INTERVISTA/ Lubonja: Servilizmi i Shqipërisë përballë SHBA-së për armët e Sirisë, i turpshëm

8 Nëntor 2013, 15:56Politika TEMA

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja, në një intervistë për DW bën vlerësime mbi zhvillimet më të fundit në Shqipëri.

 

Në më pak se dy muaj kur nisi punën qeveria e majtë e Edi Ramës çfarë do të vlerësoni si pozitive dhe negative nga performanca e saj?

Vlerësoj si pozitiv faktin që qeveria, ekipi i ri, është i vetëdijshëm për problematikën e madhe që ka Shqipëria. Njeh sensibilitetin e qytetarëve dhe kërkon që të japë sinjale se do ta ndryshojë gjendjen. Por si problematik unë përmend faktin se sa realisht ka mundësi dhe energji për të ndërtuar një strategji të mençur për të bërë ndryshimet që kërkon publiku. Të marrim korrupsionin dhe krimin e organizuar që zë vend në çdo raport vlerësues që bëhet për Shqipërinë. Për t’i goditur këto fenomene gangrenë do të ndryshohet sistemi apo do të mjaftohet vetëm me ndryshim të njerëzve? Edi Rama ka arsyetuar para se të merrte detyrën si kryeministër se ekziston një sistem i tillë korruptiv në Shqipëri, që kushdo që hyn, brenda 7 ditëve është i detyruar të korruptohet. Atëherë, do të ndryshojmë këtë sistem në mënyrë që njerëzit që kanë qenë pjesë të ndryshojnë mendim, apo do të ndryshojmë thjesht njerëzit dhe që më pas edhe ata të infektohen nga sistemi? Kjo nuk është lojë fjalësh, por është një sfidë e madhe e gjithë shoqërisë ku qeveria ka një rol kryesor. Në këtë aspekt unë nuk po shoh ende hapa të sigurt drejt ndryshimit të sistemit, por thjesht ndryshim njerëzish. Nuk po shoh ende goditjen për shtyllat kryesore të sistemit të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Që sipas jush cilat janë?

Një prej shtyllave është lidhja e fuqishme pushtet politik-pushtet financiar dhe ekonomik- pushtet mediatik, i cili mban në këmbë sistemin e korrupsionit dhe ushqen krimin e organizuar. Është mungesa reale e ndarjes së pushteteve dhe konflikti i interesit të klasës drejtuese. Shikoni parlamentin e pas 23 qershorit dhe do të gjeni përfaqësues të lidhjeve të konfliktit të interesit mes pushteteve të lidhura. Dua të nënvizoj se financimi i partive politike dhe media e kapur nga grupet e interesit ekonomik ose politik, janë dy shtylla të tjera të sistemit që duhet goditur realisht.

Nga zyrat e tatimeve dhe taksave janë bërë njoftime këto ditë se ka tejkalime të treguesve të planifikuar.

Nuk dua t’i hyj shifrave në këto deklarata, por e rëndësishme për mua është që shteti nuk duhet konsideruar thjesht si mbledhës taksash. Nuk duhet krijuar përshtypja se eliminimi total i evazionit fiskal do të na sjellë të gjithë të mirat e botës. Kjo nuk duhet marrë klishe dhe shteti duhet që në radhë të parë të hapë perspektiva prodhimi që shoqërohen me punësim dhe rritje të mirëqenies. Nga kjo duhet filluar, më pas veprohet fort me instrumentet e taksave. Unë nuk jam për evazionin fiskal as nuk dua që të nxis dikë të bëjë evazion fiskal. Por dua të them se detyrë primare për shtetin është gjallërimi ekonomik dhe punësimi i qytetarëve.

Lëvizjet në administratë janë një temë që debatohet. Ju si e shikoni këtë proces?

Mendimi im, të cilin e kam shprehur dhe here të tjera publikisht, është se administrata duhet ndryshuar, se ka qenë shumë klienteliste. Ka qenë e ndërtuar me filozofinë e punësimit të militantëve. Ndryshimi nuk duhet të bëhet me mendësinë se ikin një palë militantë dhe vijnë disa të tjerë. Kjo do të ishte sfilitëse për shtetin dhe me pasoja katastrofale. Zëvendësohen postet politike që më pas duhet ti hapin rrugë ndërtimit të një administrate me ekspertë dhe specialistë, me synimin afatgjatë që ekipet duhet t’i rezistojnë ndryshimeve të mëvonshme. Pra, të kemi një pjesë që përfaqëson nivelin politik dhe që ndryshon me rotacionin, dhe një pjesë stabël që vijon punën e pa influencuar dhe pa presionin e kastave politike.

Duke u ndalur në politikën e jashtme, a ka një orientim të ri të Shqipërisë në planin ndërkombëtar?

Gjykoj se ka vijimësi. Nuk dalloj të cenohet fryma pro-europiane e vendit. Kjo është pozitive. Por nga ana tjetër nuk mund të rri pa përmendur vijimësinë e sjelljes me servilizëm apo përdorim të të huajve për t’u legjitimuar në pushtet. Shikoni se si po sillen me projektin për sjelljen e armëve kimike nga Siria në territorin shqiptar për t’u çmontuar. Haptazi kjo bëhet për t’i bërë qejfin amerikanëve, pavarësisht se ky projekt është në dëm të Shqipërisë. Kjo është e turpshme që bëhet për kredo politike dhe për ca para. Unë mendoj se kjo është vazhdë e politikanëve shqiptarë me ndërkombëtarët. Kështu ka qenë dhe me rastin e mëparshëm të financimeve arabe për bulevardin e Tiranës. Pra, politika jonë hedh sytë nga të mundet nëpër botë, duke shfaqur dhe servilizëm për para dhe mbështetje.

Për raportet aktuale Tiranë-Ankara ka fluks qëndrimesh me vlerësime nga më të ndryshmet. Ju çfarë mendimi keni?

Turqia nuk duhet gjykuar si e kundërta e Europës. Është një vend i zhvilluar dhe anëtar i NATO-s që aspiron fort për t’u integruar në Europë dhe në këtë aspekt unë nuk shikoj asnjë problematikë. Por duke ju kthyer argumentit të mëparshëm theksoj se duhet hequr dorë nga servilizmi. Konkretisht në një klimë të ngushtë me Turqinë nuk do të thotë se të gjitha investimet ose projektet e këtij vendi duhen parë vetëm me pozitivitet. Nëse kompania turke që operon në ish Metalurgjikun e Elbasanit provohet se abuzon atëherë këtu nuk duhet të ndikojë bashkëpunimi mes vendeve, por duhet të ketë penalizim njësoj si me të tjerat kur shkelin ligjin. Që të mos përsëritet rasti i kompanisë që ndërtoi Rrugën e Kombit dhe që na ka lënë aq shumë problem me kosto.

45 komente në “INTERVISTA/ Lubonja: Servilizmi i Shqipërisë përballë SHBA-së për armët e Sirisë, i turpshëm”

  1. Ore pate gafen e LuL BAshes tek FEVZO die…:0
    ha ha ha ha prit pak sa te pyes babin cfare neni ehste
    http://dielli.al/lajme.php?id=18231&k=2

    1. .Jozi llastica. says:

      Ore Toso; Te quah Servilizem nje Negocjate,
      pa u konkluduar ne asnje vendim marrje eshte
      me shume se Cinike.Eshte Pasion i shfrenuar
      eshte Lajthite qe tek ju po vihen re shpesh here.
      Dhe kjo mesa duket po ndodh nga qe ndofta ju ka
      hyre vetja ne qejf,ndaj si nje shtatanik kerkone
      tu japesh shenimeve tuaja veprim paraveprues pa cka
      se ato mos te ndodhin kurre.Por ne fund te fundit
      e di si me dukesh Toso,si nje Njeri qe Dites me Diell
      te pelqen ti thuash Dite me Shi dhe Fortune.kaq.

      1. Eri says:

        Pike se pari jam kundra c’armatimit kimik ne Shqiperi, por kete llogjiken e servilosjes ndaj SHBA-se nuk arrij ta kuptoj te artikuluar nga Lubonja.
        Ne jemi te vetedijshem qe NATO-s nuk i ofrojme asgje, qofte ne trupa te armatosura, qofte ne mjete luftarake. Ne keto kushte qe jemi ate “nder” qe na ka bere Amerika per te na futur ne aleance, ne nje menyre ne duhet t’ua kthejme. Dhe Amerika te thote “Doje fiq Fiqo, pi uje tani”.

      2. bracja says:

        mos ia vini re Lubonjes.Rron me keto maskaralleqe.Di gje njeri se me cfar merret ky “gogoli”?Shan figurat tona te shenjta si Skenderbeu,nene Tereza,Ismail Qemali qe te bej dicka si protagonist qe te ndihet,qe te thone ore po ai Lubonja cfar tha per kete problem.Po ai nuk e di qe te gjithe tallen me te…Me thoni po nuk beri keshtu si nje qen ,ku do te haje.Lereni mos u merrni shume me te.Fatos Lubonja eshte nje njeri qe kur ne jeten e tije nuk ka qene i lumtur.Zaten deshtaket e kane kete problem kaq te madh…ora e tije ka kohe qe ka ngelur.

    2. Tos Marmallata says:

      Tos Marmallata:
      Edhe bufi e di qe ti do te besh kredite vetes duke

      “Qelluar Pemet qe Kane Kokrra”

      http://goo.gl/cQNlDd

      P.S. Nderro stil se trapin ke per te vjele ?

  2. Kendveshtrim tjeter says:

    Me mire ti servilosesh SHBA-se ,se ti lepish bythen ,”pronarit” te tv.klan !

    1. Pilo Lala says:

      Ky eshte Shaban Qosja….. me kapele Republike. Tamam Sekretar Partije .. ne Demokraci
      Qeverisja kerkon pune, dhe jo llafe.

      1. Ela says:

        Kurse ti Pilo Lala je tamam KOMISAR! Vetem se tani nuk je dakort me gjithshka qe thote Bashkimi Sovjetik po me cthote DAJ SAMI!
        Keshtu i thonit ju te revista juaj HOSTENI!

        1. Pilo Lala says:

          Komisar ka edhe Ushtria Amerikane, dhe cdo lloj ushtrije ne Bote.
          Sekretar Partije si ky ne foto, kishim 23 vjet ne krye. Hajduti u vleresua si ekspert, Kristali u be Universiteti i figurave te “shquara”. Fahri Balliu merrte cdo lloj tenderi rrugesh, dhe hidhte balte me gazeten e Qelbur, mbi cdo gje me vlere.
          Ishte nje enderr e tmerrshme ajo qe kaluam 23 vjet.
          Shpresojme tek kjo Qeveri!!! Amerika eshte Aleate e Shqiperise!!

    2. beni says:

      E mira e te mirave eshte qe te pranosh shkaterrimin e armeve kimike te Sirise, keshtu qe do marre kuptim edhe Rilindja. Pra te vdesim ne si popull dhe ketu te fillojne te jetojne alienet me Edin e rilindur!

  3. ra ta si says:

    o fatos je tarallak krejt.bilebile je rrote me rrote me sazan gurinn per zgjuarsi.

  4. BERISHA DHE BASHA LARGOHU. says:

    Edhe Lubonja na kishte munguar, Lubonja i shkrimeve antishqiptare.

  5. england says:

    O Tos you are getting old!dhe kjo po te pengon te japesh nje opinion nga fillimi deri ne fund kritik,ose e kunderta ta perkrahesh.Pra me pak fjale as mish e as peshk,sic Mero ta ka thene gjithmone,kur shaje Berishen filloje te thoje se edhe Rama nuk eshte me i mire.

  6. henri says:

    Fatos je shume i sakte dhe dinjitoz. E kam thene disa here se Fatosi nuk eshte vetem me shume kulture dhe dije por ai tani ka shkuar nje faze me te larte, ai nuk eshte vetem nje qytetar shqiptar e mbrojtes i te drejtave publike te popullit tone, por edhe nje visionoar, ai eshte tashme nje europjan i vertete. Forca e tij qendron ne faktin, se nuk shitet e blihet si shume te tjere.

    Me ka pelqyer sidomos reagimi i tij, si nje ekologjist i vertete, ne panelin tv Opinion kater dite me pare, ku ai, si nje luan i vertete, dhe me argumenta bindese luftonte kunder ujqerve te ish qeverise si Fejziu, Haxhiu, avokatja e Sales dhe nje horr tjeter. Ne kete panel u diskutua per pallatin e vjehrit te Bashes ne Vlore.

    Ne kete Panel nuk diskutohej por thjeshte luftohej ne menyre te pabarabarte dhe te eger midis te se vjetres ( te korruptuarit e qeverise qe hiku ) dhe nje luani te vertete dhe mbrojtes se te drejtave publike ne vendin tone. Ky luan ishte Fatosi, nje gladiator i vertete dhe bindes.Mendoj se eshte fat per pûblicistiken shqiptare qe ka njerez si Fatosi dhe Merua.

  7. kendveshrim tjeter per tjeter says:

    Po sikur as mos ti servilosesh shebease, dhe as ti lepish bythen klanit, behet?
    apo e ke trurin sa nje koker fasule, dhe nuk ta kap?

  8. bbb says:

    Servilizmi i turpshem eshte si nga ana e qeverise PSse, por edhe nga na e opozites se leshit te PDse. Kur Rusia nje nder prodhueset me te medhenj ne bote, kur Rusia eshte shteti me territor me te madh ne bote, nuk e merr persiper demomtimin e armve siriane, nga na dilka Ed Karabushi qe del si ekspert bashke me debilen Kodheli qe duan te sjellin arme vdekjeprurese(?!) Thirrini mendjes o njerez. Antimaerikanizmi eshte sot nje synim i domosdoshem i gjithe shoqerise sone, nqs nuk duam te perfundojme si Kolumbia ose Panamaja

  9. Shqiptari says:

    Ky lloj servilizmi i qeverive shqiptare ndaj ShBA-se eshte KRIMINAL.

    Edvin, mos e bej kete krim kunder Shqiperise! Mos e bej, me asnje lloj cmimi!

  10. Jashte nga Nato, jeta e Shqipetareve dhe Shqiperia mbi cdo gje kombi ne rrezik dhe te mbrojme atdheun dhe jeten e vemijeve tane me cdo cmim,stop helmimit te memedheut.Stop komunistit afrikan Obama.

  11. erion_emigranti says:

    shume mire i ke thene te gjitha. Edi ne te vertet ka thene se eshte sistemi qe korupton dhe jo njerezit..gjthsh gjene e pare qe ka bere ka hedhur posht ligjin e mbetjeve.. dhe keto jane te verteta.. Nqs do vepronte ndryshe eshte thjesht 1 si gjithe te tjeret..uroj me gjithe zemer mos te jet si gjith tjeret.. respekte per Lubonjen ne kete interviste qe ka dhene..

  12. SHQIPTARE DHE KRENARE says:

    Bashkekombas Z.Lubonja ka mare sic I thone muhabetit te mirat e te dy botave te botes komuniste dhe asaj te perndjekurve keshtu qe smund ti gjykoj inteligjencen por mund ti gjykoj anen qe mban se Enveri u mundua te bente njeriun socialist e i doli huq me qoftelargun apo edhe me kryetaret e kshishave ne ate koh qe edhe sote e kesaj dite u duket vetja te zgjuar edhe pse me shkolle te mesme ishin te tere,por sa per asgjesimin e armeve te sirise ne duhet te jemi pro si anetare te natos dihej se do kishim detyra dhe kjo eshte njera prej tyre qe do kete buxhet te mjaftushem edhe per asgjesimin e atyre toneve qe ne kemi ne malin e molles se nee te vertete I asgjesuam me leket e me ekspertizen Amerikane por helmet akoma nuk jan asgjesuar vecse jan izoluar ne vuci
    Pro Amerikes dhe Izraelit se ATDHEU YNE I BEGAT do te lulezoj
    Zoti na bekofte

  13. endri says:

    Une jam nje person qe opoziten ne nje rend demokratik nuk e barazvleresoj me ate qe numerikisht i jep elektorati. Them se eshte absurd i sistemit fakti qe ketu tek ne kete rol “ligjerisht” e ka PD-ja. kjo eshte nje ironi e thelle, dmth ajo ish qeveri e deshtuar del momentalisht dhe ben avokatine e popullesise, qe normale eshte ne shumice kunder saj, por… pa opozite nuk ekziston ky sistem. Dhe ky “institucion”, them une duhet te jete i perhershem dhe si protagonistin kryesor te ketij instutcioni te hipotezuar une them se eshte Fatos Lubonja.

  14. goni says:

    ska t tjer t zgjuar ky ven qe ky do boj cdo analiz pse keta analista bythe do degjojm ne perher ket burgaxhi perher pak intelektual t tjer ka ky ven
    shtypi tek ne ka mor fun dalin perher kto ftyra i kan ble gazetaret kurse pronaret e gazetave jane miqt e tyne dhe per X problem po t flasi dikush tjeter ftyr e re keta nuk shkojn mo varin turit me pronaret ju thon ne na lusin t tjer
    t gjith keta t ashtqyjt analist shqptar qo s din c esht djersa e puna duhet me i fut n i thes t gjith e mos dalin mo TV ose gazeta
    leni radh o burra dhe per t tjere ka dhe njerez t thjesh qe flasin me mire se keta per X problem dhe ku prnar gazeta mos i nxirni me keta se na i shpifet gazetat thoni dhe mendimet e njerzve te thjseshte ose te tjerve se te zgjuar ka plot t tjer

  15. Shqiptare,
    Me protesta & vetem me protesta mund t’i themi jo ketij pazari te ndyre qe kerkon te cfarose shqipetaret meqe deri tani nuk ja dolen NDRYShE.
    Protesta fillon diten e MARTE, dt. 12 nentor 2013,
    ora 13.00, para kryeministrise,
    vijon pa orar (cdo dite fillimi eshte ora 13.oo. )
    Te jemi te sigurte qe vetem me protesta zbrapsen KETA sharlatanet (e Rendit te Ri Botnor)!!

    Ta bejme kete qytetari per femijet& tere brezat, dhe e sigurt qe do festojme me nje feste te madhe ket 28-29 nentor edhe fitoren mbi ket ‘laperdhi – makuteri’!

    Shqiperia eshte e shqiptareve!

  16. Rendi i Ri Botnor/
    Satanai: Shqipnia, me e pa NATO, duhet cfaros!
    Shqipnia ( vend strategjik) na duhet pa shqipetaret kryenece!

    Shqiptari: Eja t’ua shohem trimnine !

  17. vio leta says:

    Ata qe maten , dhe shajne Fatos Lubonjen… TE shkojne te lajne koken ,te heqin morrat , te heqin zhulin e kembeve e te thonjeve , te hane nja 1000 furra me buke e te pijne 1000 shtamba me uje pa le ta kuptojne se cfare thote e ku e rreh fjalen Fatosi. Jeni shume larg , me besoni jeni shume larg. mos u lodhni te shkruani budallalleqe.

  18. nasruddinhoxha says:

    O DEBILA DHE DALLKAUKE, INJORANTE DHE TE PABUKE,

    po degjojeni njehere Fatos Lubonjen sepse thote te VERTETEN. Po me keta VEMJE te Kohes se Qepes te Enver Hoxhes qe dalin dhe hungerijne si kafshe pylli ne TEMA kunder Fatos Lubonjes me kapele apo pa kapele te vjen ta maresh SARININ e Asadit dhe tua hedhesh ne gojet e tyre te ndyra dhe te qelbura nga te cilat bie ere vetem injorance totale. Po shiqoji o Mero Baze keta komentues famoze te TEMES qe nastradinit i duken si derra stalle enveriste qe te kuptosh pse amerikonet duan te sjellin LHL-te e Asadit ne Shqypni, bile pa e pyetur fare Edi Ramen. Sepse vetem keshtu Bota do te shpetoje nga VEMJET e Enverit.

  19. Horri i Bulevardit says:

    Mos llafazani Lubonja kerkon te na thote se vertet Amerika eshte imperialiste dhe se duhet ti tregojme vendin, si gogoli Enver?!.
    Ne rstin e ndalimit te plehrave, Problemi ishte se me plehrat legale, Do te futeshin edhe mbetje te rrezikshme, Qe sdo te kishin snje mbrojtje.
    Ne rastin e lendeve kimike shfarosese, Cdo Moment Do te jete rreptesisht e monitoruar, jo vetem nga amerikanet.
    Shqiperia eshte nje nga vendet e paketa Ne Bote, Qe ka aftesi te shkaterroke keto lende, gje Qe Ne te shkuaren e ka bere me sukses, natyrisht jo me maloke shpellare, por me profesioniste.
    Dihet se keto lende jane te rrezkshme dhe per kete, ato nuk perzihen me plehrat Qe donte te na sillte Saliu, Dihet gjithashtu edhe perfitimi Qe Do te kete Shqiperia, dhe nuk eshte aspak e vertete Qe Do kete rrjedhje.
    Rrjedhje te ketyre lendeve ka kur keto importohen me izen e MAFIA:-s, Qe shfrytezon qeveritare te korruptuar dhe ben deme te pariparueshme.
    Ne fillim viteve 90:-te, greket dolen Ne protesta per te hequr bazat amerikane nga territori grek dhe ja arriten, por harruan se vetem nga SHBA, Greqia perfitonte 15 miljarde dollare Ne vit, para Qe greket si pane me me sy dhe skaloi nje Dekade dheGeqia shkoi Ne te semes.
    SHBA eshte aleate e sigurte e shqiptareve, Qe mendoj se kerkon Qe shqiptaret ti forcoje si Izraelin dhe te kete nje aleat te sigurte Ne Europe dhe Ne Ballkan dhe per kete kerkon Qe shqiptareve ti hape dyert e parase, duke i dhene pune te leverdishme, Ku fitimi eshte disa fish me i madh.
    Lendet helmuese si jane prodhuar ashtu edhe shkaterrohen me industrine e duhur, Qe Shqiperia Mund ta perfitoje falas me kete rast.
    Shoqeria civile duhet te jete Ne radhe te pare nje shoqeri e civilizuar, pastaj ta quaje vehten civile, se civilizimi nuk vjen me varferine, por me industrine moderne bashkekohore.
    A e ka idene Sa lende helmuese dhe radioaktive prodhon industria e makinave?, apo meq prodhon lende helmuese, Po te na jepet shanci ta ndertojme Mos ta pranojme?.
    Mytebere te shoqerise civile, turizmin e shkaterron ambjenti i ndotur nga plehrat Qe na shoqerojne kudo, pastoroini keto plerhra dhe Do te shifni se turistet Do te vine Cdo vit e me Shume.
    Ne vende Qe nuk shkon askush Ne male te shveshura, Mund te ndertojme edhe industri te shkaterrimit te lendeve helmuese, Po te monitorohen nga nje qeveri Qe seshte e kapur nga MAFIA.

      1. Horri i Bulevardit says:

        Mund ta bejme edhe njehere ne qofte se ke uri.

  20. valter says:

    Mire e ke ti o Tosi po kush te degjon

  21. ardi_mamurrsaku says:

    çfare te duket vetja ty mor njeri me vrime ne tru,se çfare kalon ne trurin tend te vogel eshte ashtu siç e mendon ti.!!!!?????
    Atehere po te mos ishin prendimoret dhe amerikanet ti do ishe akoma ne shkolle edukimi,flm usa dhe europe qe jemi ne demokraci,ku dhe ti mund te shprehesh…
    Eshte mese e llogjikshme qe cdo shtet shikon interesat e tija,Nese mund te behet nje operacion i tille ne shqiperi nuk shoh ndonje problem,nuk mund ti themi amerikaneve jo per operacione qe mund te behen.
    EDHE NJEHERE E PERSERIS FLMD USA,JEMI GJITHMONE ME JU.
    Une ste lexoj me kurre,te lexova ne keto momente vetem sepse ke futur ne valle amerikanet,o njeri i vetmuar dhe i stresuar.

  22. L. Itali says:

    E verteta është se ka negociatë, me qartë telefonatë e Kerrit,Ramës dhe gjer këtu, mos gaboj është lajmi duke ditur propozimin qe helmet mund t’i shkaterrojë Shqiperia ! Lubonja,qe regjistron mesiguri,si ne të tjerët zhvillimet shqiptare, nuk ka profesionalisht, të bëjë fakt të kryer një propozim që normalisht duhet degjuar nga partneri kryesor për Shqipërinë, SHBA. Perse gabon Lubonja është cështje e tij dhe bën pjesë detyrimisht në specifikat profesionale:”a-ndershmeri ndaj faktit, sipas gazetarit italian Indro Montaneli!” Nuk dua të shkoj më tej sepse këtu rendohet apo lehtesohet publicisti i njohur Fatos Lubonja! Pra nuk qëndron etiketimi “servilizëm”,pasi unë shoh vetem propozim dhe korrektesë dëgjimore e qeverisë shqiptare.Sigurisht,Lubonja ka të drejtë të komentojë cfarë mund të vijë më pas nese…pranohet nga qeveria shqiptare propozimi amerikan ku dhe unë mund të shtoja nese do shpallej pranimi, por dhe pa u shpallur se:” nëse pranohet…edhe rreziku i talebanëve të huaj a vendas duhet marrë parasysh pasi është rast që ndodhet vendi në Europë ndaj një sulm i tillë edhe mund t ‘i kujtohet qeverisë shqiptare pasi Gerdeci është provë pakujdesi e e paftesi qeverisese,por helmet siriane mund të “prodhojnë” dhjetra Gerdecë! Inkonseguenca e Lubonjës mund të jetë edhe një “lapsus”,por “lapsus” me kosto profesionalizmi! Për të tjerat Lubonja ka idetë e tij dhe ka fokusuar mirë,mendoj,levizjet e gjertanishme të qeverisë! Mund ta kundershtojmë në ndonjë fakt,por tërësisht ndryshimet Lubonja jo vetëm i deshiron,si cdo shqiptar, por dhe i ka pasqyruar per mendimin tim realisht! Natyrisht,s’ka perse të jemi në një mendje me publicistin dhe kjo është reflektuar kur ka paraqitur “produktin” për “shitje” të cilin unë e gjykoj të cilësisë së mirë dhe pse ndonjëherë ” produktet” i ka me “konservim” të gjatë…Është një zë me individualitet të fortë por me këndvështrim shpesh me gradacion minimalist,duke pasur parasysh, unë, keqëndrimet ndaj cështjes kombetare,figurave historikisht të konsoliduara,”ledhatimet”,pa shumë pickime ndaj Katovicës dhe “projektit” ramizist,megjithse ka një qëndrim konstruktiv,nga ckam lexuar për luften nacional clirimtare,shpalljen e vendit Republikë dhe epersitë,sipas tij të padiskutueshme,të sistemit monist gjer ne Konferencën e Matit,dhe pajtohem me të; megjithse nuk ka parasysh se 6 shkurti i 1967 nuk solli vetem shkaterrimin e kishave e xhamive,ku Berisha e ish komuniste të kohes ishin flamurtarë(Berisha per keto u pranua komunist me 1968) të shkaterrimit,por dhe idetë apo “revolucionin” për të drejtat e grave dhe vajzave shqiptare! Ai nuk ka parasysh se UDB kishte e paguante agjentë per forcimin e luftes se klasave,interrnimet,burgjet dhe vrasjet,sepse kështu Kosova nuk kerkonte pavarsi a bashkim me Shqiperine, por nga tmerret qe Lubonja i pesoi dhe vet,do shkonte të perqafonte Titon dhe me vonë Milloshevicin! Nese i di,e nuk i analizon si publicist, tregon se nuk është koherent duke ambalazhuar keq “produktet” që ua shet lexuesve shqiptarë,plot skarcitet profesional.Por besoj se nuk është kjo, por mosthellimi në tragjedinë e Shqiperisë që fillon me Kosoven e mbaron me Camerine,të drejtat e shqiptareve nën Maqedonine dhe Malin e Zi dhe ata ende të mbetur nën Serbinë! E ardhmja mesiguri do forcojë,mesiguri, dobësitë e natyrshme të publicistit tonë Fatos Lubonja duke marrë prej tij “produkt” bio…!

  23. Elba says:

    Qeveria anulloi ligjin e futjes se plehrave.Veproi shume drejt.Tani eshte perballe nje te keqjeje me te madhe;Shkaterrimin e armeve kimike te Sirise.Cduhet te beje?Ti thote jo dhe vetem jo!Mendoj se do te fitoje pike serish nga Populli qe,i dha voten.Ne rast te kundert,Do ike per …..Do na vije serish Berisha,Topallja,Rrulet,Jolldashet e Kompania e Bretkosave.Ku duhet te shkoje Populli?Mos valle ne Hene?

  24. DR-FILOZOF-PSIKOLOGJIE. says:

    LUBONJA=ANATULLASI GREK
    LUBONJA=ESAT PASH TOPTANI
    LUBONJA=MILLOSHEV=GJARPRI LELMUES me 3 KOKA qe helmone ardhemerin e SHQIPTARVE.

    ky pleshti VLLEHO-SERBO e kombinuar me KURD te KURDISTANIT qe erdhen ta pushtojen ballkanin munde tju qete hi syve voglushave e JO MUA.
    ktu shifet dinakrija e tije dhe verteton se eshte ne nje grupe mercenaresh me FUAD RAMIQIN dhe te paguar DIREKT nga SERBIJA e GREQIJA.

    para 2 mujave propagandoje e difuzoje hapatas ne shume mediume evropiane se ish uçk-ja ka bere KRIME ne SERBE dhe duhet te gjykohen.

    ne te gjitha debatet e tije ne TV KLAN e gjetiju vetem nenqmon,poshtron e KRIMINALIZON HERONJET TANE ne KOSOVE e SHQIPERI,madje shume her ka thene se shqiptaret e kosoves beren KRIME ne HEVREJE-IZRAELIT ne luften e 2 te botrore,a per herojn GJERGJ KASTRIOTI ska deshire e nerva as te degjoje per te dhe e urren BRUTALISHT si gjdo SHQIPTAR TJETER.

    tani atakon ne tjera farma e metoda kure thote se shqiprija te mos beher SERVILE nga kerkesat amerikane,lubonjes fare nuk i intereson shqiprija dhe me gjdo kushte e taktikat e tije mashtruese SAKATOSE e mundohet qe ta IZOLOJE SHQIPRIN nga BOTA,por ta provone te mashtroje dhe e thote te kunderten vetem qe SHQIPRIJA ti prishe mardhenjet me AMERIKEN.une theme se kursesi shqiprija nuk duhet PRANUAR qe te vijne e shkatrrohen ARMET KIMIKE te SIRISE se eshte RREZIK shume i madhe dhe me PASOJA,por lubonja mos te temton te mashtron se kinse mirret me probleme te shqipris duke then SERVIL……po kushe eshte ne ket toke ma SERVIL se ju qe SERVONI-SHERBENI GRATIS si ESPIHUN SERBO-GREK.

    ka SHQIPTARE QE I DALIN ZOTE SHQIPERIS e jo ju ore KOKA TRADHTARE.

  25. Bali says:

    Vetem per integritet nuk mund te flitet kur vjen puna te pseudopublicisti Lubonja. E kemi pare te terhiqet zvare ne studiot e klanit si nje amebe njeqelizore qe vetem shtylle kurizore nuk ka. Problemi me te eshte qe pranon te beje mjeshtrin e te gjjithe zanateve nga ekonomia deri ne astrologji , dhe keshtu tregon babezine e tij per peselekshin e shperblimit njesoj si ata qe kritikon. Perpiqet te jete kritik duke u shfaqur si nje qenie as mish as peshk , teper komod si pozicion. Vetquhet publicist nderkohe qe asgje e shkruar prej tij nuk te ngel ne mend apo do ti rezistoje kohes. Shkurt e vetmja merite qe ka ne jete eshte qe ka mbiemrin lubonja dhe eshte bir i te jatit.

  26. Kamil says:

    Nga Bedri ÇOKU Armet e siris
    Ky qe paralajmërimi i menjëhershëm i Sigurimit të Shtetit, sapo Gjykata Kushtetuese, në të cilën militojnë njerëzit e gardës së vjetër të Ligjeve të Diktaturës, pezulluan Ligjin e Lustracionit. Me këtë rast ata i treguan edhe një herë popullit shqiptar, se: Ne, demokratët e majtë, me parime komuniste, po nuk na eci politika e bindjes, përdorim edhe forcën, edhe paratë!.
    Ndaj themi:
    – Sali Berisha, hesht!
    – Edhe ti popull, që të nënshtruam 45 vjet me regjimin tonë komunist, hesht!
    – Ndërsa ju, o të munduar, të djegur e të përvëluar nga diktatura e jonë e proletariatit, kot e keni! Kurrë dhe asnjëherë nuk do të bëhet për ju deti kos, sa kohë do të jemi ne, komunistët e Perandorisë sllave e greke, me pushtet ! Ne, që ju kemi vrarë e varur me litarët e proletariatit, ne, që ju morëm pasurinë dhe ju mbyllëm burgjeve e internimeve, ju lamë pa familje, pa fëmijë, pa dritë e dituri…
    Ndërsa të Drejtat e Njeriut që i trumbetojmë me të madhe, i trumbetojmë për veten tonë, jo për ju që ua shkelëm e ua përgjakëm ato mbi telat e burgjeve e plumbat e kallashnikovit …
    Nuk ka si të ndodhte ndryshe, përderisa jemi kudo, grusht bashkuar … Përderisa jemi kuadro të aftë, komunistë që ndërtojmë kapitalizmin, sistemin e borgjezisë, dikur armiken e përjetshme të sistemit tonë të diktaturës së proletariatit…
    Prandaj bërtasim fort, së bashku me miqtë tanë:
    – Sali Berisha hesht!
    – Ti, popull shqiptar, hesht!
    RRNO PËR ME TREGUE!…është amaneti sublim për të gjithë kohën që jetuam NËN TERRORIN KOMUNIST… Dhe unë do vazhdoj të tregoj…
    Askush nuk do ta besonte atëherë, Halim Xhelon (Koçia), i burgosur politik në burgun e Burrelit, ish- korifeu i Sigurimit të Shtetit e të Ushtrisë, kur një ditë prej ditësh ai shpërtheu pa pritur ndaj bashkëvuajtësve të vet, në dhomën e izolimit, ku jetonin prej vitesh:
    – Më falni, por ju, pro- perëndimorët, antikomunistët jeni budallenj që shpresoni ende kaq shumë rrëzimin e sistemit komunist në Shqipëri, me ndihmën e Amerikës e të Evropës Perëndimore. Më vjen keq që po ua them, por më mirë ta dini nga unë këtë gjë. Sepse kush e di si vete fati im. Por, ngaqë i kam parë nga afër të dy sistemet, vazhdoi me këmbëngulje, padyshim që komunizmi është më i poshtëri që ka njohur njerëzimi. Vërtet, kapitalistët kanë parime, por ato i zbatojnë vetëm kur u intereson atyre. Mjafton tu çosh ujë në mulli dhe nuk duan tia dinë cili je, komunist, kriminel, hajdut a ku ta di unë… Por ajo që desha tju thosha nuk është e rëndësishme vetëm për ju, por për të gjithë shqiptarët. E di që nuk do të më besoni, por nuk është dhimbja ime kjo. Mua më dhimbsen fëmijët, njerëzit e mi, natyrisht edhe shqiptarët që po vuajnë sot nga mashtrimi i doktrinës komuniste. Por më e dhimbshme do të jetë, për mendimin tim, e nesërmja, kur shqiptarët do të zhgënjehen akoma më shumë nga ata, të cilët prej dekadash i quajnë miq për kokë. Unë uroj: mos ndodhtë kurrë kjo që po them! Dhe, mos qoftë e vërtetë kurrë, ajo që do të them! Por jam i detyruar të flas, sepse nuk duroj dot më, kur shoh e dëgjoj përditë të shpresoni kaq shumë nga Amerika dhe Evropa Perëndimore. Ata as na kanë dashur, as na duan, të paktën siç mendoni ju. Ndryshe nuk do ta kishin lënë kështu Shqipërinë, nën protektoratin e ortodoksisë sllave. Ose do ta kishin ndihmuar të paktën për tu ndarë një orë e më parë nga robëria e pamëshirshme komuniste. Unë jam nacionalist, por jo si babai im. Ai jeton në Amerikë, sepse është antikomunist. Dhe unë e adhuroj për këtë. Por e dua më shumë edhe për mençurinë që po tregon, kur nuk u beson amerikanëve për të ardhur me të tjerët, gjoja për të çliruar Shqipërinë nga diktatura komuniste. Dhe ta pësonte si të gjithë ata që u vranë e po vriten nga tradhtia e një farë Kim Fildi… i sajuar. Unë e di që ju nuk i besoni këto që po them, ngaqë jam komunist dhe, si i tillë, mendoni ju, i urrej amerikanët dhe anglezët, urrej perëndimorët … Nuk them se gjykoni gabim për mua. Por ama, për deri sa jemi së bashku që vuajmë këtu, në burg, vite të tëra, të paktën më besoni, në fund të fundit që jam shqiptar. Më besoni që Shqipërinë dhe shqiptarët i dua, pavarësisht nga rruga e gabuar që zgjodha për ti shërbyer vendit. Më besoni pra, pse po trembem që edhe po të përmbyset komunizmi, këta miqtë e kahershëm të Shqipërisë do të vazhdojnë të bashkëpunojnë ende më shumë me komunistët dhe sigurimsat e sotshëm dhe jo vetëm kaq, por sdo të lejojnë që këtyre tu hyjë gjemb në këmbë. Trembem sepse di diçka më tepër nga cilido prej jush. Di këtë që, sigurimi i brendshëm dhe i jashtëm shqiptar punon për interesat e Perëndimit. Ka kohë që punon për interesat e tij, por pas vitit 1967 është angazhuar tërësisht dhe poshtërsisht kundra shqiptarëve dhe Shqipërisë. Nuk ka krim më të madh që ta detyrosh një popull evropian të sillet e të mendoj si kinez, sepse është në interes të amerikanëve dhe globalizmit amerikan, nuk ka ligësi më të madhe të shkatërrosh besimin tek Zoti, sepse kështu u intereson amerikanëve, që arabët të besojnë se komunizmi është sistemi i vetëm kundra zotit. Dhe për këtë, o ju myslimanë, shikoni Shqipërinë që sundohet nga komunizmi! Nuk ka krim njerëzor më të madh që, për interesat e gjeopolitike të Perëndimit dhe Amerikës ta lësh Shqipërinë dhe shqiptarët jashtë Bashkimit dhe Bashkëpunimit Evropian!… Por, atëherë, askush nuk e besoi Halim Xhelo Koçinë…
    Ndërsa, Arshi Pipa, ky shqiptar i madh, i cili doli nga burgu i Burrelit më 1959- tën dhe vuri kokën përsëri në rrezik, për ti shpëtuar kthetrave të regjimit, u strehua politikisht në Amerikë dhe arriti të punësohej atje profesor në Universitet, nuk duroi dot më, kur në Helsinki, në vitin 1975, u firmos Bashkëpunimi Evropian me të gjitha vendet Evropës, përfshi edhe ato të kampit komunist. Ndërsa Shqipëria jo. Ai shkoi përnjëherë vetë i tretë për të kontaktuar me punonjësit e departamentit të CIA- s, për të kërkuar shpjegim pse ishte ky indiferentizëm kaq i madh për popullin shqiptar që po vuante mbi 30 vjet nën regjimin barbar të komunizmit. E priti sefte një nga drejtorët e drejtorive të departamentit. Ai e dëgjoi me vëmendje dhe i zënë ngushtë nga arsyetimi i Profesorit shqiptar, kroi kokën ngaqë sdinte të justifikohej dhe tha. Po çtë bëjmë ne… kur ju keni mbuluar kokën me batanije dhe nuk lëvizni?!!. … “Nuk është e vërtetë, ia ktheu Profesori, populli im është i vetmi që ka bërë disa kryengritje kundra regjimit komunist… E fundit ishte ajo para dy vjetësh e të burgosurve politikë në kampin shfarosës të Spaçit, të cilët nuk i ndihmoi kurrkush. Ata kërkuan bashkimin me Evropën dhe vendet demokratike. Kërkuan çlirimin nga regjimi komunist… por i vranë, i sakatuan….
    Profesori mori vetëm përgjigjen e dy supeve që u ngritën padjallëzish dhe futën kokën e drejtorit midis tyre. Dhe iku nga ai. Kërkoi takim me shefin e madh të CIA- s… Edhe ai e priti me kënaqësi, por jo aq i padjallëzuar sa varësi i tij. E dëgjoi me vëmendje të madhe dhe në fund i buzëqeshi si njeriu më i ditur i botës.
    – Dëgjomë me vëmendje, more Profesor i nderuar, sepse vartësi im nuk ju ka thënë të vërtetën. Atë do të them unë. Por më parë më thuaj, ngaqë nuk jam fort i sigurt se sa popull jeni ju që jetoni në tokën, që quhet Shqipëri?
    – Jemi afërsisht 2 milion e gjysmë, gati 3 milion…
    – E, pra, dëgjomë mua, vërma veshin mirë, o Profesor i madh!… Sikur të ndodhë që ju shqiptarët, të shfaroseni të tërë sa jeni atje ku populloni atë tokë, kufi me Greqinë e Jugosllavinë, ne prapë do ta popullojmë atë me njerëz dhe prapë komunizëm do ta lëmë. Të këshilloj të rrish i qetë se do ti vijë koha Shqipërisë të ndryshojë si të tjerët, por ama vetëm kur të na interesojë neve dhe fqinjëve tuaj nderuar. Faleminderit për mirëkuptimin!

  27. analist says:

    Nuk me ben pershtypje se cfare thote Lubonja, por vendi qe po i leshon Baze ne gazeten e vet duke treguar se jane pajtuar,kane harruar cfare kane llapur per njeri-tjetrin.
    Uroj qe e njejta gje te ndodhe dhe mes Bazes dhe z. Edison Ypi alias Ed Hypi si e quan me dashuri z.Baze.

  28. Reynald de Chatillon says:

    Nuk ka bese administrata e Obames socialisto-islamik, o shqyptare! Fajin e ka ky gjatoshi kokebosh qe shkoi me ju lepi atij turkut te zi ne shpine e bardhe e aj per “peshtjesh” i dha 1600 tonelata plehna kimike.

    Ameriken ka me e hanger dreqi shume shpejt e ka me u bâ nji shtet i botes se trete.

  29. lanielb says:

    me mire analizojme ne si popull se sa ky…nuk eshte shqiperia as sala as edi…jemi ne qe do i veme gjoksin kamioneve te saidit….

  30. po says:

    ky merr vesh nga helmet ,nga shkenca,nga politika,nga arsimi,lexo n internet edhe ke material t gatshem per cdo teme troc ky i di t gjitha ky di sa di cdo njeri normal ne mos dhe me pak nje qe shpik dicka te mire per njerzit psh nje ilac te ri per nje semundje apo raketa qe ecen me 10 mije kilometra ne ore etj etj po ja vlen te degjohen ne mendime por jo ky c tha lubonja sot ctha lubonja neser shume mire gazeta tema mund te botonte per kete teme ne vend te ketij psh ja c mendon nje kimist ushtarak ekspert per kete ceshtje i njohur i fushes me eksperienc pune 40 vjecare ose nje dipllomat i madh qe ne fakt s kemi fatkeqsi porte pakten me mire se ky i gjithanshmi ky ne fakt ska faj fajin e kan gazetat e tv qe s kan t tjer njerez qe te intervistojne e nxjerrin se ky vend ska burra te zgjuar pervec lubonjes ne fak pak studiojne ne amerike shqiptar dhe me nota te shkelqyeshme atje e vende te tjera e pak kane mbaruar universitete botrore po kush do botoj mendimet e paraziteve qe rrin gjith ditenstudiove te tv mos kapin nai lek

  31. Petrit says:

    Fatos kesj radhe ke goditur ne shenje.Guximi jot duhet vlersuar .Mendimet e tua jane dhe keshille qe qeveritaret duhet ti marin parasysh.Eshte shume e vertete qe ne nuk kemi mundesi te perballojme armet kimike te Sirise dhe nuk kuptoj si Amerika tek e cila ne aspirojme dhe shpresojme te na mbroje na ve para nje barre te tille te cilen kjo qeveri dhe ky popull nuk eshte ne gjendje ta mbaje.

  32. era, skele, vlore says:

    Shume bukur,pak dhe sakt.Nuk e mora vesh nje here kete zoterine e intervistuar.As mish as peshk…..

  33. tekniku says:

    Ky njeri qe nuk pelqen as fytyren e tij do te ishte akoma ne burg ku e plasi komunizmi sikur te mos ishte Amerika dhe perendimi ne teresi.

  34. Lexuesi says:

    Fatosi (qe ngeli gjithe jeten fatos)nuk sheh servilizmin e tij para shtypit te huaj,ku u lepihet me intervistat duke hedhur balte mbi çdo gje shqiptare , por shikoka servilizmin e qeverise tone perball Amerikes . Me sa duket duhet te nderroje gjyslyket qe te shoh ndryshe …

  35. Elba says:

    Shkrimi mjaft I mire nga Z.Lubonja.Shqiperine duhet ta duam por, dhe ta mbrojme.Cte keqe ka ketu?Shqipetaret respektojne vetem kur ke detyre Shteterore apo marredhenje pune se,ndryshe hedhin shqelma pa adrese.Perse te ndodhe keshtu?Degjojeni dhe thellohuni ne ate c’thote Z.Lubonja.Mos valle thote qe,ejani prashitni aren time?Jo!Mesohuni nje here me dale nga rreshti mbase do te ndjeheni me te lehtesuar.Armeve Kimike duhet thene JO dhe vetem Jo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje