjelle armet kimike me rrezikshmeri shume te larte. Shqiperia ka 23 vjet qe importon mbetje toksike ne rruge ilegale e ndimuar nga qeveria mafjoze. Jo vetem kaq por mbetjet toksike kan ardhur dhe ne qeverine e Ramiz Alise, si kimikate per nevojat e industrise tekstile. Ishte momenti kur qeveria e Ramiz Alise nuk kishte para per te blere mallin dhe si detyrim tregetaret nderkombetare te detyronin qe te merrje dhe mbetjet toksike ne nje kohe vendi yne nuk i njihte akoma keto mbetje dhe rrezikshmerine e tyre. Nuk jam ne gjendje te pergjigjem per ministrite e tjera se si eshte vepruar,mendoj se po njelloj si Ministria e Industrise se Lehte.
Bej vazhdimisht pyetjen se çfar jane lendet kimike qe mbeten nga asgjesimi dhe askush nuk jep pergjigje.Thuhet vetem qe ka mbetje te rezikshme apriori, pa percaktim.
Bej pyetjen se cila eshte teknollogjia e shkatrimit dhe askush nuk jep pergjigje.
A mund te keundershtohet pa dhene keto pergjigje?
Ta thote nastradini or Mik ne TEMA: ASGJE ne kete Bote nuk zhduket perfundimisht dhe nuk ASGJESOHET totalisht sic po kerkojne te na mbushin mendjen amerikonet dhe servilet e tyre albaneze. Ekzistojne vetem fenomene te transformimit nga nje lende ne tjeter. Ky fenomen behet mjaft i mprehte per shoqerine civile ne rastet kur fjala eshte per LENDE HELMUESE LUFTARAKE ose LHL qe jane projektuar dhe prodhuar qe te mos AGJESOHEN kaq lehte pa vrare me pare miletin ne forma masive, prandaj edhe kane marre famen si ARME TE ASGJESIMIT NE MASE te popullates. Prandaj edhe vendet e tjera qe jane shume kohe me pare ne NATO dhe me zhvillim teknik dhe ekonomik shume me te larte se Shqypnia jone e telendisur si nje thes i cpuar nga te gjitha anet i thane JO! propozimit te SHBA-s qe po kerkojne si cifuti ne shkretetire KOKE TURKU per te shpetuar planin debil te John Kerry-it per Sirine. Ka analiste dallkauke nga Shqypnia dhe Bota qe ne garen e tyre te servilizmit per te fituar ndonje LEK e krahasojne krizen vrastare te Asadit me krizen e Fidel Kastros me raketat ruse ne Kube. Kjo gje eshte mjat delirante dhe qesharake sepse ne radhe te pare Siria eshta mjaft larg SHBA-s, por edhe Rusia e Putinit eshte mjaft zgerlaqur ekonomiksht dhe nuk eshte si Rusia e fuqishme e dikurshme e Hrushcovit qe hoqi kepucen dhe i ra tavolines ne OKB, por edhe SHBA-s jane ne prag te falimentimit ekonomik nga borxhi i jashtem kolosal dhe nuk e kane mendjen per nje Lufte te Trete Boterore per momentin. Qe te dalim ne teme:
CILI ESHTE RREZIKU I MBETJEVE TOKSIKE PAS ASGJESIMIT FAMOZ TE LHL-ve TE ASADIT NE FUSHE BATHORE TE MJEKESIT TE ELBASANIT?
Kjo eshte nje pyetje e drejte dhe do te ishte e udhes te pergjigjej me zemer te hapur qeveria e Edi Rames. Por Edi Rama HESHT dhe eshte futur ne brimen e miut dhe ben mareveshje si SKUTH ne terrin e nates me amerikonet pa pyetur fare sovranin qe i ka dhene votat per nmireqeverisur Vatanin. Si te mesojme atehere per pasojat e ASGJESIMIT te Armeve Horror dhe LHL-ve Llahtar te Asadit qe vrane ne Damask per disa minuta mijera njerez te rritur dhe femije te vegjel sikur te ishin zogj pule? Na thone: “Po ja shqyptaret famoze kane eksperience fantastike se kane asgjesuar me sukses LHL-te e Enver Hoxhes te Kohes se Qepes te Komunizmit ne Shqypni.” Ketyre mashtrimeve groteske dhe me karakter dashakeqas nastradini u pergjigjet: “Shkoni dhe beni nje shetitje matane Dajtit, deri tek Mali me Gropa qe te shihni me syte tuaja fucite e hedhura ne meshire te fatit me LHL-te e Enverit te Kohes se Qepes qe mund te kene vrare ndonje mi fushe qe te bindeni per planet famoze amerkone te asgjesimit te LHL-ve prej verteti te Asadit. Por nese kjo nuk ju bind shkoni ne varrezat e Gerdecit per t’u bindur per aftesite famoze te shqyptareve dhe ndihmen bujare te SHBA-s per familjet e viktimave ne kete masaker njerezore dhe ekologjike.” Prandaj edhe pyetje juaj eshte me shume vend, sepse kur te fillojne te ndryshken fucite e hedhur ne meshire te fatit me LHL-te e Asadit dhe te fillojne te rrjedhin dhe te helmojne token tone amtare dhe basenet ujore mbotokesore dhe nentokesore dhe kur te ne Shqypni te fillojne te lindin femije me dy apo tre koka do te jete vone dhe llafi i Edi Rames per Gerdecin: “Te roni vete!” nuk do te pije uje me.
Jam plotesisht dakord me cdo fjale qe ke thene.
Se pari pa nenvleftesuar vlerat e krijuara nga personazhi qje keni zgjedhur si simbol, po Ju them qe duhet pak me teper seriozitet per kete problem.
Kini parasysh se ato jan prodhuar dhe diku do asgjesohen.
Kini parasysh se po te navigoni pak ne Wikepida do te shihni se formula e thjeshte e SARIN-it eshte: C4H10FO2P.
Un pyes kush jane substancat qe dalin nga zberthimi?
Me thone qe si lende helmuese menyra me e thjeshte eshte me oksidim ne temperatura shume te larta.Pyes çfar del nga ky oksidim ne perfundim.Gazrat qe dalin çfar jane.
Po rrug tjeter asgjesimi a ka?Kush eshte dhe çfar del ne fund.A jan helmuese lendet perfundimtare qe dalin?
Keto pyetje bej.Arsyet e tjera jan si ato qe thoshin dikur per mbikalimin te Zogu i Zi si eshte i ngritur nga toka dhe ka rezik per makinat qe bien!!! e te tjera budallalleqe.
EDHE NJE ARSYE TJETER ПЬАГДИЕ № 11 NGA NASTRADINI:
Do vite me pare nje skuader terroriste nga Greqia hyri ne Shqypni dhe vrau nje repart te tere ushtarak dhe iken sikur te ishin ne dasem pasi kishin vrare ushtaret dhe oficeret shqyptare. Kush do t’i siguroje LHL-te ruse te Asadit nga nje sulm terrorist apo nga trafikante municionesh? Kur dihet qe 1 kg SARIN kushton ne Tregun e Zi me mijera dollare? Po vete katunaret e Elbasanit do ta vjedhin per t’ja shitur me pas seksereve te organizatave terroriste ne Bote? A ka Shqypnia kapacitete per te mbrojtur LHL-te e Asadit qe paguhen ne Tregun e Zi si frengu pulen? Gerdeci ishte pasqyra me e mire se cfare kapaciteti disponon vendi yne dhe SHBA-s akoma nuk i kane kerkuar falje shqyptareve per maskaren qe shkaktoi fiancimi i tyre 300 milionesh per firmen mafioze “SALIU&SON”.
EDHE NJE ARSYE TJETER № 11 NGA NASTRADINI:
Do vite me pare nje skuader terroriste nga Greqia hyri ne Shqypni dhe vrau nje repart te tere ushtarak dhe iken sikur te ishin ne dasem pasi kishin vrare ushtaret dhe oficeret shqyptare. Kush do t’i siguroje LHL-te ruse te Asadit nga nje sulm terrorist apo nga trafikante municionesh? Kur dihet qe 1 kg SARIN kushton ne Tregun e Zi me mijera dollare? Po vete katunaret e Elbasanit do ta vjedhin per t’ja shitur me pas seksereve te organizatave terroriste ne Bote? A ka Shqypnia kapacitete per te mbrojtur LHL-te e Asadit qe paguhen ne Tregun e Zi si frengu pulen? Gerdeci ishte pasqyra me e mire se cfare kapaciteti disponon vendi yne dhe SHBA-s akoma nuk i kane kerkuar falje shqyptareve per maskaren qe shkaktoi fiancimi i tyre 300 milionesh per firmen mafioze “SALIU&SON”.
Jam plotesisht dakord me te 10 arsyet dhe dua tu falenderoj qe po e ngrini zerin. Nje arsye te 11 dua te shtoj dhe se ka per te sjell shkaterimin e tregetise se Eksportit te prodhimeve bujqesore shqipetare pasi asnje nuk do te deshironte te blinte prodhimet e SHqiperise.
Dua te sjell ne kujtese Gerdecin, qe ishte vetem barut dhe e shkuli Tiranen nga dridhjet dhe viktimat, por nese ndodh nje aksident me 1600 ton arme kimike keto vende “Miq” te NATO-s as nuk do te kene me shance te sjellin ndihmen e pare sepse nuk ka per te na mbetur me as nam e as nishan.
Po aman ore kur na u bene kaq miq dhe bujar keta Europianet ne sa qe po mendojne per te na ndihmuar per ekonomine tone. Me mire te shfrytezojne disa nga pasurte e Shqiperise per disa vjet se sa te na helmojne perjet.
a edhe nje gje te fundit… e harruam Japonine qe ka koka ne shkence dhe ekonomi te forte, se si u godit dhe nuk po e ngre dot koken nga demet e medha ne ajer, toke dhe det? Po keta karafilat tane kane frike se nuk i pranon bota dhe nuk e ngrejne zerin.
AKIP, na jep dhjete arsye, kurse une mund te jap 100 arsye pse nuk duhet pranuar kjo oferte, por kur ne vend kemi nje qeveri vrasese dhe hajdute qe bashke me MAFIEN, mund te presesh cdo gje.
Juve qe per te kapur nje pozicion per te dale ne televizor, keni zgjedhur shoqerine civile, qe deri tani civilizim nuk shof, mundoheni te barazoheni me shoqerite civile ne perendim, qe ne fakt jane shume frytdhenese.
Nje vend teper i siguruar nga forcat e NATO-s, se bashku me forcat e specializuara shqiptare.
Nje infrastukture moderne e ndertuar nga NATO dhe SHBA.
Nje teknologji moderne e asgjesimit te ketyre solucioneve helmuese.
Nje transport teper i sigurte nga NATO dhe SHBA.
Nje qeveri serioze, qe nuk eshte e kapur nga Krimi dhe Mafia.
Nje grup specialistesh te sprovuar ne raste te tilla, qe kane dhene me fakte se mund ti asgjesojne keto solucione helmuese.
Jane ato qe japin siguri maksimale, ne ruajtjen e ambjentit, pa shkaktuar asnje dem.
Momenti i anullimit te importit te plehrave ne rradhe te pare ishte nje katrahure e miratuar nga Mafia napolitane ne bashkepunim me qeverine e krimit te Berishes, qe smund te kontrollohej dot, ku ne mesin e plehrave te ligjshme, mund te futeshin edhe lende teper te rrezikshme.
Kurse rasti me keto solucione helmuese eshte komplet tjeter gje, se ato dihen qe jane vetem nje produkt dhe ky produkt izolohet deri ne asgjesim, rreptesisht.
Ana financiare qe eshte gjithashtu shume e rendesishme, do ti jape ekonomise shqiptare, nje mundesi te beje ekonomine te kete nje rritje qe ne e deshirojme.
Ne qofte se kjo behet, nuk eshte nje biznes i tipit Devirol-Fazllic Sh. Berisha, por nje projekt NATO-SHBA-SHQIPERI.
Shoqeria civile, ka te drejte qe te protestoje dhe ketu nuk ka asgje te keqe, por duhet edhe nganjehere qe te jape shembullin se si pastrohen plehrat neper te gjithe Shqiperine.
APO MOS KA ARDHUR KOHA QE TE TREGOHEMI ANTIIMPERIALISTE?
Si dihet kur akoma sjane hapur dosjet, kjo te jep pershtypjen se ish sigurimsat, jane akoma ne aktivitet, vetem hapja e dosjeve do ti beje ata qe te fshihen, para publikut dhe mos te na dalin te na tregojne se si ndertohet demokracia.
Cohuni shqiptar nga gjumi cohuni, dhe per te miren tuaj bashkohuni
Duhet te kini parasush se ne krye te qeverise sone eshte nje leshko qe ka mbaruar Liceuan artistik, shkollne e mesme me te dobet te sistemit te shkollave te mesme, ai ska haber as nga fizika e as nga kimia, dhe kurre ne jeten e tij nuk ka bere kimi ose fizike. Keshtu injoranca bashkuar me propotencen e ketij kapadiu kokbosh, do ta coje kete vend drejt shkatrrimit, ose drejt nje Cernobili te ri. Shto ketu edhe servilizmin e peshtire ndaj “miqve” amerikane te cilet “nate e dite” mendojne per shqiptaret…Prosteska 24 ore derisa te zbrapset ky plan barbar
O shqiptar dembel e llafazan i lini denglat dhe shtrohuni punes. Eshte pune dhe asgje me teper. Kur demontimi i armeve u krye ne uzinat ushtarake dhe brenda rregullave te sigurimit teknik muk ndodhi as nje aksident jo vetem si i Gerdecit por shume me i vogel se ai. Kerkoni vetem te respektohen kushtet teknike, llogjistika e nevojshme dhe vlera maksimale e mundeshme. Shtrohuni punes dhe rrisni mireqenien tuaj Pune pa rrezik nuk ka. I doni dhe arrat te cara.
Jane nje cik te nderlikuara kushtet teknike o As dallkauku sepse fjala eshte per LHL-ruse te projektuara dhe te prodhuara jo per t’u asgjesuar fet e fet fare kollaj nga albanezet famoze qe kerkojne te risin mirqenien e tyre duke pranuar OFERTEN E DJALLIT, por sa per dijenine tende o debil-dallkauku ne TEMA keto LHL te llahtarshme jane destinuar te asgjesojne vende dhe popuj te tere dhe e bejne fare mire kete detyre kur perballe kane vende dhe popuj debile dhe dallkauke dhe pas tyre fshihen qeveri me BOSA lakmitare.
Ne fund te 10 rasteve,ti permbahemi vetem nji rastit:Te protestojme dite e nate para qeverise dhe diplomatve te te gjithe vendeve qe gjinden ne Tirane.Por edhe ne vendet e selive si OKB,Uashington,Strasburg e te mos lem vend pa protestuar qe armet jo te shkatrrohen ne Shqiperi por te mos nisen fare ne drejtim te Shqiperise.
Eshte e cuditshme,e habitshme dhe e pakuptimte qe gjendet shqiperia dhe detyrohet ajo te zgjidhe nje ngerce apo nje pacavure qe e kane gatuar te tjeret dhe ta perplasin zgjidhjen ne shqiperi.Ky eshte nje turp i OKB-se dhe shteteve kryesore qe kerkojne ta zgjidhin kete problem te krijuar apo lejuar prej tyre dhe te detyrojne shqiperine te zgjidhi prapesit e tyre te bera gjate historise.Keto arme te rrezikshme i prodhoi Rusia dhe zgjidhjen e ceshtjes Siriane e propo- zoi Rusia,atehere si pergjegjese qe ka prodhuar keto arme shfarosese le ti mari ato dhe ti shkaterroi ne token e pafundme te Rusise.Pse nuk gjendet nje vend tjeter ne vendet arabe per shkaterrimin ekety- re armeve,apo brenda ne Siri nen mbikeqyrjen e OKB(inekzistente) po ashtu ne shkretetiren afrikane ku nuk ka asnje rrezik.Shqiperia, nje vend me siperfaqe te vogel ka dhe nje ndertim gjeologjik me infiltracion te larte qe lejon infiltrimin e ketyre lendeve ne ujrat e grundit dhe shkojne ne distanca te medha dhe do te shkaktojne helmatisjen e ujrave te perdorimit te perditshem per njerezi,kafshet e bimesin.Cdo gje e kontiminuar prej ketyre lendeve kimike sjell vetem vdekjen.Qeveria,parlamenti dhe opinioni nuk duhet te lejoje futjen e ketyre lendeve te rrezikshme ne territorin shqiptare,nuk duhet te lejojne nje prapesi te tille vdekjeprurese qe nuk do te shlyhet ne jete te jeteve nga pasojat vdekjeprurese.
Unë mendoj se armët duhen pranuar dhe të mos shkatërrohen. Na duhen në luftë kundër armiqve tanë shekullorë, Greqi dhe Serbi, e krejt çka janë sllavë rreth e rrotull.
Tani është koha të rimarrim atë që na është marrë pa të drejtë.
LHL-të një armë e dobishme.
Dhe Amerika e di këtë.
Shteti e qeveria shqiptare duhet te nxjerin ne media dia eksperte , njerzit e duhur kopetente dhe te bejne trasparence, kjo ndermarje ne se nuk argumentohet e garantohet, eshte nje ” Gabim ” qe nuk behet dy here .duhet te ofrojne alternativa e opsjone te ndryshme , populli thone ” Mat shtate here e pri nje here ” Cila eshte shkalla e rezikshmerise dhe si mundet ta lejoje vete evropa kete veprim ne qender te saj ? Perse te mos c’demontohen ne Siri qofte dhe nga forcar tona te specializuara ? me gjithe paditurine time ne kete fushe , do sugjeroja mbase fare mire mund te shfrytezohet nje X vend ne shkretetirat e Afrikes dhe mbase te groposen , te Varrosen . pa krijuar kete rrezik e shfarosje .?
– Sepse o Koco i Padituri keto LHL te llahtarshme ruse edhe kur groposen vazhdojne te helmojne nentoken dhe basenet ujore per te vazhduar me pas helmimin e njerezve per breza te tere 100 vite me pas. Bile edhe kur kalojne tranzit ne tren apo autobote paraqesin rrezikeshmeri te larte dhe rastet e protestave te vazhdueshme ne Gjermani eshte deshmia me ashiqare e rrezikut te larte te tyre per ambientin rrethues dhe njerezit. Prandaj nuk i do edhe krimineli Asad ne Siri, prandaj nuk i do as Rusia Gjugande si teritor ne Siberi, prandaj nuk i duan edhe vendet e tjera qe jane ne NATO para Shqypnise, por i duan debilet albaneze dhe qeveria e Edi Rames qe ka zgerlaqur RILINDJEN si mos me keq me kete akt SKUTHI.
– Sepse o Koco i Padituri edhe fiset beduine te shkretetirave arabe te Azise dhe Afrikes kane pozite me te qarte civile per Vatanin e tyre se shqyptaret per Shqypnine e tyre dikur si LULE MALI, sot si KOSH PLEHRASH dhe LHL-sh ruse.
Po qe se prania ne nato konceptohet si shkarikim helmesh apo kosha mbeturinash atehere duhet pare ne eshte antarsimi i dobishem,ndryshe te dilet nga nato me nder e pa helme ne shtepi,se kufijte i mbrojme vete,sic i kemi mbrojtur me pare.te formohet nje aleance ballkanike kunder mbeturinave te botes.
O popull, në shesh kundër mënxyrës që po na vjen.Ne, duhet të mbrojmë jetën tonë dhe të brezave… Shtetet e tjera e largojnë të keqen nga vetja dhe bëjnë sikur na lavdërojnë në “përvojën” që kemi për demontimin e armëve kimike, kjo është hipokrizi. Ne që jetojmë në këto troje duhet të themi Jo,jo,jo….tani sa s’është vonë.
Sot ne shesh per ti then jo Helmit Kimik
Te gjithe shqiptaret qe jane kunder sjelljes se armeve kimike nenshkruani peticionin ne linkun e meposhtem. http://www.avaaz.org/en/petition/Peticion_kunder_pranimit_te_armeve_kimike_te_Sirise_nga_Shqiperia_No_to_Assad_Chemical_Weapons_in_Albania/?tUItBab
Gazeta Amerikane: “New Hampshire Union Leader” e dates 6 Nendor 2013, ne artikullin me titull: “U.S. skeptical of Syria chemical arms declaration” ( SH.B.A. skeptik per deklaraten Siriane te armeve kimike), Kombet e Bashkuara-(Reuters) midis te tjerave shkruan:
“…Siria ka derguar nje deklarate te gjate te programit te listes se armeve te saj kimikeme 27 Tetor 2013 dhe duhet te pranoje nje plan me Organizaten per Ndalimin e Armeve Kimike (OPCW) brenda mesit te Nendorit dhe te spjegoje ne hollesisi dhe ku do ti shkaterroje helmet, perfshire “gazin mustad “,”Gazin Sarin”, dhe me shume mundesi edhe “VX”.
Te gjitha keto tejet te rrezikshme.(L.B.). Dhe me poshte:
“….Sirija ka deklaruar qe ka 30 fabrika te prodhimit te ketyre armeve…”
Pra Sirija ka mundesi teknike ti shkaterroje vete keto arme. Perse duhet te rrezikoje Shqiperija?
Flitet qe jane rreth 1700 ton lende kimike,
ndare per 27(Nato)+Rusia sipas siperfaqe e
kapacitet ne na takojne 10-30 ton
athere mund te flitet per ALEATE…
po si shpjegohen problemet qe do te shfaqen me vone apo edhe me keto do te meret vete qeveria?