Zef Brozi: Rama të mos bëhet servil dhe të pranojë që të helmojë popullin e tij

9 Nëntor 2013, 09:54Politika TEMA

Ish- kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi, në një intervistë për Shqiptarja.com, thotë se Edi Rama nuk duhet të bëhet servil dhe të pranojë armët kimike siriane në Shqipëri.

“Së pari, nuk dua ta besoj se kryeministri Rama do të jetë aq naiv dhe të pranojë një kërkesë apo ofertë të tillë. Për më tepër, për këtë çështje me pasoja të rrezikshme për jetën e gjithë popullit, duhet të vendosë vetë populli me referendum dhe jo qeveria e parlamenti. Përgjigja ime është një “JO” aq e fuqishme, sa ta dëgjojë edhe presidenti Obama, edhe kryeministri Rama, edhe parlamenti i Shqipërisë, edhe Bashkimi Europian, edhe presidenti Putin apo kushdoqoftë.

Dhe më kryesorja do të doja të më dëgjonin shqiptarët kudo që janë, për t’u bashkuar e mos lejuar që një gjëmë e tillë t’i ndodhë vendit tonë. Qeveria dhe parlamenti i Shqipërisë nuk duhet të hezitojnë aspak për t’i thënë “JO” kërkesës që armët kimike të Sirisë të depozitohen apo shkatërrohen në vendin tonë…,” tha Brozi.

“…As miliona apo miliarda dollarë që mund të ofrohen, as miqësia e madhe me ato vende që mund t’ia kërkojnë Shqipërisë një gjë të tillë, përfshirë këtu edhe SHBA dhe vendet e Bashkimit Europian, dhe asnjë motiv e arsye tjetër, nuk duhet ta shtyjnë qeverinë ‘Rama’ të kryejë një KRIM ndaj Shqipërisë, krim ky me pasoja të paimagjinueshme për jetën e shëndetin e popullit sot dhe gjeneratave të ardhshme.

I bëj apel Kryeministrit Rama të mos bëhet qeveri servile që pranon edhe të helmojë popullin e vet me armë kimike të sjella nga Siria e largët. Shqipëria, me një territor aq të vogël, nuk duhet të bëhet edhe me tej një vend i lakmuar për lëndët e armët helmuese të botës”./ep

57 komente në “Zef Brozi: Rama të mos bëhet servil dhe të pranojë që të helmojë popullin e tij”

  1. tol francezi it says:

    jo,jo,jo shkaterimit te armeve kimike ne shqiperi.po ska ca te beje mavriu edvin ,po tha amerika ka mare fund,ne shqiperi komandojne te huajt ,skomandojme shqiptaret.

    1. bracja says:

      zef pjatalaresi kerkon te behet protagonist.Armet kimike,dhe ai qoftja qe gjoja I dhemb barkur per ambjentin Sazan Guri kane nje surrat si Zef pjatalaresi qe here pas here si kofin pas te vjeli thote ndonje llaf.
      Kryeministri yne qe ta dini ju legena,do beje me te miren kjo nuk diskutohet.

      1. ik o djalosh e futi noj qofte se nuk e paske marre vesh nga e ka bishtin as koken kjo pune per me teper z.Brozi eshte nje nder figurat me te mire qe ka shqiperia,dhe vetem pjatalares qe nuk ben,ik e pastro noj pjate fasule jo armeve kimike jo matrapazlleqeve o legen se do te lindin femijet me bisht pastaj si pasoje e mutacioneve gjenetike

      2. Sefedin Aga. says:

        o brace , qe uroj te mos jesh erjoni , mos u revolto nqs njerezit duan siguri per ajrin qe thithin per vete e per femijet e tyre.Dhe ky edi juaj mos kujto se eshte jezusi , dhe ai njeri si te gjithe eshte , dhe ai shqiptar eshte .

    2. llare says:

      Po, ketu do te provohet nese Edi Rama e do karrigen e tij apo vendin. nese i nenshtrohet Amerikes ai do karrigen dhe shume shpejt populli do ta braktise. Une nuk e besoj se Edi Rama do te pranoje nje kerkese absurde nndaj kjtdo qofte.

    3. komandante myslym p says:

      akoma ky bravaxhiu jep men na cau trapin leshon receta vashdimisht keto kot bejne llafe mos ka fillu demolimi e kane ardhe me vakt qke shendosh pak o bravaxhi
      q_ciao zefo

  2. armir says:

    Amerika mund t’i sjelle me force armet kimike ne Shqiperi e ne nuk e perballojme dot ushtrine e saj. Nuk u sharruan kot grykat e automatikeve.

    Nese I sjellin ketu ne Shqiperi helmet e Sirise, as ushtret amerikane nuk do te qendoroje dot ne kete territor te helmuar.

    Neve na mbetet te heqim urgjentisht femijet qe ketu; te pakten te jetojne ata se ky vend do te behet I pabanueshem per gjallesat.

    1. gallata says:

      Aaaah ta kisha kete kallashin tamam !-Na moren me qafe me keto armet pa tyta se ,sa i kishim ne regull s’ja mbante amerikanit e rusit te na benin dengla …ah te kisha ca qeresté !

  3. askushi says:

    O Zefo ku ke qen mor burre. Nuk te kemi pa fare. Se kan ndodhur shume gjera para kesaj dhe ti nuk je ndje. Tani e morem vesh sa here qe flitet per arme kimike ti vjen, jo vetm vjen por edhe flet. Mos ke ndonje biznes me ndonje shtet tjeter per keto arme, jo per gje por te ndihmojme.

    1. Enver says:

      Sa isha gjalle ASNJEHERE nuk me kundershtoi populli shqiptar ne te gjitha vendimet qe morem,qe nga fillimi i LUFTES Nacional-Clirimtare e deri sa vdiqa!!!
      Pasi Perendimi ju mbushi mendjen(eh sa popull budalla)se SOCIALIZMI ISHTE DIKTATURE,e rrezuat dhe shkulet ,si NJEREZ TE EGER GJITHCKA KISHIN NDERTUAR E PRODHUAR ME MUND E GJAK per 45 VJET!!!
      Ju kujtohet besoj perralla me BUDALLAIN,QE PREU DEGEN E PEMES KU ISHTE ULUR VETE DHE U RREZUA ME GJITHE ATE PER TOKE???
      Keshtu bete edhe ju,o popull!!!
      Pasi DOGJET<SHKATERRUAR DHE GRASBITUR TE GJITHA PASURITE NEN E MBI TOKE,Sali Berisha,spiun i hershem i UDB-se ju mbushi mendjen se per 23 vjet,nen MENCURINE E TIJ MALOKE,ju arritet dy SUKSESE SHEKULLORE:U FUTET NE NATO DHE JU LIBERALIZUAN VIZAT!!!
      Per rrjedhoje u RADHITET NE "VENDIN" e dyte per mireqenie ne Europe,pas GJERMANISE!!!
      Epo dardha e ka bishtin PRAPA:Kujtuat se ne NATO u futet vete,pa spjeguar se cfare kushtesh ishin poltesuar (asnje kusht nuk ishte vene,pervec spektakleve mediatike)per kete arritje,per me teper pas SHPERTHIMIT TRAGJIK TE GERDECIT,ndersa e verteta ishte e kunderta:NE NATO JU FUTEN E JO U FUTET!!!
      Dihet se GOMARIN NE DASEM PERSE E THERRESIN:Per te mbajtur uje e dru!!!
      Ja tani erdhi rradha ta merrni vesh te verteten e futjes ne NATO:
      Hodhet nje lek per te hyre ne valle,por hidh edhe 100 dhe nuk del dot!!!
      Si vend PORDHAC i NATO-s JENI TE DETYRUAR TE ZBATONI(e jo te zgjidhni apo vendosni vete),qe te DEMONTONI ARMET KIMIKE TE SIRISE!!!
      Lerini denglat,se edhe DHI E ZGJEBOSUR edhe BISHTIN PERPJETE!!!
      Provojeni tani sa ju vlen lekura,qe te mateni me SHBA-ne,se mbase ju kujtohem une,se si ia PERPLASA GRUSHTIN HRUDSHOVIT NE MES TE MOSKES ne mbledhjen e 81 PARTIVE KOMUNISTE!!!
      PROVOJENI TA BENI SI UNE,POR NUK KENI LIDERE ME BOLET 400 DERHEME si te mijat!!!
      URIME!!!

    2. llare says:

      idiot ke ngelur si legen rrugeve ik shit brek

  4. Gramoz says:

    Duhet te bashkohemi si kurre ndonjehere ashti sikur rilindasit me thirrjen me te domosdoshme te kohes :
    ATDHEU DHE POPULLLI JANE NE RREZIK!
    Shqiperia nuk eshte atdheu i politikaneve servile, mbasi zoterinjte ne fjale femijte e tyre i kane rregulluar me te gjithe te mirat ne kryeqytetet me te bukura te botes, ku nuk i mungon paraja strehimi dhe bejne nje jete me te mire se vendasit.
    Prandaj, te dashur vellezer dhe motra duhet te bejme cmos qe te behemi pengese e cdo iniciative te te huajve qe kane ndermarre se bashku me keta politikane langaraqe qe per te mbajtur karrigen po kerkojne te cfarosin popullin e tyre.
    Zoterinj politikane shtetet e medha shikojne lumturine e popujve te tyre,pale t’a provojne qeveritaret e tyre kete gje pa do ta shihni se cfare mund te ndodh me popullin qe drejtojne.
    Mos u beni servile, mbasi cdokush varet nga dinjiteti dhe personaliteti tij dhe ju lutemi shume shikoni historine e ketij populli te shume vuajtur nga keto fuqi te medha qe nga copetimi deri me sot qe me keto lende helmuse duan te na zhdukin si komb.
    Zoti Rama, kjo qe po ndermerrni nuk eshte RILINDJE, por CFAROSJE & VDEKJE, per vendin dhe popullin tim qe e dua mbasi ketu kam familjen dhe asnjehere nuk kam menduar (me gjithe mundesite qe kam patur) kurre te largohem.
    Ne brezat e rinj jeni cfaqur si e ardhmja, por me kete gje qe po pranoni te sillni ne vendin tone per mua nuk mund te quheni e ardhmja por fundi mbasi po pregatisni zhdukjen e kombit tend.
    Popullin tone jane munduar ta zhdukin me gjithcka,por asnje nuk ja arriti qellimit dhe me ne fund po arrijne tek Ju se bashku me “RILINDJEN ” tuaj qe per nje kohe shume te shkurter te zhduket.
    O ZOT NA LARGO TE KEQEN QE DUAN TE NA BEJNE!
    Dhe zoti pergjigjet qe te keqen po t’a bejne njerezit e tu dhe jo zoti.
    Prandaj te gjithe sebashku si kurre asnjehere te bashkohemi dhe t’i themi NDAL ! ketij makabriteti qe po na vjen nga vetvetja.
    Kjo eshte nje lufte per jete a vdekje : NGA LUFTA VEC AI LARGOHET QE ESHTE I LINDUR TRADHETOR KUSH ESHTE BURRE NUK FRKSOHET POR VDES POR VDES SI NJE DESHMOR!

  5. drini says:

    I nderua z.Brozi ,Ju pergezoj per thirrjen qe bene si nje intelektual e atdhetar qe e perse jo ketij vendi i m1ungojne.I madh e i paepur eshte edhe intelektuali e gazetari i shquar M.Baze po kur vjen puna per te lakuar nje palo abasador qe meret me afera te tilla e premtime boshe qe “po helmuam popullin do te na fusin ne Europe”,skema qe i kane aplikuar me kriminelin Sali Berisha e me ishpresidentet rrumpalle te ketij vendi qe e kane me lehte ta shesin kete vend se sa ta trajtojne si memedhe,per interesa te ngushta .Ju vleresojme e i bashkangjitemi thirrjeve T’uaja Shqiperore per te mos e varrosur kete vend qe e kane çuar ne buze te varit .Miq me gisht ne bythe nuk kane çna duhen ,e para te hemosura nuk na bejne efekt.Zeri Juaj mungon ne kete vend e lojrat pista nuk bejne te undur qe Ju te meritoni vendet qe Ju takojne ne kete vend.Imagjinoni se sa zvogelohen disa pseudopolitikane e perse jo duke filluar nga kreu i shtetit e deri tek parlamentari me i fundit qe hesht per kete kercenim qe i kanoset ketij vendi.Me kete çeshtje i kerkoj te merret z.Baze e te zbuloje aferat qe fshihen pas kesaj gjeme e mos te behet vegel e disa segmenteve qe gjurmojne “komentuesit anonime” etyre kjo e peshtire per nje intelektual.Te lumt z.Brozi e do te mbetesh gjate ne mendjen tone si nje atdhetar i shquar qe jo rastesisht je i debuar nga ky kodosh vendi.

  6. besa says:

    Ti zotni duhet ta dish mir qe nuk esht servilizem…Ti duhet ta dish mire qe jane parime reciprociteti, kur je anetar i NATO-s, apo ske njohuri?

    1. AL says:

      I di parimet e reciprocitetit surrati tat? Po Norvegjia, Turqia e anetaret e tjere te NATOs nuk paskan parime reciprociteti? Vrases te jetes dhe femijeve tuaj.

    2. X Man says:

      Ik me debil kafshe e ndyre injorante.

  7. xhaxhai says:

    Zefi a ka rrugen te hapur e asnje nuk e pengon te vije ne Shqiperi,ndofta deri dje qe ishte sali Berisha ne pushtet kishte te drejte qe nuk vinte,por tani perse nuk vjen e ti bashkohet popullit e bile dhe ta udheheqi per nje Referendum Popullor e te shkoje perpara Ambasades Amerikane ku ne krye te protestueseve ti kerkoje Qeverise Amerikane anullimin e kesaj procedure te rrezikshme per jeten e popullit dhe te brezave te ardhshem.Sigurisht qe ka te drejte qe i drejtohet Kryeministrit Rama,por do te behet me i besueshem te behet me konkret.

  8. lori says:

    Z.Zef Brozi :Ju falenderojme nga zemra per vetedijen qe keni kundrejt ketij vendi dhe apelin qe i drejtoni ketij populli qe e ka me te lehte te shtyje trenin se sa te merret me problemet e tij jetike!Maskarada te pafunda i jane kanosur e drejtuar ketij vendi sa qe kane bere te mundur qe ta bindin kete popull qe ne si pjestare te familjes Europiane mund te bejme bashkimin me familjen tone vetem po desh “Cizmja e botes” ne te kundert ne jemi te destinuar te vdesim te ndare nga familja jone e perbashken Europe.Ky vend fatkeqesisht drejtohet nga kukulla qe nuk mbartin atdhedashuri por komandohen si gure shahu.Nuk eshte gjuhe diplomomatike e as gjuhe politikani gjuha qe perdor Ministri i Jashtem kur deklaron se “kemi biseduar por akoma nuk eshte vendosur” ,kur ne vend te saj duhej te thuhej nje JO e madhe qofshin keta Miq qe edhe plehun ne vitet 90 na e prune si dhurate e na e shiten.Thirrja e sotme duhet te jete “SHQIPETARE KUDO QE JENI NE KEMBE,ATDHEU NE RREZIK”.Kam bindjen se z.Rama do te marre vendimin e duhur qofte edhe sikur ta paguaj ate me postin qe populli ia dha e miqte me makinacione te tilla duan tia marrin.Po e mbyll me thenien :Sa te lehe BALUA ne kete sokak era mut do bjere ky prag!

  9. Kesaj i thone: Jemi sevile se jemi ne NATO. Si u budallallosen keta njerez keshtu.

  10. -Ne si popull jemi te prekur me shumice nga kanceri..,ishalla s’na vene nje takse per kete ,se buxheti eshte bosh..,por nje gje e di mire qe do rritet mosha e pensionit,pasi kanceri stimulon jetegjatesine.

  11. Leonardo says:

    Tema e hapur, lidhur me shkatërrimin e armeve te demtimit ne mase, i takon gjithe secilit prej nesh, qe kemi ndermend ta ngrysim jeten tone ne kete vend. Gjithashtu, kjo teme eshte e lehte per t’u trajtuar nga seicili prej nesh, me apo pa parti, intelektual ose jo, i organizuar ose jo ne organizata joqeveritare, ketej apo pertej detit, por eshte teper e veshtire per nje vendimmarrje te qeverise shqiptare. Patatja e nxehte, ose dopjo gjashta i ka ngele Kryeministrit, aq më teper kur jemi duke luajtur me aleatin tone, qe na garanton sovranitetin kombetar. Ne kete rast as qe behet fjale per te ardhurat ne financat e nje shteti me arken bosh, ketu behet fjale per bindje ose mosbindje ndaj “vellait” me te madh. Se si do te dale lidershipi shqiptar nga ky “rrethim” veshtire te behen parashikime. Tani eshte koha qe edhe opozita te jape kontributin e vet dhe te mos prese te prononcohet pasi qeveria te marre vendimin, qe me pas te siguroje perfitime politike. Analistet dhe media duhet te mbajne nje qendrim te matur dhe ta vene veten ne pozitat e lidershipit. Vendimi duhet te merret pas nje analize te faktoreve perfitues dhe demtues dhe mbi kete baze te dale rezultantja. U befte me e mira per Shqiperine dhe shqiptaret !

  12. sadiku says:

    SI KA MUNDESI QE NE TE BEHEMI SHPETIMTARE DHE KURBAN TE NJI PRESIDENTI GJAKATAR SIQ ESHTE ASAD QE VRET E MASAKRON POPULLIN E VET.
    VRASJET E TIJ NE POPULL PARA NJI VITI ISHIN MBI 100000 VETA DUHET TE KENE ARRITUR MBI 1000000 TASHTI.
    BASHAR AL ASAD KA NJI SHOK SI VETJA. AI ESHTE SALI BERISHA.

    1. liku says:

      Po thame jo do ti themi lamtumire RILINDJES,do na vije Berisha i cili do na largoje FMN-ne nga Shqiperia,do na uli moshen e pensioneve ,do na rrisi pagat,O popull Zgjohuni

    2. X Man says:

      Assad Po masakron Al qaeden dhe deri ne fund do jem me Assad.

  13. Raq says:

    une nuk kuptoje,nqs amerika ka vendosur eshte e kote qe flasim, ndryshe do behemi si Irani nen embargo , nuk na fusin ne be, te na largojne nga nato, te mos marrim pjese ne asnje org. me nje fjale si ne komunizem te izoluar.

  14. Realisti says:

    Nje gje nuk kuptoj vret Asadi me arme kimike qindra njerez te pafajshem, genjen duke thene se nuk ka perdor arme kimike, dhe nuk ka asnje denim per te, perkundrazi merret me te mire qe ti hiqen armet kimike dhe te shkaterrohen ne vende te tjera !!!!!!! Ta zgjidhin ata qe e moren me te mire Asadin ne vendet e tyre dhe jo ne Shqiperi…… Interesat e vendit jane mbi miqesite. Kete e ka thene presidenti i Amerikes Washingtoni ”Amerika nuk ka aleat te perhershem,as armiq te perhershem, por te perhereshme ka vetem interesat e vete Amerikes”

  15. NGA SHIU NE BRESHER says:

    U FOL E UPERFOL PER ATO TE SHKRETA PLEHERA DERISA I SHPORREM ME REFERENDUM,U CORR E NGJIR I SHKRETI EDVIN RAMA,TANI DO TA SHOHIM SA I VLEN LEKURA KUR BEHET FJALA PER ARME KIMIKE,PRA ME KEQ AKOMA

  16. Illo says:

    Ceshtja eshte shume e thjeshte , veza e Kolombit : Kush ka sjelle helmet ne Siri dhe I ka shitur me flori , t’i marri prapsht dhe t’i demontoi , mbi nje monitorim te rrepte . I. Foto

  17. Gezimi says:

    Kjo eshte kostoja e anetarit te NATO-s. Harruam, qe te qenit anetar i saj, do kishte dhe detyrime, disa prej te cilave po shfaqen sot me tere makabritetin e tyre. Nuk e di, pse zgjidhet nje vend si Shqiperia, kur dihet qe ka shtete te tjera ne NATO shume here me te medha nga siperfaqja (Ne jemi nder me te vegjlit)? Asnjehere servilizem dhe perulesi, kur behet fjale per deme qe mund ti vijne popullit dhe mjedisit. Pershendes, dhe do marr pjese ne reagimin qytetar ne lidhje me kundershtimin ndaj armeve kimike.

  18. Armiku says:

    Perendimi ka vite qe shkaterron arme kimike dhe ka exsperjenca te duhura per to Problemi eshte se ju qe jeni kunder propozimit Amerikan jeni mesuar qe mbetjet ti keni ne krye dhe ne pushtet .Dhe z Zef mendonte se do te ishte i zgjedhuri i Amerikes ashtu si ish i zgjedhuri isigurimit Shkarkohe dhe ti Zef llumin tend si gjith ata qe e u djeg prania Amerikane ne Shqiperi .ka ardhe koha qe Amerika te bej edhe groposjen e mbetjeve politike ne Shqiperi

  19. plaku nga vlora says:

    Djema mos u lodhni shume,nxirrni shamite nga xhepat e vajtoni,se kur ta ve KADIU,s’ka se kush ta beje davane……..

  20. jersey boy says:

    ORE MIQ TE ALBANISTANIT KUR I BENE KETO ARME A NA PYETI KUSH NE ????????????????????????????????????????????????????????????????????VETE I BENE VETE LE TI SHKATERROJNE NE VENDET E TYRE ,DUAJE KOMSHIUN THOTE NJE FJALE E POPULLIT POR MOS E HIQ GARDHIN QE TENDAN QE DO TE THOTE SE GJITHKUSH LIGJIN NE SHTEPINE E TIJ E BEN VETE DHE PSE JAM DEMOKRAT NUK JAM KUNDER VULLNETIT TE POPULLIT DESHET RAMEN MBAJENI 100 VJET PO DESHET POR AI TI THERRASE MENDJES SE KETU PO HELMON 3 MILIONE SHQIPETARE ,DHE ARMET KEMI MANGET NE KUR S KE PULA MOS BEJ ISH THOTE POPULLI

  21. Urtësia popullore says:

    Ta ngremë zërin e Protestës deri në qiell, që t’i japim mundësi Edit që t’u thotë në emër të mbarë popullit “Jo” si Obamës dhe Putinit

  22. Protesta fillon diten e marte, dt 12., ora 13.00, para Kryeministrise; dhe vijon cdo dite deri ne shporrjen
    e ketij helmimi qe po na rri mbi krye si Cifutevr ne FURrAt e Fashizmit.
    Shqiptaret me keq se hebrejte, po kerkohet disbolikisht te thone PO me gojen e edvinrames nen kercenim te Natos, partneritetit, miqesise!
    Vo korruptimin, vasalitetin & cinizmin e qeverise qe na pergjigjet qe duhet te ndjehemi te nderuar per kete propozim!!!!

    Shqiptare,
    Asgje nuk na shpeton vec protestes se fuqishme! Te bashkuar do e perballim kete kercenim makaber!

  23. Isko says:

    Aman o Zef, po ty t’a futi Berisha me shpulle ne koridorin e Presidences e nuk bere ze, dhe po flet tani…

  24. Shqipetare, te tere ne proteste,
    po s’dolem e kemi hak ‘furren e gazit’, si cifutet
    -furre e perhereshme, deri ne cfarosje !!

    Kujtese
    Edhe cifutet me kembet e tyre futeshin ne dhomat e ‘dushit’; mbasi u hiqnin edhe dhembet e florinjte!

    1. Bond says:

      Vetem AI (komandanti) kishte kellqe per t’i thene JO edhe Amerikes…por ka vdekur me kohe. Keta te rinjte (perfshire dhe Berishen) nuk kane kellqe t’i thone JO as Greqise e lere pastaj Amerikes! Mos na boni me qesh kot!

  25. TASO says:

    Mendoj se helmet e ASSADIT nuk vijne ne SHQIPERI ,por po erdhen ti neutralizojne afer REZERVUARIT TE BOVILLES se duan shume uje dhe keshtu te paret te helmohen TIRANA BASHKE ME AMBASADAT.

  26. Baca ..................................................................................................................... says:

    -Z.Rama, ne “siklet” te madhe me USA-n ….
    -Gjithe keto trazirra dhe shperfillje ndaj Shqiperise vijne
    prej Kriminelit Shpellar Psikopati-Plak Sali Bisha, i cili njollosi
    autoritetin e shtetit Shqiptar duke futur “Kriminelet me te rrezikshem
    Islamik” qe te hynte “gjoja” ne NATO dhe pak kohe me pare pranoi “Muxhahedinet”.

    -Ky eshte skandali me i madhe historik qe Krimineli Shpellar Sali Bisha i
    ka shkaktuar Shqiperise.

  27. nasruddinhoxha says:

    A DUHET TA NDIHMOJME EDI RAMEN QE TE MARRE NJE VENDIM TE DREJTE?

    Perpara kesaj duhet te pyesim: Pse qeveria shqyptare nuk zbardh me hollesira detajet e kesaj OFERTE TE DJALLIT nga ana e Sekretarit te Shtetit John Kerry duke anashkaluar OKB-ne? Pse nuk del hapur para popullit Edi Rama qe te pyese Sovranin qe i dha vote per te mireqeverisur Vatanin jo si Sali Berisha dhe banda e tij? Pse nuk mbledh Ilir Meta Keshillin per Sigurine Kombetare dhe nuk fton specialiste shqyptare dhe te huaj qe te hidhen ne KANDAR te “mirat” dhe te “keqiat” e kesaj OFERTE TUNDUESE qe matet me miliarda USD? Po te ishin bere keto mbase situata nuk do te agravonte deri ne kete mase. Te gjithe shqyptaret qe votuan per RILINDJEN socialiste e kuptojne SIKLETIN e Edi Rames per t’i refuzuar kerkeses se John Kerry-it qe ka marre persiper te behet famoz dhe te mbetet ne histori me zgjidhjen prej debili qe i dha bashke me Putinin krizes ne Siri duke kerkuar tani si cifuti ne shkretetire nje vend fakir si KOKE TURKU per te marre duartrokitjet dhe kurorat e lavdise nga ajka e Botes Ja qajme hallin Edi Rilindasit per momentin dhe duam me gjithe shpirt qe ta ndihmojme ne kete moment te veshtire per te si person dhe si kryeminiser i Shqypnise. Sepse jemi te binsur qe HESHT jo per LEKAT qe po u ofrohen me bujari te madhe, sic HESHTI Sali Berisha per Gerdecin kur Pentagoni e financoi me 300 milione USD ne dallavertat mafioze me municionet kineze per ushtrine amerikane ne Afganistan, por HESHTJA e Edi Rames vjen nga dilema e tij ke te quaje primare: te pranoje OFERTEN E DJALLIT qe i vjen direkt nga John Kerry per te ndihmuar ne karrieren e ketij politikani pa moral te administrates se Presidentit Obama, apo te degjoje gulcimet qe vijne nga gjithe shoqeria dhe populli shqyptar per te mbrojtur Vatanin dhe ta hedhe poshte me nje JO! kategorike kete OFERTE TE DJALLIT te cilen e hodhen poshte me JO! kategorike edhe popuj te tjere qe kane perfituar nga NATO-ja me shume se Shqypnia. Nuk eshte ashtu sic thote Sazan Guri qe keto vende u terrhoqen sepse OFERTA E DJALLIT degradoi nga miliarda ne disa qindra milione eur per Shqypnine dallkauke dhe te varfer sepse askush nuk ka hedhur akoma drite ne keto mareveshje te tipit te “Fushes se Zeze” ne terrin e nates, sepse ne kohe krize Boterore asnje vend i Botes nuk do t’i lejonte luksin vetes te perbuzte kaq lehte “darovitje per shuma te tilla. Fakti qe shtete si Franca ne krize totale dhe Norvegjia me eksperience dhe teknollogji te larte ne asgjesimin e LHL-ve kane refuzuar perfundimisht dhe asnje vend tjeter ne Bote nuk i do keto Arme Llahtar te Asadit tregon qe pasojat e tyre nuk jane aq te lehta per tu perballuar nga vendi yne i vogel dhe i telendisur si nje thes i cpuar nga te gjitha anet. Nuk eshte e vertete qe radiacioni berrthamor eshte me i rrezikshem dhe me i qendrueshem se LHL-te dhe se asgjesimi i tyre eshte nje palo gje qe kryhet fet e fet. Ne veri te qytetit TOMSK ndodhet nje ishull qe nastradini e ka quajtur ne filmin e tij dokumentar “Ishulli i Kanibaleve” ku Satalini ne vitet 30-te coi te burgosur nga e gjithe Rusia meqe nuk kishte kapacitete ne burgjet normale dhe pasi i hodhi ne kete ishull te shkrete ne Siberine e Larget i la ne meshire te fatit. Me kalimin e viteve te burgosurit ne kete ishull famekqe iu transformuan ne kanibale dhe me te fortit filluan te hane me te dobtit, por me pas dolen me varka te sajuara nga Ishulli i Kanibaleve dhe filluan te hane vajzat e reja ne fshatrat perreth. Qeveria bolshevike e Moskes u vu ne siklet sepse lajmi po merrte dhene dhe Stalini dergoi ne Tomsk nje skuader ushtrie te pajisur me arme kimike dhe me disa shperthime i dhane fund kesaj historie tragjike. Kanibalet u vrane te gjithe, por e pesuan edhe disa fshtara perreth. Kjo histori ka ndodhur rreth viteve 1930 dhe sot e kesaj dite zona eshte akoma e pabanuar. Flitet qe lenda e perdorur ka qene IPRITI. Pervecse ne Tomsk ka edhe zona te tjera te “BARDHA” ne Bote qe vuajne akoma pasojat e Armeve te asgjesimit ne Mase, ne Iran, ne Irak, ne Kurdistan, ne Angole sic edhe tani ne Siri. Prandaj nuk i do kush, sepse edhe studimet e eksperteve per pasojat e demeve ne njerez dhe ambientin jane te kufizuara ngaqe jane mbajtur vazhdimisht nga vendet prodhuese si TOP SECRET. Bile edhe CIA nuk arriti te mesoje se cfare gazi perdoren agjentet e KGB-se kur vrane per disa sekonda edhe pengjet edhe terroristet ne nje teater ne Moske para do kohe. Pse atgehere duhet te bejne eksperimente me shqyptaret? Per kete ne duhet te ndihmojme Edi Ramen me protesten tone te pandalshme per t’i thene JO!JO!JO! OFERTES SE DJALLIT edhe sikur te vije kjo e mbuluar me elozhet e Mikut te Perjetshem te shqyptareve.

  28. artani says:

    Te nderuar zoteri dhe bashkekombesit e mi, ketu nuk behet fjale per politike, marredhenie reciprociteti apo cfare tjeter. kjo eshte nje ceshtje qe te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen duhet te ngrihen ne kembe pasi ata jane lende helmuese me pasoja te pa llogaritshme ne demtimin e shendetit te popullit ne teresi.
    Ata jane nje vrases i heshtur i njerezimit (silent killer) quhet ne anglisht. dhe ato zoterinjet e botes e dine shume mire kete gje, kane shkuar dhe marre cfare kane patur ndermend ne siri dhe shqiptareve dhe shqiperise duan ti japi helmin per ti shkaterruar si popull dhe si vend.
    Kush spekullon me te qenurit anetar i natos apo se di cfare ose jane injorant ose jane te shitur.
    Shqiptaret nuk duhet te pranojne nje gje te tille ne asnje lloj rrethane.
    Jo amerika si mike apo partnere por edhe zoti sikur te zbriste ne toke duhet tja bejme te ditur se cfare pasojash kane keto lende helmuese.
    Pse nuk shkaterrohen ne vendin ku jane apo eshte vend i vogel Siria?
    Respekte dhe te gjithe duhet te ngrihemi ne kembe duke qene vigjilent per te mos lejuar nje gje te tille pasi mjaft eshte shkaterruar vendi jone padrejtesisht.
    Pastaj, ska vend qe ti behet thirrje zotit Rama, pasi ky i fundit ka pritestuar fuqishem per mbeturinat italiane dhe jo ma te lejoj qe te sjellin helmin me te rrezikshem te botes.

  29. vloraku says:

    Ne rradhe te pare i kujtoj ketij ” buri ” se po te mos ishin amerikanet as varr nuk do te kishte.Mos te beje parimorin per nje gje qe edhe femijet e dine, qe helmet jane vdekje prurese. Ne rradhe te dyte SHPRESOJ dhe UROJ qe nga NATO te vihet dora ne zemer dhe te mos na caktojne per te bere kete pune……sepse po u vendos nuk do kete politikan ne rradhe te pare qe do thote JO, perfshi te gjithe pa dallim boje…..Lutuni te tere: DO ZOTI dhe nuk na vene ne liste.

  30. Bond says:

    Artan! Ti thua qe ‘shqiptaret nuk duhet t’a lejojne’ Po cilet shqiptare? Ata te bathores apo ata te ‘shoqerise se raskapitur civile’? Per pushtetaret, politikanet dhe bisnesmenet e tyre besoj e kupton qe as qe behet fjale! Atehere cilet jane keta shqiptare apo duhet te ngrihet edhe njehere Komandanti nga varri!..

  31. aqif kapertoni says:

    Ishte nje thenie ne fillim te demokracise ‘Cohu Enver nga vorri se na zu morri’ morri paska qen lule por cfare me u bo ketyre kimikeve (na i thoshte komandanti sa na e donin te miren keta te ashtequajturit miqte tane po e shohim tani)ka loqe qe i lavderojne akoma me c’lexoj ketu

  32. . says:

    Komandati ja tergoi vendin Amerikes. Por keta udheheqesit e viteve te demokracise nuk paskan piken e kurajos qe te kundershtojne Ameriken.1 milion shqiptaret Zoti Kryeminister te votuan qe ti permiresosh jetesen dhe jo t’ja helmosh ate.Ju dhe qeveria juaj nuk mund te merrni vendime sikur Shqiperia te jete prone e juaja. Ju jeni te zgjedhurit e saj qe te mbroni interesat e shqiptareve dhe jo te plotesoni tekat e amrikaneve apo te europianeve. Le mos te hyjme ne Europe se nuk na prishet shume puna. O njerez mos kujtoni se po hyjme ne Europe do hame me luge floriri, perkundrazi do na kape ndonje krize me e thelle. Vertet mund te kemi disa te mira, sepse do permiresohen disa standarte, por vendet Europiane do fitojne nga kjo dhe jo ne , sepse qellimi i tyre eshte te sjellin produktet e tyre tek ne , te rrisin shitjet dhe fitimet e tyre.
    Pse nuk i thone Turqise per demontimin e armeve kimike, nuk do kishin kosto te larta per transportin, por Turqia eshte shtet, nuk i shtrin doren as Amerikes as Europes.

  33. marko says:

    KUR SHBA DHA OK PER FUTJEN E SHQIPERISE NE NATO PA DYSHIM QE TE GJITHE SHQIPTARET E MIREPRITEM PA DITUR PASOJAT,DHE QEVERIA E ASAJ KOHE E TRUMBETOI SI NJE EVENIMENT MADHOR,TE MENDOJE QE NE NGA MOMENTI QE U FUTEM NE NATO DO HANIM ME LUGE FLORIRI. NA PRANUAN NE NATO NE NJE KOHE KUR NE NUK PERMBUSHNIM ASNJE STANDART.TANI SI MENDONI JU SE ATA ISHIN BUDADHENJ DHE NE TE ZGJUAR.PER TE GJITHA KETO GJERA JANE HEDHUR FIRMAT NGA PRESIDENTI TOPI DHE MUDHA SALIU.SHQIPERIA SOT NDODHET NE KUSHTET ME TE VESHTIRA EKONOMIKE.KU TA GJEJE EDI RAMA KURAJON QE TJU THOTE JO SHBASE?

  34. AP says:

    Nuk mund te flas per te gjithe komentuesit me te cilet s’jam dakort, s’ka nevoje, seicili ka mendimin e vet!
    Vete fakti qe Amerika don te ja beje peshqesh Shqiperise armet e Asadit deshmon se Amerikanet per ne s’kane piken e respektit.
    Degjo ketu, Edi Rama!
    Me amerikanet bisedo si i barabarte dhe i barabarte je me ta kur behet fjale per popullin tend: Sovraniteti i Shqiperise nuk i eshte shitur Natos, mendoj une. Po qe ndryshe, mjere Shqiperia!
    Disa komentues thone se Edi Rama bije po s’e deshi Amerika?! Jo more jo, Edi Rama do bjere po te pranoje helmet qe na servir Amerika! Po fundja le te bjere Rama, me i fuqishem do ngrihet! Edhe Fan Noli i Madh, as 6 muaj s’beri k/ minister. Me mire 5 dit shqiponje se sa tere jeten lapanjoz! Si Saliu!
    Po kjo pune , o miqte e mij, do zgjidhet per bukuri: Edi Rama nuk do ti pranoje keto helme dhe Amerikanet do ta kuptojne qe kerkesa e tyre ka qene e pabazuar! Dhe do ngelemi miq! Te dy palet kane tru ne koke!!!

  35. Gezim says:

    O shqiptare, a e moret vesh se si Saliu edhe Edi jane ellezer Siameze? Te dy dhjesin gjak nga Amerika dhe nuk u ben pershtypje nese helmohen gjithe shqiptaret vetem ata te jene kryeministra ne ca kalamaj si ai i Rendit si ministra dhe merre me leng se mishi mbaroi.

  36. kel ukaj says:

    Nuk me intereson fare çeshtja. Nuk e njoh çeshtjen fare e nuk jap mendim lidhje me kete çeshtje. Ajo çfare me ben pershtypje eshte se te gjithe e dine per çfare behet fjale. Zotnia eshte Prof. i ligjeve o armeve kimike? Ah po! Kane mesuar nga zboret e komunizmit???
    Sipas mendimit Tim Shqiperise i propozohet kjo “pune” per dy arsye, e para eshte e varfer e perfiton nen kete pretekst ndihme ekonomike, e dyta shqiperia nuk ka shoqeri civile qe te protestoje. Keto shoqeri civile ketu ne Europe jo vetm jane te fuqishme por ne shumicen e rasteve protestojne kot.
    Nga pikepamja teknike duhet te dime si qytetare se per çfare armesh behet fjale, duhet te ekzistojne formula kimike? Pasi te dime formulen, specialistet perkates duhet te sqarojne se cili eshte reaksioni konkret dhe cila eshte formula pas shkaterrimit. Keshtu do te dime edhe demin. Po ketu behet fjale per deme pa e dite me pare se ne çfare shperbehet gazi.

  37. juristi says:

    Habitesh me perkrahjen qe japin disa opinioniste per sjelljen e plerave kimike,ku e gjejne guximin te thone sillini,a thua se jane amerikane e jo shqiptare,keta i kane trute mbi qeleshe thote populli,a do flisnin keshtu keta mjeran po te ishte E Hoxha gjalle,ai dinte si i trajtonte keta tradhtar te popullit,ai ia tregonte reciprocitetin.turp te kene keta jane rus jo shqiptar.

  38. Mihallaq Furxhi says:

    Me keqardhje me duhet ta the se politikanet shqiptare duhet te ecin perpara ne Rrugen e diplomacise te politikaneve Europiane dhe asaj Amerikane.
    Me ka rene rasti te kem shkembyer disa mendime ne kuadrin e fushates se Partise Demokratike me Z.John Kerry ketu ne Michigan,po ashtu kam bere nje fotigrafi te shtrenguar krah per krah me te.
    Ashtu sic jam shprehur per te mbrojtur ambjentin nga marveshja per tranpotin dhe perpunimin e plehrave si nje marveshje qe demton rende ceshtjen e shendetit te popullsise shqiptare.
    Lejimi i deaktivizimit te municioneve apo armeve kimike perben nje rrezik Shume me te madh per vete mundesite e njohjes dhe kushtet e nje siperfaqeje shume te vogel te teritorit qe ze Shqiperia.

    Ne komentet e mija te

  39. Mihallaq Furxhi says:

    Vijon. Ne komentet e mija te disa viteve te meparshme jam shprehur per shume probleme madhore qe ka kaluar politika shqiptare si :
    problemin e Ujrave te detit Jon,problemin e zgjedhjes se presidentit me konsensusin maksimal,Vorrezave ne Boboshtice,Figures se ish mbretit Ahmet Zogu,festimit te 100 vjetorit te panvarsise ne Vloren e Ismail Bej Vlores,problemin e te drejtave te popullsise te minoritetit Cam te drejtave dhe pronave te mohuara te tyre nga elemente nacionaliste Greke,apo probleme te tjera te nje rendesie me te vogel.

    Ashtu sic me dhimbset vajza, mbesa time shume e vogel farefisi tim miqte dhe shoket e mij, po ashtu me dhimbet i gjithe ajo popullsi shqiptare qe per cfardo motivi te mesoje dhe kultivoje tek politikanet Shqipare qe ne kete rast me rruge diplomatike ti thuhet jo kesaj inisiative kushdo qofte inisiatori i saj.

    Mendoj se politikanet shqiptare do te arrijne ne kete rast nje zgjidhje optimiste dhe ambientaliste per Shqiperine dhe vecanerisht Popullin Shqiptar.Pershendetje Zoti Brozi per mendimin tuaj shume racional ne kete moment shume deciziv.

    Mihallaq Furxhi
    Oakland Community College
    Michigan USA.

  40. Zef Kallami says:

    Po u hap rruga te kaloj miu i pare.Do vihen gjithe jeten duzine minjesh ne kalim neper kete rruge.
    Referendumi asht zgjidhja perfundimater e qeshtjes.Me Referendum nuk damtohet organizata NATO.Nuk prishet miqesia dhe dashuria me USA.As me Europen.
    Me referendum populli konsiderohet nga bota perparimtare demokratike si popull primar dhe jo sekondar qe te luajne bota me neve.

  41. denisa says:

    Nje nder shume artikuj te publikuar ne media te ndryshme, por me te njejten domethenie: Qeveria shqiptare eshte mjaft e interesuar ne shkaterrimin e armeve kimike siriane ne Shqiperi!

    Nderkohe qe z.Minister shprehet se nuk kane marre ende nje vendim, mediat e huaja “bertasin” per interesin e larte te qeverise tone ne kete process “paqeje”. Per te qene me ekzakte, ato perdorin termin “keen on”, per tiu referuar me superlativa ketij interesi te larte te qeverise tone. Nje nder vendet qe iu propozua kjo oferte qenka edhe Norvegjia. Madje madje “miqte” amerikane qenkan merzitur shume pasi Norvegjia e paska refuzuar kerkesen nen arsyen se nuk ua lejojne ligje te brendshme kete gje. Artikulli shprehet se dy vende te tjera te mundshme krahas Shqiperise jane Belgjika dhe Franca; por ka gjasa qe kjo e “jona” te marre persiper pjesen me te madhe te armeve kimike. Drejt fundit te artikullit nje fjali madje citon mundesine qe ekziston qe te gjitha armet kimike siriane te shkaterrohen ne Shqiperi, duke lene nje probabilitet te madh besimi se Belgjika dhe Franca do shpetojne paq. Artikulli vijon me faktin se nuk dihet ende nese ligjet shqiptare e lejojne nje gje te tille, por eshte edhe mjaft I dretperdrejte kur thote se Shqiperia njekohesisht eshte edhe shteti me pak I pershtatshem per kete proces. Eh pra, keto citime publike gjithandej na lene te mendojme se mbase z. Minister eshte shprehur anasjelltas. Duhet te kete qene qeveria jone ajo qe ka ngulur kembe dhe “miqte” nuk ia kane prishur deshiren. Artikulli nuk le pa permendur faktin se si figuron profili I Shqiperise per CIA: “ sex trafficking, forced labor and money laundering” (no tourism, no natural resources, no future potentials, nothing). E ndersa miqte na vleresojne per te tille, e mbase edhe na japin nje dore “ndihme” qe te jemi me shume te tille, qeveria jone na del per “zot”, sic na ka dale perhera. Duhet permendur fakti qe procesi I shkaterrimit nuk eshte e thene se do shkaktoje deme, jo. Por, perse duhet ta marrin persiper Shqipetaret rrezikun? A nuk kane me shume siperfaqe e kushte te pershtatme “miqte” ne vendin e tyre? Ose edhe me thjeshte, le ti shkaterrojne ne Siri, atje ku u prodhuan. Te pakten nese demtohet populli sirian, qofte edhe I pafajshem, nje gje eshte e sigurte: kane te bejne me shume me keto arme se sa shqiptaret. E fundja fundit jemi ne nje kohe ku duhet te themi: secili per vete e Zoti per te gjithe.

    Mbase RILINDJE’t lindin mbas shfarosjes…

    Montreal/2013

    http://www.nti.org/gsn/article/syrian-chemical-weapons-seen-likely-ship-albania-destruction/

  42. ALBAN DEGA says:

    SHUME ZHURME PER ASGJE APO … DETYRIM DHE NDER NDAJ SHBA-SE !?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Nje zanat tipik ala shqiptar

    Nje zhurme e madhe ka shperthyer ne mbare shtypin dhe mediat shqiptare lidhur me armet kimike siriane. Politikane e shoqata jo qeveritare- OJQ-e, specialiste te mirefillte e injorante total, “sabelotodos” ( ne spaniisht: ata qe dine gjithcka) e “sabelonada” ( ata qe nuk dine asgje ) ne kete lem po bejne nje tollovi te vertete, gati gati sikur dikush e ka sulmuar Shqiperine e shqiptaret me keto arme vdekjeprurese.
    Gogoli i armeve kimike dhe Lendeve Helmuese Luftarake, LHL, ka perfshire mbare vendin. Tamam si ato historite filozofike te Kungullit apo e lagu apo se lagu bishtin dhelpra kur u fut ne uje.
    Shkurt : shume zhurme per asgje…. Helmet dhe lendet helmuese i kemi kudo e kurdo neper kembe, neper duar, neper rruge e neper shtepia.
    Nje zanat tipik ala shqiptar: po ta kesh bishtin ta heqim!
    Po te mos e kesh bishitin ta ngjesim…
    Sikur te mjaftoheshim vetem me fjale e pallavra do te ishte gjysma e se keqes!
    E keqja e madhe eshte se hidhemi edhe ne veprime konkrete ne protesta kunder armeve kimike pa arritur ende asnje marreveshje zyrtare per neutralizimin e degazifikimin e atyre siriane ne Shqiperi.

    Me gjuhen e fakteve te gjalla !

    Cila eshte e verteta!?
    Cilat jane faktet e gjalla e konkrete qe i jetojme, shohim e degjojme perdite!?
    Jetojme perdite e kudo nen kercenimet e helmeve dhe lendeve helmuese jo vetem luftarake, por edhe te zakonshme, jo vetem kimike por edhe shperthyese.
    A nuk jane lende helmuese pijet me alkol etilik qe i shesim e blejme sa afrengu pulen sikur te ishin raki safi e Skraparit apo vere e paster rrushi e Permetit!?
    A nuk jane helmues mishi i ndenjur me dekada e i ardhur nga Brazili apo Argjentina … qe serviret ne restorantet e Shqiperise, Kosoves. malit te Zi e Maqedonise si mish vici i kategorise se pare e krejt i fresket !?
    A nuk jane helmuese herbicidet e pesticidet qe perdoren pa kriter e pothuajse pa asnje kontroll ne bujqesine shqiptare !?
    A nuk jane helmuese e rrenuese te shendetit hormonet qe injektohen pothuajse ne cdo prodhim bujqesor apo blegtoral deri edhe te troftat e ” Troftes” se Istogut qe shiten per trofte alpine te Valbones e Bistrices edhe ne vete Valbone !?
    A nuk eshte jo vetem helm, por edhe lende shperthyese vdekjepruerese nitrati i amonit apo superfosfati!?
    A nuk eshte lende helmuese dhe shperthyese teper e rrezikshme gazi qe perdorim per gatim apo per ngrohje neper shtepite tona, apo benzina dhe benzoli i makinave dhe avioneve deri edhe ketu ne Amerike!?….
    A nuk eshte lende helmuese dhe shperthyese teper e rrezikshme tritoli qe perdorim per te zene peshk bne Valbone e ne Bistrice, ne Bune e Vjose ne Liqenin e Shkodres dhe ate te Ohrit…!?

    Beni si them une Enveri … Mos beni sic bej une Hoxha !

    Cdo gje e lidhim me politiken. Tamam sipas “mesimeve te Partise dhe te Shokut Enver”. “Politika mbi te gjitha”
    Jo vetem me mendesine e Enverit, por edhe me praktiken e Hoxhes: Beni si them une e mos beni sic bej une !
    E tamam si Don Kishoti i Mances zhveshim shpatat e u versulemi mizave qysh nga mbesat e ish- kryeministrit qe as e dine se cfare do te thote LHL e arme kimike e deri tek vete regjizori i Gerdecit dhe urdheruesi i perdorimit te Lendeve Helmuese Luftarake, LHL-ve kunder popullit te vet ne pranveren e vitit 1997, Sali Berisha!
    A nuk eshte po ky Sali Berishe dje kryeminister qe perkrahu deri ne servilizem te peshtire cdo kerkese e cdo fjale te SHBA-se!?
    A nuk qe po ky Berishe dje ne krye te shtetit shqiptar qe perkrahu pa rezerva dhe beri thirrje SHBA-se te fillonte sulmet ushtarake kunder Sirise!?
    Po…. Po… Po…. Bile ua kaloi edhe skiftereve me luftenxites amerikane, e deri edhe kolegut e mikut te tij izralit Netanjahut !!!
    Sot ai bashke me nbesat e me krejt korin e tij sulmon Edi Ramen dhe qeverine e re shqiptare se po pranon armet kimike te Sirise ne Shqiperi !
    Tamam si Enveri vete beni si them une e pike per pike si Hoxha mos beni sic bej une !

    Detyre dhe nder … Shoku shok e miku mik ne furtune e ne rrezik !

    Kur deklarojme se SHBA eshte aleati yne strategjijk bashke me NATO-n, vetkuptohet se kjo eshte zgjedhje mbareshqiptare pa dallime partish e krahinash, idesh e qendrimesh ideologjike.
    Kur themi SHBA eshte miku yne i sprovuar ne ditet me te veshtira per kombin e popullin shqiptar tash e gati njeqint vjet, vetkuptohet qe miqesia ka jo vetem perfitimet por edhe detyrimet e veta.
    Nese SHBA na kerkon sot te kontribuojme dhe ndihmojme ne asgjesimin dhe neutralizimin e armeve kimike siriane Eshte detyre e jona ti pergjigjemi kerkeses se saj.
    Eshte jo vetem detyre por edhe nder ta bejme nje gje te tille.
    A nuk thote vete sorvrani yne : shioku shok e miku mik ne furtune e ne rrezik!
    Aq me teper si vend anetar i NATO-s kemi jo vetem perfitime, por edhe detyrime.
    A nuk deklaruam deri dje te gjithe demokrate e socialiste, monarkiste e republikane, me ose pa parti se perkrahim me cdo mjet, perfshi jo vetem bazat ushtarake, por edhe me trupa perkrah SHBA-se ne nje lufte te mundshme ne Siri.
    Si mund te terhiqemi, sot kur na kerkohet vetem neutralizmi dhe degazifikimi i Lendeve Helmuese Luftarake, armeve kimike siriane!?

    Nje mision krejt i mundshem

    Nje detyrim dhe sakrifice shume me e vogel e shume me e parrezikshme se perfshirja ne nje lufte te gjalle.
    Si shqiptar nga kombesia e si shqiptaro- amerikan nga shtetesia une mendoj se eshte detyrim e ne nderin tone si popull e si komb te mos hezitojme e zvarrisimin vendimin per te perkrahur per tu radhitur konkretisht perkrah aleatit tone strategjik, SHBA-se jo vetem sot, por edhe neser e kurdo ta kerkojne interesat e lirise dhe demokracise amerikane e asaj boterore, pjese e se ciles jemi edhe ne shqiptaret
    Ky nuk eshte servizilizem por veprimi i duhur, ne kohen e duhur, per ceshtjen e duhur e mikun e duhur e aleatin tone te sprovuar, SHBA-ne.
    Perndryshe te mos lomotitim e biem tupanave te shqyer te miqesise e aleancave verbale. me pallvra Vicidoli e llogje Kavaje…
    Shqiptari kur e jep fjalen ther edhe djalen, thote perseri sovrani yne!
    Besa dhe miqesia, mirenjohja jane nje virtut ashtu sikurse edhe propamerikanizmi shqiptar eshte nje kult per ne shqiptaret. Eshte nje minimum e nje mision krejt i mundur e pa ndonje rrezik serioz per jeten e shendetin e shqiptareve.
    Dikush mund te shtroje pyetjen : po i kemi kapacitet teknike, aftesite profesionale per kete mision!?

    Pergjigja e nje burri shteti shqiptar

    Pergjigjen me te sakte deri tani e kam lexuar nga nje prej ushtarakeve me te zote dhe politikaneve me atdhetar e burerror qe ka Shqiperia, Gjeneral Alfred Moisiu…
    Asnje politikan shqiptar nuk e meriton me shume se ai ne keto 50 vjetet e fundit te historise shqiptare titullin e nderit ” burre shteti”.
    Po Shqiperia ka kapacitete profesionale dhe teknike per neutralizimin e armeve kimike siriane.
    Une bashkohem me Gjeneral Moisiun dhe me disa specialiste te tjere, por nuk bashkohem aspak as me Geri Kokalarin e as me Zef Brozin, as me Fatmir Mediun, aq me pak me Sali Berishen dhe mbesat e tij qe nuk dine as se cfare jane Lendet Helmuese Luftarake, armet kimike.
    Pse !? Me ndihmen e konsulencen e aleateve amerikane Shqiperia ka neutralizuar tonelata armesh kimike e LHL te prodhimit rus dhe kinez ne Shqiperi gjate viteve te fundit.
    Edhe armet kimike siriane jane te te njejtit prodhim.

    Para dyzet vjetesh ….

    Kam qene nxenes i Shkolles se Mesme “Asim Vokshi” ne Bajram Curri. Parapelqeja shkencat ekzakte Fiziken, Matematiken… sidomos Kimine.
    Kemi pasur nje profesor te jashtezakonshem “Ukun ( ujkun ) e kimise” Fahri Doci, sic do ta quante kater vjet me vone Profesori i shquar Minella Karajani ne sy te mbi 130 studenteve te Kimise Industriale ne Fakultetin e Shkencave te Natyres. Mesues mendjendritur! Skofnar. I serte. I drejte si ai.
    Ne prag te fillimit te shkolles se mesme, me 31 gusht 1970 babai im i nderuar Rame Dega me thote krejt shoqerisht:
    – He do te na nderosh ne shkolle!?
    – Po baba i pergjigjem une… Me perjashtim te Kimise te garantoj se do te dal me te gjitha dhjeta…
    – Po pse ke frike nga Kimia!? Ajo nuk ha njerez eshte si tana lendet e tjera. bile Kimine e ke kudo duke filluar nga ajri, uji, toka. Kimi e ke eshte ne trupin tend nga sholla e kepuces e deri te truri… Gjithcka eshte Kimi ne kete Bote…
    – Po , i pergjigjem une por a ke degjuar per profesorin e saj Fahri Docin. Ai nuk ia ka nxjerre askujt Kimine dhjete tere keto vite… Eshte teper doreshternguar !
    – E ke shume gabim… Ai edhe dhjetat e ka per nxenesit. Nese eshte doreshtenrguar kete e ben sepse ka kerkese teper te larte dhe eshte profesori me i mire i Kimise ne krejt Shqiperine Veriut. Ai eshte model kudo. E mos harro more bir se doktori i dhimbshem dhe profesori doreleshuar te lene sakat…

    Nga Kimia ne mbrotjje kunder- kimike

    Oren e trete te mesimit me Profesor Fariun me jep dhjeten e pare… U bera me flete dhe ate dite kur u ktheva ne shtepi e perqafova babain tim te mencur…
    Dy vjet me vone e solli koha qe bashke me bashkenxenesit e tjere tropojane te perfshihemi ne kompanine e mbrojtjes kunder- kimike te popullsise dhe trupave ushtarake. Ishin tri komponentet e famshem : Mesim- Pune Prodhuese- Pergatitje ushtarake!
    Pasi u njohem me lendet kimike luftarake duke filluar nga Klorina, Saarina e deri tek ato Neuro-Paralizuese, filluam stervitjen konkrete duke u futur neper cadra te helmuara. Kishim vetem dy- tre sekonda per te vene kundragazin, perndryshe…
    … Per nje moment hapa syte dhe mu duk sikur dikush me kishte hedhur acid ne sy… Harova kundragazin… Mora fryme …. Paniku me krijoi nje gjendje mbytjeje dhe mezi dola jashte cadre.
    Oficer kimist Dhimtri, nje gjirokastrit i pashoq, nxori antidotin dhe brenda nje minute u riktheva ne jete.
    Mbas nje muaji secili prej nesh ishte ne gjendje te bente neutralizimin dhe degazifikimin e lendeve helmuese luftarake sa hap e mbyll syte. Nje vit me vone tashme ishim gati “mjeshter” te kesaj pergatitjeje te mbrotjjes kunder- kimike.

    Ne vend te epilogut

    Pra vetem dy muaj stervitje na kishin dhene pergatitje dhe aftesi per te mbrojtur prej tyre jo vetem veten, por edhe koleget e popullsine civile!?
    Po ata qindra oficere qe kane bere kater e me shume vjet shkolle pikerisht per keto arme!?
    Po ata qindra ushtare te Mbrotjjes Kunderkimike qe kane bere dy e me shume vjet stervitje!?
    Po ata qindra punetore specialiste te prodhimit dhe neturalizimit te tyre jo vetem ne Uzinene e Mjekesit e ne shume laboratore ne mbare vendin !?
    Po ata qindra specialiste e profesioniste te SHBA-se dhe NATO-s qe ndihmuan dhe monitoruan asgjesimin e mijera tone LHL ne Mjekes!?
    Pergjigja eshte se armet kimike jo vetem siriane, por edhe nga vende te tjera mund te neutralizohen pa asnje pasoje ose rrezik ne Shqiperi!

    Jo vetem teknologjine por edhe specialistet e duhur

    Shqiperia ka nje Uzine, ate te Mjekesit, qe jo vetem ka prodhuar por edhe naturalizuar qindra tone armesh te tilla!
    Nuk kemi degjuar per ndonje aksident ose viktime gjate atij procesi! Kjo tregon se Shqiperia ka jo vetem teknologjine por edhe specialiste te mirefillte te kesaj fushe qe sigurisht do te kene konsulencen dhe ndihmen e specialsteve amerikane dhe te vendeve te tjera te NATO-s, cka e lehteson kete proces.
    Sigurisht qe ky proces nuk do te kryhet falas… Ai do te kete edhe shperblimin financiar e ekonomik ne keto kohe te veshtira kur arka e shtetit eshte bosh dhe mbi gjysma e shqiptareve jane te papune, ne saje te politikes se Asadit shqiptar Sali Berisha dhe bandes se tij te gangstereve e kusareve.
    Shkurt perfitimet jane me te medha se rreziqet.
    Prandaj ti leme luften me mizat dhe mullinjte e eres e te kryejme detyrat e detyrimet tona si shqiptare e si anetare te NATO-s si miq e aleate te SHBA-se dhe BE-se.
    Eshte detyrim dhe nder te perkrahim mikun e aleatin tone strategjik, SHBA-ne ne kete mision krejt te mundshem per asgjesimin e armeve kimike siriane ne Shqiperi!

  43. e says:

    I bej thirrje te gjithe qytetareve qe e duan sadopak kete vend qe te firmosin kete peticion te AKIP online kundra importimit te armeve kimike ne Shqiperi. Dihet qe ne protesta dalin vetem pak njerez por te pakten ta bejme zerin tone te ndihet sa me fuqishem online. Ju lutem edhe nje here firmoseni peticionin dhe shperndaheni tek miqte tuaj!
    http://www.avaaz.org/en/petition/Peticion_kunder_pranimit_te_armeve_kimike_te_Sirise_nga_Shqiperia_No_to_Assad_Chemical_Weapons_in_Albania/?cUItBab

  44. anila says:

    meruni me mbeturinat ju se ne Jug, po vjen prape Nikolas Gage. kete here duket se do na i pembledhin te gjitha, do na marin shkumbinin,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje